Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Vendimi për ndalim të buzëkuqit nxit reagime në Pakistan

0
Vendimi për ndalim të buzëkuqit nxit reagime në Pakistan

“Studenteve nuk u lejohet të vendosin buzëkuq”.

Ky urdhër është prezantuar për studentet në një universitet në Kashmirin e udhëhequr nga Pakistani.

“Nëse shihen me të (buzëkuq) ato do të ndëshkohen”, është thënë në lajmërimin e Universitetin e Azad Jammus dhe Kashmirit, duke shtuar se studentet do të paguajnë 100 rupe (0.65 dollarë) për secilën shkelje.

Më 21 janar, ky lajmërim ka nxitur zemërim, pasi përdoruesit e rrjeteve sociale, studentët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kanë thënë se ky vendim përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

Në rrjetet sociale, aktivistët e kanë cilësuar këtë vendim si kufizim të të drejtave në rajonin tejet fetar dhe konservativ.

Ndoshta për shkak të këtyre reagimeve, urdhri është përmbysur më 27 janar nga universiteti, kampusi kryesor i të cilit ëhtë në Muzafarabad.

Megjithatë, urdhri i përkohshëm shënon përpjekjen e fundit për të zbatuar kodin e veshjes islamike nëpër shkolla dhe universitete në Pakistan dhe Kashmir, ku shumica e banorëve i takojnë besimit islam.

“Hapa regresivë”

Një profesor në universitet, që ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pjesëtarët e administratës kanë marrë këtë vendim pas mbishkrimeve të shumta të realizuara me buzëkuq nëpër klasa dhe banja të grave.

Disa fotografi të dërguara për Radion Evropa e Lirë nga ky mësues, tregojnë disa grafite me pamje të rënda.

Vërtetësia e tyre nuk është verifikuar.

Përpjekjet e universitetit për të arsyetuar dështimin, nuk kanë parandaluar një varg kritikash.

“A ka ndodhur kjo me të vërtetë? A nuk ka universiteti probleme tjera në të cilat mund të shpenzojë kohë dhe energji? ka pyetur senatori pakistanez, Sherry Rehman.

Marshin Aurat, grup i përbashkët që lufton për të drejtat e grave ka thënë se “hapa të tillë regresivë nga institucionet, që në fakt do të duhej të ishin bastione të lirisë, janë shqetësuese dhe shkelin të drejtat elementare të studenteve”.

Ashgar Hayat, gazetar për rrjetin televiziv pakistanez, GNN, e ka cilësuar ndalimin “shumë të rrezikshëm”.

“Në vend që të ofrojë kualitet në edukimin e të rinjve, administrats është duke vënë ndalesa për buzëkuq”.

Ali Kashmiri, aktivist për të drejtat e njeriut e ka konsideruar vendimin si “sulm tjetër në lirinë e shprehjes”.

Kundërthëniet për hixhabin

Ndalimi i përkohshëm për vënie të buzëkuqit shton kundërthëniet në disa shkolla dhe universitetet në Pakistan, të cilat me raste kanë tentuar të izolojnë studentet dhe të praktikojnë rregulla strikte të veshjes për gratë.

Në shtator të vitit të kaluar, autoritetet në provicën veriperëndimore të Pakistanit, Kiber Paktunkva kanë marrë vendim që detyron vajzat nëpër shkolla në dy qytete që të vendosin mbulesa që mbulon kokën.

Zyrtarët për edukim në kryeqytetin e kësaj province, Peshavar u kanë thënë drejtorëve të shkollave për vajza “të udhëzojnë të gjitha nxënëset të vendosin mbulesa për të fshehur/mbuluar veten, në mënyrë që të mbrohen nga ndonjë incident joetik”.

“Kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë dhe rëndësi”, është thënë në vendim.

Edhe departamenti i qytetit Haripur, që gjendet në të njëjtën provincë ka marrë më herët vendime të tilla.

Ky vendim pati ngjallur shumë kundërshtime nëpër rrjetet sociale, pasi aktivistët kanë thënë se ky është një tjetër kufizim në të drejtat e grave.

Dhe sërish, pas ngritjes së tensioneve kombëtare, autoritetet kanë pezulluar vendimin.

Përgatiti: Krenare Cubolli






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: 15 июня начинается самый масштабный сезон фестиваля «Усадьбы Москвы»


Спорт в России и мире
Москва

Турниры, проходящие при содействии Федерации шахмат г. Ростова-на-Дону


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Итальянский теннисист Синнер стал лучшей ракеткой мира в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

На острове в Кольском заливе пересчитали чаек





Путин в России и мире
Москва

Путин на следующей неделе встретится с участниками программы «Время Героев»


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зачем западная пресса начала «сливать» главу ОП Ермака, который за спиной у Зеленского решает все вопросы


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Дмитрий Шостакович

В Баку впервые прозвучит «Ленинградская» симфония Дмитрия Шостаковича



Москва

Стала известна программа Московского джазового фестиваля

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net