Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Декабрь
2021

Varianti Omicron duhet t’i diktojë masat në Kosovë

0
Varianti Omicron duhet t’i diktojë masat në Kosovë

Masat kufizuese ndaj koronavirusit i dikton situata epidemiologjike, thonë profesionistët shëndetësorë në Kosovë.

Sipas tyre, ato duhet të ashpërsohen, nëse Kosova regjistron raste me variantin e ri Omicron, i cilësuar si “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 

Qeveria e Kosovës miratoi të martën masa të reja kundër koronavirusit, të cilat, mes tjerash, kërkojnë nga të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë pas datës 3 janar, 2022, të kenë dëshmi të vaksinimit të plotë, ose një dozë të vaksinës bashkë me test negativ PCR, ose një dozë të vaksinës me dëshminë e kalimit të sëmundjes.

Me masat aktuale, hyrja në Kosovë mundësohet me test negativ PCR. 

Mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë obliguese edhe me masat e reja, ashtu si edhe kufizimi i lëvizjes nga mesnata deri në orën 05:00.  

Gjyle Mulliqi - Osmani, mikrobiologe e pensionuar, thotë për Radion Evropa e Lirë se masat e reja janë adekuate, por shton se ato duhet të shtrëngohen në rast të përhapjes së variantit Omicron.

“Lidhur me variantin e ri, ende ka të panjohura. Prandaj, edhe masat ende nuk janë shumë strikte. Ka mundësi që, varësisht nga situata dhe njohuritë e reja për variantin Omicron, këto masa të ndryshojnë dhe të bëhen shumë më të ashpra”, thotë Mulliqi - Osmani.  

Infektologu Xhevat Demiri, i cili shërben në qytetin e Gjilanit, thotë se institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente, marrë parasysh paralajmërimet e OBSH-së se varianti Omicron paraqet rrezik për rritjen e infeksioneve.  

“Në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin Omicron, mirëpo ne jemi të rrethuar nga Evropa [që ka raste të tilla] dhe duhet të jemi më vigjilentë. Meqenëse, të gjitha vendet janë vënë në shërbim të parandalimit të këtij varianti, gjithsesi edhe Kosova duhet të jetë e gatshme për masa parandaluese”, thotë Demiri, pa dhënë detaje se cilat do të mund të ishin ato.

Varianti Omicron është identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, muajin e kaluar. Pas disa analizave, OBSH-ja e ka shpallur variant shqetësues, por ka thënë se do të duhen javë për të kuptuar efektin real në popullatë.  

“Omicron ka një numër të paprecedentë mutacionesh - disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e mundshëm në trajektoren e pandemisë”, tha OBSH-ja në paralajmërimin e lëshuar më 29 nëntor.

Raste të infektimit me këtë variant kanë raportuar tashmë disa vende, përfshirë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Portugalinë, Belgjikën, Republikën Çeke dhe Holandën. 

Më qëllim të parandalimit të përhapjes, dhjetëra shtete kanë vendosur ndalesa udhëtimi me Afrikën e Jugut. 

Kosova, aktualisht, ka situatë më të qetë epidemiologjike. Gjatë shtatë ditëve të fundit, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 62 raste të të infektuarve me koronavirus dhe një viktimë. Shifrat tregojnë ulje të madhe, krahasuar me periudhën e gushtit, kur ka pasur ditë me mbi 1,000 raste të reja dhe dhjetëra viktima.

Me rënien e numrit të rasteve ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim.  

Nga 20,000 vaksina të dhëna gjatë një dite në shtator, mesatarja ditore e vaksinave të dhëna në nëntor ka qenë rreth 2,000.

Në total, mbi 42 për qind e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar plotësisht.

“Qytetarët duhet të vaksinohen”  

Mikrobiologia Gjyle Mulliqi - Osmani u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Është i paimagjinueshëm dhe i pajustifikueshëm qëndrimi i qytetarëve karshi vaksinimit. Në bazë të periudhës kur Kosova ka filluar procesin e vaksinimit [v.j. në fund të marsit], në muajin dhjetor duhet të merret vendimi për vaksinim me dozën e tretë [përforcuese]. Apeli për vaksinim dhe mbajtje të maskës duhet të jetë gjithmonë i pranishëm”, thekson Mulliqi - Osmani.  

Infektologu Xhevat Demiri thotë se autoritetet në Kosovë duhet të shqyrtojnë mundësinë që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i obligueshëm.

Tash për tash, Austria është demokracia e parë perëndimore që ka marrë vendim që qytetarët e saj të vaksinohen me detyrim, nisur nga shkurti i vitit të ardhshëm.

“Vaksina, së paku për gjashtë muaj, e mbron qytetarin. Ne duhet të mësohemi dhe vazhdimisht të marrim vaksina, sepse, siç duket, ne do bashkëjetojmë gjatë me lloje të ndryshme të viruseve”, thotë Demiri.    

Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca - të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Искусственный интеллект станет базовой медицинской технологией в Москве


Спорт в России и мире
Москва

РОСГВАРДИЯ ОБЕСПЕЧИЛА ПРАВОПОРЯДОК ВО ВРЕМЯ ФУТБОЛЬНОГО МАТЧА «ЦСКА» - «СПАРТАК» В МОСКВЕ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вторая ракетка Казахстана опустилась в чемпионской гонке WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Ивлеева

Блогера Ивлееву оштрафовали на 50 тыс рублей за дискредитацию российской армии



Москва

МИД РФ: цель визита Кэмерона в Узбекистан – оторвать от России ее союзников

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net