Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Frika nga vala e migrantëve mobilizon institucionet

0
Frika nga vala e migrantëve mobilizon institucionet

Pak para përfundimit të vitit 2019, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ka miratuar vendimin e qeverisë për vazhdimin e gjendjes së krizës, në pjesën jugore dhe veriore të kufirit shtetëror, deri në 30 qershor të vitit 2020. Ky është vazhdimi i pestë i kësaj mase shtetërore, që ka nisur të zbatohet që në vitin 2015, me qëllim parandalimin e kalimeve ilegale të migrantëve, të cilët territorin e Maqedonisë së Veriut e shfrytëzojnë si vend transit për destinnacionin e tyre të fundit, shtetet e Bashkimit Evropian.

Një masë e tillë vjen edhe pa informacioneve se këtë vit mund të ketë valë të re të migrantëve, e cila shpesh herë është paralajmëruar edhe nga Turqia, ku janë strehuar afër 2.5 milionë refugjatë nga Siria, por edhe pas njoftimeve se Gjermania do të hapë së paku 1 milion vende të reja pune.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë se gjatë vitit 2019 janë parandaluar rreth 20,000 tentime apo kalimin ilegal të kufirit, shifër kjo më e lartë se një vit më parë kur ishin parandaluar rreth 15,000 kalime ilegale.

“Në përgjithësi nuk mund të flasin për ndonjë ndryshim të strategjisë së veprimit. Sa i përket fluksit, të dhënat flasin se gjatë vitit 2019 kemi pasur një rritje prej 40 për qind më shumë krahasuar me vitin 2018, por nuk janë sikur ato të vitit 2015 kur kishin valë të madhe të migrantëve. Vetëm gjatë muajit gusht të vitit 2019 kemi zbuluar 164 persona gjatë kontrabandimit të tyre".

"Por, ky është vetëm se një rast pasi të tillë kemi shumë, kemi informacione se bartja e migrantëve bëhet në forma nga më të ndryshmet, me makina, kamionë, e mjete tjera transportuese, por edhe nëpër rrugë alternative nëpër zona rurale, rrugë vështirë ta kalueshme e kështu me radhë”, thotë Suzana Talevska, kryeshefe e sektorit për informacione pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Por, njohësit e çështjeve të sigurisë tërheqin vërejtjen për kujdes shumë më të madh të institucioneve pasi sipas tyre këtë vit pritet valë e re e migrantëve, që kryesisht do t'ia mësyjnë Gjermanisë.

“Maqedonia e Veriut do të përballet me sfida të reja. Do të kemi valë të migrantëve, të refugjatëve, të kalimeve ilegale, që do të thotë se institucionet duhet të koordinohen shumë mirë me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe të zonave kufitare, ku duhet të përfshihet edhe armata. Valë të migrantëve nuk do të ketë vetëm nga zonat e krizës, por edhe nga vende tjera të varfra, të cilët do t'i drejtohet para se gjithash Gjermanisë për të siguruar një vend pune”, thotë Marina Mitrevska, njohëse e çështjeve të sigurisë.

Ndërkohë, gjatë kalimit nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar edhe shumë raste të trafikimit me migrantë. Sipas të dhënave, çdo i pesti prej tyre që ka kaluar ilegalisht përmes “Rrugës Ballkanike” ka qenë i moshës së mitur. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Siguri Kufitare dhe Bregdetare “FRONTEX”, në tri vjetët e fundit gjatë kalimeve ilegale të kufijve prej 39,875 refugjatëve të monitoruar, 1,689 persona janë trafikuar kurse 87 shumica të moshës nën 18 vjeç, janë ankuar për përdorim dhune. Këtë e konfirmojnë edhe aktivistët që merren me kujdesin e tyre.

“Ata rrëfejnë gjithë atë që përjetojnë gjatë rrugëtimit të gjatë e të rrezikshëm drejt destinacionit final. Shpesh u ndodh që të dhunohen dhe t’u merren parat. Për bartjen nga njëri në kufi në tjetrin paguajnë së paku 1,000 euro, por ndodh që të lihen në mes të rrugës. Ne mundohemi me gjithçka që kemi t’u ndihmojmë, në ushqime apo me ilaçe pasi ka shumë prej tyre që kanë pësuar dëmtime apo që janë të uritur”, thotë Lençe Zdravkin, aktiviste nga Velesi.

Valën më të madhe të migrantëve, Maqedonia e Veriut e përjetoi në vitet 2015 dhe 2016 kur në vend hynë dhjetëra mijëra migrantë. Në zonat kufitare me Greqinë ishin regjistruar edhe përleshje me forcat e sigurisë ndërsa banorët e komunave për rreth me forcë kishin penguar ngritjen e kampeve për strehimin e tyre. Në vitin 2016 Maqedonia e Veriut ishte edhe në shënjestër të kritikave të Komisionit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili i kishte bërë thirrje të heqë dorë nga “politika e dëbimit sistematik dhe e arrestimit të migrantëve”.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин поздравил православных христиан с Пасхой


Спорт в России и мире
Москва

"Динамо" обыграло "Сочи" в матче РПЛ и догнало "Краснодар" и "Зенит"


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Пресс-релиз | CRYPTONIUM | Новая экосистема для заработка на криптовалюте | Арбитраж | Трейдинг | Обучение





Путин в России и мире
Москва

Путин с Собяниным приехали в Храм Христа Спасителя на Пасхальное богослужение


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Русских заявил о субсидировании новых авиарейсов до Минска




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Пол Маккартни

Сооснователь Beatles Маккартни ответил на признание в любви спустя 60 лет



Москва

Борющаяся за право вернуться в Якутию британка о жизни в Ирландии и в Закавказье

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net