Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Новости за 23.01.2020

Sanksionet mbi Rrjedhën Veriore janë "sulm për tranzicionin e energjisë në Evropë"

Evropaelire.org 

Rusia i ka bërë thirrje Evropës që të ofrojë mbështetje të plotë për gazsjellësin Rrjedha Veriore 2, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të dëmtojnë tranzicionin e Evopës në energji të ripërtrishme, nëse vazhdojnë të sanksionojë këtë projekt. “Ne nuk jemi shumë të kënaqur me sanksionet në Rrjedhën Veriore 2 sepse ne besojmë se këto janë sanksione në planet e Evropës në drejtim më ekologjik dhe treg më të sigurt të energjisë”, ka thënë kreu i fondit sovran të pasurisë së Rusisë, Kirill Dmitriev... Читать дальше...

Kina izolon më shumë qytete për të parandaluar shpërndarjen e virusit

Evropaelire.org 

Disa qytete në provincën qendrore Hubei janë duke marrë masa për izolim dhe kontrollim të shpërndarjes së virusit të ri, që kanë lënë të paktën 18 persona të vdekur dhe kanë infektuar më shumë se 600 persona. Pjesa më e madhe e transportit është pezulluar në Vuhan, provincë me 11 milionë banorë ku është shpërndarë fillimisht virusi. Autoritetet është raportuar të kenë bërë të detyrueshme vendosjen e maskave në qytet dhe janë duke këshilluar njerëzit që të anashkalojnë turmat e njerëzve. Të paktën katër qytete në provincën Hubei... Читать дальше...

Si të iket nga “kultura e korrupsionit”?

Evropaelire.org 

Emërimet politike, fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit, vazhdojnë t'i ngufasin institucionet e Kosovës dhe në përgjithësi shoqërinë, thuhet në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore. Sipas raportit të organizatës Transparency International, që është publikuar të enjten, ku prezantohet Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, Kosova del se ka shënuar regres sa i takon luftës kundër korrupsionit.  Edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovës, konsiderojnë... Читать дальше...



SHBA-ja vendos rregulla të reja në "turizmin për lindje"

Evropaelire.org 

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump synon të kufizojë “turizmin për lindje” të grave, të cilat shkojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike, por kanë qëllim të sigurojnë shtetësi për foshnjet e tyre që lindin në tokën amerikane. Sipas rregullores së re të Departamentit amerikan të Shtetit, që do të hyjë në fuqi të premten, grave shtatzëna që aplikojnë për viza turistike mund t’u kërkohet të ofrojnë arsye specifike për udhëtim përveç lindjes, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Читать дальше...

Nëntë persona vdesin nga Stuhia Gloria në Spanjë

Evropaelire.org 

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishmë që ka prekur brigjet lindore të Spanjës. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se të paktën pesë persona tjerë janë të zhdukur. Stuhia Gloria ka goditur këtë rajon të dielën, e cila është përcjellë nga erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe borë të madhe. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka vizituar disa prej zonave më të prekura në Katalonjë, para se të shkonte në Ishujt Balearik, të cilët të shtunën janë goditur nga valët më të mëdha në histori. Читать дальше...

SHBA: Cigaret elektronike nuk ndihmojnë në braktisjen e duhanit

Evropaelire.org 

Nuk ka të dhëna të mjaftueshme se cigaret elektronike u ndihmojnë duhanpirësve të heqin dorë nga cigaret me duhan, është thënë të enjten në një raport të qeverisë amerikane. Kjo e dhënë është në kundërshtim me të atë qeverisë britanike, e cila i konsideron cigaret elektronike si terapi e zëvendësimit të nikotinës. “Cigaret elektronike janë një grup i produkteve që ndryshojnë vazhdimisht dhe përdoren në shumë mënyra”, është thënë në raportin e publikuar nga Instituti i shërbimeve shëndetësore... Читать дальше...

Kosovës po i ikin qytetarët

Evropaelire.org 

Më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit, thuhet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo shifër, sipas demografëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, konsiderohen mjaft shqetësuese. Numri më i madh i qytetarëve, të cilët kanë emigruar nga Kosova gjatë periudhës 2010-2018, u shënua në vitin 2015, kur nga Kosova u larguan mbi 75 mijë qytetarë. Më pas në vitin 2016 dhe 2017, emigrimi kishte shënuar rënie, ndërsa në vitin 2018, ka pasur përsëri rritje të emigrimit... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut, kthim pas në luftën kundër korrupsionit

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 106-të në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, të publikuar nga organizata ndërkombëtare Transparency International. Ky është rezultati më i keq në dy vjetët e fundit, pasi krahasuar me vitin 2016 apo para ndërrimit të pushtetit, kemi rënie për 13 vende duke u pozicionuar në pozitën e 106-të nga gjithsej 180 shtete të ranguara. Drejtues të organizatës Transparency International-Maqedoni, thonë se të dhënat janë shqetësuese për shkak... Читать дальше...



