123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Новости за 15.01.2020

Akuzat kundër Trumpit dërgohen në Senat

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi të mërkurën një rezolutë për dërgimin e dy akuzave formale kundër presidentit Donald Trump në Senat. Dhoma, e udhëhequr nga demokratët, e miratoi rezolutën me 228 vota për dhe 193 kundër. Trump akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe pengim të punës së Kongresit. Dhoma e Përfaqësuesve i ka ngritur akuzat formale kundër tij në muajin dhjetor, ndërsa, me votimin e sotëm, gjykimi i presidentit kalon në Senat. "Jemi këtu për të kapërcyer një... Читать дальше...

Policia në Maqedoninë e Veriut gjen dhjetëra migrantë në një kamion

Evropaelire.org 

Policia në Maqedoninë e Veriut tha se ka gjetur 36 migrantë në një kamion, të cilët besohet se kanë hyrë në këtë vend ilegalisht nga Greqia. Shoferi i kamionit u arrestua. Policia tha të mërkurën se oficerët e kanë ndaluar kamionin pranë qytetit të Strumicës. Sipas saj, migrantët në kamion përfshinin shtetas sirianë, afganë, pakistanezë, irakianë dhe të Kamerunit. Ata u dërguan në një qendër për ndalimin e migrantëve në Gjevgjeli, përpara se të dëbohen për në Greqi, thanë autoritetet. Migrantët... Читать дальше...

Putin emëron kryeministrin e ri rus

Evropaelire.org 

Kremlini bëri të ditur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka emëruar shefin e Shërbimit Federativ të Taksave, Mikhail Mishustin, për kryeministër të ri të Rusisë. Ky veprim erdhi vetëm pak orë pasi Dmitry Medvedev dhe qeveria e tij dhanë dorëheqje, në përgjigje të thirrjes së Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese. Mishustin, 53 vjeç, ka punuar në Qeverinë ruse qysh në vitin 1998. Ai ka mbajtur një profil të ulët si shef i Shërbimit Federativ të Taksave - pozitë që ka mbajtur qysh në vitin 2010. Читать дальше...



Tërmet në veri të Kosovës

Evropaelire.org 

Një tërmet prej 3.8 shkallësh të Richterit goditi të hënën veriun e Kosovës. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Zubin Potok, në afërsi të Mitrovicës, saktësisht në Liqenin e Ujmanit. ”Në orën 17:32, territori i Kosovës, më saktësisht Zubin Potoku - Liqeni i Ujmanit - është goditur nga një tërmet me një shkallë të Richterit 3.8. Thellësia e tërmetit ka qenë 5 kilometra. Për momentin nuk kemi ndonjë të dhënë për dëme... Читать дальше...

21 vjet nga Masakra e Reçakut

Evropaelire.org 

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në homazhet që janë mbajtur në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes në 21-vjetorin e masakrës, në të cilën u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe. Familjarët e viktimave thonë se këtë përvjetor kanë më shumë dhimbje për shkak të tendencës së shtetit të Serbisë për mohimin e kësaj masakre.

Shtatë ligjvënës demokratë do të paraqesin rastin e Trumpit në Senat

Evropaelire.org 

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelsosi, emëroi të mërkurën shtatë ligjvënës demokratë - që të gjithë me prejardhje nga fusha e ligjit - për të shërbyer si të ashtuquajtur menaxherë gjatë gjykimit të presidentit Donald Trump në Senat. Menaxherët do të udhëheqen nga Adam Schiff, kryetar i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe ata do të veprojnë si prokurorë. Dhoma do të votojë më vonë për të dërguar akuzat formale kundër Trumpit në Senat. ... Читать дальше...

Ligji për përdorimin e gjuhëve, pjesërisht i zbatueshëm

Evropaelire.org 

Ligji për përdorimin e gjuhëve, në bazë të cilit gjuha shqipe fiton një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, edhe një vit pasi ka hyrë në fuqi përballet me shumë vështirësi që të zbatohet në praktikë. Të gjitha institucionet që nuk e zbatojnë Ligjin për gjuhët mbeten të pandëshkuar si rrjedhojë e vonesave për formimin e një inspektorati për këtë çështje, përkatësisht për dënimin e shkelësve të këtij ligji. Përderisa nga Agjencia për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve... Читать дальше...

Varhelyi në Shkup: Presim nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE

Evropaelire.org 

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, deklaroi të mërkurën në Shkup se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Oliver Spasovski, Varhelyi tha se pret që vendet anëtare të BE-së të marrin një vendim para samitit BE-Ballkani Perëndimor, që pritet të mbahet në Zagreb në muajin maj. "Kam një lajm të mirë për integrimin e Ballkanit Perëndimor: procesi do të vazhdojë. Читать дальше...



BE: Mizoritë në Reçak janë të dokumentuara mirë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se mizoritë e kryera në Reçak, në janar të vitit 1999, "janë të dokumentuara mirë". Deklarata vjen në ditën kur po shënohet 21-vjetori i masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 shqiptarë të Kosovës. “Mohimi dhe rishikimi (i masakrës) janë në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha një zëdhënës i BE-së përmes një deklarete të shkruar. Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë... Читать дальше...

