Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2020

Shqipëria shpall gjendje të fatkeqësive natyrore 

0
Shqipëria shpall gjendje të fatkeqësive natyrore 

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, duke informuar për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri, ka bërë të ditur se 72 nga të prekurit janë shtruar në spitalin infektiv, shumica prej të cilëve janë në gjendje të stabilizuar.

“Katër prej tyre janë në terapi intensive, 3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, tha Rakacolli.

Ajo tregoi se harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe është zgjeruar në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës dhe Lezhë.

“Përveç rasteve të zbuluara për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, tha Rakacolli.

Ndiqni informacionet e fundit rreth koronavirusit këtu.

Lajmi i mirë, shtoi ajo, është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetizoluar) pas dy testeve të kryera.

Në anën tjetër, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin për shkak së koronavirusit. Gjendja do të zgjasë për një periudhë 30 ditore nga dita e martë kur hyri në fuqi, pas botimit të menjëhershëm në Fletoren Zyrtare, por ajo mund të zgjatet më shumë nëse është e nevojshme. 

Të gjitha veprimet dhe masat do të koordinohen nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, i ngritur më parë me qëllim përballimin e fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit dhe i drejtuar nga kryeministri Rama.

Propozimi iu bë kryeministrit nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

“Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 18, të pikës 1, të nenit 19, dhe të pikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi: Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas këtij vendimi, me shpalljen e gjendjes së fatkqeësive natyrore, kufizohen të drejtat të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Si shpërndahet COVID-19 dhe si ta mbroni veten kundër tij?

Opozita në Shqipëri e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë. Partia Demokratike e ka përshëndetur vendimin e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe u shpreh se duhet të vijohet pa humbur kohë me plotësimin e masave për kompensimin e dëmeve dhe procedurave të tjera për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. 

"Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie", thuhet në deklaratën e PD-së.

Edhe presidenti i vendit Ilir Meta ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare i cili pritet të mbahet ditën e sotme.

Koronavirusi në Shqipëri deri tani u ka marrë jetën pesë personave.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин прибыл в Кремль на церемонию инаугурации Путина


Спорт в России и мире
Москва

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Рублёв поднимется на шестое место в рейтинге ATP после победы на «Мастерсе» в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Лесопожарные станции в Подмосковье получили новые грузовики





Путин в России и мире
Москва

А броня, как у вертолета: какие автомобили предпочитает Владимир Путин


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: Белоруссия реагирует на обострение обстановки вблизи границ страны




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Булат Окуджава

Концерт памяти Булата Окуджавы пройдёт на Камчатке



Москва

Дорожная инспекция усилит контроль за такси с 9 по 12 мая

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net