123ru.net
Evropaelire.org
Декабрь
2021

Новости за 05.12.2021

Angazhimi i ish-senatorit Dole për Kosovën

Evropaelire.org 

Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë. Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.

Vdiq ish-senatori amerikan, Bob Dole

Evropaelire.org 

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare , njoftoi familja e tij. "Senatori Robert Joseph Dole vdiq në gjumë, mëngjesin e sotëm". "Ai u ka shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 79 vjet”, tha familja e tij përmes një deklarate. Në muajin shkurt të këtij viti, senatori Dole ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri. "Kam disa vështirësi përpara, por gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore"... Читать дальше...

Pa mundësi të barabarta për personat e verbër në Kosovë

Evropaelire.org 

Lume Berisha, nga Komuna e Kamenicës, rreth 60 kilometra larg nga Prishtina, si pasojë e një fatkeqësie në moshën trevjeçare humbi krejtësisht të parët, por kjo nuk e ndali që të magjistronte në Gazetari dhe të shkruajë dy libra. Sot ajo i ka 41 vjet. Përgjatë nëntë vjetëve të fundit jeton dhe punon në Prishtinë. Ajo udhëheq emisionin autorial ‘Për një botë më të mirë’ në Radio Kosovë - transmetuesin publik kosovar, në të cilin kryesisht trajton temat lidhur me pozitën dhe të drejtat e personave me nevoja të veçanta. Читать дальше...



Kosova regjistron një të vdekur dhe tri raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 5 dhjetor se ka regjistruar një viktimë dhe tri raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 1.748 mostrave. Në 24 orëshin paraprak, sipas raportit të MSH-së, janë shëruar edhe katër pacientë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në Kosovë janë dedhe 322 raste pozitive. Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve. Читать дальше...

Në vijën e ndarjes në lindje të Ukrainës

Evropaelire.org 

Ukraina dhe aleatët e saj nga NATO-ja kanë dhënë alarmin për lëvizjet e trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës këtë vit, duke nxitur shqetësimet se një konflikt që po zihet në lindje të Ukrainës mund të shpërthejë në një luftë të hapur. Ndërkaq, Moska i ka akuzuar Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sjellje destabilizuese, dhe ka sugjeruar se Kievi mund të jetë duke përgatitur ofensivën e vet në lindje të Ukrainës, gjë që autoritetet ukrainase e mohojnë kategorikisht. Raportet mes Ukrainës dhe Rusisë janë prishur më 2014... Читать дальше...

Kurti: Javën e dytë të dhjetorit mund të ndodhë takimi me Vuçiqin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është diskutuar mundësia që në javën e dytë të dhjetorit të ketë një takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  Më 5 dhjetor, në një konferencë për media, Kurti tha se nuk ka informacione se ka kushtëzime nga dikush sa i përket mbajtjes së një takimi të tillë. “Vetëm vlerësimi se duhet të mbahet një takim i tillë ose jo i përket ndërmjetësuesit, lehtësuesit, siç e quajnë ata veten, përkatësisht zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian... Читать дальше...

Më 6 dhjetor do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga dita e hënë, 6 dhjetor, do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit, të cilat u miratuan më 30 nëntor.  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në situata epidemiologjike në Kosovë është e qetë, por mund të rrezikohet nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që veçse është përhapur në disa shtete në botës. Në një konferencë për media, Kurti tha se janë katër rreziqe me të cilat mund të përballet shumë shpejt Kosova.  “Ardhja e mërgatës për festat e fundvitit... Читать дальше...

Zaev: Shumica e re në Kuvend, mundësi për marrëveshje me Sofjen

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha të dielën, më 5 dhjetor, se pret marrëveshje me Bullgarinë për heqjen e vetos, pas forcimit të shumicës parlamentare me përfshirjen në Qeveri të partisë Alternativa.  “Jemi bashkuar sepse në këto momente më i rëndësishëm është funksionimi i institucioneve me kapacitet të plotë. Marrëveshja e arritur është një garanci se kemi një shumicë që do të punojë për zgjidhjen e sfidave aktuale, si vazhdimësia dhe epilogu i suksesshëm në procesin e fillimit të negociatave me BE-në... Читать дальше...



Mobilizimi i bashkësive fetare për vaksinim

Evropaelire.org 

Disa bashkësi fetare në Kosovë i janë bashkëngjitur Ministrisë së Shëndetësisë në fushatën për vaksinim kundër koronavirusit. Bashkësia Islame e Kosovës, përveçse ka bërë thirrje për vaksinim, ka marrë pjesë edhe në organizmin e vaksinimit në xhami, përmes ekipeve mobile. Më 19 nëntor, pas faljes së Xhumasë, në disa nga xhamitë më të mëdha të Kosovës janë vaksinuar dhjetëra besimtarë myslimanë, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë e Kosovës. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava... Читать дальше...

Një muaj paraburgim për personat e arrestuar në rastin "Subvencionet"

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 dhjetor caktoi masën e paraburgimit prej një muaji për 31 të arrestuarve lidhur me rastin e njohur si “Subvencionet”. Përmes një njoftimi për media, Gjykata tha se të pandehurit dyshohen për veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Mashtrim me subvencione”. Të premten, më 3 dhjetor, Policia e Kosovës gjatë një aksione në rajone të ndryshme të Kosovës, arrestoi 31 persona, përfshirë... Читать дальше...

