Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Çdo vit, një qytet më pak në Serbi

0
Çdo vit, një qytet më pak në Serbi

Nëse vazhdojnë trendet e këqija demografike, Serbia për 20 vjet do të ketë rreth 6 milionë banorë, thotë për Radion Evropa e Lirë, Gordana Bjelobrk, shefe e Departamentit të Demografisë në Institutin e Statistikave të Serbisë.

“Tashmë, çdo i pesti banor në Serbi është mbi 65 vjeç, dhe deri në vitin 2014 parashikohet të jetë çdo i katërti. Kjo është më e keqja, që po zvogëlohet gjenerata e cila është në gjendje të riprodhojë”, tha Bjelobrk.

Sipas Institutit të Statistikave, në Serbi që nga viti 2019, jetojnë 6.982.604 njerëz, duke e çuar numrin e popullsisë nën 7 milionë, për herë të parë në 53 vjetët e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2018, në Serbi kanë lindur 63.975 foshnje, ndërsa 101.665 njerëz kanë vdekur, duke vazhduar kështu rritjen natyrore negative, e cila po ndodhë që tre dekada.

Millan Knezheviq, president i Shoqatës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Serbisë, thotë se për një të ardhme më të mirë duhet ndryshuar gjithçka, nga fillimi.

“Ne duhet ta bëjmë shtetin, si një ombrellë të një jete domethënëse për një popull. Edhe unë po mendoja të largohesha, dhe isha i sigurt financiarisht. Sikurse djali im që ka një diplomë magjistrature në ekonomi. Ai dëshiron të largohet, dhe jo vetëm për arsye materiale. Njëra arsye është materiale dhe tjetra është se ne jetojmë në një vend të paparashikueshëm dhe të çrregullt, ku njerëzit nuk shohin një perspektivë afatgjatë", tha Knezheviq.

Në bazë të ekspertëve lokalë dhe hulumtimit të Kombeve të Bashkuara, në vitet e fundit, Serbia çdo vit ka humbur 37.000 njerëz.

Gordana Bjelobrk thotë se kjo do të thotë se, nëse e marrim parasysh vetëm diferencën ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve atëherë mund të themi se çdo vit zhduket një qytet i vogël.

"Le të themi një Beçej i Ri më pak (v.j. qytet në Serbi). Më së paku foshnje lindin në Serbinë lindore dhe jugore. Arsyet kryesore për këtë është zvogëlimi i numrit të grave që janë në moshë për të lindur fëmijë dhe një migrim i madh i popullsisë që ka vazhduar me vite dhe dekada”, thekson Bjelobrk.

Numri mesatar i fëmijëve për një çift të martuar në Serbi, sipas statistikave kombëtare është 1.48, mosha mesatare e nënës në lindjen e fëmijës së parë është 28.4 vjet, ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 43 vjeç.

Kur thuhet se Serbia ka një nga popullsitë më të vjetra në botë, më së shpeshti mirret si krahasim shembulli i Afrikës, ku mosha mesatare është 19 vjeç.

Sa i përket politikave shtetëtore, masa themelore për çështjen e popullsisë është një pagesë e menjëhershme për fëmijën e parë në shumën prej rreth 850 euro; për fëmijën e dytë ndihmë financiare rreth 2.000 euro e ndarë në këste nga rreth 85 euro në muaj; për fëmijën e tretë rreth 11.000 euro dhe për fëmijën e katërt rreth 18.000 euro të ndara në këste prej 100 deri 150 euro.

"Për fat të keq, për vite me radhë e kemi shmangur përballjen me realitetin e urryer, dhe kemi ndërmarrë masa që nuk do të thonë asgjë. Këto janë vetëm fraza politike që nuk inkurajojnë nivelin e lindjeve në planin afatgjatë", thotë biznesmeni, Millan Knezheviq.

Beogradi është rajoni i vetëm në Serbi që ka shënuar rritjen e popullsisë, por asnjë komunë e Beogradit nuk ka një rritje pozitive natyrore.

Demografja, Gordana Bjelobrk deklaron se është e rëndësishme të vazhdohet me masa për të rritur natalitetin.

“Për të krijuar një mjedis të favorshëm në ekonomi dhe në fushën sociale dhe që të rinjtë të vendosin të qëndrojnë në vendin tonë. Thjesht, u jepni atyre një mundësi për të punuar dhe më pas gjithçka do të shkojë më mirë. Ose, nëse ata shkojnë, të kthehen më vonë ose të paktën të bëjnë një lidhje me vendin e tyre", tha Bjelobrk.

Milan Knezheviq, pronar i një kompanie private në Beograd, beson se për të qëndruar të rinjtë në Serbi, është thelbësore ndihma për ata që fillojnë punën.

"Biznesmenëve të rinjë tu lejohet që të punojnë për dy ose tre vjet dhe kur të rritet qarkullimi, pastaj të tatimohen. Në Serbi, njerëzit tatimohen paraprakisht", përfundoi Knezheviq.

Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të vitit 2019 se do të ndajë rreth 5.5 milionë euro për masat në drejtim të shtimit të numrit të popullsisë. 

Përgatiti: Kestrin Kumnova






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: С 28 апреля до 12 мая городские службы будут работать в усиленном режиме


Спорт в России и мире
Москва

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Кто отец Дианы Джокович?


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Huawei представила IDS на 26-м Всемирном энергетическом конгрессе





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт «Стихи войны и мира. Баллада о своих»



Москва

Водитель автомобиля сбил мальчика на велосипеде на переходе в Южном Бутове

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net