Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2020

Новости за 31.07.2020

Tre të rinj akuzohen për hakim të llogarive të personaliteteve të njohura në Twitter

Evropaelire.org 

Dy adoleshentë dhe një 22-vjeçar janë akuzuar për hakim të llogarive të personaliteteve të njohura në rrjetin social, Twitter, përfshirë atë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, miliarderit, Bill Gates dhe shefit ekzekutiv të kompanisë Tesla, Elon Musk, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë të premten. Mason Sheppard, 19-vjeçar nga Britania është akuzuar për kryerje të sulmit kibernetik, si dhe për krime që lidhen me pastrim të parave, është thënë në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Apeli përmbys vendimin për dënim me vdekje ndaj sulmuesit të Maratonës së Bostonit

Evropaelire.org 

Një Gjykatë federale e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka përmbysur vendimin për dënim me vdekje ndaj Dzhokhar Tsarnaev, që ka kryer sulmin me bombë në Maratonën e Bostonit në prill të vitit 2013. Gjykata ka vendosur më 31 korrik që një gjyqtar të mbajë një gjykim të ri rreth akuzave për të cilat ishte dënuar Tsarnaev. Tsarnaev, me kombësi çeçene dhe amerikan i natyralizuar, ishte dënuar me vdekje më 2015 për kryerje të sulmit bashkë me vëllain e tij. Si pasojë e këtij sulmi patën vdekur tre persona... Читать дальше...

OBSH: Koronavirusi, krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull

Evropaelire.org 

Pandemia me koronavirus është krizë që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do vërehen në dekadat që do të vijnë, ka thënë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai i ka bërë këto komente përgjatë një takimi të Komitetit për Emergjenca të OBSH-së, i cili ka shpallur krizën shëndetësore gjashtë muaj më parë. Pandemia me koronavirus ka lënë të vdekur më shumë se 670,000 persona në gjithë botën, derisa rastet e para të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi... Читать дальше...



Portugali: Dy persona vdesin pas daljes së trenit nga binarët

Evropaelire.org 

Një tren i shpejtë ka dalë nga binarët në zonën portugeze, Koimbra, duke lënë të vdekur dy persona, dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë. Treni ka qenë duke udhëtuar drejt veriut kur është përplasur me një makinë të mirëmbajtjes së hekurudhave në qytetin Soure. Kryetari i qytetit Soure, Mário Jorge, u ka thënë mediave portugeze se përplasja ka ndodhur rreth orës 15:30. Autoriteti kombëtar për operacionet e shpëtimit i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se shërbimet e emergjencës janë në skenën e incidentit. Читать дальше...

BE-ja rezervon 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka njoftuar të premten se ka arritur marrëveshje me gjigantin farmaceutik francez, Sanofi për 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus. Komisioni Evropian, që ka negociuar këtë marrëveshje, ka thënë se do t’iu lejojë 27 vendeve anëtare që të blejnë vaksinën kur të vërtetohet se është e sigurt dhe efektive. Ky njoftim ka ardhur në ditën e njëjtë kur qeveria amerikane ka thënë se do t’iu ofrojë 2.1 miliardë dollarë kompanive Sanofi dhe GSK, për zhvillim të vaksinës për sëmundjen COVID-19... Читать дальше...

Eurozona përjeton tkurrje rekorde të ekonomisë

Evropaelire.org 

Eurozona ka përjetuar rënie ekonomike prej 12.1 për qind në periudhën prill-qershor për dallim nga çereku paraprak, teksa izolimi për shkak të koronavirusit ka ndikuar në mbyllje të bizneseve dhe ka penguar shpenzimet e konsumatorëve. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të BE-së, Eurostat, kanë treguar se kjo ka qenë rënia më e madhe prej kur kanë nisur së regjistruari të dhënat më 1995. Spanja, e cila ka qenë ndër shtetet e prekura më së keqi nga pandemia, ka treguar rezultatet më të dobëta në mesin e 19 shteteve të Eurozonës... Читать дальше...

Nacionalizëm edhe për vaksinën ndaj koronavirusit? 

Evropaelire.org 

Bota aktualisht po përjeton një garë fytafyt për vaksinën ndaj koronavirusit të ri.  Kjo gjë përbën shqetësim për agjencitë shëndetësore në botë, të cilat planifikojnë të blejnë me shumicë dhe më pas t’i shpërndajnë vaksinat në gjithë botën. Prandaj, ato janë duke parë me drojë disa shtete të pasura që kanë vendosur të vazhdojnë si të vetme, duke nënshkruar marrëveshje me kompani farmaceutike, në mënyrë që të sigurojnë miliona doza të vaksinave potenciale për qytetarët e tyre.  Këto marrëveshje ... Читать дальше...

