Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Новости за 24.11.2022

Macron përballet me probleme të mundshme ligjore për konsulentët

Evropaelire.org 

Presidenti francez Emmanuel Macron përballet me probleme të mundshme ligjore pasi prokurorët, më 24 nëntor, njoftuan se po hetonin shërbimet e kompanive konsulente gjatë fushatave zgjedhore kombëtare në vitin 2017 dhe 2022. Edhe pse në njoftimin e prokurorit financiar nuk përmendet në mënyrë specifike fushata e Macronit, besohet se ekipi i tij zgjedhor është objektivi kryesor i dy hetimeve të veçanta, raporton Agjencia France Presse (AFP). Prokuroria saktësoi se që nga tetori kanë nisur dy hetime... Читать дальше...

Ulja e pagave "ndërhyrje e hapur e Qeverisë në sistemin e drejtësisë"

Evropaelire.org 

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë anuluar disa seanca të parapara që të mbaheshin më 24 nëntor, tha për Radion Evropa e Lirë, Mirlinda Gashi, zëdhënëse në këtë gjykatë. Numri i seancave të anuluara, sipas saj, nuk dihet. Seanca janë anuluar në të gjitha Gjykatat e Kosovës, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, i cili monitoron punën e këtyre institucioneve. Me këto anulime gjykatat po zbatojnë vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të datës 23 nëntor, për reduktim të punës vetëm në shërbimet esenciale. Читать дальше...

Vogel: Qëllimi i fazës së re është diçka më pak se njohja

Evropaelire.org 

Rëndësia e vërtetë e dakordimit të Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave, është se e lë mënjanë çështjen e ndezur aktuale dhe i angazhon palët të përqendrohen në perspektivë të gjerë, thotë për Radion Evropa e Lirë, Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli. “Kjo është një marrëveshje e përkohshme. Kjo, thjesht, ndihmon tani në shmangien e një përshkallëzimi, por padyshim nuk është zgjidhje, sepse Kosova në fakt duhet të pezullojë zbatimin e të drejtave të saj sovrane në veri të Kosovës... Читать дальше...



OKB-ja nis hetime për shtypjen e protestuesve nga regjimi në Iran

Evropaelire.org 

Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut vendosi të enjten të nisë një mision të ri për hetimin e shtypjes së protestave masive nga regjimi iranian. Këto protesta kanë kapluar Iranin që nga shtatori i sivjetmë. Mocioni u miratua me 25 vota për, 6 kundër dhe 16 abstenime në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Aktivistë dhe disa diplomatë festuan me brohoritje dhe duartrokitje përderisa rezultati po lexohej nga presidenti i Këshillit. Përfaqësuesja e Teheranit në takimin e Gjenevës... Читать дальше...

Si komentohet marrëveshja për targat në Prishtinë e Mitrovicë të Veriut?

Evropaelire.org 

Qytetarë shqiptarë dhe serbë të Kosovës e shohin pozitivisht marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale serbe. Në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut thonë se ajo është në dobi të shtensionimit të situatës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Parlamenti Evropian kërkon ndihmë për familjet e punëtorëve të vdekur në Katar

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian miratoi të enjten, më 24 nëntor, një rezolutë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Katar, në të cilën vlerësohet se zgjedhja e këtij vendi për organizimin e Botërorit në futboll është përcjellë me akuza bindëse për korrupsion. Në rezolutë, Parlamenti Evropian shprehu keqardhjen e tij për “vdekjen e mijëra punëtorëve migrantë në Katar”, kryesisht punëtorë ndërtimi, të cilët ndërtuan objektet për Kampionatin Botëror të Futbollit, si dhe për të gjithë ata që u lënduan. Gjithashtu... Читать дальше...

Sofja akuzon Shkupin për brutalitet dhe nxitje të urrejtjes

Evropaelire.org 

Bullgaria i ka bërë thirrje Qeverisë maqedonase që sa më shpejt t'i zbardhë sulmet ndaj klubit kulturor bullgar “Cari Borisi i Tretë”. Më 22 nëntor janë thyer xhamat e objektit ku është vendosur klubi, ndërsa një ditë më pas, në mbrëmje është shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së këtij klubi, dhe është dëmtuar pllaka që mban emrin “Car Borisi i Tretë”, por nuk ka pasur pasoja në njerëz. Zyra e klubit kulturor "Cari Borisi i Tretë" është në Ohër. Policia e Ohrit tha se po heton incidentin... Читать дальше...

Italia: Koha për dialog dhe normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, kërkoi të enjten nga Kosova dhe Serbia normalizim të plotë të marrëdhënieve, pasi një ditë më parë u arrit një marrëveshje mes dy vendeve për targat. Pas telefonatave me liderët nga Kosova dhe Serbia, Tajani tha se “tani është e nevojshme të vazhdohet në rrugën e dialogut dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve”. Tajani, i cili i vizitoi kryeqytetet e dy vendeve, Prishtinën dhe Beogradin, të martën, bashke me ministrin italian të Mbrojtjes... Читать дальше...



Kurti thotë se në Bruksel është arritur dakordim, por jo marrëveshje

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten, para deputetëve të Kuvendit, se të mërkurën në Bruksel nuk ka pasur marrëveshje, por dakordim për targat. “Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat. Ne u morëm vesh t’i ndalojmë veprimet reciproke, pra ne nuk do të bëjmë gjobitje për targat KM, dhe do t’i japim hapësirë negocimit të propozimit evropian, që më herët quhej franko-gjerman”, tha Kurti në seancën plenare të 24 nëntorit. Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel... Читать дальше...

