Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2020

BE-ja pret nga Beogradi harmonizim të politikës për çështjen e ujgurëve në Kinë

0
BE-ja pret nga Beogradi harmonizim të politikës për çështjen e ujgurëve në Kinë

“Presim që Serbia të sillet në përputhje me obligimet për harmonizim të politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë me politikën e Bashkimit Evropian”, kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë nga shërbimi për media i Bashkimit Evropian. 

Në këtë mënyrë, Brukseli është përgjigjur ndaj lajmit se Serbia ka mbështetur deklaratën, me të cilën, shkelja e të drejtave të njeriut dhe të pakicave ndaj ujgurëve në krahinën kineze Ksinjiang definohet si “luftë kundër terrorizmit dhe ektremizmit”.

Me mbështetjen e kësaj deklarate, Serbia është gjetur në anën e kundërt të shteteve evropiane dhe të botës, të cilat, në mënyrën më të ashpër, e dënojnë fushatën kineze të represionit mbi pakicën myslimane të ujgurëve, para së gjithash dëbimet masive të këtyre njerëzve në të ashtuquajturat “kampe për riedukim politik”. 

Nga Qeveria e Serbisë dhe Ministria e saj e Punëve të Jashtme, Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje në pyetjen se kush dhe për çfarë arsyeje ka sjellë vendimin që Serbia ta mbështesë deklaratën.

Në faqen zyrtare të internetit të kësaj ministrie dhe as në atë të misionit të Serbisë pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë nuk është publikuar që Beogradi ka nënshkruar deklaratën. 

“Serbia udhëheq politikë të vazhdimësisë ndaj Republikës Popullore të Kinës, duke respektuar integritetin e saj territorial, ndërkaq, çështjet e brendshme Kina duhet t’i zgjidhë pa presionin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Verolub Arsiq, zyrtar i Partisë Përparimtare Serbe, parti kjo në pushtet, si dhe anëtar i Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kinën në Kuvendin e Serbisë. 

Duke komentuar lidhur me atë se pse është ky veprim i Beogradit në shpërputhje me politikën e BE-së, në të cilën Serbia synon anëtarësimin, Arsiq ka thënë se për këtë mund të flitet “kur Serbia të marrë pjesë në vendimmarrje të Bashkimit Evropian”. 

“Deri atëherë, Serbia është shtet i pavarur dhe sovran, si dhe udhëheq politikë të mëvetshme, në përputhje me interesat e saj, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Arsiq.

Çfarë shkruan në deklaratë? 

Deklaratën, të cilën në Këshillin për të Drejta të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, më 1 korrrik e ka dërguar misioni i Bjellorusisë, e kanë mbështetur edhe Rusia, Arabia Saudite, Koreja e Veriut, Irani, Pakistani, Kuba, Siria, Jemeni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Palestina, Sudani, Venezuela dhe rreth 30 shtete të Afrikës dhe Azisë. 

Nga 46 vende që kanë nënshkruar deklaratën, Serbia është shteti i vetëm që synon anëtarësimin në Bashkimin Evopian, por që ka mbështetur politikën dhe veprimet e Kinës në Ksinjiang. 

Në dokument, ndër të tjera, thuhet se Kina, “duke reaguar ndaj kërcënmeve të terrorizmit, seperatizmit dhe ekstremizmit, që u kanë shkatuar dëme të mëdha të gjitha grupeve etnike në Ksinjiang, ka ndërmarrë një varg masash në përputhje me ligjin, për të mbrojtur të drejtat e tyre njerëzore”. 

“Në Ksinjiang janë rivendosur siguria dhe stabiliteti. Të drejtat e njeriut për njerëzit e të gjitha grupeve etnike janë mbrojtur me efikasitet”, thuhet në deklaratë. 

