123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2018

Новости за 07.12.2018

Presidenti çek kritikon shërbimin e tij të inteligjencës

Evropaelire.org 

Shërbimi i Inteligjencës i Çekisë (BIS) i hodhi poshtë akuzat e presidentit çek, Millosh Zeman, se i ka dhënë atij të dhëna "të gabuara" për intensifikimin e aktiviteteve të spiunimit në Çeki nga ana e Rusisë dhe Kinës.  Zeman publikisht e vuri në dyshim raportin vjetor të BIS-it, i cili konstatoi se Moska dhe Pekini i kanë intensifikuar operacionet e tyre të spiunimit në Republikën Çeke. Zeman po ashtu tha se cilësia e punës së BIS-it po përkeqësohet. Raporti i BIS-it, i publikuar më 3 dhjetor... Читать дальше...

MPJ e Kosovës thotë se ka qenë cak i sulmit kibernetik

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi përmes një postimi në Twitter se ka qenë cak i një sulmi kibernetik. "Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe janë duke punuar për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurt dhe në funksion. Hetimet e para tregojnë se burimet e sulemve kanë ardhur nga Serbia dhe Bosnja", tha MPJ në Twitter. Më herët, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjitha ueb-faqet janë në rregull dhe se tash për tash nuk vërehet ndonjë ndryshim në to.

Ivanov: Nuk kam asnjë lidhshmëri me 27 prillin

Evropaelire.org 

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, hodhi poshtë informacionet mbi përfshirjen e kabinetit të tij në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill 2017, apo për siç është thënë “qëllimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës në vend”. Në një paraqitje para opinionit, Ivanov tha se ndaj tij tani një kohë të gjatë po zhvillohet një fushatë për të diskredituar pozitën e tij dhe se e gjithë kjo, siç tha, mund të ketë edhe ndonjë prapavijë për ndonjë proces gjyqësor. “Gjithçka mund të bëjnë... Читать дальше...



Partia e Merkelit zgjedh udhëheqësen e re

Evropaelire.org 

Unioni Demokristian i Gjermanisë (CDU) zgjodhi Annegret Kramp-Karrenbauer udhëheqëse të partisë. Ajo do të pasojë në këtë pozitë Angela Merkelin, e cila do të mbetet kancelare deri në vitin 2021. Sekretarja e deritashme e përgjithshme e CDU-së fitoi 517 vota nga 999. Ajo e mundi Friedrich Merz, avokat milioner, i cili mori 482 vota. Kongresi i CDU-së u mbajt të premten në Hamburg. Si udhëheqëse e partisë më të madhe të Gjermanisë, Kramp-Karrenbauer mund të bëhet kancelare e ardhshme. Kramp-Karrenbauer... Читать дальше...

Sërish dështon votimi i projektligjit për buxhetin e Kosovës

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës, edhe pse ka zhvilluar debat për dy ditë radhazi, nuk ka arritur as të premten që të hedhë në votim projektligjin për buxhetin e vitit 2019, të prezantuar nga Qeveria e Kosovës. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halit, tha se votimi i ardhshëm "duhet të bëhet pas një vendimi të ri të Kryesisë ". Projektbuxheti i parashikuar për vitin 2019 është 2.3 miliardë euro. Nga kjo shifër, rreth 770 milionë euro janë paraparë për investime kapitale. Ministri i Financave në... Читать дальше...

William Barr emërohet prokuror i përgjithshëm i SHBA-së

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, emëroi William Barr për prokuror të përgjithshëm - post të cilin e ka mbajtur në vitet 1990. Emërimi vjen pasi Trump e ka shkarkuar nga pozita Jeff Sessions, në muajin nëntor. Barr do të marrë përsipër mbikëqyrjen e hetimit të ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Sipas mediave amerikane, ai ka qenë kritik ndaj disa aspekteve të hetimeve. Barr, avokat konservator, e ka mbajtur të njëjtin rol nën presidentin George HW Bush... Читать дальше...

Në kërkim të fondeve për ndërtimin e Termocentralit “ Kosova e Re”

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës dhe kompania fituese për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, "Contour Global", konfirmojnë edhe një herë se në pjesën e parë të vitit të ardhshëm do të fillojë realizimi i këtij projekti. Por, aktualisht, thuhet se ende janë në kërkim të mjeteve financiare për realizimin e projektit, i cili besohet se do të zgjidhte problemin e Kosovës me furnizim me rrymë. Dyshimet për mundësinë e realizimit të këtij projekti u paraqitën në muajin tetor të këtij viti, pas deklaratave të... Читать дальше...

27 sirianë kanë kërkuar azil në Kosovë

Evropaelire.org 

Nga 458 persona që kanë kërkuar azil në Kosovë, gjatë këtij viti, shumë nga ta vijnë nga zonat e luftës. Por, qëllim i tyre nuk është të qëndrojnë në Kosovë, por ta përdorin si transit për të arritur në vendet e Evropës perëndimore.



