Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2020

Новости за 30.07.2020

Ekonomia amerikane përjeton tkurrjen më të mprehtë në dekada

Evropaelire.org 

Ekonomia amerikane është tkurrur në normë vjetore prej 32.9 për qind në mesin e muajve prill dhe qershor, teksa Shtetet e Bashkuara janë përballur me izolime dhe masa tjera kufizuese, të nxitura nga përhapja e koronavirusit të ri, raporton BBC. Kjo ka qenë rënia më e madhe prej kur qeveria ka nisur të ketë të dhëna më 1947 dhe tri herë më e madhe sesa rekordi fillestar prej 10 për qind, i vendosur më 1958. Ulja e shpenzimeve në shërbimet siç është kujdesi shëndetësor është thënë të ketë ndikuar në këtë rënie. Читать дальше...

Pompeo: SHBA-ja do të bëjë gjithçka për të ndalur Rrjedhën Veriore 2

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka thënë ligjvënësve amerikanë se Shtetet e Bashkuara synojnë të vendosin sanksione në kompanitë që vazhdojnë t’i ndihmojnë Rusisë në ndërtimin e një gazsjellësi në Evropë. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar se gazsjellësi nuk kërcënon Evropën”, ka thënë Pompeo gjatë një seance në Senat, duke shtuar se: Ne duam që Evropa të ketë burime të sigurta dhe stabile të energjisë, që nuk mund të ndalen edhe nëse dëshiron Rusia. Pompeo i ka... Читать дальше...

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për buxhetin

Evropaelire.org 

Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten projektligjin për rishikim të buxhetit për vitin 2020. Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro. Me rishikimin e buxhetit të vitit 2020 janë mobilizuar mbi 600 milionë euro, prej tyre 232 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave tatimore dhe 385 milionë euro për zbatim të plotë të Pakos... Читать дальше...



Kurban Bajrami ‘në distancë’ me xhamitë 

Evropaelire.org 

Kur 68 ditë më parë, besimtarët myslimanë në Kosovë nuk mundën ta falin Fitër Bajramin në xhami për shkak të përhapjes së koronavirusit, shpresuan që festa e Kurban Bajramit do t’i gjente brenda objekteve fetare.  Por, xhamitë do të jenë të mbyllura për besimtarë edhe këtë të premte.  Myslimanët nuk do të mund të falen në xhami për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria kundër COVID-19, pas rritjes së numrit të vdekjeve dhe të të prekurve.  Vetëm ditën e enjte u raportua për 16 të vdekur. Читать дальше...

Izolimi, gjurmimi dhe testimi masiv - çelësi i suksesit në Vietnam 

Evropaelire.org 

Vietnami është vendi më i populluar në botë që nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi. Mikrobiologu Rogier van Doorn, i cili udhëheq Njësinë për Kërkime Klinike të Universitetit të Oksfordit në Hanoi, thotë se strategji e autoriteteve ka qenë testimi i njerëzve duke u bazuar në rrezikun e infektimit dhe jo në shfaqjen e simptomave. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, van Doorn thotë se izolimi, gjurmimi dhe testimi masiv kanë bërë që ky vend të ketë sukses në luftimin e pandemisë. Читать дальше...

KE nënshkruan marrëveshje për 100 milionë euro kredi me Kosovën

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian ka nënshkruar të enjten memorandum mirëkuptimi me Kosovën për ndarjen e 50 milionë eurove si asistencë makro-financiare, në mënyrë që lehtësohen pasojat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Pjesa e dytë e fondeve të ndara si kredi afatgjate, që po ashtu ka vlerën e 50 milionë dollarëve do të mund të ndahet këtë vit apo të fillim të vitit të ardhshëm. Pjesë e dokumentit të nënshkruar është thënë se janë masat për forcim të stabilitetit financiar, adresimi i papunësisë së të rinjve... Читать дальше...

Institucionet, cak i sulmeve kibernetike në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Shumë institucione të Maqedonisë së Veriut së fundmi janë bërë cak të sulmeve kibernetike. Ndërkohë që akoma nuk ka asnjë informacion zyrtar se kush qëndron pas këtyre sulmeve, ekspertët thonë se është koha e fundit për instalimin e një sistemi të sofistikuar mbrojtës në sistemin e teknologjisë informative. Së fundmi në shënjestër të sulmeve kibernetike ka qenë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, ndërkohë që vetëm para më pak se dy jave ishte sulmuar softueri i Komisionit Shtetëror të... Читать дальше...

Sanksionet e BE-së kundër sulmuesve kibernetikë prekin edhe Rusinë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka miratuar sanksionet e para ndonjëherë kundër disa sulmuesve kibernetikë, duke shënjestruar kështu katër shtetas rusë dhe një njësi të agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU). Në listën e sanksioneve të bllokut evropian përfshihen edhe dy subjekte me bazë në Kinë dhe Korenë Veriore si dhe dy shtetas kinezë. Masa kufizuese do të merren kundër gjashtë individëve dhe tri subjekteve “përgjegjëse për apo të përfshira në disa sulme kibernetike”, duke përfshirë përpjekjet... Читать дальше...



