Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Gastronomët protestojnë kundër masave në Maqedoninë e V.

0
Gastronomët protestojnë kundër masave në Maqedoninë e V.

Të pakënaqur me vazhdimin e masave shtrënguese, por edhe me mungesën e ndihmës shtetërore, sektori i gastronomisë ka protestuar para Ministrisë së Financave në Shkup duke paralajmëruar pasoja e madje edhe mbylljen e shumë bizneseve, nëse sipas tyre, nuk ndërmerren masa për zbutjen e pasojave.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të martën ka vendosur për vazhdimin edhe për një javë të masave kufizuese, si ndalimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 deri në orën 05:00 si dhe ndalimin e punës së të gjitha objekteve të gastronomisë, si restoranteve, lokaleve të natës, kafeneve dhe hoteleve.

Shoqata e gastronomëve numëron rreth 6,000 anëtarë, ndërsa ka të punësuar mbi 30,000 persona, të cilat tani disa muaj nuk kanë marrë të pagat mujore, ndërsa shumë prej tyre edhe kanë humbur vendet e punës.

“Ndihma e vetme që kemi marrë deri më tani është një grant në vlerë prej 10,000 euro. Me këtë ndihmë, ne nuk arritëm të mbulojmë as harxhimet themelore të shërbimeve. Ne kërkojmë ndihmë për të mbijetuar. Ne kërkojmë ndihmë për çdo veprimtari afariste, si për restorantet, kafenetë dhe objektet tjerat që merren me shërbime të gastronomisë. Kërkojmë që ndihma të bazohet në numrin e punonjëseve dhe jo ajo të jetë e njëjtë për të gjithë, pavarësisht personelit të angazhuar”, thotë Perica Golomeiq, përfaqësues i shoqatës së gastronomëve.

Në Maqedoni të Veriut kanë protestuar edhe muzikantët, organizatorët e manifestimeve familjare, dasmave, pronarët e lokaleve të natës e drejtues të bizneseve tjera.

“Ne jemi një nga sektorët më të goditur nga pandemia. Kërkojmë miratimin e shpejtë të një pakoje ekonomike, kërkojmë ndihmë që të mund të shlyejmë borxhet që na janë akumuluar në këto muajt e fundit të mbylljes. Ne, gjithashtu kërkojmë miratimin e protokolleve për punë pasi nëse na lejojnë të punojmë, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç se të mbyllim lokalet tona”, thotë Goran Arsovski, pronar i një lokali të natës në Shkup.

Nga ana tjetër, ministri i Financave, Fatmir Besimi ka bërë të ditur miratimin e Pakos së gjashtë të masave ekonomike, që do të përfshijë të gjithë sektorët në vend.

Mbi 615 milionë denarë apo 10 milionë euro janë paraparë për kompanitë përmes një linje kreditore pa kamatë, të cilat do të përfitojnë nga 3,000 deri më 30,000 euro varësisht numrit të punëtorëve.

Grante janë paraparë për kompanitë që rrisin numrin e punëtorëve apo qarkullimin e mallit.

“Këto masa deri më tani kanë dhënë rezultate, kanë bërë që të ruhen vendet e punës, kanë amortizuar rënien e aktivitetit ekonomik sikur edhe rënien ekonomike për 4.2 për qind. Pa këto masa, rënia ekonomike në vend do të ishte më e thellë apo 8.7 për qind. Edhe në këtë vit do të kemi sfida, ndërsa nuk do të mungojnë edhe masat në përkrahje të ekonomisë vendore”, ka deklaruar ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut deri më tani kanë ndarë rreth një miliard euro ndihmë për të gjitha kompanitë dhe grupet e qytetarëve në gjendje të rëndë ekonomike.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi pret që pas një jave të ketë lehtësira në punën e kompanive, meqë siç thotë, gjendja epidemiologjike në vend është drejt përmirësimit.

“Vetëm me koronavirusin nuk mund të bëhet asnjë parashikim, por ne mendojmë që nga data 27 prill, të kemi lehtësira të caktuara të masave, të dhënies së lejes për punë të objekteve të gastronomisë dhe të bizneseve tjera, por gjithçka që do të bëjmë do të kemi kujdes, pasi mbi të gjitha është shëndeti i qytetarëve”, ka deklaruar Bytyqi.

Pas datës 27 prill, masat parashikojnë lejimin e punës së objekteve në hapësirat e jashtme si dhe ndalimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва взяла Гран-при премии «Умный город» за цифровизацию горхозяйства


Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Zoomlion продемонстрировала последние достижения на выставке INTERMAT





Путин в России и мире
Москва

Поездам прибавляют ходу // Как может сократиться время пути от Москвы до курортов на Черном море


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



The Beatles

«Если прищуриться, мы похожи на The Beatles» // Евгений Цыганов о своей карьере музыканта



Москва

РБК: в Москве ночью подожгли вертолет на аэродроме Остафьево

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net