123ru.net
World News in Albanian
Июль
2020

Новости за 07.07.2020

OKB: Në Idlib të Sirisë kanë ndodhur krime lufte

Evropaelire.org 

Sipas një hetimi të Kombeve të Bashkuara, gjatë luftës në Idlib të Sirisë janë kryer krime të luftës dhe krime të mundshme kundër njerëzimit.  Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar mbi Sirinë tha se krimet kanë ndodhur gjatë fushatës së nisur në fund të vitit 2019 nga forcat pro-regjimit sirian, për të rimarrë zonat e fundit të mbetura në vend të mbajtura nga grupet rebele të armatosura. "Forcat e qeverisë siriane dhe aleatët e tyre rusë kanë bombarduar civilët në provincën Idlib pa dallim, ndërsa rebelët torturuan dhe ekzekutuan civilët... Читать дальше...

SHBA-ja edhe zyrtarisht fillon tërheqjen nga OBSH-ja

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka filluar zyrtarisht procedurat e tërheqjes së SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).  Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh financiar i OBSH-së, e cila udhëheq luftën kundër sëmundjeve globale, përfshirë pandeminë e koronavirusit.  Në muajin prill, Trump i ka ndërprerë fondet për OBSH-në, duke njoftuar më pas edhe për planet e tërheqjes së plotë nga organizata. Trump zyrtarisht e ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara... Читать дальше...

Komunat në veri të Kosovës vendosin masa kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Shtabi i Krizës për komunat veriore të Kosovës, ka vendosur që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Gjithashtu gjatë kësaj kohe ndalohet hyrja apo dalja nga katër komunat me shumicë serbe, përveç personave me leje të veçantë.  Katër komunat me shumicë serbe në veri janë: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi.   Vendimi do të vlejë për shtatë ditët e ardhshme.  Sipas anëtarëve të Shtabit të Krizës, kjo masë është vendosur për shkak të rritjes së... Читать дальше...



Mosrishikimi i buxhetit rrezikon falimentimin e bizneseve

Evropaelire.org 

Fatmir Gashi, pronar i një biznesi në fushën e gastronomisë në Prishtinë, nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti për të sanuar humbjet si pasojë e masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.  Të punësuar në këtë lokal ishin 6 persona, por tani të gjithë punëtorët janë pezulluar nga puna dhe i gjithë shërbimi po bëhet vetëm nga pronari i lokalit, pasi që, siç thotë Gashi, nuk po arrin të mbulojë shpenzimet. “Punëtorët shteti i ka subvencionuar me 170 euro për një muaj, por jo për muajin e dytë... Читать дальше...

Eurodeputetët i shkruajnë Macronit dhe Rutte për liberalizimin e vizave me Kosovën

Evropaelire.org 

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën. Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së. “BE-ja është duke u përpjekur që të luaj rolin e një ndërmjetësi të paanshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Читать дальше...

Vuçiq për dialogun: Do të na bëjnë presion për të humbur

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “do të kërkojë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të rëndësishëm politik" në dialogun Prishtinë-Beograd. Të enjten, presidenti serb do të takojë në Paris, homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Gjatë një konference për media në Beograd, Vuçiq tha se vendin e pret një "verë dhe vjeshtë e vështirë" në lidhje me Kosovën. "Askush nuk dëshiron të na japë asgjë, ata do të na bëjnë presion për të humbur. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet", tha Vuçiq. Читать дальше...

Vuçiq paralajmëron kthimin e orës policore

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se që nga data 8 korrik, çdo tubim publik me më shumë se 5 persona do të ndalohet në Beograd. Ai tha se dëshiron që gjatë vikendit të ketë orë policore, por sipas tij, për këtë vendos Shtabi i Krizës. I pyetur nëse ora policore do të vlejë vetëm në Beograd apo në tërë Serbinë, ai tha se personalisht dëshiron që masa të vlejë në të gjithë vendin, por për këtë do të njoftojë Shtabi i Krizës.  Ai tha se situata epidemiologjike me koronavirusin e ri është përkeqësuar. Читать дальше...

Presidenti i Brazilit infektohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është infektuar me koronavirusin e ri. Ai u testua pasi kishte simptoma, përfshirë temperaturë të lartë dhe kollë. Bolsonaro në vazhdimësi ka hedhur poshtë rreziqet nga koronavirusi, duke e quajtur atë "një grip të lehtë". Ai gjithashtu u ka kërkuar autoriteteve qeveritare rajonale të lehtësojnë masat e izolimit, për të cilat ka thënë se e dëmtojnë ekonominë. Bolsonaro gjithashtu e ka hequr rregullën e vendosjes së maskës në fytyrë. Në bazë të të dhënave nga Universiteti John Hopkins... Читать дальше...