Presidenti i FIFA-s përballet me procedura ligjore

Evropaelire.org 

Prokurorët zviceranë kanë nisur procedura penale kundër presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, për shkak të takimeve të tij sekrete me prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës. Takimet në mes të shtetasit zviceran, Infantino dhe Prokurorit, Michael Lauber, janë realizuar më 2016 dhe 2017, teksa prokurorët zviceranë kanë qenë duke kërkuar për vepra korrupsioni në FIFA, përfshirë mënyrën sesi Rusia dhe Katari kanë fituar të drejtën për të qenë nikoqire të organizimeve... Читать дальше...

NASA nis mision në kërkim të jetës në Mars

Evropaelire.org 

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, ka nisur të enjten një mision në Mars, përmes së cilit do të dërgojë një pajisje në këtë planet për të kërkuar nëse ka ndonjë fosil eventual. Ky mision mëton të dërgojë në Mars pajisjen e pestë për kërkime bashkë me një dron, njëherësh i pari i dërguar në një tjetër planet. Anija kozmike amerikane është nisur në Florida. Nëse gjithçka shkon sipas planit, pajisja e ashtuquajtur Perseverance (Këmbëngulja) do të arrijë në Planetin e Kuq më 18 shkurt të vitit 2021. Читать дальше...

Në Bruksel, për të zhvendosurit dhe bashkëpunimin rajonal

Evropaelire.org 

Bisedimet në nivel ekspertësh të enjten në Bruksel kanë zgjatur shtatë orë, dhe sipas protagonistëve, ato ishin "të vështira". Megjithatë, ata fundin e këtyre bisedimeve e shohin ndryshe.  Ky ishte takimi i dytë brenda një jave, në nivel ekspertësh, mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për këtë proces, Mirosllav Lajcak. Kosova në këtë dialog është përfaqësuar nga Skender Hyseni, derisa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Читать дальше...

Trump bën thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Trump përmendi mashtrimet e mundshme me postë elektronike, edhe pse nuk solli prova. “Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?”, shkroi Trump në Twitter. Sfiduesi... Читать дальше...

Kosovë: 16 të vdekur, 258 të infektuar me koronavirus në 24 orë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar të enjten për 16 persona të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, duke e çuar numrin total të tyre në 212. Kjo njëherësh është shifra më e lartë e raportuar e viktimave të lidhura me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi në 24 orë në territorin e Kosovës. Ky Institut ka njoftuar edhe për 258 raste të reja të të infektuarve pas marrjes së 480 mostrave, si dhe për 196 pacientë të shëruar brenda një dite. Prej raportimit... Читать дальше...

Kosova me tre skenarë për fillimin e vitit të ri shkollor

Evropaelire.org 

Mësimi në distancë, mësimi nga platforma të ndryshme, por edhe mësimi i kombinuar, janë disa nga skenarët që Ministria e Arsimit i ka përgatitur me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje adekuate për fillimin e vitit të ri shkollor në muajin shtator. Siç thonë zyrtarë të kësaj ministrie, procesi mësimor do të vazhdojë bazuar në rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga sëmundja COVID-19.  Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë... Читать дальше...

AI: Fëmijët Jazidi, që i mbijetuan IS-it, përballen me probleme të rënda

Evropaelire.org 

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se fëmijët e pakicës fetare dhe etnike Jazidi, që i kanë mbijetuar robërisë brutale nga grupi militant Shteti Islamik (IS) në Irak, përballen me probleme të rënda fizike dhe psikike. Shumë fëmijë Jazidi janë vrarë kur Shteti Islamik ka kontrolluar territorin e tyre në vitin 2014. Rreth 2,000 që dihet se kanë mbijetuar, nuk janë duke marrë kujdesin e nevojshëm, thuhet në raportin e Amnesty International. Sipas organizatës, fëmijët... Читать дальше...

Tomash Szunyog emërohet Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë

Evropaelire.org 

Këshilli Evropian emëroi diplomatin çek, Tomash Szunyog, në postin e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së në Kosovë. Mandati i tij do të nisë më 1 shtator dhe do të përfundojë më 31 gusht të vitit të ardhshëm. Szunyog do ta zëvendësojë Natalya Apostolovan, e cila ka mbajur këtë pozitë qysh më 20 korrik të vitit 2016. Përfaqësuesi Special i BE-së promovon një Kosovë që është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e pakicave dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare, thuhet në njoftimin e Këshillit Evropian. Читать дальше...

BE: Marrëveshja Kosovë-Serbi, pas pajtimit për të gjitha çështjet

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian tha se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të arrihet pasi të gjitha palët të pajtohen për të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të bien dakord që normalizimi mund të vazhdojë në formën e marrëveshjes së nënshkruar. Komentet u bënë nga zëdhënësi kryesor i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, të enjten në Bruksel. Ekipet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia janë duke marrë pjesë në një raund bisedimesh sot në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Është ky takimi i dytë i tillë në një javë... Читать дальше...

