Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Kuvendi me funksione të cunguara pa qeverinë

0
Kuvendi me funksione të cunguara pa qeverinë

Kuvendi i Kosovës, edhe pas konstituimit më 26 dhjetor, 2019, ka mbetur gjysmëfunksional dhe pa ndarjen se kush i përket pushtetit e kush opozitës. 

Kështu thonë analistët politikë dhe drejtuesit e organizatave që monitorojnë punën e kuvendit.

Ata theksojnë se pa formimin e qeverisë, puna e kuvendit do të jetë e zbehtë dhe nuk do të mund të merren vendime të rëndësishme.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se kuvendi, përkundër që është i konstituuar, ka mbetur jofunksional në kuptimin e plotë të fjalës.

"Realisht kuvendi në këtë fazë mund të quhet gjysmëfunksional, për arsye se një pjesë të madhe të aktiviteteve dhe punës së vetë që e realizon përmes komisioneve parlamentare, tani në këtë fazë, nuk mund të bëjë pa formimin e qeverisë, pa ditur përbërjen e kabinetit qeveritar, ministrive, pozitës dhe shpërndarjeve të përgjegjësve brenda këtyre komisioneve. Ai mund të vazhdojë të mbajë takime të rregullta ndërmjet deputetëve për të diskutuar ndonjë çështje, por gjithsesi nuk është afër funksionalitetit si kuvend", tha Kryeziu.

Kuvendi i Kosovës, u konstituua në përbërjen e re më 26 dhjetor, por deri tash nuk ka arritur të mbajë ndonjë seancë plenare për shkak të mungesës së formimit të qeverisë.

Zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës, do të ishte e pritshme që të jetë edhe vendimi i parë i kuvendit, por ende nuk ka një marrëveshje për qeverinë që do të dërgohej për votim në kuvend.

Kryeziu konsideron se partitë politike që dolën më të votuarat në zgjedhjet e 6 tetorit, duhet të veprojnë sa më parë në mënyrë që të formojnë dhe të funksionalizohen institucionet.

"Ne realisht nuk e dimë përbërjen e pozitës dhe opozitës, dimë vetëm të drejtën kushtetuese për të funksionalizuar kuvendin në bazë të asaj që sot kemi kryesinë dhe kryeparlamentarin. Por, gjithsesi derisa nuk kemi një koalicion, qoftë parlamentar, qoftë qeveritar, ne nuk dimë kush është opozitë dhe kush është pozitë në kuvend", u shpreh Kryeziu.

Kuvendi, tha Kryeziu, mund të marrë vendime bazuar në legjislacionin në fuqi pasi që është organi me i lartë ligjvënës.

"Kuvendi mund të marrë vendime për iniciativa ligjore, mund të marrë vendime për shpërbërje të Kuvendit, për rezoluta e vendime të ndryshme. Por, ende nuk është funksional ose i kompletuar në të gjitha pjesët e tij siç janë komisionet", tha ai.

Analisti Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht në Kuvendin e Kosovës nuk dihet se si zhvillohen punët, përderisa nuk ka një shumicë parlamentare dhe një opozitë. 

"Mund të thuhet se kuvendi de-jure është i konstituuar, mirëpo de-fakto ai nuk mund të konsiderohet i tillë, pasi në realitet nuk mund ta ushtrojë funksionin e tij për shkak të paqartësive politike lidhur me themelimin e qeverisë se re", tha Muhaxhiri.

Sipas Muhaxhirit, ngërçi për gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e qeverisë se re pa dyshime se reflekton në punën e kuvendit, dhe sipas tij, kjo pamundëson edhe funksionimin e punës së këtij institucioni.

"Ky kuvend nuk ka legjitimitet që të marrë vendime të rëndësishme, ndoshta përveç çështjes së buxheti i cili është jetik për funksionimin e institucioneve, mirëpo në krijimin e politikave nuk ka asnjë fuqi asnjë pushtet sepse realisht ende ka paqartësi sa i përket themelimit të qeverisë, prandaj edhe nuk mund ta ushtrojë funksionin e vetë bazik", tha Muhaxhiri.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ende të sigurojë koalicion për formimin e qeverisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit. Dekretin ai e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e mori pasi Vetëvendosje i ka dërguar atij përmes një letre, propozimin që Albin Kurti të mandatohet për kryeministër.

Sipas Kushtetutës, prej momentit që presidenti Thaçi mandaton Kurtin për kryeministër, nis edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit.

Për disa javë me radhë Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë vazhduar takimet dhe së fundmi kanë dalë edhe me propozime të ndryshe.

Të dy partitë janë deklaruar se nuk mund të lëvizin nga ofertat që i kishin prezantuar me shkrim, ndonëse gjithashtu shprehën vullnetin që negociatat të vazhdojnë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Московская неделя предпринимательства начнется 16 мая


Спорт в России и мире
Москва

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Полина Михайлова

Россиянка Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Институт СТЭИ при поддержке Комитета общественных связей и молодежной политики города Москвы реализует проект "Вода Москвы"





Путин в России и мире
Москва

Собянин: к 2030 году на долю Москвы придется 35–40% туристов в России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Мама Тимати об интервью Шишковой: «Смотреть было брезгливо»



Москва

Операция "Кольцо" 33 года спустя: Государственный терроризм на территории Республики Армения

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net