Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2020

Thaçi pas Hagës: Ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së

0
Thaçi pas Hagës: Ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se e respekton procesin për zbardhjen e së vërtetës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për rolin e tij në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi gjatë një adresimi përmes rrjetit social Facebook, bëri thirrje për dialog mes forcave politike në Kosovë, për debat të shëndetshëm mes qeverisë dhe opozitës si dhe theksoi nevojën për unitet në raport me dialogun me Serbinë.

Gjatë këtij adresimi, që është i pari pas kthimit nga Haga, Thaçi tha se historia e rezistencës së Kosovës "do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush".

"Sot ju them me bindje se ky proces jo vetëm që nuk do ta rishkruajë këtë histori të shkruar me gjakun dhe sakrificën e një populli të tërë në luftën për liri, por përkundrazi, nga ky proces, cilado qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja e tij, historia e lavdishme e rezistencës, mbijetesës dhe triumfit mbi një pushtues, që kërkoi të shfaroste popullin shqiptar të Kosovës nga faqja e dheut me fshesën e fashizmit etnik, do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush", tha Thaçi, duke shtuar se nuk mund të rishkruhet historia e Kosovës.

Ai tha se në Hagë ka përfunduar rreth 30 orë ballafaqim me organin e akuzës ku është njoftuar për pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Kam respekt të plotë për procesin e zbardhjes, deri në fund, të së vërtetës dhe të rolit tim në luftën çlirimtare për liri dhe pavarësi", tha Thaçi. 

Presidenti Thaçi shtoi se ky proces i “është në vazhdën e 21 vjetëve të akuzave, shpifjeve e fabrikimeve mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe shtet”.

“Por, ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së si një rol i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për lirinë e fituar për të gjitha gjeneratat që do ta gëzojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik”, tha Thaçi.

Sipas Thaçit, për të, “Kosova është gjithnjë e para”.

“Nëse për Kosovën isha gati të jap jetën kur isha një djalë i ri, sot që jam një prind me thinja nuk kam fare dyshim se detyra ime është ta mbroj Kosovën, duke mos lejuar që procesi ku më kanë përfshirë mua dhe bashkëluftëtarët e mi krejt padrejtësisht, të pengojë punët e mëdha që ka përpara Kosova”, theksoi presidenti i Kosovës.

Presidenti Thaçi po ashtu foli edhe për dialogun me Serbinë, ku bëri thirrje për unifikim rreth këtij procesi.

“Njëkohësisht duhet t’i flasim botës me një zë dhe të zhvillojmë dialogun me Serbinë me një unitet shembullor çfarë e kishim në Rambuje, në Vjenë dhe në Bruksel”, deklaroi ai.

Sipas presidentit Thaçi, forcat politike në vend duhet të kenë dialog të civilizuar dhe unitet politik.

“Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog të civilizuar mes forcave politike, për stabilitet institucional, për qeverisje të mirë dhe unitet qytetar e politik, veçanërisht në dialogun për njohjen e saj përfundimtare nga Serbia dhe nga krejt bota”, tha Thaçi.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithëve që ta vendosin Kosovën "mbi dallimet politike partiake, mbi hatërmbetjet dhe pakënaqësitë e përditshme”.

Nga 13 deri më 16 korrik, Thaçi u intervistua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Pas përfundimit të intervistimit, Thaçi deklaroi se i mbetet prokurorit dhe gjykatësit të që vlerësojnë me “paanshmëri dhe me mendje të hapur dëshminë” e tij.

Nëse ata e bëjnë një gjë të tillë, u shpreh Thaçi, atëherë ata “lehtë mund të vijnë në përfundimin se unë se nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara”.

Thaçi u ftua për intervistim në Hagë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi muajin e kaluar se, më 24 prill, ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër tij, kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar pretendohet se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Në këtë njoftim të Prokurorit të Specializuar u tha po ashtu se kjo aktakuzë vjen si rezultat i një hetimi të gjatë dhe se gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale po analizon atë, në mënyrë që të vendosë nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Nëse gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju, vërteton se dyshimet e ngritura nga prokurori kanë bazë, atëherë ai do ta konfirmojë aktakuzën. Por, nëse ai nuk është i bindur, aktakuza refuzohet.

Megjithatë, moskonfirmimi i një aktakuze, nuk e pengon prokurorin që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar.

Thaçi më herët ka deklaruar se nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet, ai do të japë dorëheqje nga posti i presidentit. 

Gjykata Speciale, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e Prokurorisë në Hagë u formua nga autoritetet në Kosovë pas insistimit të bashkësisë ndërkombëtare. Për formimin e kësaj gjykate u deshën edhe ndryshime kushtetuese, që u miratuan nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Gjykata Speciale për krime të luftës është gjykatë e përkohshme me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë. Kjo gjykatë vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о работе хаба молодежного предпринимательства


Спорт в России и мире
Москва

Ход конем. В Москве на Гоголевском бульваре открылся летний шахматный клуб


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Ролан Гаррос. Расписание 2 июня. Потапова и Швентек сыграют первым запуском, Синнер – последним


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Мужчина зарезал обидчика в лесопарковой зоне на востоке Москвы





Путин в России и мире
Москва

Песков рассказал об обсуждении Путиным и Си Цзиньпином вопросов энергетики


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

«Генерал КГБ»: Лукашенко на закрытом совещании объявил, что скоро вступит в войну




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

МИД РФ: Зеленский умолял лидеров СНГ приехать в Швейцарию


Навальный в России и мире
Москва

«Не тот человек в земле, не тот человек в Кремле». Память Навального почтили в регионах



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Елена Волкова

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»



Москва

Ушаков: У Москвы есть вопросы к работе Нового банка развития БРИКС

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net