Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Новости за 14.01.2020

HRW: Probleme në respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch publikoi të martën raportin e përvitshëm për të drejtat e njeriut, ku pjesën për Kosovën e nis me përgjegjësitë për krimet e luftës. Në raport thuhet se Zyra e Prokurorit në Hagë, e cila trajton krimet e luftës në Kosovë, ka thirrur për intervistim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili më pas ka dhënë dorëheqje. Derisa nuk është ngritur ende asnjë aktakuzë, raporti thekson se ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të paditen. Читать дальше...

Të mërkurën, votimi për dërgimin e akuzave kundër Trumpit në Senat

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, e cila udhëheqet nga demokratët, do të votojë të mërkurën për dërgimin e akuzave formale kundër presidentit Donald Trump në Senat. Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, tha po ashtu se ajo do të emërojë të ashtuquajturit menaxherë të Dhomës që do të ndjekin rastin kundër Trumpit gjatë gjykimit në Senat. Pelosi, deri më tash, nuk i ka dërguar akuzat në Senat, pasi Partia Republikane - së cilës i përket edhe presidenti - ka refuzuar të lejojë pjesëmarrjen e dëshmitarëve në gjykim. Читать дальше...

Rasti i parë i virusit të ri raportohet jashtë Kinës

Evropaelire.org 

Një turiste në Tajlandë është bërë personi i parë jashtë Kinës, që është diagnostikuar me një virus të ri - i ngjashëm me pneumoninë - që tashmë ka infektuar dhjetëra njerëz. Autoritetet thanë se gruaja është izoluar pasi ka arritur në aeroportin e Bankokut nga Vuhani, qytet në lindje të Kinës, ku shpërthimi i virusit ka nisur në dhjetor. Deri më tani janë regjistruar 41 raste me këtë virus, ndërsa një person ka humbur jetën. Ai është identifikuar si një koronavirus, i cili mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.



Kurti publikon propozimin e ri për LDK-në: Shtohet numri i ministrive

Evropaelire.org 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri publik "propozimin përfundimtar" që kjo parti ia ka ofruar Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së Kosovës. Kurti tha se propozimi dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, del nga takimi i tyre i fundit, i mbajtur më 9 janar. Vetëvendosje, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, dhe LDK-ja, si partia e dytë, janë duke zhvilluar negociata për krijimin e koalicionit që nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, në fund të nëntorit. Читать дальше...

Qeveria e Kosovës mbuloi shpenzimet e disa të intervistuarve në Hagë

Evropaelire.org 

Rreth 61 mijë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për të mbuluar shpenzimet e disa prej personave të intervistuar nga Prokuroria e Specializuar që funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara, (e njohur si Gjykata Speciale) me seli në Hagë. Deri më tash, Prokuroria nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, ndërkohë që sipas Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kjo prokurori ka intervistuar më shumë se 250 persona, kryesisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Prokuroria e... Читать дальше...

Quint-i: Masakra në Reçak bëri që NATO të ndërhynte në Kosovë

Evropaelire.org 

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara - që ndryshe njihen si vendet e Quint-it - thanë përmes një deklarate të përbashkët se "masakra që ndodhi në Reçak, përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe t'i japin fund një katastrofe humanitare" në Kosovë. Deklarata vjen në prag të 21-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ku forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë. "Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë... Читать дальше...

Çka mund të bëjë Kushtetuesja për të qartësuar caktimin e mandatarit?

Evropaelire.org 

Zyra e Presidentit të Kosovës, ka paralajmëruar mundësinë që presidenti Hashim Thaçi t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar paqartësitë kushtetuese dhe ligjore, në rast se do të ketë vonesa të mëtejme në formimin e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, koalicion i cili do të formonte qeverinë e re. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Zyra e informimit të Presidencës së Kosovës. “Përgjegjësia kushtetuese e... Читать дальше...

Walker: Deklaratat e Vuçiqit për Reçakun, njësoj si ato të Millosheviqit

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan, William Walker, i cili gjatë vitit 1999 ka shërbyer si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, shprehu kundërshtimin e tij për të gjithë ata që nuk e pranojnë ngjarjen Reçakut, më 15 janar, 1999, si masakër. Walker po qëndron në Kosovë me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut, ku forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë. Duke folur në një konferencë në Prishtinë, ai polemizoi nga distanca me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se masakra e Reçakut nuk ishte e vërtetë. Читать дальше...



Protestë kundër dhunës ndaj grave

Evropaelire.org 

Prishtina u është bashkuar shumë qyteteve në botë, duke performuar himnin “Dhunuesi je ti!” . Pjesëtarë të shoqërisë civile organizuan këtë performancë kundër dhunës ndaj grave. Gjatë dy vjetëve të kaluar në Kosovë janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje, 3,394 gra të tjera kanë raportuar dhunën e ushtruar ndaj tyre. Ky himn për herë të parë u këndua në Kili.