Presidenti izraelit: Anti-semitizmi është sëmundje malinje

Evropaelire.org 

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin ka falënderuar liderët botërorë për shprehjen e “solidaritetit me popullin hebre”, duke marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit në Jerusalem, që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit në Auschwitz të Polonisë. Duke folur më 23 janar, në hyrje të ceremonisë, Rivlin ka thënë se “anti-semitizmi nuk përfundon me hebrenjtë” derisa anti-semitizmin dhe racizmin i ka quajtur “sëmundje malinje”. Ai ka shtuar se “asnjë demokraci nuk është imune” ndaj kësaj sëmundjeje. Читать дальше...

Policia gjermane ndalon veprimtarinë e një grupi neo-nazist

Evropaelire.org 

Gjermania i ka ndaluar veprimtarinë grupit neo-nazit, Combat 18 dhe ka nisur bastisje në gjithë shtetin në tentim të shkatërrimit të organizatës, kanë thënë zyrtarët. “Ekstremistët e krahut të djathtë dhe anti-semitizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, ka thënë Ministria e Brendshme gjermane. Combat 18 e ka marrë emrin nga inicialet e emrit të Adolf Hitletit, duke iu referuar shkronjës së parë dhe të tetë. Ky grup është themeluar në Mbretërinë e Bashkuar më 1990 dhe më pas është shpërndarë në vendet tjera. Читать дальше...

Gjukanoviq dhe Vuçiq, qëndrime të kundërta për Ligjin e lirive fetare

Evropaelire.org 

Qëndrimet e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth Ligjit për liritë fetare në Mal të Zi mbeten shumë të kundërta, tha kabineti i Gjukanoviqit, pas bisedës që ky i fundit zhvilloi me Vuçiqin. "Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se nuk duhet t'i vazhdojmë diskutimet për këtë temë, si dhe për të gjitha çështjet e tjera që janë të rëndësishme për marrëdhëniet reciproke", tha kabineti i presidentit malazez. Dy udhëheqësit u takuan në Jerusalem, ku... Читать дальше...

Grenell takohet me Kurtin dhe Mustafën

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, u takua sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Grenell porositi që Prishtina të heqë taksën 100 për qind dhe Serbia të ndalojë fushatën për çnjohje. Po ashtu ai tha se nuk do të përfshihet në procesin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Ligjvënësit rusë u japin mbështetje reformave të Putinit

Evropaelire.org 

Ligjvënësit rusë miratuan në mënyrë unanime, në lexim të parë, ligjin për reforma kushtetuese, të propozuar nga presidenti Vladimir Putin.  Të 432 ligjvënësit e pranishëm në Dumën Shtetërore votuan në favor të ligjit. "Kjo është një shenjë e fuqishme e unitetit", tha kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin, pas votimit. Ai njoftoi se leximi i dytë pritet të mbahet më 11 shkurt. Ligji do të kalojë edhe në lexim të tretë, por, meqë parlamenti dominohet nga ligjvënës besnikë të Kremlinit, ai nuk ka gjasa të refuzohet. Читать дальше...

Virusi i ri: Vendet e rajonit marrin masa parandaluese

Evropaelire.org 

Qyteti Vuhan në Kinë ka filluar t’i ngjajë një qyteti në karantinë. Zyrtarët kinezë u kanë bërë thirrje rreth 11 milionë banorë të Vuhanit të mos udhëtojnë jashtë qytetit si dhe kanë mbyllur përkohësisht transportin e tij publik. Autoritetet po mundohen të parandalojnë përhapjen e virusit, nga i cili deri më tani kanë vdekur 17 njerëz. Një virus i ri i organeve të frymëmarrjes, u paraqit për herë të parë në këtë qytet. Virusi që manifestohet përmes simptomave që përfshijnë temperaturë, koll dhe vështirësi në frymëmarrje... Читать дальше...

Rreth 11 milionë njerëz shikuan ditën e parë të gjykimit të Trumpit

Evropaelire.org 

Fillimi i gjykimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Senatin amerikan, më 21 janar, tërhoqi rreth 11 milionë shikues televizivë në Shtetet e Bashkuara. Shifra u bë publike nga Shërbimi i Vlerësimeve Nielsen. Vlerësimet u bazuan në shikueshmërinë për katër orë e gjysmë në gjashtë rrjete televizive që e transmetuan drejtpërdrejt ditën e parë të gjykimit: ABC, CBS, NBC, MSNBC, CNN dhe Fox News. Nielsen po ashtu njoftoi se dita e parë e hetimit të Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve... Читать дальше...

