Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Декабрь
2021

Новости за 23.12.2021

Presidenti i Malit të Zi infektohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq është diagnostikuar me koronavirus, ka njoftuar të enjten kabineti i tij. Sipas deklaratës për media, Gjukanoviq ndihet mirë dhe ka simptoma të lehta. “Në përputhje me masat epidemiologjike, presidenti është futur në vetizolim, prej nga do t’i kryejë detyrat”, është thënë në deklaratë. Për shkak të kontaktit me një person të infektuar, Gjukanoviq i ka anuluar qysh më herët takimet, përfshirë një me presidentin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop... Читать дальше...

SHBA dhe Rusia pajtohen për të biseduar për çështje të sigurisë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të ndalin Rusinë nga pushtimi i Ukrainës, duke thënë se një veprim i tillë do të rezultonte me sanksione të Perëndimit, rritje të ndihmës së NATO-s për Kievin dhe pozicionimin e më shumë forcave afër Moskës. “Nëse Rusia shkon tutje, ne dhe aleatët tanë jemi të përgatitur për masa që do ta dëmtonin Rusinë në aspektin ekonomik dhe do ta përballnin me pikërisht atë që nuk do – më shumë kapacitete të NATO-s, jo më pak, më afër Rusisë, jo më larg”, ka thënë një zyrtar... Читать дальше...

Një vit tjetër i humbur për Maqedoninë e V. me shpresa për vitin e ardhshëm

Evropaelire.org 

Ka qenë një tjetër vit i humbur për Maqedoninë e Veriut në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi Shkupi ishte i ngujuar në të njëjtën dhomë pritjeje si në shumë vite të tjera të mëparshme. Por, viti 2022 mund të jetë më i mirë, pasi tani duket se ka shpresë në Bruksel dhe kryeqytete të tjera evropiane që vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor të mund të hapë më në fund bisedimet për pranim në BE. Megjithatë, nëse ka një gjë që na ka mësuar historia e rrugës së Maqedonisë së... Читать дальше...



Rizvanolli: Situatë më e rënduar sesa që është planifikuar

Evropaelire.org 

Kosova është duke u përballur me vështirësi në sigurimin e energjisë elektrike dhe situata është më e rënduar sesa është planifikuar, ka thënë të enjten ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. “Situata është përkeqësuar nga java në javë dhe nga dita në ditë. Mosoperimi i plotë i kapaciteteve gjeneruese në Korporatën Energjike të Kosovës, ka qenë një faktor që e ka bërë situatën më të keqe sesa që e kemi vlerësuar paraprakisht. Përveç kësaj, situata është rënduar edhe në tregjet ndërkombëtare. Читать дальше...

FDA autorizon pilulën e Merckut kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) ka autorizuar të enjten përdorimin e pilulës kundër koronavirusit të kompanisë Merck, ndërkohë që po rritet numri i personave të infektuar për shkak të variantit Omicron të këtij virusi. Vendimi për përdorim emergjent të pilulës ka ardhur një ditë pasi agjencia ka dhënë dritën e gjelbër për një pilulë kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania Pfizer. “Autorizimi i sotëm ofron trajtim shtesë kundër koronavirusit”, ka thënë shkencëtarja e FDA-s, Patrizia Cavazzoni. Читать дальше...

Dodik: Shpërbërje e mundshme e Bosnje-Hercegovinës nëse s'zgjidhet kriza 

Evropaelire.org 

Në qoftë se kjo krizë nuk zgjidhet, shpërbërja e Bosnje-Hercegovinës është e mundur dhe Republika Sërpska do të shkojë drejt daljes, askush nuk duhet të dyshojë në këtë, ka thënë Millorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës në një konferencë për media, më 23 dhjetor,  në Sarajevën Lindore.  Dodik vlerësoi se situata në Bosnje-Hercegovinë “ka shkuar deri në absurditet” dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të ndalojë së konsideruari Bosnje-Hercegovinën si një eksperiment”. Читать дальше...

As 11 milionë euro s'e nxjerrin nga burgu ish-drejtorin e Policisë Sekrete

Evropaelire.org 

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, të enjten më 23 dhjetor, ka nisur debatin lidhur me vendimin e ditës së mërkurë, të Gjykatës së Apelit për lirimin nga paraburgimi të ish-drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov. Këshilli do të deklarohet nëse dikush do të kërkojë përgjegjësi lidhur me vendimin e Apelit, ndërsa këtë mund ta bëjë edhe ndonjëri nga anëtarët e tij, apo ndonjë institucion tjetër dhe pas vlerësimit të rrethanave do të dalë me qëndrimin nëse janë bërë ose jo shkelje gjatë miratimit të vendimit. Читать дальше...

