123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Новости за 03.01.2020

Guterres bën thirrje për përmbajtje maksimale në Lindje të Mesme

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është thellësisht i shqetësuar nga rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, ku Shtetet e Bashkuara vranë komandantin e lartë iranian, Qasem Soleimani, pas protestave të dhunshme para ambasadës amerikane në Bagdad. "Ky është një moment në të cilin udhëheqësit duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale. Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër në rajon", tha zëdhënësi i tij, Farhan Haq, në një deklaratë. Gjenerali, Qasem Soleimani... Читать дальше...

SHBA-ja e vështirëson eksportin e pajisjeve të inteligjencës artificiale

Evropaelire.org 

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do ta bëjë më të vështirë eksportimin e softuerëve të inteligjencës artificiale, si pjesë e një përpjekje për të mbajtur teknologjitë e ndjeshme jashtë duarve të fuqive rivale si Kina. Sipas një rregulli të ri që hyn në fuqi të hënën, kompanitë që eksportojnë lloje të caktuara të programeve të imazheve gjeohapësinore nga Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë licencë për ta dërguar atë jashtë shtetit.  Masa nuk vlen për Kanadanë. Rregulli do të hyjë në fuqi vetëm në Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

Cilin destinacion mund ta mbërrijë të parin Kosova, OKB-në, BE-në apo NATO-n?

Evropaelire.org 

Synimi i institucioneve të Kosovës, sipas deklaratave të përsëritura nga krerët e shtetit, është që vendi sa më parë të jetë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), anëtar i NATO-s, si dhe vend i integruar në Bashkimin Evropian (BE). Njohësit e zhvillimeve politike, vlerësojnë se Kosova është në një situatë mjaft delikate për të lëvizur drejt anëtarësimit në këto organizata e mekanizma ndërkombëtarë. Sipas tyre, një marrëveshje me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve, do t’i shtronte... Читать дальше...



Greqia, Izraeli dhe Qipro kundër vendosjes së trupave turke në Libi 

Evropaelire.org 

Ligji i Turqisë që lejon vendosjen e trupave në Libi shënon një përshkallëzim të rrezikshëm në luftën civile të vendit të Afrikës së Veriut dhe kërcënon rëndë stabilitetin në rajon, thanë në një deklaratë të përbashkët Greqia, Izraeli dhe Qipro. "Ky vendim minon seriozisht përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe politike për konfliktin libian", u tha në deklaratën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, atij izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentit të Qipros, Nicos Anastasiades. Читать дальше...

Policia franceze vret personin që sulmoi disa qytetarë me thikë

Evropaelire.org 

Një burrë goditi me thikë një numër kalimtarësh, në një park afër Parisit, para se të vritej nga policia, raportojnë media lokale.  Sulmi me thikë ndodhi në qytetin Villejuif, 7 km në jug të kryeqytetit francez, Paris.  Katër persona besohet të jenë plagosur me thikë, përfshirë dy që raportohet se kanë vdekur.  Sulmuesi u ndoq nga policia, dhe më pas u qëllua pranë vendit të krimit.  Disa raporte sugjerojnë se ai kishte veshur një jelek shpërthyes, edhe pse kjo nuk është konfirmuar. Policia... Читать дальше...

Votohet Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 101 vota për dhe asnjë kundër ka votuar Qeverinë teknike, e cila do të funksionojë 100 ditët e ardhshme, apo deri në zgjedhjet e parakohshme më 12 prill. Qeveria do të drejtohet nga Oliver Spasovski, ministër i deritashëm i Punëve të Brendshme, i cili në fjalimin para deputetëve tha se paraqiti programin e punës së kabinetit të tij që prioritet kryesor do të ketë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. "Qeveria e re do të vazhdojë... Читать дальше...

Rreth pesë vjet nga Gjykata Speciale, asnjë aktakuzë

Evropaelire.org 

Më shumë se 250 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës vetëm në vitin 2019. Ata janë intervistuar nga prokurorë ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar. Janë bërë gati pesë vjet që kur kjo gjykatë është votuar në Kuvendin e Kosovës, mirëpo deri tash nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Ambasadori Grenell takon një delegacion të LDK-së

Evropaelire.org 

I dërguari presidencial për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori amerikan, Richard Grenell, është takuar në Berlin me një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).  Sipas një komunikate të LDK-së, ambasadori Grenell inkurajoi zyrtarët e LDK-së që të ruajnë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrin vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë. “Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që... Читать дальше...



SHBA-ja dënon sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd

Evropaelire.org 

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, dënoi sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd dhe tha në llogarinë e saj në Twitter se ajo ishte e tronditur nga përdhosja e flamurit të Malit të Zi.  Ajo u bëri thirrje palëve për dialog.  "Jam e tronditur nga pamjet e përdhosjes së flamurit. Sulmi ndaj ambasadës malazeze është absolutisht i papranueshëm. Dallimet e mendimeve duhet të adresohen përmes dialogut, jo dhunës dhe vandalizmit”, tha Rising Reinke. Disa tifozë serbë të futbollit... Читать дальше...

Turqia dëbon 150 luftëtarë të huaj

Evropaelire.org 

Autoritetet turke kanë deportuar 150 luftëtarë të huaj në vendet e tyre të origjinës, që kur Ankaraja filloi programin e kthimit të tyre, më 11 nëntor të vitit 2019.  Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ismail Catakli.  Turqia po mban qindra luftëtarë të dyshuar të grupit ekstremist të ashtuquajtur, Shteti Islamik (IS).  Zyrtarët turq filluan procesin e riatdhesimit të tyre, pavarësisht thirrjeve të disa vendeve evropiane që të dyshuarit të gjykohen në vendin ku e kanë kryer krimin. Читать дальше...

