Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2018

Новости за 25.12.2018

Militantët sulmojnë ministrinë e Jashtme të Libisë

Evropaelire.org 

Tre persona kanë vdekur edhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të militantëve në ministrinë e Jashtme të Libisë në Tripoli. Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në hyrje të ministrisë më 25 dhjetor. Sulmuesi i dytë është qëlluar për vdekje nga rojet e sigurisë para se të shpërthente jelekun e tij, kanë thënë zyrtarë të Libisë. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ndonëse grupi terrorist, Shteti Islamik ka kryer sulme të ngjashme në këtë shtet. Në mesin e personave... Читать дальше...

Policia gjermane gjen një flamur të IS-it në vendin ku dyshohet se është kryer sulm

Evropaelire.org 

Policia gjermane ka thënë të martën se ka gjetur një flamur të grupit militant, Shteti Islamik afër zonës ku dyshohet se është kryer një sulm në Berlin, transmeton Reuters. Autoritetet kanë thënë se hetuesit janë duke bërë kërkime për të kuptuar nëse kryesit e sulmit kanë pasur motive politike. Ende nuk është bërë e ditur nëse flamuri dhe teksti në gjuhën arabe, u perkasin personave të njëjtë që kanë dëmtuar disa kabllo ajrore pranë një linje hekurudhore. “Prej kur kanë nisur hetimet, janë siguruar disa të dhëna”... Читать дальше...

Trump insiston në projektin e ndërtimit të murit me Meksikën

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane do të vazhdojë derisa të plotësohet kërkesa e tij rreth fondeve për krijimin e murit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Qeveria amerikane është mbyllur përkohësisht të shtunën dhe ende nuk ka ndonjë shenjë të përpjekjeve për ta hapur atë, për shkak të mospajtimeve në fondet e kërkuara nga presidenti Trump për murin me Meksikën. “Nuk mund ta them se kur do të hapet sërish Qeveria”, ka thënë Trump... Читать дальше...



Projektligji për dialogun nuk i përmbush kërkesat e opozitës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës pasi ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, e ka proceduar atë në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim. Me Ligjin për dialogun përcaktohet hierarkia institucionale dhe procedura vendimmarrëse, derisa thuhet se rregullon funksionimin e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë. Читать дальше...

Rusia zgjeron listën e sanksioneve që shënjestrojnë Ukrainën

Evropaelire.org 

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka zgjeruar listën e sanksioneve që shënjestrojnë individë dhe subjekte ligjore të Ukrainës. Përmes një postimi në Twitter më 25 dhjetor, Medvedev ka njoftuar se ka zgjeruar listën e sanksioneve “për të mbrojtur interesat e shtetit, kompanive dhe qytetarëve të Rusisë”. Në listën e sanksioneve janë shtuar  rreth 200 individë dhe subjekte ligjore. Më 1 nëntor, Rusia ka vendosur “masa ekonomike speciale”, kundër 322 individëve dhe 69 kompanive ukrainase. Personave... Читать дальше...

Policia e serbëve të Bosnjës arreston babain që ka kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit

Evropaelire.org 

Policia e Bosnje Hercegovinës ka arrestuar të mërkurën në Banja Llukë, Davor Dragiçeviq, kërkesa e të cilit për vdekjen e djalit të tij, Davidit ka nxitur protesta muaj më parë. Policia e ka ndaluar atë në kryeqytetin e Republikës së serbëve të Bosnjës, pasi ai nuk u është përgjigjur kërkesave të autoriteteve për t’u marrrë në pyetje. Përveç tij, policia ka arrestuar edhe disa persona tjerë, duke përfshirë edhe ish-gruan e Dragiçeviqit. Avokati i familjes ka thënë se Davor Dragiçeviq është lënduar gjatë ndalimit... Читать дальше...

Ligji për shqipen hyn në fuqi së bashku me Marrëveshjen për emrin

Evropaelire.org 

Ligji për përdorimin e gjuhëve, që avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe do të fuqizohet së bashku me marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Kjo marrëveshje, sipas kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, por edhe zyrtarëve të Qeverisë pritet të miratohet në seancën e caktuar për 9 janar, ndërsa më pas së bashku me Ligjin e gjuhëve do të dërgohet për botim në Gazetën Zyrtare. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i pyetur të komentojë refuzimin e presidentit, Gjorge Ivanov për të dekretuar Ligjin për gjuhën... Читать дальше...

