123ru.net
Evropaelire.org
Декабрь
2021

Новости за 08.12.2021

Radulle Steviq dhe tenderët e tij nga institucionet e Kosovës

Evropaelire.org 

Nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kompania “RAD”, e regjistruar me dy adresa të ndryshme në Zveçan, në pronësi të biznesmenit serb, Radulle Steviq nga veriu i Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – ka fituar gjithsej 61 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh. Këto projekte janë financuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës. Pronari i kompanive P.T.P. "RAD" dhe "RAD" D.O.O, Radulle Steviq është një ndër personat që u futën në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Читать дальше...

Çekia do të vendosë 150 ushtarë në kufi mes Polonisë e Bjellorusisë

Evropaelire.org 

Qeveria çeke ka miratuar më 8 dhjetor shpërndarjen e së paku 150 ushtarëve të saj në kufirin me Bjellorusinë, për të ndihmuar Poloninë në frenimin e valës së migrantëve nga Bjellorusia. Sipas këtij plani të qeverisë, që pritet të miratohet, Çekia do të bëhet shteti i tretë që dërgon ushtarë në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë, shkruan Reuters. Më herët këtë e bënë, Estonia dhe Britania e Madhe.  “Qeveria miratoi dërgimin e trupave për mbrojtjen e kufirit mes Polonisë e Bjellorusisë” shkroi ministri çek i Mbrojtjes në Twitter. Читать дальше...

Osmani: Mirëpresim sanksionet e SHBA-së ndaj krimit të organizuar

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar më 8 dhjetor, pasi që Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë - të gjithë serbë nga Kosova - janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor. Osmani shkroi në Twitter, duke thënë se i mirëpret sanksionet e SHBA-së ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij transicional për krim të organizuar nga veriu i Kosovës. “Institucionet e Kosovës janë krejtësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit... Читать дальше...



Vuçiq: Do të hetohet nëse ka akuza serioze ndaj Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë - të gjithë serbë nga Kosova - janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor. Presidenti i Serbisë ka thënë se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”. Në një konferencë për media, Vuçiq tha se ka pranuar një raport joformal nga Ambasada amerikane rreth këtij vendimi. “Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Читать дальше...

Qeveria serbe tërheq Ligjin për Shpronësim

Evropaelire.org 

Qeveria e Serbisë, në seancën e 8 dhjetorit solli vendim që të tërheq nga procedura parlamentare Ligjin për Shpronësim, të cilin e ktheu për rishqyrtim presidenti, Aleksandar Vuçiq.   Në njoftimin e Qeverisë përmendet që paraprakisht do të bëhet një analizë, nëse ndryshimet e plotësimet në Ligjin për Shpronësim janë të nevojshme. “Nëse konstatohet se është e nevojshme që ligji të ndryshohet, Qeveria do ta bëj, por krahas debatit publik ku do të përfshihen ekspertët, përfaqësues të ekonomisë dhe shoqëria civile”, shkruan në njoftim. Читать дальше...

Radoiçiq, Vesellinoviq dhe serbë të lidhur me ta sanksionohen nga SHBA-ja

Evropaelire.org 

Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq - të gjithë serbë nga Kosova - janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, në kuadër të këtij departamenti, publikoi të mërkurën një listë të individëve dhe kompanive të tyre në vende të caktuara, që me një emër quhen “Shtetas të etiketuar në mënyrë të posaçme”. Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre... Читать дальше...

Në Francë, u zbuluan planet për sulme terroriste për Krishtlindje

Evropaelire.org 

Dy burra të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm më 8 dhjetor në Francë. Pas arrestimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit.   Shërbimi inteligjent në Francë, arrestoi dy burrat kah fundi i nëntorit në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin, raporton AFP. Të dytë, u akuzuan për terrorizëm më 3 dhjetor dhe mbetën në paraburgim... Читать дальше...

Ministri i Sigurisë i Bosnjës akuzohet për korrupsion

Evropaelire.org 

Ministri për Siguri i Bosnje e Hercegovinës, është akuzuar formalisht më 8 dhjetorpër korrupsion dhe keqpërdorim, pas shitjes së parregullt të armëve dhe pajisjeve ushtarake një dekadë më parë. Në atë kohë, ministri aktual i Sigurisë mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes.   Gjykata kryesore e Bosnje e Hercegovinës, konfirmoi më 8 dhjetor ngritjen e aktakuzës kundër, Selmo Cikotiq, duke e akuzuar për dëmtim të shtetit për rreth 5 milionë euro. Sipas aktakuzës, Cikotiq kishte ndryshuar kushtet... Читать дальше...