"Qindra placenta kutërbojnë në Gjinekologji" fiton çmimin vjetor

Evropaelire.org 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka shpërblyer si "Web-storien më të mirë", materialin e Radios Evropa e Lirë për qindra placenta që nuk janë trajtuar si duhet në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK). Ky material i gazetarit Arton Konushevci dhe kameramanit Arben Hoti, është publikuar më 16 shtator 2021. Pas publikimit të këtij materiali, institucionet përgjegjëse kanë gjetur zgjidhje të përkohshme për varrosjen e këtyre placentave. AGK-ja... Читать дальше...



Kosova regjistron katër raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të enjten, më 23 dhjetor, janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.983 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se pesë persona janë shëruar derisa 321 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 161.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.989 persona kanë vdekur. Читать дальше...

Kuvendi i Maqedonisë së V. miraton dorëheqjen e Zaevit

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, gjë që është pritur me duartrokitje nga VMRO DPMNE-ja opozitare. Dorëheqja e kreut të Qeverisë është konstatuar pa debat në seancën e Kuvendit, pasi këtë e ka kërkuar Zaevi në arsyetimin me shkrim të dorëheqjes. Zaev, dorëheqjen nga Qeveria, e ka paralajmëruar më 31 tetor, pas disfatës së thellë të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në zgjedhjet lokale. Ai ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga VMRO DPMNE-ja... Читать дальше...

Putin i kërkon Perëndimit garanci të menjëhershme për sigurinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi nga Perëndimi që t’i ofrojë menjëherë garanci për sigurinë. Putin takoi shtypin të enjten, në një kohë kur tensionet midis Moskës dhe Perëndimit janë në kulm. Rusia është duke grumbulluar forca pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe ka frikë se ajo është duke planifikuar një sulm të shpejtë në këtë vend. Duke folur në konferencën vjetore për gazetarë, Putin iu përgjigj pyetjes së gazetarit të televizionit Sky News për qëllimet e Rusisë: “Duhet të na jepni garanci. Читать дальше...

Millanoviq: Ballkani i Hapur pa Kosovën është ‘palidhje’ 

Evropaelire.org 

“Kosova është një shtet i dashur për ne dhe për mua, pa qëllimin që ta sfidoj dikë, sepse unë nuk jam këtu që ta sfidoj Beogradin ose dikë të tretë. Por, Kosova është shtet i parashikueshëm, ku funksionon një demokraci mjaft vibrante dhe e gjallë”. Kështu e ka nisur të enjten fjalimin e tij presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, në një konferencë për media të përbashkët në Prishtinë me nikoqiren e tij, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidenti kroat ka thënë se iniciativa “Ballkani i... Читать дальше...

Përgatitje për pushtim nga Rusia: Ukraina hap bunkerët

Evropaelire.org 

Ukrainasit i janë kthyer infrastrukturës së Luftës së Ftohtë, teksa po përgatiten për një pushtim të mundshëm nga Rusia.​ Zyrtarët e qytetit të Kievit, më 20 dhjetor, ua kanë treguar gazetarëve strehimet e ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë, të cilat janë bërë gati për një kërcënim të ri të mundshëm: pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Frika nga lufta po qarkullon që nga fundi i nëntorit, kur tanket ruse u panë duke u grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën. Disa analistë besojnë se një pushtim mund të ndodhë brenda javësh. Читать дальше...

IKSHPK: Sot pritet të arrijnë testet që mund ta detektojnë Omicronin 

Evropaelire.org 

Konfirmimi i variantit Omicron të koronavirusit shumë shpejt do të kryhet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), konfirmojnë nga ky institut. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, lidhur me këtë çështje, IKSHPK-ja tha se në Kosovë pritet që të arrijnë kitet e testeve PCR, të cilat mund ta detektojnë variantin Omicron të koronavirusit. “Varianti Omicron i SARS-CoV-2 mund të detektohet me RT PCR test, që në mënyrë specifike e shënjon ndonjë nga mutacionet e S proteinës së SARS-CoV-2. Читать дальше...

Shqipëria regjistron dy raste me variantin Omicron

Evropaelire.org 

Komiteti Teknik i Ekspertëve shëndetësorë bëri të ditur të enjten se Shqipëria ka regjistruar rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit. Deri tani janë konfirmuar dy raste me variantin e ri Omicron, pas analizimit të mostrave, që u dërguan në një laborator në Gjermani. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli bëri të ditur se gjendja është e qëndrueshme, ndërkohë që në Shqipëri aktualisht mbizotëron varianti Delta. “Situata epidemiologjike në botë, prania e virusit Omicron për t’u shpërndarë... Читать дальше...

