Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Декабрь
2021

Новости за 14.12.2021

OBSH: Dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e COVID-19

Evropaelire.org 

Dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së COVID-19 për aq kohë sa njerëzit që kanë më së shumti nevojë për to kanë qasje në këto doza, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Zyrtarët shëndetësorë në shumë shtete të botës po u bëjnë thirrje njerëzve që të marrin dozat përforcuese, pasi disa studime kanë sugjeruar se ato ofrojnë mbrojtje shtesë ndaj koronavirusit.   “Është pyetja e prioritizimit. Ka rëndësi se kush ka qasje në këto doza. Dhënia e dozave përforcuese... Читать дальше...

Gjermania do të lehtësojë masat për personat e imunizuar me doza përforcuese

Evropaelire.org 

Gjermania nuk do t’u kërkojë njerëzve që janë imunizuar me dozën përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, që të testohen para se të hyjnë në disa objekte argëtuese. Kështu vendosën të martën, më 14 dhjetor ministrat federalë dhe rajonalë të shëndetësisë. Propozimi, për të cilin u pajtuan ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe ministrat e 16 shteteve federale, ka për qëllim që të inkurajojë qytetarët që të marrin dozën përforcuese të vaksinave kundër COVID-19. Megjithatë, të gjithë... Читать дальше...

Putin kërkon bisedime të “menjëhershme” me SHBA-në dhe NATO-n 

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë sërish thirrje për bisedime të “menjëhershme” me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për garancitë e sigurisë teksa tensionet po vazhdojnë të rriten lidhur me çështjen e Ukrainës. Këtë kërkesë Putini e bëri gjatë bisedave telefonike që zhvilloi më 14 dhjetor me homologët e tij nga Finlanda dhe Franca, tha Kremlini. Në javët e fundit, Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë e kanë akuzuar Rusinë për grumbullimin masiv të ushtrisë pranë kufirit me Ukrainën dhe... Читать дальше...



Stabiliteti i Qeverisë maqedonase varet nga zhbllokimi i procesit integrues

Evropaelire.org 

Riformatimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, ndodh në kohën kur ky vend pret zhbllokimin e procesit të integrimit evropian. Maqedonia e Veriut pret që në samitin e Bashkimit Evropian, që mbahet më 16 dhjetor, Sofja të heqë veton, që bllokon mbajtjen e konferencës ndërqeveritare midis BE-së dhe Qeverisë maqedonase. Partia shqiptare, Alternativa, e cila në zgjedhjet lokale të tetorit ka garuar si pjesë e opozitës, ka bërë të ditur... Читать дальше...

Mbi 600 punëtorë shëndetësorë imunizohen me dozën e tretë

Evropaelire.org 

Në Kosovë, 620 punëtorë shëndetësorë janë imunizuar me dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku. Punëtorët shëndetësorë janë kategoria e parë e qytetarëve që po marrin dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër sëmundjes, COVID-19. Dhënia e këtyre dozave në Kosovë nisi më 9 dhjetor. Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku tha se po ashtu, qytetarët mbi 18 vjeç po marrin dozën e tretë apo atë përforcuese. Читать дальше...

Rryma mund të shtrenjtohet për 7%

Evropaelire.org 

Fatura e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm.  Një rritje të tillë e ka kërkuar Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i saj, Viktor Buzhala.  “Kemi bërë kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. Kërkesa është që të rriten tarifat e energjisë elektrike për 7 për qind”, tha ai.  Konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. Читать дальше...

Ekspertët evropianë: Ligjet për LGBT në Hungari shkelin standardet ndërkombëtare

Evropaelire.org 

Një panel i ekspertëve të të drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës ka vlerësuar se ndryshimet e fundit ligjore në Hungari, që kanë të bëjnë me programet e edukimit seksual në shkolla dhe shfaqjen e përmbajtjeve seksuale në media, janë diskriminuese dhe shkelin standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, kishte miratuar ndryshimet ligjore në muajin qershor, që nxitën kritika nga Komisioni Evropian dhe pjesëtarët e komunitetit LGBT, të... Читать дальше...

