Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2020

Zhgënjimet me sistemin e drejtësisë

0
Zhgënjimet me sistemin e drejtësisë

Beteja për reformimin e sistemit të drejtësisë do të jetë një nga sfidat kryesore të institucioneve gjatë vitit 2020, pasi viti që kaloi, në këtë sferë është vlerësuar thuajse i dështuar, jo vetëm nga ekspertët juridikë, por edhe nga drejtuesit e partive në pushtet.

Qeveria synon vazhdimin e konsolidimit të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë, të cilat ende i konsideron si “të kapura” nga regjimi i kaluar, siç e quan qeverisjen dhjetëvjeçare të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

“Disa fusha të caktuara të shoqërisë, në veçanti pjesa që ka të bëjë me drejtësinë, apo Gjyqësorin, mbetet bastioni i fundit i Gruevskit dhe regjimit të tij dhe me të drejtë qytetarët, por edhe vetë ne nuk mund të jemi të kënaqur me atë që është arritur, pasi ende struktura të caktuara kanë ndikim në vendimet që merren në këtë sferë".

"Por, ne do të bëjmë çmos që ta përmirësojmë këtë gjendje, që të kthejmë funksionimin e shtetit ligjor, që qytetarët të kenë besim në institucionet e drejtësisë”, thotë Lupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Social-Demokrate.

Por, nga VMRO DPMNE-ja për gjendjen në gjyqësi kanë fajësuar pikërisht Qeverinë, e cila sipas zëdhënësit të kësaj partie, Dimçe Arsovski, “kulmin” e arriti me rastin “Reketi” dhe shkatërrimin e Prokurorisë Speciale, e cila u dëshmua se ishte në shërbim të pushtetit për të luftuar përfaqësuesit e opozitës”.

Për të përmirësuar gjendjen, në të cilën ndodhet Gjyqësori, fillimisht BDI-ja e më pas edhe partitë tjera, kishin paralajmëruar procesin e vettingut, apo të verifikimit të pastërtisë, jo vetëm të gjykatësve. por edhe të zyrtarëve të tjerë.

“Do të jetë një proces i kontrollimit të figurave të propozuara për zyrtar shtetëror, apo gjykatës e prokurorë që pretendojnë t’iu shërbejnë qytetarëve. Ata duhet të kalojnë në një proces të vettingut që do të konfirmonte pastërtinë e secilit prej personaliteteve që do të zgjidhen”, ka deklaruar Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Vlerësime negative për reformat në drejtësi kanë edhe njohësit e çështjeve juridike, sipas të cilëve ngecjet në këtë sektor gjatë vitit 2019 do të reflektohen edhe në vitet e ardhshme.

“Tani kur jemi në prag të zgjedhjeve, kanë nisur të flasin për vetting, që më tepër i ngjan fushatës elektorale dhe premtimeve parazgjedhore. Kjo nuk është në rregull pasi vettingun nuk guxon ta realizojnë partitë. Këtë proces duhet ta zbatojë një trup i veçantë me pjesëmarrjen e profesionistëve që nuk kanë asnjë të kaluar politike, kriminale apo që nuk kanë marrë pjesë në asnjë organ shtetëror, qoftë edhe mbikëqyrës apo si bashkëpunëtor i jashtëm”, thotë Davidoviq.

Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tetovës, thotë se gjatë vitit 2019 nuk kishte reforma, por “vetëvrasje” në drejtësi duke rikujtuar me këtë rast Prokurorinë Speciale, e cila ndërpreu punën për shkak të skandaleve të shumta që kulmuan me arrestimin e ish-kryeprokurores Katica Janeva, e akuzuar së bashku me dy persona të tjerë për rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion eurove nga një biznesmen.

“Ky vit mund të them se ishte edhe vit i vetëvrasjes së gjyqësisë, humbja e shpresës së fundit të qytetarëve. Ky vit vlerësoj se do t’i mbajë peng edhe vitet e ardhshme pasi nuk ndodhën reformat e mirëfillta, kishim dështimin e Prokurorisë Speciale, kishim dështimin e asaj që njihej si luftë e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit".

"Të gjitha këto janë ato elementet që e kanë karakterizuar vitin 2019, por që do të mbajnë peng edhe vitet në vijim. Pra, konsideroj se politikanët janë ata që e mbajnë peng komplet sistemin gjyqësor dhe vetë shtetin pasi janë në shërbim të individëve, por jo dhe në funksion të asaj që e parasheh Kushtetuta dhe ligjet në përgjithësi”, deklaron Selmani.

Ai konsideron se procesi i reformave në Gjyqësor në vitin 2020 patjetër të përfshijë edhe ekspertë të jashtëm, të cilët do të monitoronin gjithë procesin, qoftë të vettingut, apo të pastrimit të Gjyqësorit nga elementet të korruptuar dhe të ndikuar nga partitë politike.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: На Пасху городской транспорт будет работать дольше


Спорт в России и мире
Москва

«Кубок футбольных мам» прошел на стадионе «Москвич» в Лобне


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев сыграет с Бубликом в Мадриде 


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Зеленое царство – обзор новостроек рядом с «Лосиным островом»





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии социально-экономического потенциала территорий России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Полина Гагарина

Полина Гагарина: «Нет, я не ухожу на пенсию»



Москва

Эхо "Крокуса": Как диаспоры влияют на власть в России и что известно о связи "дела Шахина" с терактом

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net