Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2018

Новости за 18.12.2018

Rifillojnë bisedimet për paqen në Afganistan

Evropaelire.org 

Negociatorët qeveritarë kanë mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për t’iu bashkuar bisedimeve me militantët talebanë, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës 17 vjeçare në Afganistan. Bisedimet ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Arabia Saudite dhe Pakistani, vende këto që kanë ndikim te talebanët, gjithashtu po marrin pjesë në bisedime. Ende nuk është e qartë se çfarë është diskutuar edhe pse bisedimet e mëparshme u përqëndruan në propozimet për një armëpushim në Afganistan dhe një tërheqje të pranisë së trupave të huaja. Читать дальше...

Veseli: Pas letrës së Trumpit, VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj. Përmes një postimi në Facebook, Veseli tha se letra paraqet edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve. “Dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe thirrja e Presidentit të SHBA-ve është thirrje për të gjithë... Читать дальше...

Kuvendi i Maqedonisë miratoi amnistinë për 27 prillin

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë me 95 vota për, ka miratuar Ligjin për amnistinë e personave të akuzuar për dhunën në Kuvend, më 27 prill 2017. Për këtë ligj kanë votuar edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, edhe pse paraprakisht shumica parlamentare hodhi poshtë një amendament të saj për amnisti të përgjithshme. Ligji i miratuar, apo siç njihet ndryshe Ligji për pajtim dhe integrim, parasheh faljen e të gjithë personave që nuk janë përfshirë direkt të dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, por jo edhe organizatorët... Читать дальше...



Presidenti Trump urdhëron krijimin e komandës ushtarake hapësinore

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka urdhëruar krijimin e një komande hapësinore që do të mbikqyrë operacionet ushtarake të vendit në hapësirë. Trump nëshkroi memorandumin drejtuar Departamentit të Mbrojtjes, të martën, për të krijuar komandën e re e cila do të mbikëqyr si dhe organizon operacionet hapësinore, do të përshpejtojë përparimet teknike dhe do të gjejë mënyra më efektive për të mbrojtur asetet e SHBA-së në hapësirë, duke përfshirë edhe satelitë. Ky veprim vjen nga shqetësimet... Читать дальше...

Mogherini: Çdo alternativë tjetër përveç dialogut është e rrezikshme

Evropaelire.org 

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha sot në Bruksel se Bashkimi Evropian kërkon nga autoritetet në Prishtinë të heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe. Komentet ajo i bëri gjatë një konference për media që mbajti me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Serbinë. Mogherini deklaroi se është qëndrim i BE-së dhe NATO-s që formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë proces i pranueshëm dhe gradual në të cilin duhet të jenë të përfshira gjitha palët. Читать дальше...

Serbët e veriut protestuan kundër tarifës

Evropaelire.org 

Më shumë se një mijë serbë protestuan sot në pjesën veriore të Mitrovicës, kundër tarifës së Prishtinës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Drejtori i Qendrës Klinike dhe Spitalore, Milan Ivanoviq shpalosi kërkesat e protestuesve, përmes të cilave, kërkohet nga Brukseli të vendosë sanksione ekonomike dhe politike ndaj autoriteteve në Prishtinë deri në heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe respektimin e marrëveshjes së CEFTA-s. Serbët e veriut kërkojnë gjithashtu... Читать дальше...

Me Ligj në finalen e dialogut me Serbinë

Evropaelire.org 

Përmes një Projektligji të posaçëm për dialog, Kuvendi i Kosovës po synon që të përcaktojë përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror në procesin e bisedimeve me Serbinë. Ky Projektligj, pason miratimin e rezolutës për dialogun dhe formimin e ekipit negociator i cili bashkëkryesohet nga Qeveria dhe një pjesë e opozitës. Në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës thuhet se “Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti... Читать дальше...

