Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Kritikat e ambasadores amerikane, alarm për autoritetet maqedonase

0
Njohësit e çështjeve juridike thonë se kritikat e drejtpërdrejta për autoritet qeveritare nga Ambasada amerikane në Shkup, tregojnë se është shkelur vija e kuqe për sa i përket mungesës së rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.



Këto reagime pasojnë kritikat e drejtpërdrejta të ambasadores amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler, drejtuar politikanëve, opinionit dhe zyrtarëve në Maqedoninë e Veriut me një mesazh të qartë se nuk duhet mbyllur sytë para korrupsionit.



“Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kryesore. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani, publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë, për të zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, tha Aggeler.


Ajo këto kritika i bëri më 15 nëntor, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.


Ambasadorja Aggeler nënvizoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vite kanë shpenzuar miliona dollarë për trajnimin e prokurorëve dhe të tjerëve në sistemin gjyqësor”.




Kritikat e ambasadores amerikane u nxitën pas reagimeve në opinion se zgjedhja e kryeprokurorit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi, ka qenë rezultat i ndikimeve politike apo lidhjeve të afërta me parti të caktuara politike.


Një trup i ekspertëve ndërkombëtar për filtrimin e gjykatësve

Bashkim Selmani, ish-gjykatës, thotë për Radion Evropa e Lirë se reformat në Gjyqësor duhet të vijnë nga vetë gjykatësit dhe kjo do të jetë e mundur vetëm pasi sistemi gjyqësor të jetë filtruar nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.


Selmani me këtë rast thekson se duhet formuar një trup i ekspertëve, që do të drejtohet nga faktori ndërkombëtar, i cili do të bënte filtrimin e gjykatësve duke kujtuar rastin me Bullgarinë, Rumaninë dhe Hungarinë.


“Filtrimin e gjykatësve nga korrupsioni mund ta bëjë vetëm faktori ndërkombëtar përmes formimit të një trupi të veçantë të përfaqësuar nga ekspertë, i cili do të bënte një vetting real të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve. Atyre, për të cilët dëshmohet se i kanë kontribuar drejtësisë, t’u jepet rasti t’i drejtojnë reformat në sistemin gjyqësorë”, konsideron Selmani.




Politika ndërhyri në sistemin AKTMIS për shpërndarjen e lëndëve gjyqësore

Më parë nga faktori ndërkombëtar, përkatësisht nga USAID-i, nga viti 2010 në 34 gjykata të vendit është ngritur sistemi AKMIS, i cili në formë elektronike bën shpërndarjen e lëndëve gjyqësore. Kjo bëhet në mënyrë që të shmanget faktori njeri gjatë ndarjes së lëndëve te gjykatës të caktuar me këtë dhe kurdisja e proceseve.


Por, nga bisedat e përgjuara doli në pah se gjykatësit e afërt me pushtetin në atë kohë, me VMRO DPMNE-në, kanë manipuluar në sistemin kompjuterik dhe sërish lëndët i kanë shpërndarë te gjykatësit e caktuar.


Pas kësaj me burgim u dënua kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Peshevski.


Ngritja e Akademisë së Gjykatësve

Për të ngritur një sistem gjyqësor profesional jashtë influencës politike me para të faktorit ndërkombëtarë përmes projektit KARDS dhe fondeve IPA, më 2006 u ngrit Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve. Parashihej që të gjithë kandidatët për gjykatës dhe prokurorë duhet ta kenë të kryer Akademinë.


Pavarësisht kësaj, hulumtimi i realizuar nga “Evrothink” gjatë këtij viti, ka nxjerrë në pah se “vetëm 8% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut u besojnë autoriteteve gjyqësore”.



Natasha Gaber-Damjanovska, kryetare e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve për Radion Evropa e Lirë thotë se transparenca e gjykatësve do ta përmirësojë perceptimin e qytetarëve kundrejt sistemit gjyqësor.


“Komunikimi me opinionin është shumë i rëndësishëm për të vërtetuar çdo hap që ndërmerret ndaj proceseve të caktuara. Pastaj transparenca e vetë punës së Gjyqësorit, këtu mendoj se si një lëndë e caktuar menaxhohet në gjykatë”, thotë Gaber.


Ndërkaq, autoritetet maqedonase kritikat e ambasadores amerikane i kanë cilësuar me vend. Sipas tyre, kjo flet për nevojën e reformave të thella në Gjyqësor, veçanërisht pas bujës së ngritur pas zgjedhjes së kryeprokurorit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi.




“Jam dakord me deklaratën e Ambasadës amerikane. Duhet të jem i sinqertë. Mund t'ju them lirisht se kreu i Qeverisë dhe si Qeveri, këtu e kam fjalën për ministrat, ne nuk kemi asnjë rol në zgjedhjen e kreut të Prokurorisë për Krimin e Organizuar, duke qenë që zgjedhja është bërë në formë të drejtpërdrejtë mes prokurorëve”, është arsyetuar kështu të hënën kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.


Por, kryetari i partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili u akuzua se ka lidhje në përzgjedhjen e bashkëvendësit të tij nga Zajazi i Kërçovës për kryetar të Prokurorisë për Krim të Organizuar, ka theksuar se partia e tij me vite kërkon një vetting gjithëpërfshirës në sistemin gjyqësor.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net