Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

“Beteja” për 80 votat për miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike

0
“Beteja” për 80 votat për miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike

Lidhja social-demokrate (LSDM) në pushtet e ish-kryeministrit, Zoran Zaev, ka nisur një “betejë” të re për sigurimin e dy të tretave apo 80 vota në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për miratimin e Ligjit për prokurorinë publike.

Ky ligj konsiderohet si shumë i rëndësishëm për procesin e integrimit evropian dhe gjatë vizitës së fundit në Shkup, komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, kishte apeluar që ligji të miratohet nga përbërja aktuale parlamentare, e cila pritet të shpërndahet më 11 shkurt, për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill.

Për shkak të kundërshtimit të opozitës maqedonase, LSDM-ja është në kërkim të mbështetjes nga partitë tjera politike, përfshirë tetë deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët tani veprojnë si të pavarur dhe nga opozita shqiptare. Nëse merr mbështetjen e të gjitha këtyre partive, Zoran Zaev mund të llogarisë në 81 vota, të cilat kishte arritur të sigurojë edhe për ndryshimet kushtetuese për ndërrimin e emrit të shtetit, më 11 janar të vitit 2019.

“Besoj se do të arrijmë zgjidhje, por dikush që nuk dëshiron që të arrihet zgjidhje përdor fjalor të ndryshim që të pamundësojë kapërcimin e dallimeve. Unë vazhdoj kontaktet me të tjerët dhe këtu para se gjithash kam parasysh tetë deputetët e pavarur. Pra, ligjin do ta miratojmë, ai është sistemor, ligj strukturor me të cilin rrumbullaksojmë pakon e reformave në sistemin e drejtësisë. Zgjidhja siguron kornizë serioze se si duhet të veprojnë prokurorët publikë. Të gjithë në shtet do të kenë trajtim të barabartë para ligjit pa marrë parasysh nëse janë në pushtet apo opozitë”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Për qeverinë, VMRO-DPMNE-ja me refuzimin e ligjit tenton t’i ikë rasteve që janë ngritur nga ish-Prokuroria Speciale, e që tani pas shuarjes së saj kanë kaluar në Prokurorinë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për opozitën, qeveria nuk është e gatshme për themelimin e një institucion cilësor, i cili nuk do t’i mbyllë sytë para krimit.

“Ne kemi nevojë për ligj evropian. Reforma duhet të kenë gjithandej në Maqedoni (të Veriut) dhe në këtë periudhë do ta kalojmë në bisedime dhe negociata me LSDM-në, por assesi nuk do të lejojmë miratim të ligjeve me intriga që Zoran Zaev sërish të shantazojë, të kurdisë procese të montuara, të mbrojë strukturat kriminale të LSDM-së e kështu me radhë. VMRO-DPMNE-ja nuk mund të marrë përgjegjësi vetëm sepse Zaev dëshiron të miratojë ligj për interesat e tija politike”, ka deklaruar Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në refuzimin e opozitës për miratimin e Ligjit të prokurorisë, qeveria sheh përpjekje "për të mbrojtur kriminelët nga radhët e VMRO-DPMNE". Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja kundërshton zgjidhjet personale të propozuara nga LSDM-ja, së pari mbështetjen për ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva, e cila po gjykohet për rastin “Reketi”, por edhe propozimi që Vilma Ruskovska të drejtojë prokurorinë e re e cila duhet të zëvendësojë Prokurorinë Speciale.

Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spsovski ndërkohë i ka bërë thirrje të gjitha partive që të bëjnë gjithçka të mundur për miratimin e ligjit me qëllimin realizimin e qëllimeve strategjike të vendit.

“Do të bëjmë gjithçka që në periudhën në vazhdim të gjithë së bashku, të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje me qëllimin e vetëm që të realizojmë qëllimet tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian#, ka deklaruar Spasovski, i cili në krye të qeverisë erdhi pas dorëheqjes së Zoran Zaevit, bazuar në Ligjin për qeverinë teknike, e cila prioritet kryesor do të ketë organizimin e zgjedhjeve të 12 prillit.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО


Спорт в России и мире
Москва

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Теннисист Медведев может спуститься на пятое место в ATP после "Мастерса" в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Аэробная станция и септик: отличия и сходства





Путин в России и мире
Москва

ООН незаметно признала Путина: Сообщено об официальном письме


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский после приезда Блинкена в Киев сразу же стал выпрашивать у США дополнительные ЗРК Patriot


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Желдорреммаш

На заводах АО "Желдорреммаш" внедряется автоматизированная система по рекламационно-претензионной работе “Астрея”



Москва

Цены на московские новостройки демонстрируют приятную для покупателей тенденцию

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net