Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2020

Новости за 28.07.2020

Kryeministri i Italisë kërkon vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, kërkoi nga Parlamenti i vendit që të miratojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në tetor. Masa aktuale skadon në fund të këtij muaji. Zgjatja e saj do të bënte që dekretet ekzistuese, të lëshuara për luftimin e koronavirusit, të mbeten në fuqi. Ato i japin më shumë kompetenca si shtetit, ashtu edhe qeverisë qendrore, si dhe forcojnë burimet spitalore. “Virusi vazhdon të evoluojë dhe nuk e ka ndryshuar rrjedhën e tij", tha Conte. “Nuk do... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës miraton një varg masash kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës mori vendim të martën mbrëma për disa masa të reja, që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit. Masat kryesisht kanë të bëjnë me kushtet e hyrjes në Kosovë, me kufizimin e lëvizjes në disa komuna, me veshjen e maskave dhe me tubimin e numrit të caktuar të njerëzve. Me vendimin e ri, të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga sëmundja që e shkakton koronavirusi... Читать дальше...

Gjermania, e shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve me koronavirus

Evropaelire.org 

Kreui i agjencisë së shëndetit publik në Gjermani tha se është “shumë i shqetëusar” nga rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë vend. “Jemi në mes të një pandemie me zhvillim të shpejtë”, tha Lothar Wieler, udhëheqeës i Institutit Robert Koch, në një konferencë për media në Berlin. Ai tha se gjermanët janë bërë “të pakujdesshëm” dhe bëri thirrje për veshjen e maskave dhe respekimin e distancës fizike. Gjatë javës së kaluar, Gjermania ka regjistruar 3,611 raste të reja me koronavirus. Читать дальше...



Industria globale e turizmit humbi 320 miliardë dollarë

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit i kushtoi industrisë globale të turizmit 320 miliardë dollarë humbje, në periudhën janar-maj të vitit 2020, bëri të ditur Organizata Botërore e Turizmit, që funksionon pranë Kombeve të Bashkuara. Në një raport të publikuar të martën, organizata tha se kjo humbje është tri herë më e madhe se ajo nga kriza globale financiare e vitit 2009. Numrat e turistëve kanë rënë gjithashtu për 300 milionë gjatë kësaj periudhe, apo për 56 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet në raport. Читать дальше...

Presidenti bjellorus thotë se e ka kaluar koronavirusin

Evropaelire.org 

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, tha se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, porse nuk ka pasur simptoma dhe se e ka kaluar pa pasur nevojë të shtrohet në spital. Lukashenka, 65 vjeç, i bëri komentet të martën para trupave të Ministrisë së Brendshme në Minsk. “Kërkoj falje për zërin tim. Duhet të flas më ngadalë. Por, çuditërisht, ju tani po takoni një person që ka arritur ta tejkalojë koronavirusin në këmbë. Kjo është ajo që konstatuan mjekët dje. Unë isha asimptomatik", tha Lukashenka. Читать дальше...

Zhbllokohen llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës

Evropaelire.org 

Llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës u zhbllokuan, njoftoi të martën ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.  Përmes një postimi në Facebook, Kuçi paralajmëroi se rikthimi i tyre në normalitet do të ndodhë nesër. "Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës. Nga nesër llogaritë do t'i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me performancë të lartë", shkroi Kuçi, duke mos dhënë detaje të tjera. Читать дальше...

Donald Trump i Riu ndëshkohet nga Twitter

Evropaelire.org 

Twitter ia ndaloi djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë. Ndëshkimi vjen pasi Donald Trump i Riu bëri një postim me një video, ku diskutohej për përfitimet e hidroksiklorinës. Disa, përfshirë presidentin Trump, kanë sugjeruar se ky medikament funksionon si masë parandaluese kundër koronavirusit, pavarësisht studimeve mjekësore që e tregojnë të kundërtën. Twitter tha se postimi i Donald Trumpit të Ri ka shkelur rregullat e informimit për koronavirus. Читать дальше...

