Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Ligji për librat digjitalë nxit bojkot të mësimit

0
Ligji për librat digjitalë nxit bojkot të mësimit

Paralajmërimi i Ministrisë së Arsimit për miratimin e një ligji për librat digjitalë, ka mobilizuar prindërit në Maqedoninë e Veriut që të kundërshtojnë këtë projekt, që sipas tyre është i dëmshëm për fëmijët. Ata organizuan bojkotin e mësimit ndërsa paralajmëruan edhe protesta. Prindërit janë edhe kundër mësimit online. Nga Ministria e Arsimit, thonë se ky propozim lë në fuqi edhe librat e shtypur, ndërsa ministrja Milla Carovska, thotë se pas këtyre reagimeve qëndron opozita. Vet opozita, gjithashtu ka kritikuar reformën, por mohon të ketë organizuar bojkotin.

Në shumë shkolla fillore në Maqedoninë e Veriut, të enjten është bojkotuar mësimi, bazuar në vlerësimet e një grupi të prindërve të cilët janë tubuar në rrjetin social Facebook, për të kundërshtuar reformat në arsim.

Grupi i prindërve që ka tubuar më shumë se 70 mijë persona, kundërshton reformën në arsim, e cila parasheh aplikimin e librave digjitalë në procesin mësimor, fillimisht në klasat e katërta, për të vazhduar më tej edhe me klasat e tjera edhe në arsimin e mesëm.

“Ligji nuk është në interes të fëmijëve, të pranisë së tyre fizike në shkolla, por edhe për shëndetin e tyre mendor, sikur edhe për zhvillimin dhe potencialin e tyre në ngritjen profesionale. Ky propozim do të ketë pasoja edhe ndaj shëndetit të prindërve por edhe të mësimdhënësve, si dhe te të gjithë të tjerët e përfshirë në procesin mësimor. Ky ligj nuk i zgjidhë problemet në arsim, përkundrazi, nxit probleme të tjera”, ka deklaruar Dragana Spasevska, përfaqësuese e grupit online të prindërve, i titulluar “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Nga Ministria e Arsimit, thonë se bojkot nuk ka pasur dhe se mësimi është zhvilluar sikur edhe në ditët tjera, në formë të kombinuar, deri në klasën e tretë me prani fizike dhe nga klasat tjera me mësim online.

Ministrja Milla Carovska, tha se ligji do të miratohet, por dispozitat e tij nuk parashohin largimin nga përdorimi të librave të shtypur. Në një deklaratë në kuvend, Carovska fajësoi opozitën për kritikat dhe nxitjet në opinion.

“Ajo që ju po tentoni të arrini në këto tre katër ditët e fundit, duke manipuluar prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit, është e tmerrshme… Ligji nuk parasheh tërheqjen e librave, por do të kemi një sistem të kombinuar. Ata që nuk duan digjitalizimin e librave, do të kenë mundësinë të kenë tekste të shtypura. Nxënësit që nuk janë në gjendje të blejnë pajisje për të mësuar nga tekstet shkollore digjitale, si dhe ata që kanë nevojë për pajisje ose teknologji ndihmëse, për shkak të aftësisë së kufizuar, shkollat duhet të sigurojnë kushte që secili nxënës të ketë qasje në përdorimin e teksteve shkollore”, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Milla Carovska.

Por, nga grupi i prindërve, hedhin poshtë pohimet e tilla, duke thënë se nuk janë të manipuluar politikisht dhe as që kanë nevojë për një gjë të tillë, meqë siç thonë ata, bëhet fjalë për shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, që nuk mund të krahasohet apo t'u vihen mbi interesat partiake.

“Ne përveç profesorëve, në grupin që kemi formuar kemi edhe mjekë, avokatë dhe nga profesione të tjera, që na thonë se propozimi paraqet problem serioz për shëndetin fizik dhe mental të fëmijëve. Ata mjaft kohë po kalojnë në kompjuter e pajisje të tjera elektronike dhe tani të kenë dhe libra digjitalë, mendoj se është problem shtesë”, thotë Fisnik Rrustemi, prind dhe mësimdhënës nga Tetova, anëtar i këtij grupi.

Ndërkohë, propozim-ligji për librat digjitalë, sipas opozitës maqedonase, paraqet “çmendurinë e radhës të pushtetit aktual”. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se vet pushteti ka pranuar që 25 mijë nxënës, nuk kanë pajisje për ndjekjen e mësimit online, gjë që tregon se po të njëjtët, nuk do të jenë në gjendje të kenë libra digjitalë. Heqja nga përdorimi i librave të shtypur, sipas kreut të opozitës, i privon jo vetëm këta 25 mijë nxënës, por edhe shumë të tjerë, nga e drejta e mësimit, që është e garantuar me Kushtetutë.

Në Maqedoninë e Veriut, që nga paraqitja e pandemisë së COVID-19, mësimi zhvillohet online si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm dhe kjo në vazhdimësi ka nxitur reagime e protesta nga nxënësit dhe prindërit, të cilët kërkojnë kthimin e fëmijëve në shkolla, pasi vlerësojnë se mësimi online, jo vetëm që ka dështuar, por edhe ju ka shkaktuar atyre çrregullime shëndetësore.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин на стройке судоверфи в Москве


Спорт в России и мире
Москва

Матч ЦСКА - "Рубин" завершился со счетом 2:2


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

После победы в Мадриде Рублев поднялся с 8-го на 6-е место в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Ежемесячную денежную выплату получают более 1,6 млн пострадавших от радиации





Путин в России и мире
Москва

Ушаков: Путин и Пашинян расставят точки на «и»


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Польский судья отказался от должности и попросил защиты у Лукашенко. Он обвинил Варшаву в нечестной политике




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Антонина Арталевская

Анна Данилова дала старт Всероссийской акции "Синий платочек Победы" 2024 на станции метро Курская



Москва

Майский снегопад: москвичей призвали одеваться потеплее на 9 Мая

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net