Lajçak diskuton me zyrtarët e lartë gjermanë për dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, tha se ka pasur “diskutime të thella” me zyrtarë të lartë gjermanë për dialogun Kosovë-Serbi, i cili pritet të vazhdojë më 12 korrik. Lajçak është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ministrin e Jashtëm, Heiko Maas dhe zyrtarë tjerë të qeverisë gjermane. Të premten pritet të mbahet një samit virtual mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimit e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Читать дальше...

Hoti bisedon me Macronin në prag të rifillimit të dialogut me Serbinë

Evropaelire.org 

Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është thënë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti, në vizitën e tij të parë në Francë si kryeministër, të martën është pritur në Pallatin Elise në Paris nga presidenti francez Emmanuel Macron. Në një komunikatë për medie nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, është thënë se kryeministri Hoti e siguroi presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë... Читать дальше...

SHBA-ja nuk do të heqë dorë nga zgjidhja e rastit të vëllezërve Bytyqi

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga kërkesa ndaj autoriteteve të Serbisë që të zgjidhin rastin e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, si dhe nga drejtësia për ta, ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd. Përmes një komunikate për media, kjo ambasadë, ka thënë se më 8 korrik është përvjetori i 21-të i vrasjes së vëllezërve Bytyqi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit. “Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ka pak përparim drejt hetimit efikas dhe të hollësishëm të vrasjes së këtyre shtetasve amerikanë", thuhet në komunikatë. Читать дальше...

Dy të vdekur nga përplasja e trenave në Çeki

Evropaelire.org 

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy trenave në Republikë e Çekisë. Aksidenti ndodhi afër qytetit Karlovi Vari, rreth 120 kilometra në perëndim të Pragës, pranë kufirit me Gjermaninë, tha zëdhënësi i shërbimeve emergjente, Radek Hes për televizionin çek. Ai refuzoi të njoftojë për më shumë detaje. Televizioni çek fillimisht raportoi për të paktën tre të vdekur dhe rreth 30 të plagosur, duke u thirrur në shërbimet e urgjencës.

Dhuna e militantëve po kërcënon procesin e paqes në Afganistan

Evropaelire.org 

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka paralajmëruar se një rritje e nivelit të dhunës nga ana e militantëve në vend, paraqet kërcënim "serioz" për procesin e paqes me talibanët. Gjatë një konference ndërkombëtare, Ghani tha se niveli aktual i dhunës është më i lartë në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse po bëhen përgatitjet për bisedime paqeje. Në video-konferencë morën pjesë zyrtarë të lartë afganë, si dhe përfaqësues të më shumë se 20 vendeve të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

Turqia ndalon një anije me qindra migrantë

Evropaelire.org 

Rojet bregdetare të Turqisë thanë se kanë ndaluar një anije që transportonte 276 migrantë në Greqi. Një video e publikuar nga media shtetërore turke, tregonte dhjetëra migrantë të vendosur në hapësira pa ajër të mjaftueshëm. Migrantët dhe tetë trafikantë të dyshuar u arrestuan, pak para se anija të fillonte lundrimin nga një port në rajonin perëndimor të Izmirit në Turqi. Migrantët, përfshirë 59 fëmijë dhe 46 gra, janë nga Afganistani, Siria, Bangladeshi dhe Irani, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Читать дальше...

‘Momenti i fundit’ për miratimin e Ligjit për pandeminë

Evropaelire.org 

Në situatën në të cilën po kalon Kosova me rritjen e numrit të vdekjeve dhe infektimeve nga koronavirusi, Projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, është më se i domosdoshëm, thotë Artan Murati, këshilltar ligjor i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Duke folur për këtë iniciativë të kryetares Osmani nga muaji prill, Murati thotë për Radion Evropa e Lirë se ky projektligj erdhi pas dy kërkesave direkte të Gjykata Kushtetuese që kishte kërkuar nga kuvendi që të sigurojë bazë ligjore... Читать дальше...

Edhe 13 viktima nga COVID-19 në Serbi

Evropaelire.org 

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar edhe 13 viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 330.  Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi edhe për 299 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Rezultatet dolën pas testimit të 8.228 personave.  Në spitalet e Serbisë, 110 pacientë janë duke u trajtuar me respitatorë.  Më 3 korrik, Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Beograd dhe rivendosi një sërë... Читать дальше...

SHBA-ja po shqyrton mundësinë e ndalimit të aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara "po shqyrtojnë mundësinë” e ndalimit të aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok, për shkak se ato ndajnë informacionet me qeverinë kineze. Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare, në lidhje me trajtimin e të dhënave të përdoruesve, nga ana e aplikacionit TikTok. Ata kanë thënë se janë të shqetësuar për ligjet kineze, që kërkojnë nga kompanitë vendase "të mbështesin dhe bashkëpunojnë inteligjencën e kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze". Читать дальше...

