Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Borrell: BE-ja nuk po bën garë me SHBA-në në lidhje me dialogun

0
Borrell: BE-ja nuk po bën garë me SHBA-në në lidhje me dialogun

Bashkimi Evropian nuk është në garë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me lehtësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar të enjten në Prishtinë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Këto komente, Borrell i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyrtari i lartë i BE-së tha se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që të lehtësojë arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

"Ne jemi këtu që ta lehtësojmë marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Të njëjtën gjë po e bën edhe zoti Grenell. Unë nuk po shoh se ka dallim. Ne nuk po bëjmë gara njeri me tjetrin, ne duam të punojmë së bashku pa dallime, nuk po kërkojmë që të arrijmë patjetër sukses, por po kërkojmë që të jemi aty, të bëjmë shërbimin tonë, dhe të arrijmë një rezultat", tha Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane tha se Bashkimi Evropian nuk do të duket i kompletuar pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

"E di dhe i shoh vuajtjet dhe problemet që ju dhe shtet e tjera i kanë pasur dhe ne duam të sigurojmë stabilitet dhe siguri për secilin. Nuk po e themi këtë për shkak të publikut, por sepse e mendojmë kështu. Kjo është edhe në interesin tonë gjithashtu. Stabiliteti në rajon dhe siguria, prosperiteti e liria e secilit shtet në Evropë është në prioritetin tonë", tha Borrell.

Ai tha se Brukseli do të dëshironte që ta sheh sa më shpejt qeverinë e re të Kosovës të formuar për të vazhduar punët e shumta që e presin.

Ndërkaq, duke u ndërlidhur me procesin e liberalizimit të vizave, për çka edhe janë rritur frustrimet në Kosovë, Borrell tha se nuk mund të garantojë asgjë pasi që vendimi merret nga shtet anëtare të Bashkimit Evropian.

"Mund të them se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave dhe është koha e duhur që të lëvizet dhe të përfundohet me kërkesat teknike", tha ai.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se vizita e Borrell-it në Prishtinë, është shumë e rëndësishme në një kohë vendimtare, siç tha ai, për të ardhmen e Kosovës.

“Vetë vizita e parë që Borrell po e zhvillon në Kosovë për të vazhduar tutje në rajon e Ballkanin Perëndimor, tregon rritjen e vëmendjes së BE-së drejtë Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi. Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit tonë, integrimet euroatlantike për zhvillimin ekonomik, anëtarësimin në NATO e BE", tha Thaçi.

Në emër të institucioneve të Kosovës, Thaçi i ka shprehur shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, edhe zhgënjimin me mungesën e vendimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

"Kosova është padrejtësisht e anashkaluar, pasi Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që nevojiten për liberalizim të vizave", tha Thaçi.

Thaçi tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin dhe më gjerë.

"Pra çelësi i arritjes së marrëveshjes është integrimi evropian dhe koordinimi i ngushtë në mes BE-së dhe SHBA-së. Natyrisht çelësi i suksesit është marrëveshja e drejtë, që nënkupton njohje reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara", tha Thaçi.

Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, Josep Borrell, mes tjerash, ka zhvilluar edhe një takim me disa nga drejtuesit e partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës ka shkruar në Twitter se me Josep Borrellin, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, ka shprehur qëndrimin se dialogu me Serbinë duhet të rishikohet dhe të rinisë.

 

“Diskutim i frytshëm sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë. Theksova se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet dhe të rinisë. Bashkimi Evropian është një fuqi për të mirë dhe mbetet i domosdoshëm për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

PDK-ja refuzon takimin me Borrell

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka bërë të ditur se përfaqësuesit e tyre, nuk do të marrin pjesë në takimin e paralajmëruar me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, tha se takimi është i pakuptimtë në kushtet kur në Kosovë nuk është formuar qeveria e re. Po ashtu, ai tha se ky takim kundërshtohet edhe për faktin se Kosovës ende nuk i është dhenë liberalizimi i i vizave edhe pse janë plotësuar kriteret e kërkuara nga BE-ja.

"Kërkojmë që mos-prezenca jonë të kuptohet edhe si alarm se procesi i dialogut (Kosovë-Serbi v.j) viteve të fundit ka degraduar edhe nga mungesa e qëndrimit me pro-aktiv e determinues të BE-së, si ndërmjetëse e këtij procesi. Kosova ka treguar në të kaluarën përkushtimin e saj në këtë proces. PDK-ja, pas krijimit të institucioneve të reja, në bazë të Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëtve, është e gatshme të angazhohet në proces për të arritur një marrëveshje historike”, tha Veseli.

Pas Kosovës, Josep Borrell do të udhëtojë për në Serbi, ku edhe atje do të takojë përfaqësuesit e shtetit.

Për shkak të pozitës që ka në BE, Borrell pritet të ndërmjetësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ky dialog është pezulluar në fund të vitit 2018, kur Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: На городском вокзале Зеленоград — Крюково появился еще один переход


Спорт в России и мире
Москва

ТАСС: Паралимпийский комитет России провел урок и мастер-классы для участников СВО


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Сюзанн Ленглен

Последний танец Надаля и юбка Сюзанн Ленглен: 6 важных фактов о «Ролан Гаррос»-2024


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

«Рексофт», «Норсофт» и АТОЛЛис анонсировали скорое тестирование отечественных IT-продуктов бренда «MAGMA»





Путин в России и мире
Москва

Путин встретился с главой Ингушетии Калиматовым


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко назвал рецепт своего фирменного салата "Молодость", которым угощал Путина в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Столтенберг решил не встречаться с Зеленским в Брюсселе


Навальный в России и мире
Москва

Суд Москвы продлил арест трем адвокатам Навального по делу об экстремизме



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Игорь Бутман

«Петя и Волк»: премьера спектакля Игоря Бутмана и Константина Хабенского на Moscow Jazz Festival



Москва

Ефимов: В программу КРТ вовлекли более 400 гектаров земли с начала года

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net