123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Новости за 06.01.2020

Bolton, i gatshëm të dëshmojë në gjykimin e Trumpit

Evropaelire.org 

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se është i gatshëm të dëshmojë në gjykimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Senat. "Kam konstatuar se, nëse Senati lëshon thirrje për dëshminë time, unë jam i përgatitur të dëshmoj", tha të hënën Bolton. Më herët, ai ka vepruar në përputhje me udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë për të mos bashkëpunuar me hetimet që po udhëheqin demokratët kundër presidentit Trump. Nëse lejohet, Bolton do të ishte ish-këshilltari më i lartë i Trumpit që do të dëshmonte. Читать дальше...

Forcat rebele në Siri thonë se kanë marrë kontrollin e një qyteti strategjik

Evropaelire.org 

Forcat rebele në Libi thanë se kanë marrë kontrollin e qytetit bregdetar Sirte, gjë që mund të shënojë një fitore strategjike për to. Sirte është kontrolluar nga forcat aleate të Qeverisë në Tripoli - e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara - prejse militantët e grupit Shteti Islamik janë dëbuar prej atje në vitin 2016. Forcat rebele, të udhëhequra nga gjenerali Khalifa Haftar, tash e sa muaj, janë në një ofensivë që synon marrjen e kontrollit të kryeqyetetit Tripoli. BBC, duke u thirrur në burimet e veta... Читать дальше...

Frika dhe ndikimi politik amnistojnë zyrtarët e lartë

Evropaelire.org 

Në qershorin e vitit 2018, një polic i Kosovës, ishte dënuar me burg prej gjashtë muajsh dhe gjobë prej 1 mijë eurosh. Ky polic ishte dënuar nën akuzën për marrje ryshfeti në vlerë 15 euro në Prizren, gjatë vitit 2017. Dënimi me burg, me pëlqimin e të akuzuarit, i ishte shndërruar në dënim me gjobë në vlerë prej 3 mijë euro dhe si dënim unik, shkalla e parë e kishte dënuar policin me dënim me gjobë në shumën prej 4 mijë eurove. Dënimi i policit ndodhi në një proces gjyqësor shumë të shpejt. Читать дальше...



Weinstein paraqitet në gjykatë për t'u gjykuar për "sulmet seksuale"

Evropaelire.org 

Producenti i filmave në Hollywood, Harvey Weinstein, u paraqit të hënën para gjykatës në Nju Jork, për t'u përballur me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale. Ai është akuzuar nga më shumë se 80 gra, por përballet me akuza që lidhen vetëm me dy prej tyre. Weinstein ka pranuar se ka shkaktuar "shumë dhimbje", por ka thënë se të gjitha marrëdhëniet e tij kanë qenë konsensuale. Jashtë gjykatës, disa nga akuzueset e tij, përfshirë aktoret Rosanna Arquette dhe Rose McGowan, kërkuan që ai të mbahet përgjegjës. Читать дальше...

UNESCO, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Të ruhet trashëgimia kulturore

Evropaelire.org 

Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) kërkoi nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara që të respektojnë konventën, e cila i obligon shtetet të ruajnë lokacionet kulturore. Thirrja vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se mund të sulmojë trashëgiminë kulturore të Iranit. Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, kujtoi se edhe Teherani, edhe Uashingtoni kanë nënshkruar konventën e vitit 1972, e cila i ndalon vendet të ndërmarrin... Читать дальше...

Trump: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti të hënën qëndrimin e tij se Iranit nuk do t'i lejhohet kurrë të ketë armë bërthamore.  Në një postim në Twitter, të shkruar me shkronja të mëdha, Trump tha: "Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore". Postimi vjen një ditë pasi Teherani ka njoftuar se ka hequr dorë nga angazhimet e ndërmarra me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Me këtë marrëveshje, Irani ka kufizuar aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimt të sanksioneve ndërkombëtare. Читать дальше...

Pamje nga takimi Thaçi-Kurti

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku diskutuan për formimin e institucioneve të reja. Në këtë takim, Kurti nuk ka prezantuar emrin e mandatarit për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

MPJ u sugjeron qytetarëve të Kosovës të shmangin qarkullimin nëpër Serbi

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Kosovës u sugjeroi qytetarëve të Kosovës që të shmangin qarkullimin në Serbi, ndërsa u kërkoi atyre që nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, që të shfaqin kujdes dhe maturi. Ministria tha se Serbia është një territor, i cili nuk ofron as siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të qytetarëve kosovarë dhe për familjarët e tyre. "Duke rikujtuar komunikatën e 31 majit, 2019, njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, me vendbanim në Kosovë apo jashtë vendit, që të... Читать дальше...