Grenell: Kosova ta heqë taksën, Serbia ta ndalë fushatën kundër njohjeve

Evropaelire.org 

Kosova duhet ta heqë tarifën 100 për qind, kurse Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës, ka deklaruar të enjten në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Richard Grenell. Këto komente ai i bëri pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i mandatuar për formimin e qeverisë së re. Ambasadori Grenell tha se i ka kërkuar Kurtit që t’i lë anash mospajtimet politike, të formojë qeverinë... Читать дальше...

GJND urdhëron masa për parandalimin e gjenocidit ndaj myslimanëve Rohingya

Evropaelire.org 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar masa për të parandaluar gjenocidin ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.  Vendimi vjen pavarësisht se udhëheqësja de-fakto Aun San Suu Kyi, mbrojti vendin personalisht para kësaj gjykate, muajin e kaluar. Suu Kyi, e cila ka mohuar gjenocidin, ka thënë se gjykata e Kombeve të Bashkuara nuk ka juridiksion mbi këtë çështje. Mijëra Rohingya u vranë dhe më shumë se 700,000 u larguan në Bangladeshin fqinjë, gjatë një sulmi të ushtrisë së Mianmarit me shumicë budiste më 2017. Читать дальше...

Dhjetëra udhëheqës shtetesh marrin pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit

Evropaelire.org 

Krerët e shteteve dhe qeverive nga dhjetra vende mbërritën në Jerusalem për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit në Poloni. Ceremonia përkujtimore në Jerusalem, mbahet në kohën kur sulmet kundër hebrenjëve kanë shënuar rritje në Evropë dhe në mbarë botën.  Në mesin e pjesëmarrësve janë: presidenti rus Vladimir Putin, ai francez Emmanuel Macron, Princi i Britanisë së Madhe Charles, nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence si dhe presidentët e Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë. Читать дальше...

Kina mbyll transportin publik në qytetin ku u paraqit virusi i ri

Evropaelire.org 

Qyteti kinez ku u paraqit për herë të parë një virus i ri, ka mbyllur përkohësisht transportin e tij publik.  Autoritetet po mundohen të parandalojnë përhapjen e virusit, nga i cili deri më tani kanë vdekur 17 njerëz.  Rreth 11 milionë banorë të Vuhanit janë këshilluar të mos lëvizin nga qyteti, në kohën kur shumë banorë udhëtojnë për festën e Vitit të Ri kinez.  Virusi që paraqitet përmes simptomave që përfshijnë temperaturë, koll dhe vështirësi në frymëmarrje, është përhapur edhe në pjesë... Читать дальше...

Demokratët u bëjnë thirrje republikanëve të mbështesin shkarkimin e Trumpit

Evropaelire.org 

Demokratët nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së u kërkuan senatorëve republikanë, që t'i ndihmojnë ata në "mbrojtjen e demokracisë" duke u bashkuar në përpjekjet e tyre për ta shpallur fajtor presidentin, Donald Trump, dhe për ta hequr atë nga detyra. Demokrati, Adam Schiff,  filloi rundin maratonë të deklaratave në kuadër të gjyqit për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, që po zhvillohet në Senat.  Në fjalën e tij ai nënvizoi atë që partia e tij e përshkruan një "skemë korruptive"... Читать дальше...

Parlamenti britanik ratifikon kushtet e largimit nga BE-ja

Evropaelire.org 

Parlamenti Britanik ka ratifikuar kushtet e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.  Kjo, në fakt, ishte edhe pengesa e fundit për daljen e planifikuar të vendit nga BE-ja më 31 janar.  Projekt-ligji i miratuar më 22 janar do të bëhet ligj, kur të marrë pëlqimin nga Mbretëresha Elizabeth. "Ndonjëherë dukej se nuk do ta kalonim kurrë vijën e mbarimit për procesin e Brexitit, por ne e bëmë atë", tha kryeministri, Boris Johnson, përmes një deklaratë, duke shtuar se me 31 janar do të lëmë BE-në... Читать дальше...

TI: Kosova, përkeqësim në luftën kundër korrupsionit; shansi te VV-ja

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi të enjten Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, i cili vlerëson se mbi dy të tretat e vendeve janë duke stagnuar ose shënuar hapa prapa në përpjekjet anti-korrupsion. Indeksi radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Чемпион СССР по футболу Аркадий Николаев умер в 87 лет в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Московскую компанию заподозрили в хищении 103 млн рублей при реализации нацпроекта в Орле





Путин в России и мире
Москва

Транспортный коридор «Север-Юг» станет катализатором социального и экономического развития стран Евразии и глобального Юга


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил, что не собирается проводить в Белоруссии мобилизацию




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире
Москва

Проводивший панихиду по Навальному* священник запрещен в служении



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Фрэнк Синатра

Леонардо ДиКаприо может сыграть Фрэнка Синатру в новом байопике Мартина Скорсезе



Москва

«Текстильный букет Поочья» стартует в Подмосковье 28 апреля

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net