123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Новости за 08.01.2020

Shefja e BE-së: Britania dhe BE-ja do të mbesin “miq të ngushtë”

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian do të jenë “miqtë më të ngushtë” mirëpo nuk do të jenë “të afërt si dikur” pas largimit të Britanisë nga blloku evropian, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von del Leyen. Duke folur para se të diskutonte me kryeministrin britanik, Boris Johnson, ajo ka paralajmëruar se nuk ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshjeje përmbajtësore deri në fund të vitit 2020. Kryeministri britanik ka thënë disa herë që marrëveshja për Brexit do të finalizohet deri në dhjetor të vitit 2020. Читать дальше...

Meta i reagon Khameneit: Shqipëria nuk është vend djallëzor

Evropaelire.org 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë të mërkurën se Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta. Komentet e tij pasuan deklaratat e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili më herët gjatë ditës së mërkurë, foli për “një vend shumë të vogël, por të djallëzuar evropian, ku amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”, duke iu referuar Shqipërisë... Читать дальше...

LDK dhe VV thonë se pati "përafrim" në negociatat për koalicion qeverisës

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka pasur përafrim të qëndrimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për formim të koalicionit qeverisës, pas takimit që është zhvilluar pasditën e së mërkurës. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo parti ka thënë se negociatat drejt arritjes së një marrëveshjeje për koalicon do të vazhdojnë të enjten. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa po ashtu ka thënë se ka pasur “lëvizje” për të arritur pajtueshmëri. Takimi i sotëm i liderëve të të dyja partive që synojnë koalicionin qeverisës... Читать дальше...



Personat mbi 50 vjeç, në vështirësi për të gjetur punë 

Evropaelire.org 

Personat mbi 50 vjeç po hasin gjithnjë e më shumë në vështirësi për punësim, andaj edhe Konfederata e punëdhënësve kërkon projekte konkrete nga ana e qeverisë dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut, për t’i aftësuar ata në profile të caktuara. Sipas të dhënave të Agjencisë së punësimit, janë rreth 102 mijë persona kërkojnë punë në Maqedoninë e Veriut dhe rreth 42 mijë prej tyre janë mbi 50 vjeç. Mile Boshkov nga Konfederata e punëdhënësve në Maqedoninë e Veriut, thotë se më të moshuarit po... Читать дальше...

Aktakuzë ndaj një gruaje për pjesëmarrje në grup terrorist

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një gruaje me inicialet, M.T, për veprën penale “bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se e pandehura M.T në vitin 2014 është nisur drejt Sirisë nga Aeroporti i Prishtinës, në mënyrë që të bashkohet me të fejuarin e saj, i cili atëbotë ishte në Siri... Читать дальше...

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër dy personave për krime lufte

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicalet, Z.K dhe D.SH, për kryerje të veprave penale, “krime të luftës kundër popullatës civile”. Në një komunikatë për media, kjo Prokurori ka thënë se i pandehuri, Z.K., ka shkelur rëndë rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare kundër personave civilë, si pjesëtar i forcave policore serbe, gjatë kohës së luftës në Kosovë. Sipas Prokurorisë, më 26 mars të vitit 1999, i pandehuri në fjalë ka marrë pjesë në sulmin... Читать дальше...

Çfarë ndodh tash midis Iranit dhe SHBA-së?

Evropaelire.org 

Sulmet e Iranit me raketa balistike kundër caqeve amerikane në Irak i kanë rritur shqetësimet globale për një konflikt të armatosur në Lindjen e Mesme, që do të mund të dilte jashtë kontrollit. Thomas Warrick, ekspert në Këshillin e Atlantikut, institut me seli në Uashington, tha se çështja kryesore tani është nëse sulmet e Iranit kanë shkaktuar ndonjë viktimë amerikane. “Presidenti (amerikan, Donald) Trump, ka qenë shumë i qartë kur ka thënë se shkaktimi i viktimave amerikane është vijë e kuqe për të”... Читать дальше...

Numri i aplikimeve për azil në Gjermani bie për 14%

Evropaelire.org 

Gjermania ka thënë se numri i aplikacioneve të azilit ka rënë për 14 për qind vitin e kaluar, duke vazhduar kështu trendin e zvogëlimit të shifrave prej vitit 2015, kur një fluks migrantësh nga Lindja e Mesme, pati përfshirë vendet e Bashkimit Evropian. Ministria e Brendshme gjermane ka thënë të mërkurën se 111,094 aplikacione të reja të azilit janë pranuar më 2019, 18,534 apo 14.3 për qind më pak sesa vitin paraparak. Sirianët sërish është thënë se kanë qenë azilkërkuesit më të mëdhenj me 26,453 aplikacione të dërguara... Читать дальше...