Vuçiq: Edhe Kosova mund të miratojë ligj të ngjashëm me atë në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e përjashton mundësinë që edhe autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj për liritë fetare, të ngjashëm me atë që ka miratuar Mali i Zi. "E shoh këtë përmes përgatitjeve, përmes librave të tyre shkollorë. Fushata po zhvillohet me vite. Flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe", tha Vuçiq për gazetarët në Beograd. Ai shtoi se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t'iu thuhet se "nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre... Читать дальше...

Qeveria teknike bllokon zhvillimin e bizneseve

Evropaelire.org 

Afaristët në Maqedoninë e Veriut, thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen më 12 prill, në masë të madhe do të bllokojnë zhvillimin e bizneseve të tyre. Kjo për shkak se qeveria teknike, që është formuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, ka kompetenca të kufizuara. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veripërndimore, Menderes Kuçi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve ka goditur sektorin e biznesit. Sipas Kuçit, Qeveria teknike... Читать дальше...

Turqia nis vendosjen e trupave në Libi

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se trupat turke kanë nisur të vendosen në Libi, pasi Parlamenti turk e miratoi një veprim të tillë javën e kaluar. Erdogan tha se mision i tyre do të jetë sigurimi i stabilitetit për Qeverinë në Tripoli, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Kjo qeveri po lufton një kryengritje të forcave rebele, të udhëhequra nga gjenerali Khalifa Haftar, me bazë në lindje të Libisë. Haftar mbështetet nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Qeveria... Читать дальше...

Kurti: Në takim te presidenti, pa marrëveshje me LDK-në

Evropaelire.org 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se në takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është duke shkuar pa një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme nuk më është bërë e mundur një takim me kryetarin e LDK-së, para këtij takimi të sotëm me presidentin e shtetit. Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti i ri 2020 do të na zë pa qeveri. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësuesi i juaj politik që ka marrë... Читать дальше...

Iranianët vajtojnë për komandantin e vrarë

Evropaelire.org 

Qindra mijëra persona kanë vajtuar në rrugët e Teheranit për komandatin e vrarë, Qasem Soleimani nga një sulm ajror amerikan. Ceremonia e 6 janarit ka ardhur tre ditë pasi komandati i forcave elite është vrarë në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Merkel takon Putinin më 11 janar

Evropaelire.org 

Kremlini bëri të ditur se kacelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vizituar Rusinë më 11 janar. Shërbimi për media i Putinit tha se ky i fundit dhe Merkel do të diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme, e cila është thelluar prejse një sulm i SHBA-së ka vrarë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar. Kremlini tha se dy liderët do të bisedojnë edhe për situatën në Siri, Libi dhe Ukrainë. Zyra e Merkelit po ashtu konfirmoi... Читать дальше...

Turma njerëzish mblidhen në Teheran për funeralin e komandantit të vrarë

Evropaelire.org 

Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit iranian, Teheran për të përcjellë funeralin e komandantit të vrarë ushtarak, Qasem Soleimani. Soleimani është vrarë në një sulm amerikan me dron në Irak të premten, me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump. Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei ka udhëhequr besimtarët dhe në një moment është parë duke i rrjedhë lotët. Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër” për vdekjen e Soleimanit. Komandanti Soleimani, 62-vjeçar, i... Читать дальше...

Pelegrinët serbë nuk vizitojnë Gjakovën

Evropaelire.org 

Pelegrinët serbë nuk kanë shkuar në Gjakovë, për të vizituar Kishën Ortodokse, ashtu sikurse vitet e kaluara më 6 janar. Mosshkuarjen e tyre e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj. Përmes telefonit, Gjokaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për ndonjë vizitë të pelegrinëve serbë. Ai ka bërë të ditur po ashtu se dhjetëra qytetarë të Gjakovës që kishin dalë të protestojnë afër kishës, janë shpërndarë të qetë. Читать дальше...

