Holanda do të asgjësojë 29 mijë pula për të parandaluar gripin e shpendëve
Ferma gjendet në qytezën Koudum.
Me vendim të Qeverisë, ndalesa në transport prej kësaj zone, dhe zonave përreth, do të zgjasë për shtatë ditë.
Ky është rasti i tretë i raportimit të një virusi të tillë ditëve të fundit dhe i gjashti brenda një muaji.
Rreth gjashtë milionë shpendë janë asgjësuar në Holandë prej identifikimit të variantit të ri të gripit të shpendëve në tetor të vitit të kaluar, ka thënë Autoriteti holandez për Siguri Ushqimore.
Franca, po ashtu, është përballur me numër në rritje të rasteve, pas shpërthimit të rëndë të këtij lloji të gripit, më herët gjatë këtij viti.