Zoran Zaev dorëhiqet nga posti i kryeministrit

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të premten deri në mesnatë, duhet të zgjedh qeverinë e re teknike të cilën në 100 ditët e ardhshme, apo deri në zgjedhjet e parakohshme më 12 prill do ta drejtoj, Oliver Spasovski, ministër i deritanishëm i Punëve të Brendshme. Kryeministri aktual, Zoran Zaev paraprakisht ka deponuar dorëheqjen në Kuvend, ashtu siç parashihet me ligjin për qeverinë, i miratuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, që para çdo cikli zgjedhor duhet të ketë qeveri teknike e cila prioritet... Читать дальше...

Protagonistët e rastit “Pronto” shpallen të pafajshëm

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka liruar nga akuza të gjithë të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Pronto’, në të cilin protagonist kryesor është ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci. Bashkë me Grabovin akuza përfshin edhe 11 persona me funksione të larta zyrtare, ku bëjnë pjesë edhe ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe deputeti Zenun Pajaziti. Po ashtu, në akuzë përmenden edhe dy ish-sekretarë të përgjithshëm të ministrive, një ish-zëvendësministër... Читать дальше...

Amazon "kërcënon me shkarkim nga puna" aktivistët për klimën

Evropaelire.org 

Një grup i punëtorëve të kompanisë amerikane, Amazon ka thënë se kjo e fundit i ka kërcënuar me pushim nga puna disa punëtorë, për shkak të ngritjes së zërit për çështje të ambientit. Grupi, Punëtorët e Amazonit për Drejtësi Klimatike ka thënë se punëtorëve u është thënë se po veprojnë në shkelje me politikat e kompanisë. Ky lajm vjen pas thirrjeve të përbashkëta të punëtorëve që kjo kompani të bëjë më shumë në luftimin e ndryshimeve klimatike. Amazon në anën tjetër ka thënë se politika e saj... Читать дальше...

Gjykata liron nga akuza të përfshirët në rastin “Pronto”

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka liruar nga  akuza të gjithë personat e përfshirë në rastin e njohur si ‘Pronto’, në të cilin protagonisti kryesor është ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci. Në aktakuzë, përveç Grabovcit, janë përfshirë edhe ish-ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, dhe ish-deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Zenun Pajaziti. Gjithashtu, si të akuzuar përmenden edhe ish-sekretarë të përgjithshëm të ministrive, një ish-zëvendësministër... Читать дальше...

Marina australiane zhvendos mijëra persona si pasojë e zjarreve

Evropaelire.org 

Marina australiane ka evakuuar rreth 1,000 turistë dhe banorë që janë bllokuar në qytezën Mallakuta të Viktorias, si pasojë e zjarreve. Deputeti lokal, Darren Chester, e ka cilësuar këtë veprim si “zhvendosje të pashembullt të civilëve”. Rreth 4,000 banorë dhe turistë kanë ikur drejt plazheve të Australisë në mbrëmjen e së hënës, duke u ikur po ashtu zjarreve. Kryetari i Viktorias, Daniel Andrews ka shpallur gjendje të katastrofës shtetërore në gjashtë zona, përfshirë Mallakutan. “Disa njerëz dëshirojnë të shkojmë... Читать дальше...

Qiproja, Greqia dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për tubacion të gazit natyror

Evropaelire.org 

Greqia, Qiproja dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtim të një tubacioni nën det me gjatësi 1,900 kilometra për të bartur gaz natyror nga Mesdheu në Evropë, duke krijuar mundësi që kështu t’i ndihmohet kontinentit të zvogëlimin e varësisë nga furnizimet e Rusisë me energji. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades, kanë qenë pjesë e një ceremonie më 2 janar në Athinë për të nënshkruar marrëveshjen e ashtuquajtur... Читать дальше...

SHBA-ja ndalon përdorimin e disave llojeve të cigareve elektronike

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike me shije të mentës dhe pemëve, pas shqetësimeve për përdorim të këtyre të fundit nga adoleshentët. Ky vendim është shqyrtuar për më shumë se një vit, meqë shumë shtete veçse kanë marrë vendime të ngjashme. Koreja Jugore, India dhe Brazili janë në mesin e dhjetëra vendeve që kanë ndaluar përdorimin e këtyre cigareve. Sekretari për Shërbime Shëndetësore, Alex Azar ka thënë se administrata e presidentit amerikan... Читать дальше...

SHBA-ja vret gjeneralin e forcave elite të Iranit

Evropaelire.org 

Gjenerali, Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë nga forcat amerikane në Irak. Pentagoni ka konfirmuar se ai është vrarë me “vendim të presidentit”. Gjenerali Soleimani ka qenë në makinë teksa ishte nisur në aeroportin e Bagdadit, bashkë me milicitë e përkrahura nga Irani, kur është qëlluar përmes një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se “hakmarrje e ashpër i pret kriminelët”, mbrapa këtij sulmi. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Эксперт рассказала, как правильно выбрать одежду для спортзала


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Вероника Кудерметова

Россиянка Вероника Кудерметова вышла во второй круг турнира в Штутгарте


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Брянский путешественник Игорь Шпиленок подготовил отчет о далекой экспедиции





Путин в России и мире
Москва

Путин всё знал, но никого не предупредил: Немцы обвинили Москву в прорыве израильского Купола


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Иоганн Себастьян Бах

«Бах vs Рахманинов» из цикла Битва Клавиров под величественными сводами Петрикирхе.



Москва

Синоптики предупредили москвичей о дожде и порывах ветра 19 апреля

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net