Tre të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Tre të dyshuar janë arrestuar më 11 dhjetor për vrasjen e tre personave, më 26 nëntor në Gllogjan të Komunës së Deçanit, konfirmoi Prokuroria Themelore e Pejës. Tre personat u vranë dhe një tjetër u plagos pas sulmit që iu bë një autobusi i cili udhëtonte nga Gjakova drejt Gllogjanit. Autobusi po bartte nxënës. Në një konferencë për media në orët e mbrëmjes të së shtunës, Agim Kurmehaj, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se tre të dyshuarve për sulmin u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Читать дальше...