Mustafa me 'ofertën e fundit’ për LVV-në

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka dërguar me shkrim propozimin e saj për bashkëqeverisje Lëvizjes Vetëvendosje, propozim ky i cili ishte diskutuar më 8 janar, kanë bërë të ditur zyrtarët e kësaj partie. Përmbajtjen e ofertës së LDK-së për bashkëqeverisje me LVV-në, e ka bërë publike, Avdullah Hoti, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, “LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit, pastaj kryetari i kuvendit do t’i kalojë Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes... Читать дальше...

Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë

Evropaelire.org 

Autoritetet në Shqipëri njoftuan të mërkurën se kanë urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, në një postim në Facebook. Sipas tij, dy diplomatët: Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike". "Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të... Читать дальше...

Demokratët thonë se kanë prova të reja kundër Trumpit

Evropaelire.org 

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara thanë se kanë zbuluar prova të reja që lidhen me procedurat për shkarkimin e presidentit Donald Trump. Ata publikuan disa dokumente që lidhen me akuzat se Trump i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival të tij politik. Këto dokumente përfshijnë tekst-mesazhe dhe shënime me shkrim të Rudy Giulianit, që është avokat i Trumpit, raporton BBC. Trump i mohon akuzat, ndërsa hetimet kundër tij i quan "gjueti shtrigash". Demokratët... Читать дальше...

Qeveria e Medvedevit jep dorëheqje

Evropaelire.org 

Qeveria e kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev, dorëzoi të mërkurën dorëheqjen te presidenti Vladimir Putin.  Ky zhvillim vjen vetëm pak orë pasi Putin, gjatë fjalimit vjetor drejtuar kombit, bëri thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024. "Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, do të ketë ndryshime të rëndësishme, sa i përket balancës së pushtetit", tha Medvedev gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv. Читать дальше...

Homazhe për viktimat e Masakrës së Reçakut

Evropaelire.org 

Çdo 15 janar, Bedrije Syla nga fshati Reçak i komunës së Shtimes viziton varrezat ku janë të varrosur nëntë anëtarë të familjes së saj, të cilët u vranë nga forcat serbe në vitin 1999. Derisa mban një buçetë lulesh në dorë, e përlotur, Bedrija kujton mëngjesin e 15 janarit kur iu masakruan shumica e anëtarëve të familjes. Bedrija thotë se këtë përvjetor i është shtuar dhimbja për shkak të përpjekjeve të Serbisë për të mohuar masakrën që ndodhi në këtë fshat, në të cilën u vranë 45 civilë shqiptarë. Читать дальше...

Putin kërkon ndryshime kushtetuese në Rusi

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e shfrytëzoi fjalimin vjetor drejtuar kombit për të bërë thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024. Duke iu adresuar Asamblesë Federale, Putin tha se Kushtetuta e Rusisë, e vitit 1993, duhet ndryshuar, për t'i dhënë Dumës Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, të drejtën për të emëruar ministrat e kabinetit dhe kryeministrin. Këto kompetenca aktualisht i takojnë presidentit. Читать дальше...

Rusët e ndaluar në Kosovë gjobiten me para

Evropaelire.org 

Dy shtetasit rusë, që u ndaluan në veri të Kosovës për kalim të paligjshëm të kufirit Serbi-Kosovë, u dënuan me nga 250 euro gjobë dhe do të largohen nga Kosova, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq. Përveç dënimit të shqiptuar, atyre iu kërkua të paguajnë edhe shpenzimet e gjyqit. Policia e Kosovës i arrestoi dy shtetasit rusë - një burrë dhe një grua - më 13 janar. Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, ata u kanë thënë autoriteteve... Читать дальше...

Gjykata në Hagë e refuzon kërkesën e Driton Lajçit

Evropaelire.org 

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me seli në Hagë shpalli të papranueshme kërkesën e Driton Lajçit, drejtuesit të Zyrës qeveritare për mbrojtje juridike të të akuzuarve potencialë nga Dhomat e Specializuara, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procedurës gjatë intervistimit përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Prokuroria e Specializuar në Hagë po heton krimet e pretenduara të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën midis janarit të vitit 1998 dhe dhjetorit të vitit 2000. Читать дальше...

Borrell bisedon me Thaçin dhe Vuçiqin

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, zhvilloi të mërkurën biseda telefonike me presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq. Në këto biseda mësohet se Borrell shfaqi gatishmërinë që ai personalisht të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai rikonfirmoi edhe një herë planet që sa më shpejt të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, Borrell, në bisedën me presidentin Thaçi... Читать дальше...

Demokratët përplasen për luftën, tregtinë dhe “gruan si presidente”

Evropaelire.org 

Gjashtë kandidatë demokratë për president kanë debatuar të martën në Ajoa, në mundësinë e tyre të fundit për ta bindur publikun, para se të fillojnë garat e para zgjedhore më 3 shkurt. Debati i shtatë ka përfshirë kandidatë të larmishëm, teksa sondazhet kanë nisur të ngushtojnë rrethin për ata që mund të fitojnë pozitë në Shtëpinë e Bardhë. Çështjet si: një grua presidente, politikat për Irakun dhe Korenë Veriore dhe tregtinë, kanë mbizotëruar diskutimet mes rivalëve. Disa prej thekseve ishin: A mund të fitojë një grua? Читать дальше...