Shpejtësia e autobusit, shkaktar i mundshëm për aksidentin në Bullgari

Evropaelire.org 

Hetuesia bullgare ka dalë me vlerësimet e para lidhur me aksidentin me autobusin maqedonas në Bullgari, më 23 nëntor, ku humbën 45 shtetas të Maqedonisë të Veriut. Drejtori i Shërbimit Kombëtar Hetimor dhe zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka deklaruar për televizionin kombëtar bullgar, BNT-së, se shoferi i autobusit po udhëtonte me shpejtësi të papërshtatshme, që mund të ishte edhe shkak për aksidentin tragjik. “Shpejtësia ishte mjaft e papërshtatshme. Autobusi lëvizte me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë. Читать дальше...



Simptomat e Omicronit, kryesisht të lehta

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se varianti i ri i koronavirusit, Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta sesa varianti dominues Delta, dhe duket se nivelet e hospitalizimit janë më të ulëta me variantin e ri; një sërë studimesh kanë sugjeruar se dozat përforcuese të vaksinave mund të ofrojnë mbrojtje ndaj variantit të ri; në Rusi numri i rasteve me koronavirus ka kaluar 10 milionë, por numri real i rasteve që prej fillimit të pandemisë, mund të jetë më i lartë. (Përgatitën... Читать дальше...

BE: Procesi i zgjerimit mbetet politika kyçe

Evropaelire.org 

Ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të martën, më 14 dhjetor kanë diskutuar për procesin e zgjerimit dhe të Stabilizim Asociimit. Në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme, ministrat përsëritën përkushtimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit, që sipas tyre, mbetet politika kyçe e BE-së. Por, gjatë diskutimit nuk është arritur pajtimi i të gjitha shteteve anëtare për miratimin e konkluzave, pasi disa shtete kanë pasur vërejtje. Prandaj, më vonë gjatë së martës, ministrat do t’i kthehen edhe një herë kësaj teme... Читать дальше...

Kosova regjistron një viktimë dhe tetë raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 14 dhjetor se në Kosovë është regjistruar një i vdekur dhe tetë raste të reja me koronavirus.  Rastet e reja dolën pas testimit të 1,742 mostrave. MSH-ja njoftoi se në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 16 pacientë. Ndërkaq, në Kosovë raste aktive me sëmundjen COVID-19 aktualisht janë 314. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.892 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në fund të marsit... Читать дальше...

Turqia dhe Armenia bëjnë hapa drejt normalizimit të raporteve

Evropaelire.org 

Turqia dhe Armenia kanë njoftuar se do të emërojnë të dërguar të posaçëm, të cilët do të punojnë për përmirësimin e raporteve, që janë të tensionuara për dekada të tëra. Ankaraja dhe Jerevani nuk kanë pasur asnjëherë raporte zyrtare diplomatike. Turqia, një aleate kyçe e Azerbajxhanit, shtet ku flitet turqishtja, e ka mbyllur kufirin me Armeninë që prej viteve të 90-ta, për shkak të, siç ka thënë, okupimit të Nagorno-Karabakut me rrethinë nga Armenia. Tensionet janë rritur ndër vite për Nagorno-Karabakun... Читать дальше...

Pfizer: Rezultate premtuese të pilulës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike Pfizer tha se pilula eksperimentale që ka zhvilluar kundër COVID-19, duket se është efektive ndaj variantit të ri, Omicron. Kompania tha se rezultatet e plota të studimit të pilulës kanë dhënë rezultatet e para premtuese kundër koronavirusit. Kompania tha se sipas studimit, ku kanë marrë pjesë 2,250 persona, pilula ka zvogëluar edhe hospitalizimet dhe vdekjet për rreth 89 për qind në mesin e personave me rrezik të lartë të popullsisë së rritur, pasi ata kishin marrë pilulën... Читать дальше...

