Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Новости за 21.11.2022

Shqipëri: Dy persona të vdekur dhe mijëra hektarë tokë nën ujë si pasojë e shiut

Evropaelire.org 

Autoritetet për Emergjenca në Shqipëri kanë bërë të ditur se dy persona kanë vdekur dhe se 4.356 hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër dhe Lezhë, si pasojë e reshjeve dyditore të shiut. Viktimat, Pjetër dhe Jason Rrushaj, babë e bir (48 dhe 18 vjeç) janë rrëmbyer nga ujërat e përroit në Shkrel të Malësisë së Madhe, në pasditen e 20 nëntorit. Trupat e tyre janë gjetur vetëm paraditen e së hënës, pas disa orë kërkimesh. Të përmbytura vazhdojnë të jenë 539 banesa, pjesa më e madhe në Shkodër, ndërsa 24 janë në Lezhë. Читать дальше...

Pasojat e përmbytjeve në Istog

Evropaelire.org 

Shirat e furishëm që nisën të dielën e 20 nëntorit, përmbytën disa pjesë të Kosovës, duke dëmtuar shtëpi e rrugë. Istogu, me mbi 39.000 banorë, është ndër komunat më të goditura.

Osmani kritikon Borrellin për njëanshmëri

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të heqë dorë asnjëherë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë, derisa e ka kritikuar kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell për njëanshmëri. Ajo i ka bërë këto deklarata pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Borrell e ka hedhur përgjegjësinë sidomos... Читать дальше...



Kritikat e ambasadores amerikane, alarm për autoritetet maqedonase

Evropaelire.org 

Njohësit e çështjeve juridike thonë se kritikat e drejtpërdrejta për autoritet qeveritare nga Ambasada amerikane në Shkup, tregojnë se është shkelur vija e kuqe për sa i përket mungesës së rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto reagime pasojnë kritikat e drejtpërdrejta të ambasadores amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler, drejtuar politikanëve, opinionit dhe zyrtarëve në Maqedoninë e Veriut me një mesazh të qartë se nuk duhet mbyllur sytë para korrupsionit. Читать дальше...

Stoltenberg: Përshkallëzimi duhet të shmanget

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur zhgënjimin e tij për mosarritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, dhe ka thënë se misioni i aleancës veri-atlantike në Kosovë, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent. “Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, ka thënë Stoltenberg përmes një postimi në Twitter, pas bisedës që ka zhvilluar me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borell. Vetë Borrell... Читать дальше...

Vuçiq u bën thirrje serbëve në Kosovë që "ta ruajnë paqen"

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se në orët e mbrëmjes do të takohet në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, dhe se kërkesa e tij do të jetë “ruajtja e paqes”. Vuçiq ka thënë se do të bisedojë me ta “gjithë natën dhe gjithë mëngjesin”. “Duhet të përpiqemi të tregojmë se nuk donim konflikte as për një sekondë. Nëse protestojnë, duhet të protestojnë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Le të bëjmë çmos për të ruajtur paqen. Ne do të respektojmë kërkesën e (kryediplomatit të Bashkimit Evropian... Читать дальше...

Pa marrëveshje për targat në Bruksel

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka hedhur përgjegjësinë sidomos te pala kosovare për mosarritje të marrëveshjes. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në paraditen e 22 nëntorit, përkatësisht pas orës 08:00, do të fillojë shqiptimin e gjobave për qytetarët që kanë makina me ato që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë targa ilegale serbe. Читать дальше...

Torres: SHBA të marrë rol më të madh në bisedimet Kosovë - Serbi

Evropaelire.org 

Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, ka thënë në hënën në Prishtinë se është koha që Shtetet e Bashkuara të marrin rol më të madh në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai i ka bërë këto komente në një bisedë me Zërin e Amerikës gjatë vizitës së tij disa ditëshe në Kosovë, ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. “Shpresoj që mund t’i afrohemi më shumë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Читать дальше...



Policia e Kosovës konfirmon shqiptimin e gjobave nga paraditja e 22 nëntorit

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në paraditen e 22 nëntorit, përkatësisht pas orës 08:00, do të fillojë shqiptimin e gjobave për qytetarët që kanë makina me ato që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë targa ilegale serbe. Shqiptimi i gjobës është pjesë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Faza e parë ka paraparë qortimin, e dyta parasheh gjobën dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese. Читать дальше...

Reagimet e opozitës në Kosovë për mosarritjen e marrëveshjes për targat

Evropaelire.org 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të ndiqte këshillën e Shteteve të Bashkuara për çështjen e targave ilegale serbe, pasi sipas tij, qasja aktuale e saj “nuk shpie askund”. Hoti, njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, i ka bërë këto deklarata, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Читать дальше...

