Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2020

Новости за 21.07.2020

Pompeo: SHBA-ja synon krijimin e një koalicioni global kundër Kinës

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni po synon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës. Ai e akuzoi Pekinin se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit për të çuar më tej interesat e veta. Pompeo i bëri deklaratat më 21 korrik në Londër pas takimit me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe Sekretarin e Jashtëm Dominic Raab. Tensionet midis Perëndimit dhe Kinës janë rritur për shkak të mungesën së transparencës nga ana e Pekinit në lidhje me shpërthimin e pandemisë... Читать дальше...

SHSKUK: Po trajtohen 541 pacientë, 291 të konfirmuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme rajonale po trajtohen 541 pacientë, prej të cilëve 291 janë raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 250 ende janë të pritje të konfirmimit. Në njoftim theksohet se në trajtim me respiratorë janë 16 raste ndërsa me oksigjenoterapi 295 pacientë. Më herët Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 5 pacientë nga sëmundja COVID-19... Читать дальше...

Brenda një dite, pasuria e Jeff Bezos shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh

Evropaelire.org 

Brenda një dite, pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh. Kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij regjistroi ngritje 7.9 përqind, raporton revista Bloomberg. Kjo është rritja më e madhe e pasurisë brenda një dite, që nga viti 2012, kur kjo revistë filloi të raportojë për shifrat e pasurisë së miliarderëve. Bezos, 56 vjeç, është njeriu më i pasur në botë me 189 miliardë dollarë. Që nga fillimi i këtij viti pasuria e tij është shtuar për 74 miliardë dollarë... Читать дальше...



ARKEP: Telekomi i Serbisë nuk mund ta blejë IPKO-n

Evropaelire.org 

Operatori i telefonisë mobile IPKO, nuk mund t’i shitet Telekomit të Serbisë -  (Telekom Srbija), dhe po ashtu nuk mund të bëhet as bartja e të drejtës dhe detyrimeve, pa pëlqimin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), thotë anëtari i bordit të këtij autoriteti, Shqiprim Pula.  Ndërkohë, ai shton se deri më tani nuk kanë asgjë zyrtare sa i përket blerjes së kompanisë IPKO nga Telekomi i Serbisë.  Gjatë një raportimi para Komisionit parlamentar për Ekonomi... Читать дальше...

SHBA: Dy hakerë kinezë akuzohen se shënjestruan hulumtimet për COVID-19

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar dy hakerë kinezë se kanë shënjestruar kompani të ndryshme, në gjithë botën, të cilat po hulumtonin zbulimin e një vaksine kundër COVID-19. Aktakuza, e njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë më 21 korrik, gjithashtu akuzon hakerat se kishin në shënjestër organizata joqeveritare, disidentë  dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Njoftimi për aktakuzën ndodhë në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me kryeministrin britanik... Читать дальше...

Qeveria britanike kritikohet për dështim në hetimin e ndërhyrjes ruse

Evropaelire.org 

Një komision parlamentar britanik kritikoi qeverinë për dështim në hetimin e ndërhyrjes ruse gjatë referendumit të vitit 2016, pavarësisht informacioneve"të besueshme" që tregonin se Moska, dy vjet më parë, kishte provuar të përzihej në referendumin për pavarësinë e Skocisë. Britania ka dalë nga Bashkimi Evropian më 31 janar, pas një referendumi për Brexit të mbajtur më 2016. Në një raport të publikuar më 21 korrik, komiteti i inteligjencës dhe sigurisë (ISC) bëri thirrje për një "vlerësim të... Читать дальше...

Thaçi mbështet emërimin e Skender Hysenit si koordinator për dialogun

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur emërimin e Skender Hysenit si koordinator shtetëror për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike. Jam i bindur se me angazhimin dhe përpjekjet e tij, z. Hyseni do të arrijë ta ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në të mirë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi në rrjeton social Facebook. Читать дальше...

Hakerët rusë, në gjueti për "recetën" e vaksinës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Gjashtë vjet më parë, u raportua se agjentët e inteligjencës holandeze depërtuan brenda një grupi hakerë​sh, që po ushtronin aktivitetin e tyre në një zyre jo larg Kremlinit. Sipas gazetës holandeze de Volkskrant, agjentët holandezë hakuan një kamerë sigurie që monitoronte njerëzit që hynin në atë ndërtesë në Moskë. Raportohet se ata gjithashtu kryen monitorime në vitin 2016 derisa hakerat rusë u futën në serverët e Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara. Hakerët u identifikuan me emrin APT-29 ose The Dukes... Читать дальше...



Austria e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve

Evropaelire.org 

Qeveria e Austrisë tha se do të rivendosë masën e mbajtjes së maskës brenda dyqaneve dhe në disa vende të tjera, pasi autoritetet e vendit janë shqetësuar  me rritjen e rasteve të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se veshja e maskave do të bëhet e detyrueshme që nga e premtja. "Ne jemi duke parë një rritje të numrave të të infektuarve në Austri ", u tha Kurz gazetarëve. Në këtë vend të Bashkimit Evropian aktualisht është e detyrueshme mbajtja e maskës në transport publik dhe barnatore. Читать дальше...

