Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Новости за 17.11.2022

Navalny dërgohet në izolim të përhershëm

Evropaelire.org 

Lideri i burgosur i opozitës ruse Aleksei Navalny bëri të ditur të enjten se ai ishte transferuar përgjithmonë në një qeli izolimi që do të kufizonte kontaktin e tij me të burgosurit e tjerë dhe botën e jashtme. Navalny u vendos në izolim, i quajtur gjithashtu "qeli dënimi", më 1 nëntor, por mund të mbahej atje vetëm për 15 ditë, sipas postimit në Instagram. Ai tha se izolimi i tij i ri është "një qeli e rregullt e ngushtë, si qelia e dënimit, përveç që mund të kesh jo një por dy libra dhe të përdorësh kioskën e burgut... Читать дальше...

Britania e Madhe planifikon rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve

Evropaelire.org 

Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe të standardeve të jetesës, pasi rritja e kostos së jetesës zvogëlon pagat e njerëzve. Sipas parashikimeve të qeverisë britanike të ardhurat e familjeve - pasi të merren parasysh çmimet në rritje - do të bien me 7 për qind në vitet e ardhshme. Gjithashtu pritet që numri i njerëzve që janë të papunë të rritet me më shumë se 500.000. Kjo erdhi pasi kancelari Jeremy Hunt tha se Mbretëria e Bashkuar ishte tashmë në recesion dhe do të tkurrej më tej vitin e ardhshëm. Читать дальше...

Pelosi largohet nga posti i kryetares së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve

Evropaelire.org 

Nancy Pelosi njoftoi të enjten se do të tërhiqej nga posti i kryetares së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Politikania 82 vjeçare, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve për gati dy dekada, është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës. Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë distriktin e saj të Kalifornisë në dhomën e ulët të Kongresit. "Tani ne duhet të lëvizim me guxim në të ardhmen," tha Pelosi. "Ka ardhur ora... Читать дальше...



Spitalet pa penj kirurgjikë

Evropaelire.org 

Në shumicën e klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku aktualisht kryhen operacione kirurgjike, mungojnë penjtë. Rrjedhimisht, pacientët janë të detyruar që vetë t’i blejnë ato për operacione. Këtë e ka bërë edhe Hajzer Hasani nga Podujeva, bashkëshortja e të cilit më 15 nëntor e ka pasur të caktuar një operacion në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në Prishtinë. “Mjekët me kanë thënë që duhet t’i blejmë vetë penjtë. I kam blerë edhe mund t’i shikoni. Më kanë kushtuar 130 euro”, tha Hasani. Читать дальше...

Vazhdojnë alarmet e rreme për bomba në shkolla në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Tash e katër javë po vazhdojnë alarmimet nëpërmjet postës elektronike për vendosjen e bombave në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, ndërsa i fundit ishte ai i 16 nëntorit. Më 26 tetor për herë të parë, nëntë shkolla të mesme në qytetin e Shkupit përmes postave elektronike u alarmuan për vendosjen e bombave, megjithëse të gjitha rezultuan të rrejshme. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se menjherë pas njoftimeve për alarme për bomba nëpër objektet e shkollave, pjesëtarët... Читать дальше...

Trump përballë problemeve ligjore teksa synon Shtëpinë e Bardhë

Evropaelire.org 

Reuters Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili të martën shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, përballet me shumë hetime dhe padi. Trump – një qytetar privat me të ardhme të pasigurt ligjore Ja disa nga betejat e tij ligjore: Marrja e dokumenteve qeveritare Departamenti amerikan i Drejtësisë po kryen një hetim penal ndaj Trumpit për mbajtjen e të dhënave qeveritare, përfshirë dokumente të cilat janë të klasifikuara, pas largimit nga detyra në janar të vitit 2021. Читать дальше...

Irani akuzon Izraelin dhe shërbimet perëndimore për nxitje të luftës civile

Evropaelire.org 

Irani akuzoi të enjten Izraelin dhe shërbimet e inteligjencës perëndimore se po komplotonin për të nisur një luftë civile në Republikën Islamike, tashmë të  përfshirë nga protestat më të mëdha antiqeveritare që nga revolucioni i vitit 1979. “Shërbime të ndryshme sigurie, Izraeli dhe disa politikanë perëndimorë që kanë bërë plane për luftë civile, shkatërrim dhe shpërbërje të Iranit duhet të dinë se Irani nuk është Libia apo Sudani”, shkroi në Twitter ministri i jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian. Читать дальше...