FMN parashikon rritje ekonomike në Kosovë prej 4,2 për qind

Evropaelire.org 

Fondi Monetar Ndërkombëtar parasheh rritje ekonomike për Kosovën gjatë vitit 2019, prej 4,2 për qind. Por, sipas FMN-së kjo rritje mund të jetë më e madhe nëse ka përparim në reformat, veçanërisht në tregun e punës dhe fushat e qeverisjes. Megjithatë, sipas FMN-së, ka rrezik se presioni i shpenzimeve dhe mungesa e të ardhurave nga taksat mund të rrisin deficitin fiskal. “Rregullat fiskale vazhdojnë të jenë brenda politikave fiskale në buxhetin për vitin 2019 edhe pse ka rreziqe. Në buxhet ka... Читать дальше...



Protestë e studentëve në Tetovë

Evropaelire.org 

Qindra studentë shqiptarë kanë protestuar të martën në Tetovë duke kërkuar ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë, depolitizimin, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e taksave për pagesa. Kërkesat e tyre, studentët ua kanë drejtuar Qeverisë së Maqedonisë dhe rektorëve të universiteteve me mësim në gjuhën shqipe, ku bëjnë pjesë, Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Terezë” dhe Universiteti i Evropës Juglindore.

Rama zotohet për ulje 50% të tarifave të studimit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbajtur një takim me disa nga studentët e Universitetit të Bujqësisë në Tiranë ku diskutoi me ta temat që ata i shqetësojnë dhe u zotua për ulje tarifash prej 50 për qind duke filluar nga janari i vitit 2019.  Kryeministri Rama gjatë këtij takimi me studentë e ripërsëriti se dialogu është kyç për zgjidhjen e problemeve dhe pikave të kërkuara nga studentët. Rama tha se vendimet të cilat mund të merren direkt nga Qeveria, do të merren, dhe tha se në afatin... Читать дальше...

Trump i shkruan Thaçit: Shfrytëzojeni momentin për marrëveshje historike me Serbinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se i mirëpret përpjekjet e Kosovës për pajtim me Serbinë. Ai i ka bërë këto komente në një letër drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Dështimi për të kapitalizuar këtë mundësi unike do të ishte ngecje tragjike, sepse një mundësi tjetër për paqe gjithpërfshirëse nuk ka gjasa të ndodhë shpejt. Ju bëj thirrje juve dhe liderëve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të unifikuar gjatë bisedimeve për... Читать дальше...

Mali i Zi thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë gradual

Evropaelire.org 

Formimin i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë një proces gradual dhe të kontribojë në stabilitetin e rajonit, kanë thënë zyrtarë të Malit të Zi. Ministri i Punëve të Jashtme, Srgjan Darmanoviq, ka thënë se as Mali i Zi por as NATO asnjëherë nuk kanë kundërshtuar të drejtën e çdo vendi që të ketë ushtrinë e vet. “Sekretari i NATO-s paralajmëroi që ky proces të jetë gradual, i hapur, gjithëpërfshirës dhe të sjell stabilitet në rajon, në mënyrë që bashkëpunimi i NATO-s me Kosovës të vazhdojë. Kështu... Читать дальше...

Mjekët paralajmërojnë kolaps nëse nuk u rriten pagat

Evropaelire.org 

Përmes një greve 24 orëshe, punonjësit shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë dërguar mesazhe Qeverisë së Kosovës për kërkesat e tyre, që ndërlidhen me rritjen e pagave. Greva e mbajtur të hënën, është zhvilluar sipas thirrjes nga Federata e Sindikatave Shëndetësore të Kosovës. Mjekët që punojnë në sektorin publik thonë se nëse Qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për rritje të pagave, atëherë, sipas tyre, mund të ketë kolaps në sektorin e shëndetësisë. Një mjek specialist... Читать дальше...