Takimi Kurti-Mustafa, pa marrëveshje për koalicion

Evropaelire.org 

Takimi i ditës së mërkurë ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përfunduar pa një marrëveshje për koalicion qeverisës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i cili ka thënë se megjithatë në takimin e sotëm, të dy liderët kanë bërë lëvizje në drejtim të arritjes së marrëveshjes, si dhe ka paralajmëruar një takim tjetër të tyre. “Takimi që ka filluar sot në orën 15, tanimë ka përfunduar. Читать дальше...

Qytetarëve të Kosovës u bëhet thirrje për kujdes në udhëtimet drejt Iranit, Irakut dhe Jemenit

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka bërë thirrje shtetasve të këtij vendi që të kenë kujdes në udhëtimet drejt Irakut, Iranit dhe Jemenit, meqë konsiderohet se këto vende nuk ofrojnë siguri. Kjo ministri ka bërë njoftim si rezultat i tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme. Të martën, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se Irani ka sulmuar dy baza ushtarake amerikane në Irak. Televizioni shtetëror iranian ka thënë ky sulm është hakmarrje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara... Читать дальше...

Dogana e Kosovës kap rreth 100,000 funta britanike në aeroport

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zënë  në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës rreth 100,000 funta angleze, të cilat është tentuar të futen në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës. Në një komunikatë për media, Dogana ka bërë të ditur se ditën e martë oficierët doganorë kanë ndaluar një udhëtare angleze, e cila u është nënshtruar kontrolleve shtesë, pasi kontrollet fillestare kanë nxitur dyshime për parregullsi. “Kontrolla fizike e udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës te vakumuuara. Читать дальше...

Rrëzohet një avion ukrainas në Iran

Evropaelire.org 

Një avion udhëtarësh i Ukrainës është rrëzuar më 8 janar, pak kohë pasi ishte nisur nga kryeqyteti iranian, Teheran, duke lënë të vdekur 176 personat që ishin në bord. Avioni i tipit Boeing 737-800 i përkiste kompanisë ukrainase Ukraine International Airlines (UIA). Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khmoeini në Teheran. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Transportit të Iranit, Qasem Biniaz, njëri nga pesë motorët e avionit kishte marrë flakë.

Policia jep detaje për arrestimin e gruas që kritikoi SHBA-në për vrasjen e gjeneralit iranian

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me ndalimin e Ikballe Berisha-Hudutit, e cila përmes rrjeteve sociale ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane, duke thënë se “hakmarrja është e obligueshme”. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se Ikballe Berisha-Huduti dyshohet për veprën “shtytje në kryerjen e veprave penale terroriste”. Policia thotë se gjatë aksionit të zhvilluar më 7 janar, në Prishtinë, Drejtoria kundër terrorizmit... Читать дальше...

Mbi 6,000 persona të vdekur nga fruthi në Kongo

Evropaelire.org 

Më shumë se 6,000 persona kanë vdekur nga epidemia e fruthit në Republikën Demokratike të Kongos, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas kësaj Organizate, kjo epidemi është më e madhja dhe është duke u zgjeruar më së shpejti, pasi rreth 310,000 raste janë raportuar nga fillimi i vitit 2019. Qeveria e Republikës Demokratike të Kongos dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë prezantuar një program urgjent të vaksinimit nga muaji shtator. Mungesa e infrastrukturës, sulmet në qendra... Читать дальше...

Kosova në vendin e 99-të për nga fuqia e pasaportës

Evropaelire.org 

Kosova është në vendin e 99-të në botë, për nga fuqia e pasaportës, pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 40 vende. Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ‘Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’. Pas Kosovës, renditen Sudani, Koreja e Veriut, Nepali, Libia etj.  Nga vendet e rajonit, Serbia është në vendin e 39-të, qytetarët... Читать дальше...

Thomas: Konflikti i hapur SHBA-Iran nuk ka gjasa

Evropaelire.org 

Kaleigh Thomas, eksperte për Lindjen e Mesme pranë Qendrës për Sigurinë e Re Amerikane, pret që Irani t’i përgjigjet vrasjes së komandantit të tij ushtarak me një kombinim veprimesh, përfshirë: sulmet kibernetike, sulmet ndaj rafinerive të naftës në rajonin e Gjirit apo edhe ato ndaj zyrtarëve amerikanë. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Thomas thotë se konflikti i hapur midis Iranit dhe SHBA-së nuk duket se ka gjasa në këtë fazë. Por, ajo tërheq vërejtjen se vrasja e komandantit mund ta përshkallëzojë... Читать дальше...