Sa është kostoja e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia?

Evropaelire.org 

Ehat Murtezajt nga qyteti i Skenderajt, në vitin 1999, forcat serbe i kanë vrarë tre anëtarë të familjes dhe i kanë djegur shtëpinë e banimit. Ehati i cili në atë botë ka qenë 13 vjeç, thotë se nuk mund të llogaritet dëmi i shkaktuar, pasi nuk ka mjete financiare që mund të shpaguajnë krimin e ndodhur. “Në maj të vitit 1999, forcat serbe kanë vrarë gjyshin, gjyshen dhe motrën 21 vjeçare, që ishte studente në Universitetin e Prishtinës. Shtëpinë tonë e kanë gjuajtur 23 herë më predha dhe shtëpia ka marrë flakë”, thotë Murtezaj. Читать дальше...

Erdogan shtyn përpara planet për të vënë nën kontroll mediat sociale

Evropaelire.org 

Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyp Erdogan, ka përgatitur një projektligj, përmes së cilit do t'i mundësohej qeverisë të shtrëngojë kontrollin e saj në mediat sociale, tha një zyrtar turk, raporton Reuters. Projektligji pritet të shqyrtohen nga parlamenti gjatë javës së ardhshme.  Opozita ka frikë se legjislacioni do të çojë në censurë më të madhe në vend. Pse u përgatitën projektligjet?  Më fillim të këtij muaji presidenti, Recep Tayyip Erdogan, u zotua se do të vë nën kontroll mediat sociale... Читать дальше...

Koordinatori për dialog, “pa mandat” për të negociuar në emër të Kosovës

Evropaelire.org 

Koordinatori për dialogun me Serbinë, të cilin e ka emëruar Qeveria e Kosovës të martën, nuk mund të jetë i efektshëm pa një legjitimitet nga i gjithë spektrit politik në vend dhe për më shumë, ai nuk ka mandat që te negociojë në emër të shtetit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Reagimet e tyre vijnë pas emërimit të Skender Hysenit në pozitën e koordinatorit për dialogun me Serbinë nga Qeveria e Kosovës. Njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa... Читать дальше...

Kundërshtohet mbyllja e bizneseve si pasojë e pandemisë në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Vala e dytë e koronavirusit e cila pritet në vjeshtë, sipas autoriteteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe paralajmërimeve të kreut të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në asnjë mënyrë nuk duhet të fus në karantinë bizneset si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por duhet insistuar në respektimin e masave mbrojtëse dhe funksionimin në bazë të realitetit të ri të krijuar, theksojnë ekspertët e ekonomisë. Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore... Читать дальше...

Pas dy muajve, Maqedonia e Veriut me asnjë viktimë nga COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të martën nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi i ri. Që nga muaji mars, kjo është hera e parë që brenda periudhës 24 orëshe ky vend të mos shënojë viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.  Të hënën ishin regjistruar dhjetë të vdekur, ndërsa numri më i madh prej 15 të vdekurve ishte regjistruar më 2 korrik. Në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i të vdekurve është 432. Sa i përket të infektuarve, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë... Читать дальше...

Skender Hyseni emërohet koordinator për dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar Skender Hysenin në postin e koordinatorit shtetëror në dialogun me Serbinë. "Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog", thuhet në njoftimin e qeverisë. Читать дальше...

Kosovë: Pesë të vdekur dhe 168 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 5 pacientë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 144. Një ditë më herët ishte raportuar për 139 vdekje. Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga 415 mostra të testuara, 168 kanë dalë pozitive në koronavirus. Kjo shifër e rrit numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 6.045. Komuna e Prishtinës vazhdon ta ketë numrin më të lartë të të infektuarve. Читать дальше...

Qeveria e Bullgarisë i mbijeton mocionit të mosbesimit

Evropaelire.org 

Qeveria e qendrës së djathtë në Bullgari i mbijetoi votës së mosbesimit, të iniciuar nga socialistët opozitarë, të cilët e akuzojnë për dështim në luftimin e korrupsionin endemik. Votimi i së martës ishte mocioni i pestë i mosbesimit kundër qeverisë së koalicionit, qëkur ajo ka marrë detyrën në vitin 2017. Mijëra bullgarë kanë protestuar për gati dy javë kundër kabinetit të kryeministrit Boyko Borisov dhe kryeprokurorit Ivan Geshev. Disa qindra protestues u mblodhën jashtë parlamentit edhe para votimit të sotëm... Читать дальше...

Partnerët e koalicionit, kundër dialogut teknik me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se e ka njoftuar sot forumin e partive politike për ecurinë e deritanishme të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Hoti zhvilloi javën e kaluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ka qenë ky takimi i parë i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të të dyja vendeve qysh në fund të vitit 2018. Ftesës së sotme të Hotit iu përgjigjën përfaqësues të partive qeverisëse, por jo edhe ata të opozitës... Читать дальше...