Investime selektive të Fondit Pensional në tregun e Kosovës

Evropaelire.org 

Rreth 500 milionë euro nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, vitin e kaluar janë investuar në tregun e Kosovës, thonë zyrtarë të këtij institucioni. Paratë e këtij fondi, sipas udhëheqësve të këtij institucioni, do të investohen në tregun vendor, por prioritet, sipas tyre, mbetet interesi i kontributpaguesve. Rreth 2 miliardë euro ka arritur vlera e mjeteve të mbi 660 mijë kontributpaguesve në Kosovë, që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale. Nga kjo vlerë, 75 për qind e mjeteve mbahen më tregjet financiare ndërkombëtare... Читать дальше...

Përballja e Bosnjës me trafikantët e migrantëve

Evropaelire.org 

“I kam dërguar pesë persona deri në Mostar, ashtu siç ishim pajtuar paraprakisht. Më kanë paguar 50 euro për t’u furnizuar me karburant, dhe kanë insistuar të vazhdojë për në Sarajevë. Kam ndaluar te një pompë e benzinës". "Aty ishte policia, të cilët na kërkuan të nxjerrim qantat nga bagazhi. Katër prej tyre (migrantëve) ikën me shpejtësinë e dritës, në të katër anët. Asnjëri nuk më ka paguar dhe më nuk do t’i transportoja, nuk ka asnjë mundësi më”, thotë një taksist nga Trebinja, derisa e fillon... Читать дальше...

Spasovski: Institucionet të hetojnë çdo sulm ndaj gazetarëve

Evropaelire.org 

Kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk duhet të vihet në pikëpyetje siguria e gazetarëve, teksa ka dënuar çfarëdo dhune dhe sulmi ndaj punonjësve të mediave. Këto deklarata Spasovski i bëri pas sulmeve verbale dhe kërcënimeve në mediat online që u janë bërë tre gazetareve, Maja Jovanovska, Meri Jodranovska dhe Ikra Koroveshovska. Gazetarja Meri Jordanovska ka publikuar mesazhet kërcënuese që ka marrë, ku ka thënë se Emil Jakovski... Читать дальше...

Von der Leyen: BE duhet t'i përmbushë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian duhet t'i përmbushë premtimet që u ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin e zgjerimit. Në këtë aspekt, muajt e ardhshëm janë "vendimtarë", tha von der Leyen në një seancë plenare të Parlamentit Evropian. "Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit - nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t'i kryejmë detyrat tona, tani", tha von der Leyen. Читать дальше...

Prokurori në Mitrovicë kërkon që dy shtetasit rusë të gjobiten me para

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ndaloi dy shtetas rusë në veri të Kosovës - një burrë dhe një grua - nën dyshimet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sllobodan Bakiq, tha për Radion Evropa e Lirë se ka kërkuar dënim të detyrueshëm (gjobë me para) për shtetasit rusë. Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikola Kabashiq, tha për Radion Evropa e Lirë se “kërkesa e prokurorisë për shqiptimin e gjobës mandatore  ka arritur në gjykatë" dhe se "afati... Читать дальше...

Mbi 60 njerëz të vdekur nga orteqet e borës në Kashmir

Evropaelire.org 

Së paku 55 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e orteqeve të borës në Kashmir - pjesën e kontrolluar nga Pakistani. Zyrtarët pakistanezë thanë të martën se shumë fshatarë mbeten ende të bllokuar në Luginën Nellum, e cila është përfshirë edhe nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve. Orteqet dhe rrëshqitjet e dheut janë dukuri të zakonshme në Kashmir, rajon i Himalajeve që është i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë. Zyrtarë të pjesës së administruar nga India thanë se së paku dhjetë njerëz... Читать дальше...

Fuqitë evropiane aktivizojnë mekanizmin e mosmarrëveshjes me Iranin

Evropaelire.org 

Gjermania, Britania dhe Franca thanë se kanë aktivizuar mekanizmin e mosmarrëveshjes brenda marrëveshjes bërthamore me Iranin, pasi ky i fundit ka kufizuar zbatimin e saj. Irani i ka pezulluar të gjithë kufijtë në prodhimin e uraniumit të pasuruar - substancë kjo që mund të përdoret për të bërë karburante për reaktorë, por edhe për armë bërthamore. Në këtë mënyrë, Irani ka thënë se po u përgjigjet sanksioneve që i kanë vënë Shtetet e Bashkuara, prejse këto të fundit janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore, në vitin 2018. Читать дальше...

Aksion i policisë gjermane kundër militantëve të dyshuar islamikë

Evropaelire.org 

Policia gjermane tha se është duke kryer bastisje kundër militantëve të dyshuar islamikë në katër lande, nën akuzat se kanë bërë komplot për "një akt të dhunshëm që rrezikon shtetin". "Kërkimet vazhdojnë dhe lidhen me të dyshuar me origjinë çeçene, e që vijnë nga skena islamike", tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Berlin. Bastisjet po bëhen në Berlin, Brandenburg, Nordernhajn Vestfallen dhe Tyringen. Militantët e dyshuar janë të moshës 23 deri në 28 vjeç dhe dyshohet se "kanë analizuar vende për një sulm të dyshuar islamik"... Читать дальше...