Nga Kabuli në Shëngjin: Një shtëpi përtej detit

Evropaelire.org 

Bregdeti shqiptar është shndërruar në strehë të sigurt për mijëra shtetas afganë, që ikën nga vendi i tyre pasi talibanët u kthyen në pushtet. Megjithëse po e shijojnë mikpritjen shqiptare, ata thonë se po presin që rrugëtimi i tyre të përmbyllet në SHBA.

Katastrofat natyrore shkaktuan 250 miliardë dollarë dëme

Evropaelire.org 

Katastrofat natyrore dhe ngjarjet e ndërlidhura me motin ekstrem shkaktuan 250 miliardë dollarë humbje brenda këtij viti. Kjo shifër paraqet rritje prej 24 për qind krahasuar me vitin e shkuar, njoftoi kompania më e madhe në botë e sigurimeve, Swiss Re. Për industrinë e sigurimeve vetëm, “ngjarjet e ndërlidhura me motin e ekstrem, përfshirë ngricat, vërshimet, stuhitë, valët e nxehtësisë dhe uraganet”, rezultuan me humbje vjetore në sigurime nga katastrofat natyrore deri në 105 miliardë dollarë. Читать дальше...

Serbia hapi një bllok kapitujsh në negociatat me BE-në

Evropaelire.org 

Në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Serbia hapi në Bruksel, më 14 dhjetor negociatat për një bllok kapitujsh. Në konferencën ndërqeveritare është hapur blloku 4, që ka të bëj me politikën e transportit, energjisë, rrjeteve trans-evropiane, mbrojtjen e ambientit dhe ndryshimet klimatike. Duke folur në emër të BE-së, Sekretari slloven i shtetit, Gasper Dovzhan, e cilësoi këtë hap si sukses të Presidencës sllovene, hap i cili do të ndikojë në dinamiken e procesit negociator. Ai tha se megjithatë... Читать дальше...

Trupat amerikane nuk do të ndëshkohen për sulmin me dron, në Kabul

Evropaelire.org 

Pentagoni njoftoi më 14 dhjetor, që askush nga trupat amerikane apo zyrtarët tjerë nuk do të ballafaqohen me veprime disiplinore, për sulmin e muajit gusht në Kabul, me ç’rast u vranë 10 civilë afganë, përfshirë shtatë fëmijë. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin pranoi shqyrtimin e nivelit të lartë lidhur me sulmin, dhe në të nuk rekomandohet çfarëdo veprimi për përgjegjësi. “Nuk pati dëshmi të mjaftueshme për përgjegjësi individuale”, shtoi Kirby. Aimal Ahmadi... Читать дальше...

Tromp: Kosova nuk ka bërë asgjë kundrejt gënjeshtrave të Serbisë 

Evropaelire.org 

Është befasues reagimi joadekuat i të gjithë atyre, kundër të cilëve Serbia gënjen, përfshirë edhe Kosovën, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, si dhe hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, për 12 vjet me radhë. Ajo është autore e librit “Procesi penal kundër Sllobodan Millosheviqit: gjykimi i papërfunduar”, i cili u promovua të hënën, më 13 dhjetor, në Prishtinë. Читать дальше...

Basha: Partia Demokratike ka rrëzuar kultin e individit

Evropaelire.org 

Kryetari tashmë i kontestuar i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Lulzim Basha deklaroi se demokratët do të bashkohen më 18 dhjetor, në Kuvendin Kombëtar “për të zgjedhur sërish të ardhmen”. “Demokratët do të bashkohen më 18 dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkroi Basha në një postim në Facebook. Ai tha se partia që ai drejtoi nga vitit 2013, rrëzoi “kultin e individit”. “Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Читать дальше...