Qindra mjekë kërkojnë dorëheqjen e Shtabit të Krizës në Serbi

Evropaelire.org 

Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi, të mbledhur rreth nismës “Të bashkuar kundër COVID-19”, i shkroi letër të hapur Qeverisë së Serbisë, për t’u distancuar nga Shtabi i Krizës dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se Serbia ndodhet në një “katastrofë shëndetësore publike". Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen “Të bashkuar kundër COVID-19”, mjekët që nënshkruan letrën, kërkuan që të formohet një shtab i ri i krizës, të hetohen pretendimet për fshehjen e të dhënave, si... Читать дальше...


Музыкальные новости
Анастасия Волочкова

«Это будет для вас сюрприз и фурор!»: Анастасия Волочкова взяла с собой на Мальдивы свадебное платье





Персональные новости
Казахстан

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай





Një vaksinë jep shenja premtuese, kur do të jetë gati?

Evropaelire.org 

Testimet në Universitetin e Oksfordit për vaksinën kundër koronavirusit kanë dhënë rezultate premtuese. Por, rastet e reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, kanë arritur nivel rekord në mbarë botën. Studiuesit kanë identifikuar gjashtë grupe të simptomave të ndryshme të sëmundjes.

Trump rikthen konferencat për koronavirusin

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi se SHBA-ja është duke përjetuar një “hov të madh” të rasteve me koronavirus. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuareve në SHBA ka arritur në mbi 3.8 milionë, ndërsa i viktimave në gati 141,000. Trump tha se do t’i rikthejë konferencat e përditshme për media të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë “për t’i dhënë informacione publikut”, nisur nga sot. Ai po ashtu duket se ndryshoi qëndrimin ndaj veshjes së maskës, të cilën ka refuzuar ta miratojë si masë. Читать дальше...

Kina paralajmëron pasoja për Britaninë, për shkak të “ndërhyrjes” në Hong Kong

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar do të përballet me pasoja, nëse vazhdon “të ndjekë rrugën e gabuar” sa i përket Hong Kongut, paralajmëroi Kina. Të hënën, Mbretëria e Bashkuar pezulloi traktatin e ekstradimit me Hong Kongun, për shkak të një ligj të ri të sigurisë në ish-koloninë e saj, i cili i jep Pekinit më shumë fuqi. Në përgjigje, ambasadori kinez në Londër tha se Mbretëria e Bashkuar "ka ndërhyrë qartazi" në punët e Kinës. "Kina asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Читать дальше...

A janë disa grupe gjaku më rezistente ndaj koronavirusit?

Evropaelire.org 

Duket se koronavirusi i ri SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen COVID-19, i godet disa njerëz më rëndë se të tjerët. Për pasojë, disa kanë vetëm simptoma të buta, ndërsa të tjerët duhet të shtrohen në spital, e ndoshta edhe të lidhen me respiratorë dhe ventilatorë. Në përgjithësi, faktorët e rrezikut për simptoma më të rënda nga COVID-19 përfshijnë: moshën, diabetin, sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë, pirjen e duhanit, mbipeshën dhe faktorët gjenetikë. Disa studime, një prej të cilave është... Читать дальше...

Zyrtarët e kompanive farmaceutike dëshmojnë para Kongresit amerikan

Evropaelire.org 

Zyrtarë të ndërmarrjeve kryesore farmaceutike do të dëshmojnë sot para një komiteti të Kongresit amerikan, në lidhje me vaksinat që po zhvillojnë për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Zyrtarët nga AstraZeneca, Johnson & Johnson, Merck & Co., Moderna dhe Pfizer do të dëshmojnë para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë. Pesë kompanitë, së bashku me disa të tjera, janë në garë për të zhvilluar vaksinën kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë... Читать дальше...

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA kalon ndryshimin e ligjit për armët bërthamore

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ndaloi rifillimin e testimit të armëve bërthamore, duke miratuar një ndryshim në ligj. Ndryshimi në Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili ndalon përdorimin e çdo fondi për testimin e armëve bërthamore, u miratua me 227 vota për dhe 179 kundër. Masa duhet të miratohet edhe nga Senati amerikan, përpara se të shkojë te presidenti Donald Trump për nënshkrim. Shtetet e Bashkuara nuk kanë testuar armë bërthamore qysh në vitin 1992, edhe... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Шикарный и практичный стиль Елены Джокович из базовых вещей


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Прокуратура Москвы: тело мужчины нашли в лесопарке в Сокольниках





Путин в России и мире
Москва

Поведение Путина вызвало резонанс, потерянные в 90–е заводы возвращаются РФ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Алла Пугачёва

Гитарист Пугачевой Левшин рассказал о проблемах со здоровьем у певицы



Москва

Ульяновская ёлка прижилась в московском парке

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net