Papunësia në Kosovë mbetet në nivel të lartë

Evropaelire.org 

Papunësia në Kosovë vazhdon të mbetet në një nivel tejet të lartë. Autoritetet në Kosovë, thonë se gjatë vitit 2018 kanë orientuar politikat ekonomike zhvillimore drejtë uljes së papunësisë. Megjithatë, të dhënat për papunësinë të publikuara të hënën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në Kosovë në tremujorin e tretë të vitit 2018 ishte 30.7 për qind. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

UEFA nis hetime ndaj klubit futbollistik Chelsea

Evropaelire.org 

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës së Evropës kundër ekipit të Vidi FC në Budapest, të zhvilluar javën e kaluar, njoftoi organi udhëheqës i futbollit evropian. Raportet në mediat britanike thanë se disa tifozë të Chelseat u dëgjuan duke kënduar në këngë për Barcelonën, Real Madridin dhe Tottenham Hotspurin e përcjellur me thirrje anti-semite, gjatë ndeshjes në Hungari. Читать дальше...

Raportet e Senatit dokumentojnë ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Evropaelire.org 

Dy raporte të përgatitura për Senatin amerikan kanë dokumentuar ndikimin që ka pasur fushata e drejtuar nga rusët për të ndryshuar opinionin e votuesve amerikanë gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale më 2016. Raportet, të publikuara më 17 dhjetor, janë përgatitur për Komitetin e Senatit për Inteligjencë, njëherësh njërin nga panelet kongresionale që heton si Rusia ka synuar të ndikojë në zgjedhjet që i ka fituar presidenti aktual, Donald Trump. Pas hetimit të miliona postimeve në Twitter... Читать дальше...

Turqia, Irani dhe Rusia afër marrëveshjes për Sirinë

Evropaelire.org 

Rusia, Irani dhe Turqia janë afër arritjes së një marrëveshje, mbi përbërjen e një komiteti sirian, që mund të hapë rrugën për hartimin e një kushtetute të re dhe zgjedhjeve pas një lufte shkatërruese civile, thanë diplomatët të martën. Ministrat e Jashtëm të trija vendeve, të cilët mbështesin anë të kundërta në konfliktin gati tetëvjeçar të Sirisë, filluan bisedimet në Gjenevë për të nënshkruar propozimin e tyre të përbashkët në mënyrë që më pastaj të kërkojnë miratimin e Kombeve të Bashkuara. Читать дальше...

Dhuna ndaj gazetarëve në botë shënon rritje gjatë këtij viti

Evropaelire.org 

Vrasja e kolumnistit saudit, Jamal Khashoggi, në një vit kur më shumë se gjysma e të gjithë gazetarëve të vrarë, ishin shënjestruar qëllimisht, pasqyron urrejtjen ndaj mediave në shumë zona të shoqërisë, ka thënë organizata “Reporterët pa kufij”. Gjatë vitit 2018, të paktën 63 gazetarë profesionistë në mbarë botën u vranë duke e bërë punën e tyre, një rritje kjo prej 15 përqind krahasuar me vitin e kaluar. “Urrejtja që shprehet ndaj gazetarëve nga politikanë të paskrupullt, udhëheqës fetarë dhe biznesmenë... Читать дальше...

Sullivan në Shkup: Rusia dëshiron të rrënojë Marrëveshjen për emrin

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuar të Amerikës do të mbështesin deri në fund zbatimin e plotë të Marrëveshjes së emrit me Greqisë, pavarësisht pengesave që mund të paraqiten, në radhë të parë nga Rusia e cila duket qartë se punon për rrënimin e kësaj marrëveshjeje, ka deklaruar në Shkup, Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit John Sullivan. Pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, diplomati amerikan tha se askush nuk duhet të befasohet nga aktivitetet ruse që kanë para vetes interesat e tyre, por jo edhe ato të qytetarëve të Maqedonisë... Читать дальше...


Музыкальные новости
Сергей Трофимов

Сергей Трофимов выступит с летним концертом в Зеленом Театре ВДНХ





Персональные новости
#123ru.net

ENERGON поделился успешным кейсом внедрения системы управления предприятием 1C:ERP





Haradinaj: Tarifa nuk hiqet pavarësisht kush është kryeministër i Kosovës

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, nuk do të hiqet deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Të martën, pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se ky qëndrim do të mbetet i pandryshuar pavarësisht se kush është kryeministër apo ministër i Tregtisë. “Tarifa nuk do të hiqet, ai vendim do të konsolidohet si qëndrim i Kosovës pavarësisht kush është kryeministër, deri në njohjen e Kosovës ky vendim nuk ndryshon” tha Haradinaj. Читать дальше...

