Biznesi në prag të falimentimit
Pas tre vjetësh të hapjes, restoranti ‘Sonder’ i udhëhequr nga Agnesa Geca, po rrezikon që të falimentojë si pasojë e pandemisë së koronavirusit. “Tani ka qenë periudha kur ne është dashur të vjelim të mirat e biznesit edhe tash, për shkak të pandemisë, gjithçka është kthyer mbrapsht”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. Të punësuar në këtë lokal ishin 19 persona. Katër persona janë larguar nga puna, e të tjerët punojnë me orar të shkurtuar, pasi siç thotë Agnesa, e ka të pamundur që t’i sigurojë pagat e plota për të gjithë. Читать дальше...