Opozita në Kosovë i kërkon Kurtit më shumë transparencë për dialogun

Evropaelire.org 

Partitë opozitare në Kosovë kanë mirëpritur arritjen e marrëveshjes me Serbinë për targat ilegale serbe. Veç kësaj, në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, deputetët opozitarë kërkuan nga kryeministri Albin Kurti më shumë sqarime rreth marrëveshjes së arritur, si dhe dialogut rreth marrëveshjes finale. Kosova dhe Serbia, më 23 nëntor në Bruksel, kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe. Kosova është pajtuar të mos vazhdojë tutje me zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në RKS... Читать дальше...

Nga plani franko-gjerman në propozim të Brukselit: Çka dihet deri më tani?

Evropaelire.org 

Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe mes Kosovës dhe Serbisë më 23 nëntor, kryediplomati evropian, Josep Borell, paralajmëroi se në ditët në vijim do t’i ftojë liderët e të dyja shteteve në Bruksel për të diskutuar për “Propozimin e Brukselit”, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Por, çka dihet deri më tani lidhur me këtë propozim? Që nga vera nëpër duart e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë është duke qarkulluar një dokument që u quajt plani franko-gjerman, e që sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian... Читать дальше...

Kina shton masat kufizuese pas rritjes rekorde të rasteve me COVID-19

Evropaelire.org 

Kufizimet shkaku i pandemisë COVID-19 po vendosen në të gjithë Kinën, përfshirë një qytet ku punëtorët e një fabrike u përleshën këtë javë me policinë, pasi numri i rasteve të COVID-19 po thyen rekorde ditore. Banorëve të tetë rajoneve në Zhengzhou, ku banojnë 6.6 milionë njerëz, iu tha të qëndrojnë në shtëpi për pesë ditë duke filluar nga e enjtja, përveç për blerje të ushqimit ose trajtime mjekësore. Testim masiv ditor u urdhërua si pjesë e asaj që qeveria e qytetit e quajti "luftë asgjësimi" kundër virusit. Читать дальше...

Vuçiq: Fitore e vogël taktike në Bruksel, pritet presion edhe më i madh

Evropaelire.org 

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targa, është një fitore e vogël taktike “që do të na çojë në presion edhe më të madh”. Një ditë më parë, më 23 nëntor, delegacionet e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës. Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia... Читать дальше...

Edhe gra në mesin e të rrahurve publikisht me kamxhik në Afganistan

Evropaelire.org 

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë këtu edhe tri gra, janë rrahur me kamxhik para mijëra njerëzve të pranishëm në një stadium futbolli në Afganistan. Ata ishin shpallur fajtorë për kryerjen e “krimeve morale”, si tradhti bashkëshortore, plaçkitje dhe homoseksualitet, tha një zyrtar taliban për transmetuesin publik britanik, BBC. Kjo besohet të jetë hera e dytë gjatë muajit nëntor që grupi islamik ka organizuar rrahje të tilla me kamxhik. Veprimet e tilla mund të jenë një sinjal që po kthehen praktikat... Читать дальше...

BE-ja anulon grantin e Fondit të Investimeve për portin e Durrësit

Evropaelire.org 

Është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë. Shkak për këtë vendim është bërë edhe modifikimi i projektit. “Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të WBIF (Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor) për investimin për projektin e mëparshëm të portit. Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit... Читать дальше...

Lista Serbe: Targat KM mbeten në përdorim

Evropaelire.org 

Lista Serbe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel, dhe ka thënë se targat KM mbeten në përdorim. “Duam t’i informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM (Mitrovicë e Kosovës) do të mund të funksionojnë normalisht, dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund ta zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit si më parë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook Kjo parti ka thënë se targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të vazhdohen, por “të reja nuk të lëshohen tani për tani”. Читать дальше...

Hovenier: Marrëveshja për targat shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizim

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se marrëveshja e arritur të mërkurën mes Kosovës dhe Serbisë për targat, e shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizim mes vendeve. “Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter. Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe. Читать дальше...

SHBA-ja mirëpret marrëveshjen për targat

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”. Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price përgëzohet marrëveshja e të dy vendeve “për t'u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, të cilin Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë si “rrugën më e mirë për të çuar përpara të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës”. Читать дальше...

Petkoviq: Targat KM ende në qarkullim, por nuk do të lëshohen të reja

Evropaelire.org 

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se pala serbe ka arritur të ruajë paqen dhe stabilitetin, dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “sonte ka pranuar gjithçka që ka refuzuar në ditët e kaluara”. Ai i bëri këto komente më 23 nëntor në Bruksel, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale serbe. Sipas tij, me marrëveshjen e arritur mbeten në qarkullim tabelat KM (Mitrovicë e Kosovës), të cilat, sipas tij, do të mund t'i përdorin serbët në veri të... Читать дальше...

Osmani falënderon SHBA-në për angazhimin rreth marrëveshjes për targat

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar Ambasadën amerikane në Kosovë për angazhimin e saj në arritjen e marrëveshjes për targat ilegale serbe. “Mbështetja e saj për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është kyçe. Kosova është mirënjohëse”, ka thënë ajo në një postim në Twitter. Kosova dhe Serbia - nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian - më 23 nëntor kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe. Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Учитель из Бутово стала «Гуру физкультуры»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев рассказал, что у него не получилось в первом сете матча с Арнальди в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Huawei представила IDS на 26-м Всемирном энергетическом конгрессе





Путин в России и мире
Москва

Педагогов Калмыкии приглашают принять участие в Форуме классных руководителей


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Басманный суд Москвы арестовал продюсера Reuters Константина Габова за помощь ФБК в подготовке материалов



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Rammstein

Минкульт Калининградской области отказался отменять шоу «Tribute Rammstein»



Москва

Пассажиры «Мострансавто» более 2 млн раз проехались до аэропортов с начала года

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net