Një mjek për 1,000 të burgosur

Evropaelire.org 

I.A. 37 vjeç, (identiteti i plotë i të cilit është i njohur për redaksinë), i cili për  13 vjet vuan dënimin në burgun e Idrizovës në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se të burgosurit në këtë institucion korrektues nuk marrin as minimumin e shërbimeve shëndetësore. Ai thotë se ndër problemet kryesore në këtë burg janë mungesa e ilaçeve, e mjekëve psikiatër dhe mosrespektimi i orarit të punës të mjekes së vetme të përgjithshme, që punon në burgun e Idrizovës. “Nga ora 08:00 mjekja fillon punën... Читать дальше...

Në Prishtinë mbahet protestë kundër dhunës ndaj grave

Evropaelire.org 

Me moton “Boll Ma – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, organizata joqeveritare Artpolis, mbajti të dielën, më 5 dhjetor, një protestë në Prishtinë, kundër dhunës ndaj grave. Protestueset, të veshura me rroba të bardha dhe me shenja dhune të improvizuara në fytyrë, marshuan në sheshet kryesore të Prishtinës, për t’u ndalur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku vendosën në tokë një pano me moton e kësaj proteste. Organizatorët e kësaj proteste thanë se po kërkojnë drejtësi për... Читать дальше...

Papa akuzon Evropën për injorim të problemit të migrantëve

Evropaelire.org 

Papa Françesku e ka përshkruar neglizhencën e Evropës ndaj migrantëve si “përmbytje të qytetërimit”, teksa ka folur para azilkërkuesve që gjenden në ishullin grek, Lesbos. Gjatë vizitës në kampin Mavrovouni më 5 dhjetor, Ati i Shenjtë tha se disa në Evropë “ngulmojnë ta trajtojnë problemin (e migrantëve) si një çështje që nuk iu takon atyre”. Kjo sjellje, sipas Papës, “dënon me vdekje” të gjithë ata që gjendet në këtë situatë. Kampi që vizitoi Papa ka 2,300 azilkërkues nga Afganistani, Siria... Читать дальше...

Izraeli kërkon qasje më të ashpër ndaj Iranit në bisedimet bërthamore

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett më 5 dhjetor u bëri thirrje fuqive perëndimore që të kenë një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit në bisedimet për të frenuar programin bërthamor të Teheranit. Këto komente ai i bëri teksa zyrtarët kryesorë izraelitë të mbrojtjes dhe inteligjencës janë nisur në Uashington, pas dështimit të bisedimeve për marrëveshjen bërthamore të Iranit. Izraeli ka shikuar me shqetësim teksa fuqitë perëndimore u takuan me Iranin për të biseduar për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Читать дальше...

Shtetet dënojnë talibanët për vrasjen e ish-forcave të sigurisë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë thënë se “janë thellësisht të shqetësuar” me raportimet për vrasjet dhe zhdukjet me forcë të ish-pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Afganistanit. Human Rights Watch ka thënë gjatë kësaj jave se talibanët kanë “ekzekutuar ose zhdukur me forcë” mbi 100 ish-pjesëtarë të forcave të sigurisë në katër prej 34 provincave të Afganistanit, që prej se ky grup islamist mori kontrollin e shtetit në mesin e muajit gusht. “Ne theksojmë se veprimet e pretenduara... Читать дальше...

Protesta në Evropë kundër kufizimeve ndaj pandemisë

Evropaelire.org 

Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar në disa shtete evropiane, duke kundërshtuar kufizimet e vendosura pas rritjes së rasteve me sëmundjen COVID-19. Mbi 40,000 persona protestuan në Vjenë të Austrisë më 4 dhjetor për të tretën fundjavë me radhë. Austria është bërë shteti i parë në Evropë që rivendosi masën e izolimit për tri javë, pas rritjes së infeksioneve. Qeveria austriake është e para në Bashkimin Evropian që e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19, masë e cila pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022. Читать дальше...

Fushata më e shpejtë e vaksinimit në botë 

Evropaelire.org 

AFP Fushata globale për vaksinim kundër koronavirusit – më e madhja në historinë e njerëzimit – ka nisur një vit më parë, dhe Britania e Madhe ka qenë në krye të saj. Ky shtet e ka dhënë vaksinën e parë më 8 dhjetor të vitit 2020. Tani, gjysma e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër këtij virusi. Mirëpo ndërkohë që shtetet e pasura kanë nisur të japin edhe doza shtesë, shumë vende të varfra janë duke pritur për dozën e tyre të parë. Këto pabarazi janë vërejtur... Читать дальше...

Partia Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Partia Alternativa, të shtunën, më 4 dhjetor, vendosi që të bëhet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Kjo parti, me 4 deputetë, i ka siguruar shumicën parlamentare partive në pushtet, të cilat pas largimit nga Qeveria të lëvizjes Besa, kishte mbetur me 60 deputetë, aq sa kishte edhe opozita. Alternativa, që drejtohet nga Afrim Gashi, deri tani ishte në koalicion opozitar me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa deputetët e saj ishin edhe nënshkrues të nismës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, më 11 nëntor. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Сотрудники Росгвардии приняли участие в чемпионате Центрального округа по боксу.


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

WTA отреагировала на суперкамбэк Елены Рыбакиной


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Дружба» подвело итоги деятельности в сфере экологической безопасности





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии отечественного судостроения   


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко сравнил Всебелорусское народное собрание с «пустотой»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Алла Пугачёва

Алла Пугачева раскритиковала Лолиту после «голой вечеринки» Ивлеевой



Москва

Андрей Воробьев: инженерный лицей в Лобне откроют к сентябрю

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net