Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

SHBA e cilëson historike, kurse BE-ja "e befasuar" me marrëveshjen

0
SHBA e cilëson historike, kurse BE-ja

Bashkimi Evropian nuk ka qenë i përfshirë fare në arritjen e marrëveshjes në parim për hapjen e linjes direkte ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme brenda institucioneve të BE-së.

Burime të shumta kanë konfirmuar për REL-in se zyrtarët e BE-së kanë marrë vesh përmes mediave se të hënën në Berlin është nënshkruar marrëveshja dhe se ata ishin zënë në “befasi” me këtë informacion.

BE-ja nuk ka reaguar fare të hënën rreth nënshkrimit të marrëveshjes parimore siç ishte praktika e deritashme e Brukselit saherë që kishte njonjë lajm pozitiv që ndërlidhet me marrëdhëniet Prishtinë – Beograd.

Reagimi nga Brukseli erdhi të martën, në konferencën për gazetarë pas pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këtë çështje. Aty, zëdhënës i Shefit të diplomacisë evropiane, Peter Stano foli për anën komerciale të kësaj marrëveshjeje.

Zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borell, nuk e ka përshëndetur në veçanti marrëveshjen, por ka thënë se ajo paraqet “sinjal pozitiv”.

“BE mbështet të gjitha lidhjet në rajon që forcojnë komunikimin mes njerëzve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo është një mënyrë për të avancuar normalizimin e marrëdhënies midis Beogradi dhe Prishtina”, tha Stano, sipas të cilit, hapja e një linje ajrore nuk do të ndikojë ose ndryshojë qëndrimin e BE-së për statusin e Kosovës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka quajtur fitore marrëveshjen për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shkruar në profilin në Twitter, se “Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për miqtë tanë, Kosovën dhe Serbinë”.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë lëvizje në drejtim të rritjes së rolit të tyre në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar special të presidentit Donald Trump, për negociatat paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

Procesi i bisedimeve i filluar që nga viti 2011 ishte ndërprerë pasi Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar vendosi taksë prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.

JETËSIMI I LINJËS AJRORE PRISHTINË - BEOGRAD 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e linjës së fluturimeve direkte Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas, Kosova dhe Serbia presin që së shpejti kjo marrëveshje të jetësohet edhe në praktikë.

Marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë – Beograd, është nënshkruar më 20 janar në Berlin. Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë, kanë nënshkruar marrëveshje me kompaninë gjermane, “Lufthansa”, e cila do të operojë në këtë linjë.

Linja ajrore Prishtinë – Beograd synon të normalizojë hapësirën ajrore dhe trafikun ajror në Kosovë. Vendosja e kësaj linje, sipas një komunikate për media të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, mund të bëhet pas aranzhimeve mes autoriteteve të aviacionit dhe NATO-s në kuadër të mekanizmit për normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit Perëndimor.

Drejtori i Agjencisë se Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, shpreson se shumë shpejtë do të funksionalizohet kjo linjë, ndonëse rikujton se për jetësimin e saj, kanë mbetur edhe disa procedura teknike.

Ai thotë se Aeroporti i Beogradit mund të shfrytëzohet edhe si destinacion për pasagjerë për të udhëtuar në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës.

“Pasagjerët kanë të drejtën edhe mundësinë që të zgjedhin destinime të ndryshme përmes aeroporteve të ndryshme. Sigurisht që edhe kjo duhet të jetë një ndër opsionet dhe mundësitë që nëpërmes Aeroportit të Beogradit të fluturohet edhe në destinacione sipas nevojës dhe kërkesës së pasagjerëve. Apo edhe anasjelltas përmes linjave tjera të Beogradit për të ardhur në Kosovë për të zhvilluar aktivitete të ndryshme familjare, biznesore dhe çfarëdo që janë ato”, thotë Nuredini. 

Fluturimet ajrore në mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë në vitin 1999. Atë kohë, Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që si synim kishin mbrojtjen e popullatës civile dhe dëbimin e forcave serbe, duke i dhënë kështu fund luftës në Kosovë.

Në lidhje me marrëveshjen e arritur, me të cilën synohet të rihapen fluturimet direkte, Nuredini thotë se fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas do të realizohen në rrugët e vjetra ajrore, përkatësisht ato që janë shfrytëzuar para vitit 1999.