Vuçiq: Nuk dimë asgjë për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është befasuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se në Bruksel ka nisur të shkruhet marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq tha se askush në Bruksel nuk i mohoi ato pretendime, por vetëm shkrimet e "disa prej gazetave tona që transmetuan deklaratën e Hotit". “Ne nuk dimë asgjë për të. E vetmja gjë që dimë është se ne duam të negociojmë për këto tema që janë vënë në tryezë, por do të kërkojmë që të diskutohet... Читать дальше...

BIK: Kurban Bajrami nuk falet në xhami

Evropaelire.org 

Namazi i Kurban Bajramit nuk do të falet në asnjë xhami të Kosovës, bëri të ditur Bashkësia Islame e Kosovës (BIK). Myftiu Naim Tërnava, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë, tha se për shkak të gjendjes së rënduar si pasojë e koronavirusit, është marrë vendim që Kurban Bajrami të mos falet në xhami. “Bashkësia Islame e Kosovës lajmëron të gjithë besimtarët e Republikës së Kosovës se nesër pezullohet falja e namazit të Bajramit dhe për dhjetë ditë rresht pezullohen faljet, ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Читать дальше...


Музыкальные новости
Пётр Чайковский

В Воткинске 7 мая отметят День рождения Петра Чайковского





Персональные новости
Apple

Apple возобновляет переговоры с OpenAI о внедрении функций ИИ в iPhone





Huawei tejkalon Samsungun me shitje të smartfonëve

Evropaelire.org 

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i smartfonëve në botë, në tremujorin e dytë të vitit. Kompania e kërkimeve Canalys tha se Huawei, i cili përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ka shitur 55.8 milionë pajisje, duke e tejkaluar për herë të parë Samsungun, i cili ka shitur 53.7 milionë. Ky është tremujori i parë në nëntë vjet që një kompani tjetër përveç Samsungut ose gjigantit amerikan, Apple, udhëheq tregun, tha Canalys. Читать дальше...

EUROPOL-i me marrëveshje pune me Kosovën dhe Gjykatën Speciale

Evropaelire.org 

Kosova dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EUROPOL, të hënën (27 korrik), nënshkruan Marrëveshje të Punës, që ka për qëllim luftimin e krimeve të rënda.  “Marrëveshja e Punës prezanton një sistem të sigurt për shkëmbimin e informacionit dhe lidh Kosovën me autoritetet e zbatimit të ligjit të shteteve anëtare të BE-së dhe me vendet dhe organizatat e palëve të treta, të lidhura me EUROPOL-in”, thuhet në një deklaratë të dhënë për Radion Evropa e Lirë nga kjo agjenci.  Nga kjo... Читать дальше...

Në Kongresin amerikan, maskat bëhen të detyrueshme

Evropaelire.org 

Një tjetër anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara doli pozitiv në testin për koronavirus, duke nxitur urdhrin për veshje të detyrueshme të maskës në ndërtesë. Urdhri u lëshua nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Disa orë më vonë, mjeku i Kongresit tha se maska duhet të vendoset brenda zyrave të Kongresit, me disa përjashtime të vogla. Detyrimi hyn në fuqi prej sot. Pelosi, e cila vjen nga Partia Demokratike, tha se mosvënia e maskës është “shkelje serioze” dhe se anëtarët... Читать дальше...

Kalon 150,000 numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara regjistruan 1,267 viktima nga koronavirusi në 24 orë, njoftuan autoritetet shëndetësore të mërkurën vonë. Me këtë shifër, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i viktimave në SHBA kalon 150,000. Numri i vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, ka qenë në rritje në SHBA për tri javë rresht, pasi numri i rasteve të reja pozitive është rritur në shtetet: Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksas. Situata ka bërë që këto shtete dhe të tjera të ngadalësojnë hapat për rihapjen e biznesve... Читать дальше...

Nisin takimet dypalëshe në Bruksel për të zhvendosurit dhe çështjet ekonomike

Evropaelire.org 

Në Bruksel nisi takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian, në kuadër të raundit të sotëm të bisedimeve Kosovë-Serbi, në nivel ekspertësh. Përfaqësuesit evropianë do të zhvillojnë bisedime të ndara edhe me ata të Serbisë, përpara se të mbahet takimi i përbashkët trepalësh. Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Delegacioni i Kosovës kryesohet nga koordinatori shtetëror për dialogun... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Команда Орловской области стала победителем хоккейного турнира среди команд Черноземья


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева установила новый рекорд на турнирах WTA-1000


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве в парке нашли труп мужчины





Путин в России и мире
Москва

Politico: Россия проиграет войну с НАТО, предупреждает Польша (Topmember)


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Басманный суд Москвы арестовал продюсера Reuters Константина Габова за помощь ФБК в подготовке материалов



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Михаил Кутушов

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24



Москва

Акция «День добрых дел» прошла во всех школах Подмосковья

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net