Kurti: Propozimi i BE-së për targat, i papranueshëm

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm dhe se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian "kanë hequr dorë" nga propozimi i tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, propozimi i BE-së, që Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave, dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm "nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë... Читать дальше...

Ambasadori britanik e konsideron zhgënjyese mosarritjen e marrëveshjes për targat

Evropaelire.org 

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka konsideruar zhgënjyese mosarritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. “Situata aktuale përbën rrezik për sigurinë e qytetarëve të thjeshtë në Kosovë dhe ua largon vëmendjen nga misioni qeveritar për të përmirësuar jetët e tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të tensioneve, apo që të kërcënojnë sigurinë”, ka thënë Abbott përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë, po ashtu... Читать дальше...

Holanda do të asgjësojë 29 mijë pula për të parandaluar gripin e shpendëve

Evropaelire.org 

Autoritetet në Holandë do t’i asgjësojnë edhe 29.000 pula ferme në veri të shtetit, pas identifikimit të një varianti të rrallë të gripit të shpendëve, ka thënë të hënën Qeveria. Ferma gjendet në qytezën Koudum. Me vendim të Qeverisë, ndalesa në transport prej kësaj zone, dhe zonave përreth, do të zgjasë për shtatë ditë. Ky është rasti i tretë i raportimit të një virusi të tillë ditëve të fundit dhe i gjashti brenda një muaji. Rreth gjashtë milionë shpendë janë asgjësuar në Holandë prej identifikimit... Читать дальше...

Përmbytje në Kosovë, Shqipëri e Serbi

Evropaelire.org 

Përmbytjet kanë goditur të dielën pjesë të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë. Në Kosovë nuk ka pasur viktima, ndërsa në Shqipëri, një burrë me djalin dhe vajzën e tij me makinë kanë rënë në një lumë në veri të vendit. Vajza ka arritur të shpëtojë, ka njoftuar policia shqiptare të dielën.  Në Shqipëri, disa shkolla u mbyllën në zonat e prekura nga përmbytjet dhe shërbimet e urgjencës filluan evakuimin e njerëzve në rrethin e Shkodrës në veriperëndim të vendit. Në Serbi, gjendje më e rënduar ishte... Читать дальше...

Lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin shtetëror në Kupën e Botës

Evropaelire.org 

Lojtarët e ekipit kombëtar të Iranit nuk e kënduan himnin e shtetit të tyre në ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Botëror të Futbollit, të mbajtur të hënën kundër Anglisë. Ky veprim po shihet si shenjë mbështetjeje për protestat që shpërthyen javë më parë në Iran. Lojtarët qëndruan të heshtur përderisa po intonohej himni në stadiumin Khalifa në Katar, ku tifozët iranianë, të ulur në tribuna, bërtisnin gjatë himnit. Në Iran po vazhdojnë protestat që më shumë se dy muaj. Këto protesta ... Читать дальше...

KQZ shtyn afatet e aplikimit për zgjedhjet në veri 

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka shtyrë deri më 25 nëntor, afatin e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës më 18 dhjetor. Afati fillestar për procesin e aplikimit ishte caktuar deri më 21 nëntor. Sipas KQZ-së, rrjedhimisht është shtyrë edhe afati për certifikimin ose jo të subjekteve dhe kandidatëve nga 26 nëntori më 28 nëntor. KQZ-ja ka thënë se deri më tani ka pranuar dy aplikime për certifikim ... Читать дальше...

Kina raporton vdekjet e para me koronavirus pas gjashtë muajsh

Evropaelire.org 

Kina ka raportuar vdekjet e para me koronavirus pas gjashtë muajsh, teksa zyrtarët kanë paralajmëruar se kryeqyteti, Pekini, është duke u përballur me situatën më të rëndë prej shpërthimit të pandemisë. Pekini, qytet me mbi 21 milionë banorë, ka regjistruar të hënën 316 raste të infektimit me koronavirus, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Tri viktima janë raportuar në Pekin prej ditës së shtunë, duke e çuar në 5.229 numrin total të viktimave në këtë shtet. Këto vdekje janë regjistruar derisa... Читать дальше...

Ndalimi i alkoolit në Islam dhe si zbatohet ai

Evropaelire.org 

AP Vetëm dy ditë përpara nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit, vendi mikpritës, Katari, ndaloi shitjen e birrës në stadiume. Veprimi i papritur u kritikua nga disa dhe u mirëprit nga të tjerët. Zyrtarë të Katarit kanë thënë vazhdimisht se duan të mirëpresin tifozë nga e gjithë bota, por se ata, gjithashtu, duhet të respektojnë kulturën dhe traditat e tyre. Konsumimi i alkoolit, i palejueshëm në Islam, është një nga fushat ku Katari ka bërë përpjekje të arrijë një ekuilibër delikat. Читать дальше...