Putin nënshkruan ligjin që mundëson proces zgjedhor disaditor

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kthyer në ligj një projektligj kontravers, i cili mundëson që procesi i votimit të zgjasë deri në tri ditë. Ky ligj është nënshkruar nga presidenti rus më 31 korrik dhe është publikuar më pas në faqen federale qeveritare. Projektligji fillimisht është miratuar nga të dyja dhomat e parlamentit rus përgjatë muajit korrik. Menjëherë pas miratimit të projektligjit nga ana e Këshillit Federal, udhëheqësja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Ella Pamfilova ka njoftuar... Читать дальше...



“Varrosja” e lumenjve në emër të fitimit të energjisë

Evropaelire.org 

Kosova ka shumë pak kapacitete ujore, por po ndërton dhjetëra hidrocentrale. Banorët që jetojnë buzë rrjedhës së lumenjve, shprehen të dëshpëruar për faktin se po u shkatërrohen lumenjtë para syve. Punime intensive janë duke u kryer në hidrocentralet e Shtërpcës, ku pati kundërshtim disavjeçar për shkak të dëmeve që po i shkaktohen natyrës. Derisa shoqëria civile po kërkon ndaljen e punimeve, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, thonë se punimet do të vazhdojnë pasi gjithçka është sipas planit dhe duke i respektuar kriteret ligjore.

Britania shtyn vendimin për heqje të disa masave kufizuese

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka shtyrë planet për lehtësim të disa masave kufizuese, vetëm disa orë para se ato të nisnin së zbatuari, duke thënë se infektimet me koronavirus janë duke shënuar rritje për herë të parë nga muaji maj. Qeveria britanike ka shtyrë planet për hapje të kazinove dhe disa qendra të ngjashme më 3 gusht, derisa planet për kthim të disa tifozëve në stadiume sportive nuk janë konfirmuar ende. Johnson ka thënë në një konferencë për media se të dhënat kanë treguar për 4,900 infektime të reja çdo ditë... Читать дальше...

Hyseni: Të shtunën në Uashington për koordinim të dialogut me Serbinë

Evropaelire.org 

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, tha se të shtunën do të udhëtojë për në Uashington, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe në Shtëpinë e Bardhë  me qëllim të koordinimit rreth procesit të negociatave. SHBA-ja është plotësisht e inkuadruar në këtë proces, tha Hyseni në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Të enjten në Bruksel, ai zhvilloi një raund tjetër bisedimesh me Serbinë, në nivel ekspertësh. Hyseni... Читать дальше...

Kosova regjistron 15 viktima dhe 226 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të premten 226 raste të reja të prekura me koronavirusin e ri, pas marrjes së 459 mostrave. Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 15 pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus, duke e çuar numrin total të viktimave në 226. Nga 8,330 persona të prekur me koronavirus prej regjistrimit të rasteve të para më 13 mars në Kosovë, aktualisht numri i rasteve aktive qëndron në 3,525, derisa i të shëruarve në 4,578. Читать дальше...

Khamenei i refuzon bisedimet me SHBA-në për programin bërthamor

Evropaelire.org 

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e përjashtoi mundësinë e negociatave me Uashingtonin, në lidhje me programin bërthamor dhe raketor të Teheranit. Khamenei e cilësoi SHBA-në si “armikun kryesor të Iranit”. "Sanksionet brutale të Amerikës ndaj Iranit kanë për qëllim shkatërrimin e ekonomisë sonë ... Qëllimi i tyre është të kufizojnë ndikimin tonë në rajon dhe t’i frenojnë aftësitë tona raketore dhe bërthamore", tha Khamenei në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. Читать дальше...

Autoritetet franceze mund ta detyrojnë veshjen e maskës jashtë

Evropaelire.org 

Autoritetet lokale në Francë mund ta detyrojnë veshjen e maskës në hapësirat e jashtme, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran. “Ky vendim mund të merret në nivel lokal, varësisht situatës së epidemisë në secilin rajon”, shkroi Veran në Twitter. Qeveria e Francës tashmë i ka bërë të detyrueshme maskat në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, përfshirë transportin publik dhe dyqanet. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka shpallur “fitoren e parë” ndaj koronavirusit në qershor.

Hong Kongu i shtyn zgjedhjet për një vit, “për shkak të pandemisë”

Evropaelire.org 

Qeveria e Hong Kongut i shtyu zgjedhjet parlamentare të shtatorit për një vit, duke thënë se një gjë e tillë është e nevojshme për shkak të situatës së krijuar me koronavirus. Hong Kongu aktualisht po përjeton rritje të numrit të rasteve me koronavirus, ndërsa të premten raportoi 121 raste të reja. Megjithatë, opozita e akuzoi qeverinë për shfrytëzimin e pandemisë si pretekst, për t’i ndaluar njerëzit që të votojnë. Të enjten, qeveria i ndaloi 12 kandidatë pro demokracisë që të garojnë në zgjedhje. Читать дальше...