Në dokument bëhet thirrje për përmbajtje nga “akuzat e pabazuara kundër Kinës, të bazuara në dezinformata” dhe shtohet se nënshkruesit e saj “me vendosmëri e kundërshtojnë praktikën e politizimit të çështjes së të drejtave të njeriut dhe standardet e dyfishta”. 

Mbështetjen e Serbisë për Kinën, paraprakisht e ka konfirmuar personalisht shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, kur në muajin shkurt ishte në Pekin. 

Sipas raportit të agjencisë kineze Sinhua, Daçiq, në bisedimet që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Kinës, Vang Jiem, ka thënë se Beogradi “në mënyrë të hapur dhe fuqishëm e mbështet politikën e një Kine, sikurse edhe interesat dhe shqetësimet kyçe të atij vendi rreth çështjeve të Ksinjiangut, Hong Kongut dhe Tajvanit”. 

Shqetësimi dhe dënimi nga bota 

Në krahinën kineze autonome Ksinjiang, në të cilën jetojnë rreth 25 milionë njerëz, më shumë se gjysmën e tyre e përbëjnë kryesisht grupet etnike pakicë myslimane.

Grupi më i madh është populli turk ujgur, që me pamje, gjuhë dhe kulturë është më i përafërt me popujt e Azisë Qendrore sesa me kinezët han, të cilët janë grupi etnik më dominant në Kinë. 

Në dekadat e fundit, miliona kinezë han janë zhvendosur në Ksinjiang, gjë që ka sjellë deri te rritja e tensioneve etnike, por edhe te përjashtimi ekonomik i ujgurëve.

Konfliktet e herëpashershme kanë vazhduar që nga viti 1990, ndërsa konflikti më i madh deri më tash, ishte në vitin 2009, në qytetin Urumki, ku janë vrarë rreth 200 njerëz gjatë përleshjeve në rrugë. 

Ujgurët, së bashku me pakicat tjera myslimane, sikurse kazakët dhe kirgizët, janë bërë cak i autoriteteve kineze për t’i dërguar ata në “kampet për riedukim”, sepse konsiderohet se feja e tyre paraqet kërcënim për shtetin kinez dhe për komunizmin. 

Çështja e kampeve në Ksinjiang është iniciuar në Kombet e Bashkuara në gusht të vitit 2018.

Komiteti i Kombeve të Bashkuara për eliminimin e diskriminimit racor ka njoftuar se rreth 1 milion ujgurë janë ndaluar “në kampet serkrete për indoktrinim politik”. 

Një numër i madh i dokumenteve sekrete të Qeverisë kineze, të cilat kanë arritur të dalin në opinion, si dhe raportet e organizatave ndërkombëtare dhe dëshmitë kanë zbuluar veprime shtypëse të autoriteteve kineze brenda kampeve. 

Raportimet ndërkombëtare kanë zbuluar se mijëra pjesëtarë ujgurë janë transferuar për të punuar në fabrika nëpër të gjithë Kinën, në kushte që “sugjerojnë fuqishëm se bëhet fjalë për punë të detyrueshme”.

Besohet se fabrikat në të cilat punojnë ata, paraqesin afërsisht 80 për qind të brendeve të mëdha botërore, sikurse: “Nike”, “Apple” dhe “Gap”.

Për këtë arsye, këto kompani janë nën presion të madh prej aktivistëve që të ndërpresin bashkëpunimin me furnizuesit nga Kina, për të cilët dyshohet se shfrytëzojnë punën e detyrueshme të ujgurëve. 

Pekini e mohon keqtrajtimin e ujgurëve dhe pakicave tjera në Ksinjiang, duke deklaruar se po ofron “aftësim profesional, për të eliminuar ekstremizmin islamik dhe seperatizmin” dhe se “po u mëson shkathtësi të reja”. 

Ksinjiangu është i rëndësishëm për Kinën edhe për shkaqe ekonomike. Në atë krahinë gjendet një e katërta e rezervave të naftës kineze dhe, përmes kësaj krahine, kalon edhe “rruga e mëndafshtë” - projekt ky i cili, nën udhëheqjen e Kinës, do të duhej të ndërlidhte Azinë, Evropën dhe Afrikën. 