Shtëpi, biznese e rrugë të dëmtuara nga vërshimet

Evropaelire.org 

Përmbytjet që shkaktuan shirat e furishëm të dielën, dëmtuan shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë në disa komuna të Kosovës. Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku janë ndër më të prekurat dhe zyrtarë të institucioneve atje thonë se kanë nisur tashmë të bëjnë vlerësimin dhe sanimin e dëmeve. Nga kompania e ujësjellësit rajonal “Prishtina” thonë se përmbytjet kanë turbulluar ujin në disa pjesë, duke çuar në reduktime. “Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar ta... Читать дальше...


Музыкальные новости
Валерий Гергиев

Оркестр Мариинского театра под управлением Валерия Гергиева выступил в Нижнем Новгороде





Персональные новости
Спартак

Тренер "Спартака" Слишкович заявил, что доволен ничейной игрой против ЦСКА





Si do të funksionojë marrëveshja e OKB-së për klimën?

Evropaelire.org 

AP Që kur nisën bisedimet për klimën mes vendeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) para 30 vjetëve, vendimi i së dielës për themelimin e një fondi për t’i ndihmuar vendet e varfra të prekura nga ngrohja globale, po cilësohet si vendimi më i rëndësishëm. Ky ishte një konfirmim i parevokueshëm se vendet e varfra, me burime të kufizuara, po i përjetojnë më së rëndi pasojat e ndryshimeve klimatike, si vërshimet, valët e nxehtësisë dhe stuhitë. Ndërsa, vendet e industrializuara që e kanë ndotur klimën, kanë përgjegjësi t’iu ndihmojnë atyre. Читать дальше...

Dhjetëra viktima nga tërmeti në Indonezi

Evropaelire.org 

Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vrarë së paku 44 njerëz, raporton AFP. "Janë dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar. Deri më tani 44 njerëz kanë vdekur", tha Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur në ishullin Java. Ndërsa AP raporton se numri i të vdekurve është së paku 14.  Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti prej 5.6 shkallësh kishte epiqendër rajonin Cianjur në perëndim të ishullit Java. Indonezia ishte goditur nga tërmeti edhe në vitin 2021. Читать дальше...

Tokayev rizgjedhet president i Kazakistanit

Evropaelire.org 

Kassym-Jomart Tokayev është rizgjedhur president i Kazakistanit, shtetit më të madh të Azisë Qendrore. 69-vjeçari, i cili erdhi në pushtet në vitin 2019, mori 81.31 për qind të votave.  Rezultati ishte i pritshëm, pasi pesë kundërshtarët e Tokayevit ishin pak të njohur për publikun. Asnjëri prej tyre nuk shënoi mbështetje dyshifrore në votim, ndërsa 5.8 për qind e votuesve votuan kundër të gjithë kandidatëve. Komisioni zgjedhor tha se në zgjedhjet e së dieles kanë marrë pjesë rreth 70 për qind e qytetarëve... Читать дальше...

Lëndohen disa nxënës në një shkollë fillore në Australi

Evropaelire.org 

Shumë nxënës në një shkollë fillore në qytetin australian të Sidneit janë lënduar pasi një eksperiment shkencor në klasë shkoi keq. Raportimet thonë se të paktën dy nxënës pësuan djegie të rënda, ndërsa u dërguan me ambulancë nëntë të tjerë djegie sipërfaqësore. Incidenti ndodhi të hënën në shkollën publike Manly West, rreth orës 13:00 me kohën lokale atje. Fëmijët, të cilët besohet të jenë të moshës midis 10 dhe 11-vjeçare, pësuan djegie në trupat e tyre, duke përfshirë fytyrën, gjoksin, pjesën e poshtme të barkut dhe këmbët... Читать дальше...

Kurti e Vuçiq në takimin e përbashkët urgjent në Bruksel

Evropaelire.org 

Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi që ka nisur rreth orës 10:00, po mbahet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell. Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë "takim urgjent", për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën. "... t'i... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Прямая трансляция матчей Рыбакиной и Путинцевой за выход в 1/8 финала турнира в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Учения по ликвидации лесных пожаров прошли в Богородском округе





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Басманный суд Москвы арестовал продюсера Reuters Константина Габова за помощь ФБК в подготовке материалов



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Григорий Лепс

«Я не джентльмен»: Лепс вновь объяснился за инцидент с телефоном фанатки



Москва

«1418»: выставка секции «Арт-фото» ТСХР в зале «Лаврушинский`15»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net