Hoti, QUINT-it: Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsëriti të martën se dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me “njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve”. Në një njoftim për media të Qeverisë së Kosovës thuhet se Hoti i bëri këto komente në një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. Vendet e Quint-it përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë. Në takim... Читать дальше...



Johnson: Ka shenja të “valës së dytë” të pandemisë në Evropë

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të futur në karantinë udhëtarët që vijnë nga Spanja, duke thënë se “ka shenja të valës së dytë të koronavirusit” në disa pjesë të Evropës. "Ajo që duhet të bëjmë, është të ndërmarrim veprime të shpejta, kur mendojmë se rreziqet kanë filluar të rriten sërish", tha Johsnon. Ai shtoi se individët duhet të vendosin vetë nëse duan të rrezikojnë dhe të shkojnë jashtë vendit në rrethanat aktuale. ”Le të jemi plotësisht të qartë për atë që po ndodh në Evropë... Читать дальше...

Anesteziologët ikin nga QKUK-ja

Evropaelire.org 

Tre anesteziologë e kanë lëshuar punën të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv. Ai tha se rritja e numrit të të sëmurëve me COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi), e ka vështirësuar punën brenda klinikave ku po trajtohen këta pacientë. “Anesteziologë nuk kemi mjaftueshëm, vetëm nëse të gjitha shërbimet mbyllen, pra nuk punohen operacionet e tumoreve e sëmundjeve tjera urgjente... Читать дальше...

Mbi 400 pacientë me koronavirus, të shtrirë në QKUK dhe spitale

Evropaelire.org 

Mbi 400 pacientë, të infektuar me koronavirus, janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se, në total, numri i të hospitalizuarve është 608, por prej tyre 414 pacientë janë të infektuar me koronavirus. Njëzetekatër nga ta janë vënë në respiratorë, ndërsa 23 në makinat e frymëmarrjes, të njohura si CPAP. Kosova ka gjithsej 700 shtretër në QKUK dhe në spitalet rajonale. Читать дальше...

Kosovë: Shtatë viktima nga koronavirusi dhe 239 raste të reja

Evropaelire.org 

Edhe 239 raste me koronavirus dhe shtatë viktima u konfirmuan të martën në Kosovë, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Në njoftimin dërguar mediave thuhet se rastet e reja rezultuan nga testimi i 401 mostrave. Në njoftim, numri total i viktimave është 192, ndërsa një ditë më herët ka qenë 185. IKSHPK-ja po ashtu tha se të martën janë shëruar 102 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi shkon në 4,129. Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars. Читать дальше...

Trefishohet numri i kërcënimeve ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut është rritur për trefish numri i kërcënimeve që kanë marrë gazetarët përmes rrjeteve sociale, duke mos përjashtuar as edhe rastet e sulmeve fizike, teksa shoqatat e gazetarëve kërkojnë ndryshime ligjore, në mënyrë që këto raste të ndiqen penalisht. Shoqata e Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, thotë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 12 raste të sulmeve ndaj gazetarëve. Sindikata e Pavarur e Gazetarëve, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë... Читать дальше...

Koreja Veriore ashpërson masat mbrojtëse kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka njoftuar më 28 korrik se do të marrë masa më të ashpra kundër koronavirusit të ri, duke përfshirë izolimin e qytetit kufitar Kaesong, me qëllim të luftimit të atij që mund të jetë rasti i parë i konfirmuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi në këtë shtet. Agjencia e lajmeve, KCNA, ka thënë se masat e rrepta të karantinës dhe kontrollet në disa distrikte veçse kanë nisur, ndërkohë që janë duke u siguruar testet, veshjet mbrojtëse dhe pajisjet mjekësore. Lideri verikorean... Читать дальше...