“BE-ja disa herë e ka kritikuar ashpër situatën në Ksinjiang. Mbesim seriozisht të shqetësuar për shkak të ekzistencës së rrjetit të madh të kampeve për riedukim politik, me mbikëqyrje të gjerë dhe kufizim sistematik të lirisë fetare ose të besimit të ujgurëve dhe pakicave tjera në Ksinjiang, si dhe për shkak të raportimeve për punë të detyrueshme”, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë shërbimi për media i BE-së. 

Në përgjigje thuhet po ashtu se BE-ja “vazhdon t’i ngrejë këto çështje në kontakt me autoritetet kineze në të gjitha nivelet, si dhe në forume ndërkombëtare, pëfshirë Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë”. 

Në dhjetor të vitit 2019, Parlamenti Evropian ka miratuar gjithashtu një rezolutë, me të cilën është shprehur shqetësim i thellë për shtypjen që u bën regjimi ujgurëve dhe pakicave të tjera etnike myslimane. 

Kritikat e Serbisë edhe në llogari të SHBA-së 

Kinën e kanë dënuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan, Donald Trump, më 17 qershor të këtij viti, ka nënshkruar Ligjin e ujgurëve për të drejtat e njeriut.

Bëhet fjalë për një ligj federal të SHBA-së, me të cilin kërkohet që organe të ndryshme qeveritare të SHBA-së të rapotojnë për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Partisë Komuniste të Kinës dhe Qeverisë kineze në Ksinjiang, përfshirë edhe për ekzistencën e “kampeve të edukimit”. 

Në fund të vitit 2019, SHBA-ja i ka vendosur në “listë të zezë” 28 agjenci për siguri të Qeverisë kineze dhe kompani teknologjike, të specializuara për pajisje për mbikëqyrje, të cilat ngarkohen për pjesëmarrje në fushatën shtypëse dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut, para së gjithash të ujgurëve. 

Veprimet e SHBA-së, në fund të vitit të kaluar, i ka kritikuar nënkryetari i partisë në pushtet në Serbi, Partisë Përparimtare Serbe, Marko Gjuriq. Ai e ka akuzuar SHBA-në për “mbështetje ndaj ekstremistëve në Ksinjiang”. 

Duke komentuar miratimin e ligjit në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, me të cilin bëhet thirrje për vendosje të sanksioneve kundër zyrtarëve kinezë për shkak të politikës “së arrestimit dhe torturës arbitrare” të myslimanëve ujgurë, Gjuriq ka thënë në një intervistë për agjencinë kineze Sinhua, se një gjë e tillë është “e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”. 

Ai ka shprehur “përshtypjet personale” nga vizita e tij afariste në Ksinjiang, gjatë pranverës së vitit 2019, duke theksuar “një pamje tjetër” nga ajo që është paraqitur në raportimet perëndimore. 

“Mund t’ju them se niveli i mbrojtjes së të drejtave të pakicave në Ksinjiang është diçka që shumë vende në pjesën e botës ku jetoj, do ta kishin lakmi”, ka theksuar Gjuriq dhe u ka bërë thirrje të interesuarve që të shkojnë në Ksinjiang që “të shohin hekurudhat e shpejta, shkollat moderne, rrugët dhe blloqet e reja të banimit”. 

Duke theksuar se Kina “ka investuar përpjekje të mëdha për integrimin e njerëzve në Ksinjiang dhe për shuarjen e terrorizmit”, Gjuriq ka akuzuar mediet perëndimore se “po e fshehin të vërtetën për atë rajon kinez”. 

Kongresi Botëror i Ujgurëve kërkon që BE-ja të bëjë presion mbi Serbinë 

Lidhjet e Serbisë me Kinën po thellohen sigurt dhe Bashkimi Evropian sigursht që do të duhej të kishte shqetësime për këtë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Ryan Barry, nga Kongresi Botëror i Ujgurëve. 

