Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2020

Keqpërdorimet gjatë pandemisë nuk do të amnistohen

0
Keqpërdorimet gjatë pandemisë nuk do të amnistohen

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ende nuk ka nisur punën konkrete me hetime apo edhe intervistimin e personave ku dyshohet se gjatë kohës së pandemisë, deri sa ishte Qeveria Kurti, ka pasur mosmenaxhim të duhur të situatës. 

Komisioni deri më tash është takuar dy herë dhe gjatë kësaj jave pritet të takohet sërish.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, madje kanë shprehur dyshime se në atë kohë ka pasur edhe keqpërdorime të parasë publike.

Inspektorati Sanitar ka shqiptuar qindra gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Komisioni u formua më 4 qershor me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka për qëllim hulumtimin, konstatimin, qartësimin e asaj se çfarë ka ndodhur dhe të përcaktimit të përgjegjësisë së atyre që kanë qenë të përfshirë në menaxhimin e situatës së pandemisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Komisioni gjatë mandatit të tij, ka paraparë kryerjen e punës në tri faza kryesore atë të hetimeve, vlerësimin e hetimeve, dhe përgatitjen e një raporti përfundimtar që do të prezantohet në Kuvend.

Video: Pacientët me COVID-19 vizitohen nga familjarët

Kryetarja e këtij komisioni, deputetja Mimoza Kusari - Lila, anëtare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë, se pas vlerësimeve që do të behën dhe hetimeve, do të kuptohet se cilat vendime ishin të drejta dhe cilat vendime ishin të gabuara.

"Dilemat e para kanë qenë në raport më listën e të ftuarve, është një listë mjaft e madhe e mbushur me zyrtarë të niveleve të ndryshme, prej nivelit politike si ish-kryeministri e deri te niveli i ekspertëve të cilët do të ftohen në komision për intervistim në raport me vendimet e marra të qeverisë në menaxhimin e pandemisë", tha Kusari - Lila.

Bekim Haxhiu anëtar i komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, konsideron se puna e komisionit nuk po vazhdon siç shprehet ai, nga vet neglizhenca e kryetares së këtij komisioni.

Haxhiu thekson se dyshimet për keqmenaxhim gjatë pandemisë janë të bazuara.

"Dyshimet janë të bazuara për keqmenaxhimi gjatë kohës se pandemisë edhe në qeverinë Kurti, por se edhe në rast të keqpërdorimeve edhe në qeverinë Hoti nuk mundet askush me i amnistuar. Nuk do të amnistohet asnjë keqbërës. Gjithashtu edhe keqpërdorimet dhe blerja abuzive e barnave gjatë kohës së pandemisë duhet të marin një përgjigje", tha Haxhiu.

Gjatë fazës së hetimeve thuhet se komisioni do të bëjë mbledhjen e provave përmes sigurimit të dokumenteve nga institucionet relevante.

Do të shikohen dhe hetohen veprimet e qeverisë, menaxhimi dhe funksionimi i Qendrës së Karantinës si dhe themelimi, menaxhimi dhe funksionimi i Qendrës së Studentëve të shpallur “zonë karantinë”, përfshirë listën e personave të pranuar dhe të liruar nga kjo qendër dhe shërbimet shëndetësore.

Po ashtu, do të hetohet rasti i vdekjes tragjike të studentit Agon Musliu. Në planin e veprimit të komisionit thuhet po ashtu se edhe masat dhe veprimet e marra nga Qeveria e Kosovës për të sanuar dëmet në fushën e ekonomisë dhe punësimit do tw shikohen.

Ky komision do të angazhojë ekspertë të fushës për të bërë vlerësimin dhe krahasimin e situatës së pandemisë në disa shtete tjera, të ngjashme me strukturën demografike dhe nivelin e zhvillimit të Kosovës.

Mirëpo, edhe pse ky komision ende nuk ka nisur siç duhet të veprojë për shkak të situatës së pandemisë, kanë dalur kërkesa se puna e komisionit duhet të zgjerohet dhe të hetohen edhe veprimet dhe vendimet e qeverisë aktuale.

"Në komision është shtruar dhe natyrisht si e arsyeshme është argumentuar që kërkesa se duhet të vazhdohet me procesin e hetimit edhe në qeverinë Hoti, për faktin se piku i pandemisë dhe numri më i madh i rasteve, por edhe vdekjeve ka ndodhur në ketë qeveri", tha Kusari Lila.

Rastet e kontaktit obligohen të furnizojnë familjarët e tyre me barna në QKUK

Por, anëtari i këtij komisioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ilir Ferati, tha për Radion Evropa e Lirë, se për veprimet e komisionit duhet respektohet dispozitat ligjore dhe nuk duhet të mendohet në format të tjera për zgjerimin e kompetencave.

Ai tha po ashtu se nuk duhet të ketë paragjykim për veprimet e ministrave të qeverisë aktuale se mund të përbejnë çështje për hetime parlamentare.

"Çështja është se dispozitat dhe ligjet në fuqi mbi komisionet hetimore e përcaktojnë saktë se fushëveprimtaria e komisionit mund të zgjerohet vetëm me propozimin e iniciuesit . Nëse iniciuesi nuk propozon ose nuk pajtohet me zgjerimin e fushëveprimeve, kryetarja e komisionit nuk mund të zgjerojë fushëveprimin, as të kthehet në kohë e as të vazhdojë përpara për qeverinë e tashme Hoti", tha Ferati.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare më 4 qershor, me propozimin e deputetes Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo në opozitë, e mbështetur nga deputetë tjerë, pati marrë vendim për themelimin e Komisionit Hetimor. Për themelimin e këtij komisioni, kishin votuar 74 deputetë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

Спорт объединяет поколения: в Москве прошёл праздник ко Дню Победы для детей с ОВЗ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Рублёв поднимется на шестое место в рейтинге ATP после победы на «Мастерсе» в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Погода на 9 мая в Москве и по России: Синоптики пугают аномальными холодами





Путин в России и мире
Москва

Владимир Путин провел встречу с президентом Узбекистана в Москве


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко пригрозил мгновенным ответом на агрессию против Белоруссии




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В США прокомментировали подготовку покушения на Зеленского


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Булат Окуджава

Музыкальный спектакль и ужин от шеф-повара: в Зеленоградске отметят 100-летие Булата Окуджавы



Москва

Главе Якутии вручена медаль Министерства обороны РФ «За помощь и милосердие»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net