Serbia rifillon blerjen e armëve nga Rusia

Evropaelire.org 

Dy vjet pasi u paralajmërua se Serbia do të ndërpresë furnizimin me armë, zyrtarët janë duke kontraktuar dërgesa të reja nga Rusia. Këto marrëveshje vijnë në kohën kur të gjithë sytë janë të drejtuar nga Moska dhe tensionet në kufi me Ukrainën, por edhe pas disa paralajmërimeve të Perëndimit për bashkëpunimin ushtarak të Serbisë me Rusinë. "Furnizimi në fushën e mbrojtjes është vendim kombëtar” - kështu i komentuan në NATO paralajmërimet e Serbisë për furnizim me armë ruse. Megjithatë, NATO bëri thirrje për ulje të tensioneve. Читать дальше...

Austria do të përfundojë izolimin, por jo për të pavaksinuarit

Evropaelire.org 

Izolimi i katërt kombëtar në Austri si pasojë e pandemisë, do të përfundojë të dielën por në izolim do të mbesin qytetarët e pavaksinuar, njoftoi kancelari i shtetit më 8 dhjetor. Kancelari, Karl Nehammer tha se përfundimi i izolimit do të nënkuptojë hapje shumë të kujdesshme, duke nënkuptuar se disa masa, sikurse bartja e maskës në transport publik, brenda dyqaneve apo hapësira publike, do të mbetet në fuqi edhe për të vaksinuarit ose ata që u shëruan nga COVID-19. Po ashtu në vend do të hyjë... Читать дальше...

Lirohet burri i arrestuar në Francë për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Evropaelire.org 

Autoritetet franceze më 8 dhjetor kanë liruar një burrë saudit të cilin e arrestuan gabimisht një ditë më parë nën dyshimet se ishte i përfshirë në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, në Stamboll para tre vjetësh.   Khaled al-Otaibi u arrestua nga policia kufitare franceze në aeroportin e Parisit, Charles-de-Gaulle më 7 dhjetor para se të udhëtonte në Riad. Ai u vendos në paraburgim dhe pritej të paraqitej në gjykatë më 8 dhjetor. Sidoqoftë, al-Otaibi është liruar sepse autoritetet franceze... Читать дальше...

Opozita e përçarë shqiptare, komoditet për pushtetin

Evropaelire.org 

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, edhe një kohë të gjatë, nuk do të kenë një opozitë të mirëfilltë, unike dhe korrigjuese të punës së Qeverisë, thotë për Radion Evropa e Lirë Xhelal Neziri, njohës i zhvillimeve politike. Pas zgjedhjeve lokale të 31 tetorit, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e prishën koalicionin, të cilin e kishin arritur para zgjedhjeve parlamentare, në vitin 2020. Pas zgjedhjeve lokale, partia Alternativa vendosi të bëhet pjesë e Qeverisë, edhe pse e njëjta, në muajin nëntor... Читать дальше...

Asnjë i vdekur dhe dhjetë raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 8 dhjetor se janë regjistruar edhe 10 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të, 2.288 mostrave. Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe, 5 pacientë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë aktualisht janë 319 raste aktive me koronavirus. Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë, 3.236 vaksina kundër koronavirusit. Deri më 8 dhjetor, 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars... Читать дальше...

Pafuqia e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi 

Evropaelire.org 

Deklarata e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shpërfaq asimetrinë e pozicionit të Bashkimit Evropian në raport me Kosovën në kuadër të dialogut me Serbinë, si dhe është marrje përsipër e kompetencave joekzistuese, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dhe Serbi, Agon Maliqi dhe Dushan Janjiq. Në një konferencë të përbashkët për media me Borrellin në Bruksel, më 7 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti... Читать дальше...

Pfizer/BioNTech: Tri doza të vaksinës janë efektive kundër Omicronit

Evropaelire.org 

Kompanitë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 8 dhjetor se tri doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19, treguan që gjenerojnë efekte neutralizuese kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Ky përfundim u nxor pas testimeve intensive që kompania bëri në laborator. Në njoftimin e parë zyrtar nga prodhuesi i vaksinës lidhur me efikasitetin e vaksinës së saj kundër Omicronit, BioNTech dhe Pfizer njoftuan se dy doza të vaksinës rezultuan që kanë më pak efekt në neutralizimin e antitrupave por me dozën e tretë të vaksinës... Читать дальше...

BE: Në Evropë pritet të prodhohen 3.6 miliardë doza të vaksinës

Evropaelire.org 

Fabrikat e prodhimit të vaksinave në Bashkimin Evropian pritet që të prodhojnë 3.6 miliardë doza të vaksinës kundër koronavirusit gjatë vitit të ardhshëm. Ndërkaq, në nivel botëror, pritet që të prodhohen mbi 20 miliardë doza, thanë zyrtarët e BE-së. Shtetet e BE-së kanë nisur të administrojë doza përforcuese, pasi kanë arritur që të vaksinojnë pothuajse 70 për qind të popullatës së BE-së me dy doza. Ndërkaq, përqindja e vaksinimit me dy doza në Afrikë është vetëm 7 për qind, thuhet në të dhënat e BE-së. Читать дальше...