Barry ka vlerësuar që Qeveria e Serbisë nuk po u përmbahet vlerave evropiane dhe i ka bërë thirrje BE-së që të ushtrojë presion ndaj Serbisë, që të ndryshojë qëndrimet e saj për ujgurët, në qoftë se dëshiron që t’i bashkohet këtij blloku. 

Në këtë mënyrë, ai e ka komentuar qëndrimin e Serbisë ndaj të drejtave të pakicave në rajonin kinez Ksinjiang. 

Rayan Barry ka kujtuar se Serbia, së voni, ka blerë nga Kina kamera për njohje fytyrash, teknologji kjo të cilën Kina e përdor edhe në rastin e shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Gjatë pandemisë [së koronavirusit], Serbia gjithashtu ka tentuar ta përçajë BE-në, duke e lartësuar Kinën. Serbia dhe Bjellorusia gjithashtu janë vendet e vetme evropiane që kanë mbështetur Kinën për kampet dhe çështjet që lidhen me to, në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Barry në një deklaratë me shkrim. 

Ai ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë nuk u përmbahet vlerave evropiane dhe se ajo, mbase, do të vepronte si një “forcë ndarëse, duke parandaluar veprimet e BE-së, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë”. 

“BE-ja duhet të jetë e vetëdijshme për këtë dhe t’i bëjë presion Serbisë që t’i ndryshojë qëndrimet”, ka theksuar Barry. 

Kongresi Botëror i Ujgurëve është organizatë ndërkombëtare e ujgurëve, e cila e përfaqëson këtë komunitet në botë. Kryetari i Kongresit, me seli në Mynih, është Dolkun Isa, i cili jeton në mërgim në Gjermani. Isa dhe bashkëpunëtorët e tij lobojnë te qeveritë në Evropë, Azi dhe Amerikën Veriore, me qëllim që të marrin mbështetjen e tyre.

Cilat janë arsyet e mbështetjes serbe? 

Nikolla Burazer, drejtor programi në Qendrën e Politikës Bashkëkohore, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka vlerësuar se Serbia i qëndron pranë Kinës, për shkak të mbështetjes që Pekini i jep politikës së Beogradit ndaj Kosovës. Ai, në këtë mënyrë, e ka shpjeguar edhe nënshkrimin e Serbisë në deklaratën e kontestuar, në favor në Kinës. 

“Kur shikohet sjellja e Serbisë në forumet ndërkombëtare dhe përafrimi me politikën e jashtme të BE-së, është e dukshme se Serbia devijon nga ai harmonizim atëherë kur bëhet fjalë për shtetet, të cilat e mbështesin politikën e Serbisë ndaj Kosovës, gjegjësisht nuk e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë Burazer. 

Autoritetet e Serbisë dhe Kinës i përshkruajnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si “miqësi e çeliktë”, të cilën e konfirmojnë edhe me një varg projektesh infrastrukturore që Kina po i zbaton viteve të fundit në Serbi. 

“Serbia, definitivisht, është një partner i rëndësishëm për Kinën në Evropë dhe gjithsesi që ekziston edhe ai element. Por, Kina, deri më tash, ka realizuar bashkëpunim dhe ka investuar edhe në vendet që nuk pajtohen me politikën e jashtme të saj dhe që nuk kanë qëndrim të tillë dashamirës. Kështu që nuk do të thosha se kjo është thelbësore në këtë rast”, ka thënë Burazer. 

Mbështetja për Hong Kongun 

Kjo nuk është hera e parë që Serbia mbështet politikën dhe veprimet e Kinës, të cilat i dënon bashkësia ndërkombëtare. 