SHBA-ja u ndalon kompanive ajrore amerikane fluturimet mbi Iran dhe Irak

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar gjitha fluturimet e transportuesve amerikanë në Irak, Iran dhe në Gjirin Persik, pas sulmeve me raketa ndaj forcave amerikane në Irak, më 8 janar. Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) lëshoi një njoftim për ndalesën e “operatorëve të aviacionit civil, nga operimi në hapësirën ajrore mbi Irak, Iran dhe ujërat e Gjirit Persik si dhe të Gjirit të Omanit".  FAA do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër ngjarjet në Lindjen e Mesme, thuhet në deklaratë.  Njoftimi... Читать дальше...

Netanyahu paralajmëron "goditje të fuqishme" për këdo që e sulmon Izraelin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu, paralajmëroi se vendi i tij do të godiste fuqishëm këdo që e sulmon atë, pasi përsëriti mbështetjen e tij për vrasjen e komandantit ushtarak iranian, Qasem Soleimani.  "Kushdo që përpiqet të na sulmojë do të marrë goditjen më të fortë", tha Netanyahu në Jeruzalem.  Ai tha se Izraeli "qëndron plotësisht" përkrah vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të vrarë gjeneralin iranian, duke thënë se Trump duhet të urohet për veprimin e marrë me "me shpejtësi, guxim dhe vendosmëri". Читать дальше...

Trump: Irani "duket se po tërhiqet" pas sulmeve raketore

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se për aq kohë sa ai është president i SHBA-së, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore. Ai ka thënë se asnjë amerikan nuk është plagosur nga sulmet e Iranit në dy baza ushtarake amerikane. “Forcat tona amerikane janë të përgatitura për gjithçka. Irani duket se po tërhiqet”, ka deklaruar ai. “Fakti që në kemi ushtri dhe pajisje të mrekullueshme, nuk nënkupton se na duhet t’i përdorim. Ne nuk duam t’i përdorim ato. Fuqia amerikane... Читать дальше...

Putin mbërrin në Stamboll për inagurimin e gazjellësit Rrjedha Turke

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti në Stamboll një ditë përpara ceremonisë së inagurimit të gazsjellësit Rrjedha Turke, tha shërbimi i lajmeve i Kremlinit. Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, i cili ka kohë që kërkon të kthejë vendin e tij në një qendër energjetike, pritet të qëndrojë së bashku me Putinin në ceremoninë e inaugurimit. Rrjedha Turke është një projekt që është zhvilluar në pesë vitet e kaluara dhe ka një kosto prej afro 8 miliardë dollarë. Gazsjellësi do të transportojë gaz rus në Turqi... Читать дальше...

Rrëzohet aeroplani ukrainas në Iran, 176 persona humbin jetën

Evropaelire.org 

Një aeroplan Boeing-737 ukrainas me 176 njerëz në bord është rrëzuar në Iran. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystayko, tha se 82 qytetarë iranianë ishin në bord, si dhe 63 kanadezë, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre britanikë. Këshilli për Siguri i Ukrainës tha se 11 ukrainasë u vranë gjithashtu në këtë aksident, duke përfshirë nëntë anëtarë të ekuipazhit. Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian “Imam Khomeini” në Teheran, tha agjencia e lajmeve shtetërore Fars. Читать дальше...

Irani sulmon bazat ushtarake amerikane në Irak

Evropaelire.org 

Dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga më shumë se një duzinë raketash balistike nga Irani, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së. Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është ndërmarrë, si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të vendit, Qasem Soleimanit. Ai u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump. Pentagoni thotë se dy bazat e ushtrisë amerikane që u sulmuan janë në Irbil dhe Al Asad të Irakut. Është e paqartë nëse ka pasur viktima. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

GeekVape в сотрудничестве с Absolute Racing выиграла чемпионат в категории GT3


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Теннисист Медведев вышел в полуфинал турнира в Майами, обыграв Харри


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Олег Матвиенко принял участие в совещании Федерального агентства лесного хозяйства в Москве





Путин в России и мире
Москва

Путин спросил Беглова о причинах снижения популярности Петербурга у туристов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певица

Певица Mia Boyka призналась, что в детстве ходила в церковь почти каждый день



Москва

«Неприменение смертной казни – это заблуждение»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net