Kompania ajrore “Lufthansa” do të operojë në këtë linjë. Rrjedhimisht ky korridor do të shkurtojë edhe kohën e fluturimit. Distanca rrugore nga Prishtina në Beograd është 350 kilometra, rreth katër orë me makinë.

Hashtag: Për apo kundër linjës ajrore Prishtinë-Beograd?

Qytetarët në Kosovë japin mendime të ndryshme lidhur më sigurinë dhe mundësinë e fluturimeve nga Prishtina në drejtim të Beogradit. Safet Beqiri, shprehet se në rast nevoje për udhëtim në Beograd ose ndonjë shtet tjetër, kjo linjë do t'i shkurtonte kohën e fluturimit.

“Linja ajrore në mes Prishtinës dhe Beogradit është e mirë. Unë nëse kam nevojë të shkoj në Beograd normal se e shfrytëzoj linjën ajrore. Më shumë e preferoj linjën ajrore sesa udhëtimin me veturë”, thotë ai.

Edhe Dejan Paviqeviq nga pjesa veriore e Kosovës, thotë se me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, më lehtë mund të udhëtohet për në Beograd

“Më pëlqen vendimi sepse tash mundem më shpejtë të vijë nga Beogradi për në Mitrovicë. Është më lehtë të shkohet edhe në Prishtinë (Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës) me taksi apo autobus. Shkurtohet numri i orëve të udhëtimit. Mua nuk me intereson ana politike, por vetëm gjërat më praktike”, thotë Paviqeviq.

Por, ka edhe qytetarë, si Zepa Elshani, që nuk e preferojnë këtë linjë për të udhëtuar.

“Jo nuk më pëlqen kjo linjë dhe nuk do ta përdori asnjëherë Aeroportin e Beogradit”, thekson ajo.

Kurse Fehmi Kurshumlija, nga komuniteti boshnjak që jeton në komunën e Mitrovicës Veriore, e konsideron marrëveshje të qëlluar.

“Nuk është ide e keqe, pse jo, le të lirohen njërëzit dhe të udhëtojnë të lirë”, thotë ai.

SUBJEKTET EKONOMIKE E MIRËPRESIN HAPJEN E LINJES AJRORE

Krahas udhëheqësve të lartë politik, marrëveshjen e kanë mirëpritur edhe subjektet ekonomike.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, thanë se e mirëpresin iniciativën e fundit për rinisjen e fluturimeve komerciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një komunikatë të përbashkët, thuhet se këto Oda konsiderojnë këtë si hap përpara në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave ndërmjet shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëpunimi ekonomik rajonal vetëm sa do të përmirësonte perceptimin për rajonin në sytë e investitorëve të huaj, prandaj, rinisja e fluturimeve do të ofronte përfitime vitale ekonomike, si dhe do të kontribuonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe rajonit në tërësi” .

Tash për tash, të gjitha fluturimet në Prishtinë kryhen vetëm përmes një korridori ajror që lidh Republikën e Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

Korridoret e reja do ta shkurtonin kohën e fluturimit për rreth 15-20 minuta, do ta ulnin koston e operimit për kompanitë ajrore, që rrjedhimisht do të duhej të reflektohej në bileta më të lira për udhëtarët tanë.

Kosova ende nuk ka në menaxhim hapësirën e lartë ajrore të Kosovës. Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të vitit 1999, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i misionit të KFOR-it, përkatësisht NATO-s, është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës.

Hapësira e ulët ajrore e Kosovës nën nivelin e fluturimit 205 deri në 6205 metra, menaxhohet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, ndërsa hapësira e lartë ajrore mbi nivelin e fluturimit 205 deri në 6205 metra, është rihapur për fluturimet civile më 3 prill të vitit 2014 dhe është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it, i cili ofron shërbimet teknike të kontrollit të trafikut në këtë lartësi.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: в Москве начался сезон фонтанов


Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Zoomlion продемонстрировала последние достижения на выставке INTERMAT





Путин в России и мире
Москва

Педагогов Калмыкии приглашают принять участие в Форуме классных руководителей


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

Рэпер Баста благословил девушку на брак во время своего концерта



Москва

Источник 360.ru: водитель погиб в ДТП в ТиНАО, травмы получили два пешехода

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net