Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2020

Raport: SHBA-ja fajëson Rusinë për përhapje të dezinformatave për koronavirusin

0
Raport: SHBA-ja fajëson Rusinë për përhapje të dezinformatave për koronavirusin

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë identifikuar tri faqe në gjuhën angleze që thonë se janë duke u përdorur nga Rusia për të përhapur dezinformata në lidhje me koronavirusin, duke shfrytëzuar luftën e SHBA-së në menaxhimin e pandemisë.

Zyrtarët amerikanë thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press më 28 korrik se këto aktivitete lidhen me shërbimet e inteligjencës ruse, dhe se ata kanë identifikuar dy rusë si përgjegjës për përpjekje për dezinformim, të cilët mbanin poste të larta në njësinë e inteligjencës ushtarake të Rusisë, e njohur si GRU.

AP raportoi se zyrtarët e SHBA-së folën në kushtet anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.

Zyrtarët amerikanë, më parë kanë paralajmëruar për përhapjen e dezinformatave të lidhura me pandeminë, por zyrtarët e cituar nga AP përmendën InfoRos, si agjenci të informacionit që është e regjistruar në Rusi dhe operon në faqet e internetit InfoRos.ru, Infobrics.org dhe OneWorld.press.

Në mes të muajit maj dhe në fillim të muajit korrik këto, ueb-faqe kanë publikuar rreth 150 artikuj në lidhje me pandeminë, përfshirë këtu edhe disa raportime të cilat e vendosin Rusinë në pozitë të mirë dhe pozitive, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pozitë denigruese, bëri të ditur njëri nga zyrtarët. 

Në këto ueb-faqe thuhej se Rusia u kishte dhënë ndihmë të konsiderueshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të luftuar pandeminë dhe kanë zmadhuar deklaratat kineze në lidhje me dyshimet se koronavirusi është një armë biologjike. Artikujt në këtë ueb-faqe gjithashtu kanë nxjerrë në pah trazirat në shumë qytete amerikanë në lidhje me padrejtësitë racore.

Këto gjetje dolën në pah në kohën kur përhapja e dezinformatave është bërë shqetësim në prag të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA në muajin nëntor.

Politikanët amerikanë kanë paralajmëruar disa herë për ndërhyrjet e vazhdueshme të rusëve, të cilat komuniteti i inteligjencës amerikane dhe komitetet e Kongresit kanë ardhur në përfundim se këto ndërhyrje u zhvilluan kryesisht përmes një fushate të fshehtë në mediat sociale në vitin 2016, për të shtyrë përpara kandidaturën e Donald Trump për president të SHBA-së.

Zyrtarët thanë se po flisnin për këto ueb-faqe, në mënyrë që të ngrenë alarmin dhe të ekspozojnë atë për të cilët ata thonë se është një lidhje e qartë në mes të këtyre ueb-faqeve dhe inteligjencës ruse.

Dy individët të cilët kanë mbajtur role udhëheqëse në InfoRos dhe kanë shërbyer më parë në GRU, janë identifikuar si Denis Valeryevich Tyurin dhe Aleksandr Gennadyevich Stranskiy. Njësia GRU ku ata kanë shërbyer, është e specializuar në inteligjencë psikologjike ushtarake dhe të dy personat ende kanë lidhje të ngushta me këtë njësi, raporton AP.

AP tha se u përpoq që të merrte ndonjë koment nga InfoRos, por askush nuk i është përgjigjur emaileve të tyre. InfoRos e përshkruan veten në faqen në saj në Facebook si “Agjenci e Informacionit: Bota Përmes Syve të Rusisë”.

InfoRos dhe One World edhe më herët kanë qenë të kritikuara edhe nga shtetet evropiane. Një raport në muajin e kaluar nga DisinfoLab me bazë në Bruksel, ka zbuluar lidhjet në mes të InfoRos dhe One World me inteligjencën ushtarake ruse.

“InfoRos është duke u zhvilluar në një zonë gri, ku aktivitetet e rregullta të informatave janë të përziera me veprime kontroverse, të cilat mund të jenë shumë të lidhura me operacionet e informacionit të shtetit rus”, thuhet në raport.

Washington Post gjithashtu ka raportuar më parë se InfoRos ishte i lidhur me GRU.

Përgatiti: Donika Alihajdaraj






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о ходе строительства Троицкой линии метро


Спорт в России и мире
Москва

Турнир по бильярдному спорту «Кубок Мэра Москвы» продлится до 18 мая в столице


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Хачанов вышел в третий круг турнира ATP в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве прошла Премия Green Awards 23/24, которая объединила более 250 ведущих компаний и экспертов в ЗОЖ/ЭКО индустрии, инфлюенсеров





Путин в России и мире
Москва

Появились подробности тайной жизни предложенного Путиным министра обороны


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко надеется на восстановление транспортных маршрутов с Израилем




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мечтающего по победе Киева Макаревича* проверят на экстремизм


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Shaman

Shaman встретился с подростком, который заработал на его концерт мытьем машин



Москва

Число получающих поддержку МСП и самозанятых упало на треть

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net