Pas bashkëpunimit dhe porosive falënderuese për Pekinin, në fillim të epidemisë së koronavirusit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 qershor, i ka dërguar letër presidentit kinez, Xi Jinping, në të cilën, me rastin e sjelljes së ligjit kinez për siguri kombëtare në Hong Kong, ai ka deklaruar se “Serbia vendosmërisht e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial dhe sigurinë kombëtare të Kinës”. 

Bëhet fjalë për ligjin, për të cilin vendet perëndimore dhe SHBA-ja kanë tërhequr vërejtjen se e shkel shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut, e cila i është garantuar kur ka kaluar nën administrimin kinez, më 1 qershor të vitit 1997. 

Pasojat për Serbinë në rrugën e saj evropiane 

Ndonëse Serbia në bisdimet për anëtarësim në BE ende nuk e ka hapur kapitullin 31, që ka të bëjë me harmonizimin e politikës së saj të jashtme, të sigurisë dhe të mbrotjes me poltikën e BE-së, Nikolla Burazer, nga Qendra për Politikë Bashkëkohore, ka vlerësuar se veprimet, sikurse mbështetja ndaj deklaratës pro- kineze, janë devijime nga vetë vlerat e Bashkimit Evropian. 

“Çdo porosi e këtij lloji që vjen nga Serbia, do ta vë në pikëpyetje faktin se a është ajo vërtet e përkushtuar sinqerisht për pranim dhe, fundja, ndaj vetë vlerave mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian”, ka thënë Burazer.

Sipas hulumtimit të fundit të organizatës joqeveritare Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (Fondi ISAC), Serbia ka shkallë domethënëse më të ulët të harmonizimit të politikës së saj të jashtme me BE-në, në krahasm me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Nga 14 shtete, politikat e të cilave janë krahasuar me politikën e Brukselit, Serbia është ne vendin e 10-të, me 57 për qind të harmonizimit.

Nga 91 deklaratat e politikës së jashtme të publikuara nga Bashkimi Evropian gjatë vitit 2019, Serbia ka mbështetur 52 prej tyre. 

Në pjesën më të madhe të rasteve, sipas analistëve të Fondit ISAC, Serbia nuk ka mbështetur deklaratat që kanë të bëjnë me entitetet dhe/ose qytetarët e vendeve që nuk kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. 

Kur bëhet fjalë për deklaratat evropiane, Serbia nuk është harmonizuar me 11 prej tyre, të cilat kanë të bëjnë me përfshirjen e Rusisë në krizën në Ukrainë dhe ngjarjet që ndërlidhen me të. 

Nga deklaratat tjera, me të cilat Serbia nuk është harmonizuar, nëntë prej tyre kanë pasur të bëjnë me krizën në Venezuelë, tri kanë pasur të bëjnë me çështjet që po zhvillohen në Hong Kong dhe Iran dhe dy të tjera me Mianmarin/Birmaninë, Sirinë dhe Nikaraguan. 

Serbia, në vitin 2011, ka pasur 90 për qind të politikës së jashtme të harmonizuar, ndërsa, në vitin 2012, madje 98 për qind. 

Nga viti 2016 ka nisur rënia e numrit të deklaratave evropiane, të cilat i nënshkruan Serbia. 

Përgatiti: Bekim Bislimi






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил о планах создания отечественной платформы электромобиля


Спорт в России и мире
Москва

Пензенские регбистки выиграли первенство России


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Тарпищев: нельзя Медведева назвать главным претендентом на золото Олимпиады


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Собянин сообщил о планах создания отечественной платформы электромобиля





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о перспективном развитии соцполитики государства


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко надеется на восстановление транспортных маршрутов с Израилем




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мечтающего по победе Киева Макаревича* проверят на экстремизм


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Бато Багдаев

Театр кукол «Ульгэр» выступил в райцентре Бурятии в День Пушкина - Россия, Культура, Дети



Москва

Поехали на премию МУЗ-ТВ вместе с «Авторадио»!

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net