Papa udhëheqësve botërorë: Mos fajësoni emigrantët për problemet tuaja

Evropaelire.org 

Papa Françesku dënoi  udhëheqësit nacionalistë të cilët fajësojnë emigrantët për problemet në vendet e tyre, pasi, siç tha, janë vetë ata që po nxisin mosbesimet në shoqëri përmes fitimeve të pandershme dhe politikave ksenofobike dhe raciste. Papa, 82 vjeçar, i cili iu doli në mbrojtje emigrantëve gjatë gjithë papatit të tij, i bëri këto komente në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Paqës të Kishës Katolike. Letra iu dërgohet krerëve të shteteve dhe qeverive si dhe organizatave ndërkombëtare. Читать дальше...

Qeveria britanike po përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Evropaelire.org 

Kabineti i kryeministres britanike, Theresa May, po merr në konsideratë përshpejtimin e përgatitjeve për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, pa një marrëveshje. Pritet që kabineti qeveritar të ndajë fonde në vlerë prej 2.2 miliardë euro për të zbutur një kaos të mundshëm ekonomik. Ministri për komunitetin dhe Pushtetin Lokal, James Brokenstein, i tha BBC-së, se qeveria ka kohë që e kupton mundësinë e daljes nga BE-ja pa një marrëveshje, por që tani është përgatitur për një Brexit kaotik. Rreth... Читать дальше...

Zyrtarët e lartë të BE-së i shkruajnë Haradinajt për zhgënjimin e tyre me tarifën

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian kanë vazhduar komunikimin përmes letrave me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. BE po i kërkon kryeministrit të Kosovës që të shfuqizojë masën e tarifës 100 për qind që u është vendosur prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, komisionarja për Tregti e BE-së, Cecilia Malmstrom, dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, përmes një letre i kanë shprehur kryeministrit të Kosovës... Читать дальше...

Operation InfeKtion: Si lufton Rusia në botë?

Evropaelire.org 

Operation InfeKtion është një dokumentar i gazetës, The New York Times që shpalos kohën e Bashkimit Sovjektik më 1959, kur është ndezur një prej motorëve më të mëdhenj të dezinformimit në botë. Përmes animacioneve dhe intervistave me agjentë sovjetikë për dezinformim, në këtë dokumentar prezantohet edhe një libër udhëzues i KGB-së, që tregon hapat si është shpërndarë një gënjeshtër para se të ekzistonte interneti. Ky dokumentar tregon në detaje për fushatën e dezinformimit të Moskës, si është e organizuar... Читать дальше...

Kina "nuk do të bëjë përpjekje për hegjemoni globale"

Evropaelire.org 

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u zotua se vendi i tij nuk do të zhvillohet në kurriz të vendeve të tjera. Xi i bëri këto komente në një fjalim në Pekin, me rastin e 40-vjetorit të nisjes së reformave të mëdha ekonomike në Kinë. Fushata e udhëheqësit të ndjerë Deng Xiaoping për "reforma dhe hapje" ka nisur katër dekada më parë. Rritja që ka pasuar, e ka bërë Kinën ekonominë e dytë më të madhe në botë. Transformimi është përqendruar në reformën bujqësore, liberalizimin e sektorit privat, modernizimin... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Анастасия Павлюченкова

Андреева, Павлюченкова и Касаткина вышли в 3-й круг «Мастерса» в Мадриде, Александрова и Калинская вылетели


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Учения по ликвидации лесных пожаров прошли в Богородском округе





Путин в России и мире
Москва

Эксперт: корректировка порогов крупного и особо крупного ущерба по экономическим статьям оправдана и своевременна


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Валерий Гергиев

Оркестр Мариинского театра под управлением Валерия Гергиева выступил в Нижнем Новгороде



Москва

Возможность купить квартиру без первоначального взноса – программа «Клиентский капитал»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net