Uria e lidhur me koronavirusin "po çon në vdekjen e 10,000 fëmijëve në muaj"

Evropaelire.org 

Periudha e korrje-shirjeve po afrohet për fëmijët e Burkina Fasos. Mirëpo në këtë kohë, pritja e gjatë është duke sjellur urinë më të madhe që është përjetuar ndonjëherë. Kjo uri ka prekur edhe Haboue Solange Boue, foshnje, e cila muajin e kaluar ka humbur 2.5 kilogramë nga 5.5 sa ka pasur në total. Teksa tregjet janë mbyllur për shkak të pandemisë me koronavirus, familja e saj ka shitur më pak pemë dhe perime. Nëna e saj është tejet e kequshqyer për t’u kujdesur për të. “Foshnja ime”, dëgjohet duke thënë Danssanin Lanizou... Читать дальше...

Gjermania paralajmëron kundër udhëtimit në disa pjesë të Spanjës

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar kundër vizitave të panevojshme në tri rajone të Spanjës. Në deklaratë janë përmendur, Aragon, Katalonja dhe Navarra, për shkak të siç është thënë “numrit të madh të të infektuarve dhe izolimeve lokale”. Këto rajone janë përballur së fundmi me rritje të numrit të të prekurve me koronavirus, mirëpo autoritetet spanjolle kanë insistuar se virusi është nën kontroll në shumicën e territorit. Kjo deklaratë vjen pasi Instituti gjerman, Robert Koch... Читать дальше...

Prishtina për njohje, Beogradi për kompromis

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia për arsye të ndryshme ende nuk kanë vullnet të fuqishëm politik për të arritur një marrëveshje përfundimtare, ndërkohë që procesi i dialogut vazhdon vetëm për shkak të shtysës nga faktorët ndërkombëtarë, thotë drejtori i Grupit të Ballkanit për Politika, Naim Rashiti. Në anën tjetër, Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, vlerëson se Brukseli zyrtar është tërësisht i papërgatitur për vazhdimit e dialogut. Kosova dhe Serbia i janë rikthyer dialogut në Bruksel... Читать дальше...

Hoti: Në rast nevoje do të përdoret spitali ushtarak i FSK-së

Evropaelire.org 

Kosova po punon që të integrojë kapacitetet shëndetësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të përballuar situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Kështu tha në një konferencë për media kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili të martën vizitoi spitalin e FSK-së. “Bashkë me ministrin e Shëndetësisë (Armend Zemaj), inspektuam spitalin ushtarak, për të parë kapacitetet që FSK do t’i vë në dispozicion të Qendrës Spitalore, në rast se do të kemi nevojë që t’i përdorim edhe këto kapacitete. Читать дальше...

Të enjten pritet takimi i radhës Hyseni-Gjuriq

Evropaelire.org 

Ekipet e ekspertëve, në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, do të takohen gjatë kësaj jave. Sipas burimeve brenda Bashkimit Evropian, takimi pritet të zhvillohet të enjten dhe aty do të bisedohet për temat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik. Ky do të jetë takimi i dytë në nivel ekspertësh, pasi më 23 korrik, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, u takuan në Bruksel dhe biseduan për çështjen e të pagjeturve dhe të zhvendosurve. Kosova në dialogun në nivelin e ekspertëve përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialog... Читать дальше...

Shumë vaksina në testim, çfarë po ndodh me to?

Evropaelire.org 

Numri i rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ka arritur nivel rekord në gati 40 vende. Një ilaç që merret përmes inhalimit po tregohet premtues në parandalimin e sëmundjes. Kryqi i Kuq ka paralajmëruar për një valë të re të migracionit, të shkaktuar si pasojë e krizës ekonomike nga koronavirusi. (Përgatitën: Donikë Alihajdaraj, Bujar Tërstena)

Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Арина Соболенко призналась в том, что не любит женский теннис


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Юрий Лоза

«Это теперь не россияне»: Юрий Лоза прокомментировал намерение Хаматовой вернуться



Москва

Каждый пятый опрошенный россиянин передумал брать кредит из-за возможного увеличения долговой нагрузки в 2024 году

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net