Avokati i Asia Bibit kthehet sërish në Pakistan

Evropaelire.org 

Saiful Malook, avokati pakistanez që ka fituar betejën ligjore për të liruar të krishteren Asia Bibi nga akuzat për blasfemi, ka thënë se do të kthehet sërish në Pakistan për ta përfaqësuar atë pasi Gjykata Supreme do ta rishikojë një peticion kundër Bibit. Malook, që ka ikur drejt Holandës pas kërcënimeve që i janë bërë nga radikalistët islamistë në rastin e Bibit, ka thënë të martën se ende nuk është caktuar ndonjë datë për seancën ku do të shqyrtohet peticioni. Ky njoftim nga Malook ka ardhur pas 54 vjeçarja Bibi... Читать дальше...



Së paku 27 persona kanë vdekur në një aksident në Kongo

Evropaelire.org 

Të paktën 27 persona kanë vdekur pasi një autobus është përplasur me një kamion në kryeqytetin e Kongos, Kinshasa. Sylvain Yuma nga ministria e Shëndetësisë ka thënë se aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës dhe si shkak është përmendur shpejtësia e madhe. Sipas tij aksidenti ka ndodhur rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Kongos. Yuma ka thënë se të paktën 17 persona të plagosur, dhe se gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ky është aksidenti i dytë që ka rezultuar me dhjetëra viktima në pak muaj në këtë shtet. Читать дальше...

Bien tregjet aziatike të aksioneve

Evropaelire.org 

Indeksi i tregut të aksioneve ka shënuar rënie në Japoni, duke reflektuar kështu shqetësimet e tregtarëve pas rënieve të shënuara edhe në Wall Street në Shtetet e Bashkuara. Nikkei në Japoni është përballur me rënie prej 5 për qind duke shënuar uljen më të rëndë nga prilli i vitit 2017. Ulje në tregjet e aksioneve është vërejtur edhe në Shangai, Bangkok dhe Tajvan. Investitorët kanë qenë së fundmi të shqetësuar pas raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump është duke shqyrtuar shkarkimin... Читать дальше...

Hasani: SHBA-ja s’do ta imponojë zgjidhjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Letrat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për presidentët e Kosovës dhe të Serbisë janë inkurajim për arritjen e një marrëveshjeje në mes të palëve, por jo që ajo domosdo të jetë copëtimi i Kosovës ose ngjashëm, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai nuk e përjashton mundësinë që ideja për ndryshim të kufijve të jetë në tavolinën e bisedimeve, por sipas tij, është gabim që të rihapet çështja e kufijve... Читать дальше...

Papa Françesku bën thirrje për paqe në Siri dhe Jemen

Evropaelire.org 

Papa Françesku e ka shfrytëzuar mesazhin e tij për Krishtlindje më 25 dhjetor, për t’i bërë thirrje botës që të mënjanohen “interesat mes palëve” dhe të gjendet një zgjidhje për konfliktet në Siri, Jemen dhe vende tjera. Papa i ka bërë këto komente para dhjetëra mijëra personave në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan. “Dëshira ime për Krishtlindje është që të ketë vllazëri. Vllazëri në mes të individëve të secilit komb dhe kulturë. Vllazëri mes njerëzve me ide dhe besime të ndryshme”, ka thënë ai. Читать дальше...

Turqia "e vendosur" për të depërtuar në Siri sa më parë që është e mundur

Evropaelire.org 

Turqia është e vendosur për të kaluar në lindje të Lumit Eufrat në veri në Sirisë, sa më parë që është e mundur, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu më 25 dhjetor, një ditë pasi Ankaraja ka dërguar trupa shtesë në kufi me Sirinë. “Nëse Turqia ka thënë se do të hyjë në Siri, ashtu do të jetë”, ka thënë Cacvusoglu para gazetarëve. “Ne planifikojmë të hyjmë në zonën e Lumit Eufrat sa më parë që është e mundur”. Turqia ka thënë më herët gjatë këtij muaji se do të nisë një operacion të ri ushtarak në këtë zonë. Читать дальше...

Haradinaj: Me vendosjen e tarifës po mbrojmë sigurinë kombëtare

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se tarifa e vendosur ndaj mallrave serbe është e drejtë e Kosovës dhe se përmes saj "po e mbrojmë sigurinë kombëtare". “Kryeministrja e Serbisë vazhdon t’u dërgojë letra shteteve, i ka dërguar edhe Shqipërisë, për të tërhequr njohjen e Kosovës. Pra përderisa Serbia ka këtë qasje atëherë kuptohet shumë mirë se çfarë kemi vepruar ne” ka thënë Haradinaj. Ai këto komente i bëri gjatë një aktiviteti në mbështetje të fëmijëve me sëmundjen e autizmit. ... Читать дальше...