Музыкальные новости
Александр Розенбаум

«Посмотрите на этих губастых. Катастрофа!»: Александр Розенбаум против пластики в угоду моде





Персональные новости
БГАТОиБ

«Мистер Икс». Состав исполнителей





Rohani bën thirrje për unitet kombëtar në Iran

Evropaelire.org 

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, bëri thirrje për unitet kombëtar, në kohën kur ky vend po përballet me protesta, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas të pasagjerëve, një javë më parë. Mbrojtja ajrore e Iranit ka qëlluar avionin e pasagjerëve vetëm pak orë pasi ka goditur bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit iranian, Qasem Soleimani, në një sulm të SHBA-së, më 3 janar. Irani e ka pranuar përgjegjësinë për rrëzimin e avionit disa ditë më vonë, gjë... Читать дальше...

Kujdes me gripin!

Evropaelire.org 

Më shumë se 16 mijë është numri i raportuar i personave të prekur me grip muajt e fundit në Kosovë, prej të cilëve, një rast ka përfunduar me vdekje. Këto të dhëna, janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Nga numri i të prekurve, sipas këtij Instituti, rreth 3 mijë janë cilësuar si infeksione respiratore akute kurse 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut. Sali Ahmeti, infektolog, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se gjatë muajit janar dhe më tej,... Читать дальше...

Boeing përballet me shifrat më të ulëta të shitjeve në dekada

Evropaelire.org 

Kompania e prodhimit të aeroplanëve, Beoing ka raportuar për numrin më të vogël të shitjeve në dy dekadat e fundit, teksa vazhdon të përballet me krizë për shkak të incideneve që kanë ndodhur me aeroplanin e llojit, 737 Max. Kjo nënkupton se ky gjigant amerikan ka humbur titullin e prodhuesit më të madh të aeroplanëve në botë, ndaj rivalit evropian, Airbus. Aeroplani i llojit, 737 Max nuk është përdorur nga kompanitë ajrore në botë nga marsi i vitit të kaluar, për shkak të rrëzimit të dy prej pajisjeve të këtij lloji... Читать дальше...

Kompania Amazon do të investojë 1 miliard dollarë në Indi

Evropaelire.org 

Shefi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se do të realizojë investime të mëdha në Indi, duke thënë se ky shtet është kyç për rritje të tregut. Bezos ka thënë se kompania e tij do të investojë 1 miliard dollarë në digjitalizim të bizneseve të vogla dhe të mëdha, duke u lejuar atyre që të shesin online. Duke folur në Nju Delhi në një konferencë, Bezos ka thënë se shekulli 21, do të jetë “shekulli indian”. Vizita treditore e miliarderit në Indi, pritet të përcillet me protesta masive.... Читать дальше...

Trump kritikon sërish kompaninë Apple për çështje të privatësisë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur kritika të ashpra kundër kompanisë Apple. Ai ka thënë se kompania është duke refuzuar të zhbllokojë telefonët iPhone, “të përdorur nga vrasësit, kontrabaduesit e drogës dhe të atyre që kanë elemente tjera të dhunshme”. Të hënën, Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka akuzuar këtë kompani se nuk është duke ndihmuar në hetimet e një sulmi me të shtëna në Florida, që po konsiderohet akt terrorist. Tre ushtarë amerikanë të marinës janë vrarë... Читать дальше...

Arrestohet personi që incizoi rrëzimin e aeroplanit në Iran

Evropaelire.org 

Irani ka thënë se ka arrestuar një person që ka incizuar momentin kur është rrëzuar një aeroplan ukrainas me pasagjerë, pas sulmit me raketë. Besohet se personi, i cili është ndaluar do të përballet me akuza të lidhura me siguri kombëtare. Fluturimi, PS752 ka dështuar pak minuta pas nisjes, pasi aeroplani është rrëzuar javën e kaluar në Teheran, duke lënë të vdekur 176 persona në bord. Irani ka thënë se ka rrëzuar aeroplanin gabimisht dhe ka njoftuar për arrestimin e dhjetëra personave lidhur me këtë incident. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Игра в футбол на каблуках: как блогеры резко стали футболистками и решили завоевать новые горизонты


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Кудерметова выиграла турнир WTA в Штутгарте в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Московская железная дорога присоединилась к экоакции





Путин в России и мире
Москва

Площадь трех вокзалов в Москве переименуют


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко ограничил выплату дивидендов гражданам недружественных стран




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Патриарх Кирилл запретил в служении священника, проводившего панихиду по Алексею Навальному



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Розенбаум

«Посмотрите на этих губастых. Катастрофа!»: Александр Розенбаум против пластики в угоду моде



Москва

Куда текли денежные реки: что известно о роскошной жизни задержанного замминистра обороны Тимура Иванова

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net