Ushtria e Mianmarit akuzohet se vrau 11 persona

Evropaelire.org 

Ushtarët e Mianmarit po akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri 11 persona dhe më pas kanë djegur trupat e tyre, kanë thënë banorët lokalë të një fshati në qendër të shtetit, ku dyshohet se u krye ky krim. Mbetjet mortore, të shkrumbuara, u gjetën në fshatin Sagaing, një zonë ku janë zhvilluar luftime të ashpra ndërmjet forcave të sigurisë dhe milicisë, që po kundërshton puçin ushtarak të 1 shkurtit. Banorët thanë se disa prej viktimave ishin ende gjallë kur u dogjën. Videot e trupave të djegur... Читать дальше...

OBSH: Vaksinat do të duhej të funksiononin ndaj Omicronit  

Evropaelire.org 

Vaksinat ekzistuese do të duhej të mbronin njerëzit që infektohen me variantin Omicron nga rastet e rënda të COVID-19, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ky njoftim vjen pasi testet e para laboratorike të variantit të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut sugjeruan se Omicroni mund të shmangë pjesërisht mbrojtjen e ofruar nga vaksina Pfizer. Hulumtuesit thanë se “ka pasur një rënie shumë të madhe” lidhur me atë sesa mirë antitrupat e prodhuara nga vaksinat neutralizojnë variantin e ri. Читать дальше...

SHBA-ja miraton projektligjin për financimin e ushtrisë së Ukrainës

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj të mbrojtjes në vlerë prej 770 miliardë dollarësh për furnizimin e ushtrisë ukrainase, stabilitetin e Baltikut dhe luftimin e ndikimit kinez. Projektligji u miratua në mbrëmjen e 7 dhjetorit dhe pati mbështetje të dy partive. Ky legjislacion pritet të miratohet më vonë gjatë kësaj jave edhe në Senatin amerikan. Demokratët kontrollojnë edhe Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin dhe pasi të miratohet nga të dy dhomat, ky projektligj... Читать дальше...

Australia bojkoton Olimpiadën në Pekin

Evropaelire.org 

Australia do t’u bashkohet Shteteve të Bashkuara në bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, tha kryeministri Scott Morrison. Morrison u tha gazetarëve më 8 dhjetor se Qeveria kineze nuk ka adresuar një sërë çështjesh, që kanë përkeqësuar raportet me Australinë, përfshirë edhe shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin Ksinjiang. “Prandaj nuk është befasi që zyrtarët e Qeverisë australiane nuk do të shkojnë në Kinë për këto lojëra. Por, atletët australianë do të marrin pjesë”, tha Morrison. Читать дальше...

Olaf Scholz merr drejtimin e Gjermanisë

Evropaelire.org 

Olaf Scholz u emërua kancelar i Gjermanisë dhe do të drejtojë një koalicion të qendrës së majtë. Në këtë post, Scholz pason Angela Merkelin, e cila për 16 vjet udhëhoqi Gjermaninë. Scholz 63 vjeç, më 8 dhjetor u zgjodh kancelar me mandat katërvjeçar nga Bundestagu dhe më pas u betua para presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Kancelari i ri i Gjermanisë udhëhoqi Socialdemokratët (SPD) drejt fitores në zgjedhjet e 26 shtatorit, duke dërguar në opozitë, për herë të parë pas 16 vjetësh, Demokristianët e Merkelit. Читать дальше...

Çka qëndron pas tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës?

Evropaelire.org 

Associated Press Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë janë të shqetësuar lidhur me grumbullimin e ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën, që mund të sinjalizojë për planet e Moskës për ta pushtuar atë. Kremlini ka insistuar se nuk ka qëllime të tilla dhe e ka akuzuar Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë se po bëjnë pretendime të tilla për të mbuluar “planet e tyre agresive”. Është e paqartë nëse grumbullimi i trupave ruse paralajmëron ndonjë sulm. Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Прием заявок на участие в конкурсе на лучшее путешествие по Дальнему Востоку начнется в мае


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соперница Арины Соболенко разрыдалась на плече белоруски


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Швеция хочет ограничить доступ в Балтийское море российским танкерам





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии отечественного судостроения   


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире
Москва

В Москве арестован на пять суток историк-публицист Сергеев за пост памяти Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Татьяна Рязапова

Социальная работа на предприятии: современные тенденции и интересные кейсы



Москва

В работу аэропортов Москвы могут внести коррективы из-за непогоды

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net