Музыкальные новости
Джиган

Младшая дочь Оксаны Самойловой и Джигана пошутила, что их сын приемный — как отреагировала звездная мама: «Чисто классика»





Персональные новости
Спартак

«Спартак» набрал больше всех очков в играх с командами из верхней половины таблицы РПЛ





Franca nuk do të imponojë masa të reja kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Franca nuk planifikon të imponojë masa të reja tash për tash, pavarësisht rrezikut nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, tha më 14 dhjetor zëdhënësi i Qeverisë franceze, Gabriel Attal. “Aktualisht janë rreth 130 raste të konfirmuara me variantin, Omicron”, tha Attal duke shtuar se Qeveria franceze vazhdimisht është duke e monitoruar situatën. Në anën tjetër, Franca pritet të goditet nga vala e gjashtë e koronavirusit, muajin e ardhshëm pas paraqitjes së variantit të ri, pohuan ekspertët shëndetësorë spitalorë në Francë... Читать дальше...

Vdesin shtatë migrantë, pas aksidentit të një veture në Hungari

Evropaelire.org 

Shtatë persona vdiqën e katër u lënduan pasi një veturë me targa serbe, në të cilën ndodheshin refugjatë e migrantë, u përplas në një shtëpi në Hungari. Aksidenti ndodhi më 13 dhjetor, pasi ngasësi refuzoi të ndalet për kontrolle rutinore, njoftoi policia. Ngasësi dalloi që policia është duke kontrolluar veturat në fshatin, Morahalom afër kufirit me Serbinë dhe tentoi të shmang patrullën, njoftoi policia, raporton agjencia Reuters. Vetura në të cilën ndodheshin 10 persona, u nis në drejtim... Читать дальше...

Arrestohen dy persona pas përplasjes së anijeve në Baltik

Evropaelire.org 

Dy persona u arrestuan më 13 dhjetor, pasi dy anije mallrash njëra britanike e tjetra daneze, u përplasën në Detin Baltik në bregun suedez. Një person vdiq si pasojë e këtij incidenti. Sipas zyrtarëve, të arrestuar janë një britanik dhe një kroat. Prokurorët po hetojnë shkaqet e përplasjes, derisa përfshinë mundësinë e neglizhencës dhe dehjes së stafit të anijes britanike, Scot Carrier. Ndërkaq kompania, Scotline, të cilës i takon anija britanike njoftoi se i gjithë stafi u testua për drogë dhe alkool. Читать дальше...

Kompania Amazon, kritikohet për shkak të sigurisë në depon e shkatërruar nga tornado

Evropaelire.org 

Kompania, Amazon, po ballafaqohet me shumë pyetje, lidhur me politikat e sigurisë dhe shëndetit, në depon e saj në shtetin, Illinois pasi gjashtë punëtorë vdiqën pas shkatërrimit të objektit nga tornado. Tornado të fuqishme goditën disa shtete të SHBA-së dhe deri më tani numri i të vdekurve vlerësohet se mund të arrijë në, 100. Shteti më i dëmtuar nga tornado është, Kentaki. “Diçka e këtillë nuk do të ndodhte kurrë nëse do t’u bënte më shumë për jetët e njerëzve sasa prodhimin”, komentoi motra e njërës prej viktimave në depon e kompanisë... Читать дальше...

Plani i BE-së për uljen e çmimeve të energjisë

Evropaelire.org 

Reuters Bashkimi Evropian pritet që gjatë kësaj jave të propozojë një sistem që do të lejonte shtetet që bashkërisht të blinin rezerva strategjike të gazit – një masë e hartuar nga blloku evropian në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë. Çmimet standarde të gazit me shumicë në Evropë u rritën më shumë se 500 për qind gjatë këtij viti, duke arritur nivele rekord në muajin tetor, pasi furnizimet e pakta me gaz përkuan edhe me kërkesën në rritje të ekonomive që po rimëkëmben nga pandemia e COVID-19. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Московской области прошел чемпионат Центрального округа Росгвардии по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Дарья Касаткина

Теннисистка Касаткина заявила, что скучает по России, но пока не может приехать


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Опыт проведения Всероссийской акции «Вода России» представлен на межведомственном заседании в Ташкенте





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Михаил Кутушов

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24



Москва

Стало известно, где в России самые дорогие загородные дома

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net