AstraZeneca: Doza e tretë rrit antitrupat ndaj Omicronit

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike AstraZeneca tha se doza e tretë ose doza përforcuese e vaksinës kundër koronavirusit, e prodhuar nga kjo kompani, në mënyrë domethënëse rrit nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron të koronavirusit. “Vaxzevria (vaksina e AstraZenecas) rrit në mënyrë domethënëse nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron pas marrjes së dozës së tretë”, tha kompania duke iu referuar të dhënave të një studimi që kanë kryer. “Doza e tretë përforcuese neutralizon variantin Omicron në nivele që kemi parë edhe në të kaluarën... Читать дальше...

Rusia sërish thotë se nuk ka plane për pushtimin e Ukrainës

Evropaelire.org 

Rusia nuk po përgatit pushtim ushtarak të Ukrainës, tha ambasadori rus në Bashkimin Evropian, teksa diplomatët kryesorë pritet të takohen në fillim të vitit të ardhshëm për të diskutuar lidhur me propozimet e sigurisë të paraqitura nga Moska. Ambasadori rus në BE, Vladimir Chizhov tha se Rusia dëshiron që të mbështesë popujt rusishtfolës që jetojnë në shtete të tjera, por ai shtoi se Moska asnjëherë nuk ka thënë se do të përdorë ushtrinë për ta arritur këtë qëllim. “Rusia nuk po planifikon ta sulmojë asnjë shtet. Читать дальше...

Studimet sugjerojnë se Omicroni mund të jetë më i lehtë se Delta

Evropaelire.org 

Dy studime të reja britanike kanë sugjeruar se varianti Omicron i koronavirusit mund të shkaktojë sëmundje më të lehtë sesa varianti Delta. Por, shkencëtarët paralajmëruan kundër interpretimit të këtyre studimeve të hershme – të cilat ende nuk janë shqyrtuar nga ekspertët e tjerë – si shenjë se vala e infektimeve, e shkaktuara nga Omicroni, mund të jetë më e lehtë sesa ajo e shkaktuar nga Delta.   Studimet e reja duket se mbështesin hulumtimet paraprake që sugjeronin se Omicroni mund të mos jetë aq i dëmshëm sa Delta... Читать дальше...

Universiteti në Hong Kong heq skulpturën dedikuar viktimave të Tiananmenit

Evropaelire.org 

Një universitet në Hong Kong ka hequr një skulpturë që ishte vendosur në nderim të protestuesve pro-demokracisë që u vranë gjatë shtypjes së protestave në Sheshin Tiananmen më 1989 në Pekin. Skulptura e gjatë tetë metra, e quajtur “Shtylla e Turpit”, ishte një prej monumenteve të pakta në Hong Kong dedikuar shtypjes së përgjakshme të protestave. Këshilli i Universitetit të Hong Kongut tha përmes një deklarate më 23 dhjetor se kishte marrë vendimin përfundimtar për ta hequr skulpturën gjatë një mbledhjeje të mbajtur një ditë më parë. Читать дальше...

Putin do të mbajë konferencën e fundvitit

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, të enjten do të mbajë konferencën e tij vjetore për media. Kjo konferencë vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit, pas grumbullimit të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën dhe thirrjeve për “garanci të sigurisë” nga Moska, që do të ndalonin zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe do të kufizonin aktivitetet e Aleancës në mbarë ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik. Konferenca do të mbahet në Qendrën Manezh të Moskës nën protokolle të rrepta kundër koronavirusit. Читать дальше...

Omicroni dhe gripi stinor me ngjashmëri që hutojnë  

Evropaelire.org 

Në kohën kur në shumë vende të botës është duke u përhapur varianti Omicron i koronavirusit dhe në të njëjtën kohë edhe virusi Influenca A, që njihet si grip stinor, shenjat klinike të të dyja viruseve do t’i hutojnë ekspertët shëndetësorë, përfshirë edhe ata në Kosovë, thotë epidemiologu Isuf Dedushaj. Me gjithë dallimet që kanë Omicroni dhe gripi stinor, ngjashmëritë e shenjave klinike të tyre janë mjaft të përafërta, thotë Gjyle Mulliqi-Osmani, mikrobiologe. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Московской области прошел чемпионат Центрального округа Росгвардии по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева установила новый рекорд на турнирах WTA-1000


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Прикамье» провело свыше 3 тыс. экологических исследований в I квартале 2024 года





Путин в России и мире
Москва

Мария Захарова раскритиковала высказывание Нэнси Пелоси о Путине и протестах в США


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Юрий Лоза

Юрий Лоза объяснил, почему Чулпан Хаматова критикует Россию



Москва

Команда нижегородского «Дельфина» победила в первом туре предварительного этапа Первенства России по водному поло

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net