Shiu shuan disa zjarre në Australi, ndonëse temperaturat pritet të rriten sërish

Evropaelire.org 

Shiu që ka rënë në zonat kritike të prekura nga zjarri në Australi, kanë ndikuar me ulje të temperaturave, mirëpo zyrtarët kanë paralajmëruar se moti i nxehtë do të kthehet sërish. Shiu është raportuar të ketë qetësuar situatën në Sidnej, Melbërn dhe në disa pjesë të Uellsit të Ri Jugor, ndonëse zyrtarët kanë raportuar se temperaturat do të rriten të enjten. “Nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi”, ka thënë kryetarja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian të hënën në mëngjes. “Ky mëngjes ka të... Читать дальше...

Rusia kërkon diskutim në KS të OKB-së për Libinë

Evropaelire.org 

Rusia ka kërkuar organizimin e një takimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 6 janar për të diskutuar rreth Libisë, pasi Turqia ka nisur pozicionimin e trupave të saj në këtë shtet, për të mbështetur qeverinë e përkrahur nga OKB-ja në Tripoli. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë më 5 janar se ka nisur të dërgojë elemente ushtarake në Libi në “koordinim” dhe me qëllim të “zhvillimit” të një qendre operacionale atje, ka thënë ai për rrjetin amerikan, CNN, në gjuhën turke. Читать дальше...

Zoran Millanoviq fiton zgjedhjet presidenciale në Kroaci

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri Zoran Millanoviq ka fituar zgjedhjet presidenciale në Kroaci, në garën me rivalen e tij njëherësh presidenten aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviq. Pas numërimit të 99 për qind të votave, del se Millanoviq, ka fituar 53 përqind të votave në zgjedhjet e 5 janarit. Grabar-Kitaroviq, në anën tjetër, kandidate e partisë në pushtet, Unioni Demokratik Kroat (HDZ) ka fituar 47 për qind të votave. Posti i presidentit konsiderohet ceremonial në Kroaci, mirëpo ekspertët besojnë se humbja... Читать дальше...

Filmi "1917" fiton çmimin kryesor në Golden Globes

Evropaelire.org 

Filmi për Luftën e Parë Botërore, “1917” ka fituar çmimin kryesor për dramën më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, derisa filmi i regjisorit, Quentin Tarantino, "Once Upon a Time... in Hollywood" ka fituar tri çmime duke rritur shpresat për fitore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar muajin e ardhshëm. “Kjo është befasi e madhe”, ka thënë regjisori i filmit “1917”, Sam Mendes, që ka triumfuar ndaj regjisorëve, Martin Scorsese dhe Tarantino edhe në kategorinë e regjisë më të mirë. Читать дальше...

Thaçi pritet ta takojë Kurtin për caktimin e mandatarit për kryeministër

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të pres sot (e hënë) në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të biseduar për mandatarin, përkatësisht kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Kurti, si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, është kandidati i vetëm për kryeministër të vendit. Ky takim vjen pas tri ftesave që presidenti Thaçi i ka dërguar Kurtit. Dy ftesat e para, të cilat i ka dërguar presidenti Thaçi... Читать дальше...

Trump kërcënon Irakun me sanksione nëse dëbon trupat amerikane

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Irakun me vënie të sanksioneve të ashpra, pasi parlamenti i këtij vendi u ka bërë thirrje trupave amerikane që të largohen nga shteti. “Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Ne nuk do të largohemi përveç nëse ata na paguajnë për bazën”, u ka thënë ai gazetarëve. Tenksionet vazhdojnë të jenë të larta pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani në Bagdad javën e kaluar. Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër”. Читать дальше...

Zoran Millanoviq udhëheq në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Kroaci

Evropaelire.org 

Zoran Millanoviq, lideri i Partisë Social-Demokrate në Kroaci, është duke udhëhequr në garën presidenciale të zhvilluar të dielën, në krahasim me rivalen e tij, presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, bazuar në sondazhe. Sipas të dhënave të fundit, Millanoviq ka fituar 53 për qind të votave, për dallim nga Grabar-Kitaroviq me afër 47 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në rast se konfirmohet, ky rezultat do të përbënte shqetësim për konservatorët që tani janë në pushtet... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Сотрудники Росгвардии приняли участие в чемпионате Центрального округа по боксу.


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Александрова проиграла Жабер в первом круге турнира WTA в Штутгарте


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о сохранении экологии Севастополя





Путин в России и мире
Москва

Путин наградил гендиректора Музеев Московского Кремля орденом «За заслуги перед Отечеством»


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Фрэнк Синатра

Variety: актер Леонардо Ди Каприо сыграет Фрэнка Синатру в байопике Скорсезе



Москва

Штраф в 500 рублей выписали матери поблагодарившей террористов нижегородки

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net