Lëndohen disa nxënës në një shkollë fillore në Australi
Raportimet thonë se të paktën dy nxënës pësuan djegie të rënda, ndërsa u dërguan me ambulancë nëntë të tjerë djegie sipërfaqësore.
Incidenti ndodhi të hënën në shkollën publike Manly West, rreth orës 13:00 me kohën lokale atje.
Fëmijët, të cilët besohet të jenë të moshës midis 10 dhe 11-vjeçare, pësuan djegie në trupat e tyre, duke përfshirë fytyrën, gjoksin, pjesën e poshtme të barkut dhe këmbët, raporton Sydney Morning Herald.
Një mësues gjithashtu ka pësuar lëndime të lehta.
Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë lloj eksperimenti kishte kryer shkolla.