Premtimet e mëdha ekonomike, të parealizueshme në kohë pandemie

Evropaelire.org 

Fushata elektorale e partive politike në Maqedoninë e Veriut, ka hyrë në javën e fundit para zgjedhjeve më 15 korrik, ndërkohë që përfaqësuesit e tyre në takimet me simpatizantët, edhe pse në tubime të kufizuara dhe me masa mbrojtëse për shkak të pandemisë, kanë ofruar pothuajse gjithçka, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, investime, rritje pagash, pensione për të papunët, ulje taksash e premtime tjera. Por, drejtuesit e tyre fare nuk kanë sqaruar se si mund të realizojnë këto premtime në gjendjen... Читать дальше...


Музыкальные новости
Сергей Шнуров

Кормухина объяснила, почему не считает Шнурова музыкантом





Персональные новости
ЛокоТех

Всероссийский субботник пройдет на территории сервисного локомотивного депо «Москва-Сортировочная» 27 апреля!





OKB: Koronavirusi rrezikon betejën kundër HIV-it

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se koronavirusi po e rrezikon përparimin e disa viteve në luftën kundër virusit HIV. Sipas tyre, HIV mund të çojë në më shumë se gjysmë milioni vdekje, për shkak të ndërprerjes së trajtimeve, të shkaktuar nga izolimet. “Kufizimet e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit kanë penguar luftën kundër infektimit me HIV te gratë, duke kufizuar qasjen e tyre në arsim dhe mbrojtje nga dhuna seksuale”, tha në një studim Programi i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS (UNAIDS). Читать дальше...

Zemaj: Pothuajse çdo viktimë nga COVID-19 ka pasur sëmundje shoqëruese

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, tha se pothuajse çdo person që ka vdekur nga COVID-19 - sëmundja që e shkakton koronavirusi - në Kosovë, ka pasur sëmundje të rënda shoqëruese. Zemaj i bëri këto komente të martën në një konferencë për media në Prishtinë. “Jam interesuar në detaje për sëmundjet shoqëruese. Kam kërkuar çdo detaj nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Janë të gjitha detajet e përfshira në bazë të protokollit. Por, është Ligji për mbrojtjen e të dhënave dhe nuk na lejon t’i shpalosim. Читать дальше...

BE parashikon rënie më të madhe ekonomike nga pandemia

Evropaelire.org 

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian parashikon që ekonomia e bllokut do të tkurret më shumë sesa pritej më parë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila, për disa muaj, ka bllokuar biznese dhe jetën publike. Ekonomia e BE-së do të tkurret për 8.3 për qind këtë vit, përpara se të rritet për 5.8 për qind më 2021, thuhet në parashikimin e Komisionit Evropian, të lëshuar të martën. "Rruga për rikuperim është ende me pasiguri", tha komisionari evropian i Ekonomisë, Paolo Gentiloni, për gazetarët në Bruksel. Читать дальше...

Edhe dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Evropaelire.org 

Në Shqipëri kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 81 numrin e viktimave nga virusi në këtë vend. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, dha më shumë detaje: “Në 24 orët e fundit, dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82-vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë”. Ministria... Читать дальше...

A po kryhen testime për COVID-19 në Graçanicë?

Evropaelire.org 

Përkundër vendimit zyrtar që testimi me metodën PCR për koronavirus në Kosovë mund të bëhet vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kjo për një kohë është bërë edhe në një laborator në Graçanicë, me çmim nga 50 euro. A.R nga Prishtina ka lexuar në rrjetet sociale se testimi bëhet në laboratorin “Human” në Graçanicë, aty ku shumica e popullatës është serbe, pavarësisht asaj se testimi me kërkesë personale nuk lejohet në Kosovë. “E lexova në Facebook, dikush kishte dhënë këtë informacion... Читать дальше...

OBSH arrin në Turkmenistan, vendin që thotë se s’ka koronavirus

Evropaelire.org 

Një mision i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arriti në Turkmenistan, vendin e vetëm në Azinë Qendrore që thotë se nuk ka regjistruar asnjë rast të vetëm me koronavirus. Catherine Smallwood, udhëheqëse e misionit, tha se grupi i saj do të punojë me autoritetet turkmene në aspektet e gatishmërisë dhe përgjigjes ndaj sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Misioni do të qëndrojë në Turkmenistan për 10 ditë. OBSH-ja është përpjekur të dërgojë një mision atje për më shumë se dy muaj... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

RU.TV превращает Русскую Музыкальную Премию в Мюзикл


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вторая ракетка Казахстана опустилась в чемпионской гонке WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Московскую компанию заподозрили в хищении 103 млн рублей при реализации нацпроекта в Орле





Путин в России и мире
Москва

Тема дня: Путин назвал сохранение духовных ценностей условием укрепления суверенитета


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске открывается ВНС: что будет




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Священнику, отпевавшего Навального, запретили носить рясу и крест



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Розенбаум

Розенбаум жестко высмеял женщин, увлекающихся пластикой: “Посмотрите на этих губастых!”



Москва

У стены - куча одежды и волос: ветеран из Ярославля об ужасах концлагеря Майданек и Великой Победе

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net