Ekonomia e Spanjës zhytet në recesionin më të thellë

Evropaelire.org 

Spanja është zhytur në recesionin më të thellë në historinë e saj moderne, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Statistikat zyrtare bëjnë të ditur se ekonomia e saj është tkurrur për 18.5 për qind në periudhën prill-qershor. Në tremujorin e parë të vitit, ajo po ashtu është tkurrur për 5.2 për qind. Recesioni ndodh pas dy periudhave të njëpasnjëshme të rritjes negative. Spanja ka qenë performuesja më e keqe në Eurozonë, e cila ka pësuar rënie të përgjithshme të bruto prodhimit të brendshëm... Читать дальше...

Trajtimi i pacientëve me doreza të vogla ose të mëdha

Evropaelire.org 

Infermierja Ariana (emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë) kujdeset për reth 30 pacientë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Pacientët janë në oksigjenoterapi. Ariana kujdeset për ta edhe në kohën kur ka mungesë të materialit mbrojtës dhe kur numri i personelit mjekësor, të infektuar me koronavirus, është në rritje. "Janë 31, 32 pacientë dhe për ta, për shembull gjatë një ndërrimi, duhet të kujdesen vetëm dy teknikë ose infermierë. Читать дальше...

Hoti: Përballja me pandeminë “është mision kombëtar”

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i falënderoi qytetarët e Kosovës që në ditën e festës së Kurban Bajramit kanë respektuar masat dhe apelin e Qeverisë së Kosovës që të mos i vizitojnë objektet fetare, në këtë rast xhamitë. “Unë sot i falëndëroj të gjithë qytetarët që po i respektojnë masat për këtë ditë feste. Duket që apeli që kemi bërë si qeveri, bashkë me të gjitha institucionet dhe aktorët tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, ka dhënë efekt. Shpresoj që kjo të vazhdojë dhe... Читать дальше...

Vietnami raporton viktimën e parë nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Media shtetërore në Vietnam konfirmoi se një pacient i infektuar me koronavirus, ka vdekur. Kjo është viktima e parë e raportuar në këtë vend me 97 milionë banorë. Vietnami ka pasur sukses në menaxhimin e situatës me koronavirus, pasi ka mbyllur kufijtë dhe ka aplikuar një strategji të karantinës dhe testimit masiv. Ky vend ka regjistruar vetëm pak qindra raste në mars dhe prill dhe ka kaluar gati 100 ditë pa asnjë rast të ri, edhe pse ka kufi të gjatë me Kinën, vendin e origjinës së koronavirusit. Читать дальше...

Bajrami në Maqedoninë e Veriut falet me numër të vogël besimtarësh

Evropaelire.org 

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu, nuk u është bashkëngjitur besimtarëve myslimanë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Në funksion të respektimit të rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, falja e namazit të Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut është bërë me një numër të vogël të besimtarëve brenda në xhami, të cilat janë dezinfektuar paraprakisht, por besimtarët i kanë shfrytëzuar kryesisht ambientet e hapura... Читать дальше...

SHBA kërkon zgjedhje të lira në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Bjellorusisë që zgjedhjet e ardhshme presidenciale t’i zhvillojnë në një mënyrë të lirë dhe të ndershme, ndërsa shprehën zhgënjimin e tyre për mungesën e vëzhguesve perëndimorë në votim. Bjellorusia, e cila do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, nuk e ka ftuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që t’i vëzhgojë ato. “Na vjen shumë keq që OSBE-ja nuk do të ketë mundësi t’i vëzhgojë këto zgjedhje”, tha George Kent, zëvendës i ndihmësit të... Читать дальше...

Sulm vdekjeprurës në Afganistan, natën e Bajramit

Evropaelire.org 

Së paku 17 njerëz u vranë nga shpërthimi i makinës-bombë në provincën Logar të Afganistanit. Shpërthimi ndodhi para se të niste armëpushimi i shpallur nga talibanët për festën e Bajramit. Talibanët e mohuan përgjegjësinë për sulmin, ndërsa grupi militant Shteti Islamik nuk lëshoi ndonjë deklaratë. Sulmi besohet se u krye nga një sulmues vetëvrasës, tha zëdhënësi i guvernatorit të provincës Logar, Dedar Lavang. Sulmi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit, ndërsa përreth kishte njerëz që bënin pazare për Bajram. Читать дальше...

Republikanët, kundër shtyrjes së zgjedhjeve në SHBA

Evropaelire.org 

Disa republikanë amerikanë kanë kundërshtuar sugjerimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump se zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor duhet të shtyhen, pas shqetësimeve për mashtrime. Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell si dhe lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, kanë hedhur poshtë këtë ide. “Kurrë në historinë e këtij shteti, nëpër luftëra, depresione dhe luftë civile, nuk jemi përballur me mosmbajtje të zgjedhjeve me kohë. Ne do ta gjejmë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Шествие трубачей и уроки танцев: что ждет посетителей парков Москвы в майские праздники


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Huawei представила IDS на 26-м Всемирном энергетическом конгрессе





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



НОПРИЗ

Уральские проекты победили в Международном профессиональном конкурсе НОПРИЗ на лучший проект – 2023



Москва

Музей Победы запустил масштабный проект семейного отдыха

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net