Trump dhe demokratët vazhdojnë përplasjet për murin me Meksikën

Evropaelire.org 

Presidenti Donald Trump dhe përfaqësuesit demokratë më të lartë në Kongres u përplasën përmes deklaratave sërish të hënën mbi mbylljen e pjesshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, pa dhënë asnjë shenjë të përpjekjeve për të rihapur agjencitë e mbyllura nga një bllokim politik mbi kërkesën e Trumpit për fondet e ndërtimit të murit kufitar me Meksikën. Udhëheqësi i Demokratëve në Senat, Chuck Schumer dhe ajo në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e akuzuan Trumpin se ishte nën ndikimin e konservatorëve... Читать дальше...

Vuçiq: Situata e serbëve në Kosovë po përkeqësohet

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se situata e serbëve në Kosovë po përkeqësohet, sepse Prishtina sipas gjitha gjasave deri në vitin e ri nuk do ta heq tarifën për mallrat serbe. Por, Vuçiq tha se Serbia në të gjitha mënyrat do ta ndihmojë popullin e saj në Kosovë. Në një intervistë për TV Pink, ai tha se gjatë vitit të ardhshëm do të rrisë ndihmën për serbët e Kosovës, në mënyrë që të ketë më shumë fëmijë serbë. Duke folur për letrën që e ka dërguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump... Читать дальше...

Meksikë: Humb jetën guvernatorja disa ditë pasi mori detyrën

Evropaelire.org 

Vetëm disa ditë pasi mori detyrën e guvernatores së qytetit të Pueblas në Meksisë, Marta Erika Alonso humbi jetën pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte u rrëzua. Burri i saj, senatori Rafael Moreno Valle dhe dy pilotët gjithashtu humbën jetën, raporton BBC. Raportet thonë se ka pasur një pasagjer i tretë në bord, i cili gjithashtu vdiq. Zonja Alonso u bë guvernatorja e parë femër e Puebla-s pas votimeve të diskutueshme. 45-vjeçarja ishte anëtare i partisë PAN të qendrës së djathtë. Vdekjet... Читать дальше...

Mesha e Krishtlindjes

Evropaelire.org 

Mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi u dhanë në kremten e Krishtlindjes, ku mesha kryesore e shënimit të kësaj feste u mbajt në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Mesha u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili u lut për më shumë mirëkuptim, paqe dhe dashuri mes njerëzve. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji bëri thirrje për më shumë dialog mes njerëzve.

Në meshën e Krishtlindjes, thirrje për paqe dhe dialog

Evropaelire.org 

Mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi u dhanë në kremten e Krishtlindjes, ku mesha kryesore e shënimit të kësaj feste u mbajt në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Mesha u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili u lut për më shumë mirëkuptim, paqe dhe dashuri mes njerëzve. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji bëri thirrje për më shumë dialog mes njerëzve. "Dialogu është parakusht i paqes, i pajtimit dhe të së mirës së përbashkët. Buron nga vullneti i mirë dhe dëshira për të ardhmen më të mirë të të gjithëve... Читать дальше...

Papa Françesku iu thotë të pasurve të kërkojnë një jetë më të thjeshtë

Evropaelire.org 

Papa Françesku ka kërkuar nga njerëzit në vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve. Papa Françesku i bëri vërejtjet gjatë një shërbese në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, në meshën tradicionale të Krishtlindjes më 24 dhjetor. Papa, 82 vjeçar, tha se lindja e Jezusit në varfëri duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës. Ai tha se lindja e Krishtit vuri në pah një mënyrë... Читать дальше...

Së paku 43 të vrarë nga sulmi i militantëve në Kabul

Evropaelire.org 

Zyrtarët afgan thanë se së paku 43 persona janë vrarë pasi militantët sulmuan zyrat qeveritare në pjesën lindore të kryeqytetit Kabul. Militantët luftuan për orë të tëra me policinë. Ata fillimisht sulmuan hyrjen e kompleksit përmes një vetëvrasësi me bombë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi tha se rreth 350 punëtorë u shpëtuan pas një beteje tetë-orëshe me militantët. Ai tha se tre persona të armatosur u vranë nga forcat e sigurisë. Shefi Ekzekutiv, Abdullah Abdullah, fajësoi talibanët... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Московские школьники стали победителями всероссийской олимпиады по математике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Елена Рыбакина рассказала о проблемах на турнире в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве в парке нашли труп мужчины





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Пётр Чайковский

В Воткинске 7 мая отметят День рождения Петра Чайковского



Москва

«Семь-Я» экономического будущего России – в МИЦ «Известия» обсудили перспективы отечественного бизнеса

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net