Irani kërkon Gjykatë Speciale për hetimin e incidentit me aeroplanin ukrainas

Evropaelire.org 

Presidenti iranian, Hassan Rohani, ka bërë thirrje që të ngrihet një Gjykatë Speciale për të hetuar rrëzimin e një aeroplani ukrainas nga mbrojtja ajrore e vendit që vrau 176 personat në bord. "Të gjithë ata që janë përgjegjës për gabimin e pafalshëm duhet të ndëshkohen", tha Rohani në një fjalim televiziv më 14 janar. Në shumë qytete iraniane shpërthyen protestat më 11 janar, pasi ushtria e vendit tha se aeroplani ukrainas u qëllua "pa dashje" nga një raketë menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar "Imam Kohmeini" i Teheranit. Читать дальше...

Prokuroria: Shtetasit rusë sot para gjykatësit

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës, më 13 janar, ka arresuar dy shtetas rusë - një burrë dhe një grua - në veri të Kosovës.  Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë bërë kalim joligjor të kufirit mes Serbisë dhe Kosovës.  Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet me tabela të Malit të Zi.  Me urdhër të prokurorit, shtetasit rusë janë ndaluar dhe vetura është konfiskuar.  Ngjarja ka ndodhur në komunën e Leposaviqit.  Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditura më shumë detaje. Читать дальше...


Музыкальные новости
Баста

Девушке сделали предложение на концерте Басты: "Бери кольцо"





Персональные новости
Спартак

«Спартак» набрал больше всех очков в играх с командами из верхней половины таблицы РПЛ





Daçiq: Raportet Serbi-Mal i Zi janë shumë të këqija

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Podgoricës janë shumë të këqija për shkak të miratimit të ligjit malazez për lirinë e fesë duke shtuar se kushdo që e pranon këtë ligj në Serbi e "tradhton vendin e tij". "Ai që e toleron këtë ligj, e tradhton vendin e tij, por problemi është se këtu bëhet fjalë për qarqe interesi", tha Daçiq për Radio-Televizionin e Vojvodinës. Ai hodhi poshtë akuzat e një grupi intelektualësh nga ish-Jugosllavia, të cilët, përmes një apeli... Читать дальше...

Liderët irakianë e dëshirojnë prezencën e forcave amerikane, thotë Pompeo

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se liderë të ndryshëm sektarë në Irak, mbështesin praninë e forcave amerikane në vend, përkundër kërkesave publike që ato të largohen.  Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Stanford” në Kaliforni, Pompeo tha se një "spektër i gjerë" i udhëheqësve sunitë, kurdë dhe shiitë mbështesin përpjekjet e SHBA-së kundër terrorizmit në Irak. "Ata nuk e thonë këtë në mënyrë të hapur, por privatisht, të gjithë e mirëpresin faktin që Amerika është... Читать дальше...

Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin

Evropaelire.org 

Prokurorët turq urdhëruan arrestimin e 176 ushtarëve, për lidhje të dyshuara me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas përpjekjes për grusht-shtet, tre vjet e gjysmë më parë, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu.  Ndjekësit e dyshuar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, janë shënjestruar në një sulm të vazhdueshëm që nga një  grushtshtet i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz.  Por, Gulen mohon të jetë i përfshirë në ngjarjet e vitit 2016. Читать дальше...

Protestat e studentëve përbëjnë kërcënim të ri për regjimin e Iranit

Evropaelire.org 

Protestat e udhëhequra nga studentët në Iran mund të përbëjnë rrezik më të madh për autoritetet sesa protestat kombëtare të nëntorit të vitit të kaluar, përmes së cilave është kundërshtuar rritja e çmimeve të naftës. Në këto protesta situata ishte përshkallëzuar, meqë janë vrarë qindra persona, duke shënuar kështu përgjigjjen më të përgjakshme në historinë 40-vjeçare të regjimit, që është themeluar më 1979 gjatë Revolucionit Islamik, kanë thënë analistët. Irani është goditur për muaj nga një varg protestash kundër qeverisë... Читать дальше...

Shpërthim në Afganistan, dy të vrarë dhe disa të plagosur

Evropaelire.org 

Dy fëmijë u vranë dhe të paktën tetë persona të tjerë u plagosën, pas shpërthimit të dy bombave në qytetin verior të Afganistanit, Mazar-e-Sharif, njoftuan zyrtarët.  Adil Shah Adil, zëdhënësi i shefit të policisë së Provincës Balkh, tha se shpërthimet ndodhën në një rrugë në kryeqytetin krahinor më 14 janar.  Viktimat ishin të moshës 14 dhe 10 vjeç.  Të plagosurit përfshinin civilë dhe një anëtar të forcave të sigurisë afgane.  Askush nuk e pranoi përgjegjësinë për sulmin, por talibanët... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Депутат Московской областной Думы провела осмотр ФОКа в Волоколамске


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Цветение березы началось в столице





Путин в России и мире
Москва

Строители мостов и дорог удостоены государственных наград


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил, что не собирается проводить в Белоруссии мобилизацию




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Эдвард Григ

«В путешествие с Григом»: в Свердловской филармонии стартовала вузовская неделя музыки



Москва

Герой России Игорь Юргин вернулся в Якутию

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net