Serbia lidh kontrata pune me serbët e dorëhequr në Kosovë

Evropaelire.org 

Në katër komunat në veri të Kosovës, sot ka filluar nënshkrimi i kontratave ndërmjet shtetit të Serbisë dhe serbëve që kanë braktisur institucionet e Prishtinës. Kështu ka njoftuar Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes së cilës po bëhet lidhja e kontratave. Sipas njoftimit, me këto kontrata, serbët që i kanë braktisur institucionet “do t’i rregullojnë të gjitha obligimet juridike nga marrëdhëniet e punës, ato pensionale, sigurimet shëndetësore etj. Në komunikatë nuk është shpjeguar se në cilat institucione serbe do të angazhohen... Читать дальше...



Sulmohet një kameraman në Mitrovicë të Veriut

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një nxënës i komunitetit shqiptar është sulmuar të enjten nga disa persona në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut, teksa ai dhe tetë të tjerë po ktheheshin nga Kodra e Minatorëve ku kishin shkuar për shëtitje. Sipas Policisë, sulmuesit kishin vëzhguar nëntë të rinjtë shqiptarë me një automjet të llojit Renault. Tetë nga këta nxënës kanë arritur të largoheshin në drejtim të urës. Në kohën kur ka ndodhur sulmi, në atë lokacion është sulmuar edhe një kameraman... Читать дальше...

Subjektet serbe nuk garojnë në zgjedhjet në veri

Evropaelire.org 

Për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan - nuk ekzistojnë as kushtet elementare në terren, vlerësojnë përfaqësuesit e subjekteve politike nga radhët e komunitetit serb. Kjo është arsyeja, sipas tyre, që këto subjekte nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje, mbajtja e së cilave është shpallur për datën 18 dhjetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Vendimin, presidentja... Читать дальше...

Zgjedhjet në SHBA: Republikanët me fitore të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve

Evropaelire.org 

Republikanët kanë siguruar 218 vendet e nevojshme për një shumicë në dhomën e ulët të Kongresit një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit, sipas projektimeve të mediumeve amerikane. Përderisa diferenca e partisë në Dhomën e Përfaqësuesve është e pakët, mjafton që të pengojë agjendën e Presidentit Joe Biden, për dy vitet e ardhshme. Kevin McCarthy, udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, festoi rezultatin. Por demokratët do të ruajnë kontrollin e dhomës së sipërme, Senatit. Kongresi... Читать дальше...

Dhjetë deputetë të rinj serbë betohen në Kuvendin e Kosovës

Evropaelire.org 

Dhjetë deputetë, nëntë prej tyre nga Lista Serbe, kanë dhënë betimin sot në Kuvendin e Kosovës. Këta deputetë po zëvendësojnë mandatet e dhjetë deputetëve paraprakë, të gjithë nga Lista Serbe, që dhanë dorëheqje ditë më parë. Në Kuvendin e Kosovës sot u betuan: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq dhe Cvetko Velkoviq nga partia Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Читать дальше...

Ushtria e Mianmarit do të lirojë ish-ambasadoren angleze të burgosur

Evropaelire.org 

Ushtria e Mianmarit tha të enjten se do të lirojë pothuajse 6 mijë të burgosur, duke përfshirë një ish-ambasador britanik, një gazetar japonez dhe një këshilltar australian për ekonominë. Vendi i Azisë Juglindore ka qenë në trazira që nga puçi ushtarak më 2021 dhe një goditje e përgjakshme ndaj disidencës gjatë së cilës mijëra janë burgosur. Ish e dërguara britanike atje, Vicky Bowman, këshilltari australian i ekonomisë, Sean Turnell dhe gazetari japonez Toru Kubota "do të lirohen për të shënuar Ditën Kombëtare"... Читать дальше...

Koreja Veriore lëshon raketë pasi paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj SHBA-së

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër të enjten, tha ushtria e Koresë së Jugut. Korea e Veriut paralajmëroi për një përgjigje ushtarake "më të ashpër" ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj. Kjo vjen pasi Uashingtoni ka kërkuar të forcojë bashkëpunimin rajonal të sigurisë dhe të shtojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut në përgjigje të provokimeve në rritje nga Veriu i armatosur me armë bërthamore, i cili i sheh të gjitha këto lëvizje si dëshmi të agresionit të SHBA-së. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Прокуратура Москвы: тело мужчины нашли в лесопарке в Сокольниках





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Желдорреммаш

Улан-Удэнский ЛВРЗ подвел производственные итоги первого квартала 2024 года



Москва

МИД России: приднестровское урегулирование невозможно без пересмотра Кишинёвом своей линии

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net