Heather Nauert zgjidhet ambasadore e SHBA-së në OKB

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zgjodhi zëdhënësen e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, në postin e ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Trump e bëri njoftimin për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Nauert, ish-moderatore dhe korrespondente e televizioneve ABC dhe Fox News, do të pasojë Nikki Haleyn, e cila ka njoftuar në tetor se do ta lërë postin në OKB në fund të vitit. "Ajo është e shkëlqyeshme. Ajo ka qenë me ne për kohë të gjatë", u ka thënë Trump gazetarëve më 1 nëntor... Читать дальше...

Vuçiq "nuk është i lumtur" me deklaratat e ambasadorit Kosnett

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është i lumtur me deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, se formimi i ushtrisë së Kosovës është hap pozitiv. Megjithatë, tha Vuçiq, ai është i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer. Vuçiq tha se "shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm" dhe se "pas tyre qëndron gjithmonë SHBA-ja". "Këtë nuk mund ta themi gjithmonë hapur. Kanë ata [shqiptarët] edhe aleatë të tjerë në Evropë"... Читать дальше...

Kosova nuk tërhiqet nga formimi i ushtrisë

Evropaelire.org 

Autoritetet e Kosovës besojnë se e kanë mbështetjen e nevojshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake. Ndërkaq, deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se ky transformim po ndodhë në një “kohë të papërshtatshme”, shihen si reflektim i qëndrimeve të disa vendeve anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar të... Читать дальше...

Imazhi i Putinit dhe i Rusisë "vuajnë ndërkombëtarisht"

Evropaelire.org 

Imazhi i Rusisë dhe i presidentit të saj, Vladimir Putin, po vuajnë ndërkombëtarisht, thuhet në një studim që publikoi Qendra amerikane e Kërkimeve Pew. Sondazhi në 25 vende gjeti se Rusia "luan një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare sesa një dekadë më parë", porse kjo "nuk do të thotë se ajo pëlqehet". "Putini dhe shteti rus janë kryesisht negativ", thuhet në studim. Sipas të njëjtit, një mesatare prej 34% e të anketuarve shprehin pikëpamje të favorshme për Rusinë, ndërsa 26%... Читать дальше...

Merkel mban fjalimin lamtumirës për partinë e saj

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbajti një fjalim lamtumirës për Partinë e saj Demokristiane, nga e cila jep dorëheqje. "Vlerat tona duhet të mbrohen, brenda dhe jashtë", tha Merkel në kongresin e partisë në Hamburg. Ajo la të kuptohet se mbështet Annegret Kramp-Karrenbauerin si pasardhëse të saj, duke e lavdëruar performancën e saj si kryeministre e landit Sarland.   Pavarësisht dorëheqjes nga kryesimi i Demokristianëve, Merkel planifikon të përfundojë mandatin e saj të katërt si kancelare, i cili zgjat deri në vitin 2021. Читать дальше...

Talibanët vrasin 14 ushtarë afganë, rrëmbejnë dhjetëra

Evropaelire.org 

Së paku 14 ushtarë afganë u vranë dhe 21 u rrëmbyen në një sulm të koordinuar kundër dy postblloqeve të ushtrisë, në provincën Herat të Afganistanit. Najibullah Mohebi, anëtar i Këshillit Provincial të Heratit, tha se sulmi ka ndodhur në qarkun Shindand, ku ndodhet një nga bazat më të mëdha të forcës ajrore afgane. Mohebi tha se luftimet kanë zgjatur gjashtë orë. Shefi i qarkut, Hekmatullah Hekmat, tha se rreth 200 luftëtarë talibanë kanë marrë pjesë në sulm, duke përdorur raketa dhe pushkë automatike. Читать дальше...

Rusia e quan "shqetësuese" situatën në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se situata në Ballkan, veçanërisht në Kosovë “është shqetësuese” si dhe ka dënuar rolin “destabilizues” të BE-së dhe NATO, njofton agjensia BETA. “Ne shohim sesi BE-ja dhe NATO-ja po rrisin përpjekjet që ta “gëlltisin” rajonin duke i vënë vendet para dilemës së rrejshme: ose me Moskën ose me Uashingtonin dhe Brukselin” ka thënë Lavrov. Ai theksoi se vendi kryesor për destabilizim mbetet Kosova, pikërisht për shkak të përpjekjeve të autoriteteve të Prishtinës për të formuar ushtrinë. Читать дальше...

Franca mbyll pikat turistike në prag të protestave të së shtunës

Evropaelire.org 

Autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë në gjithë vendin, pas mundësisë për shpërthim të dhunës në protestat kundër Qeverisë që do të mbahen këtë vikend. Muzetë, teatrot dhe dyqanet në Paris kanë njoftuar se do të mbyllen të shtunën në kuadër të masave parandaluese, duke përfshirë edhe Kullën e famshme të Eiffelit. Shoqatat e policëve dhe autoritetet e qytetit janë takuar për të krijuar strategji si të menaxhojnë protestat e së shtunës, të cilat është planifikuar të mbahen pavarësisht pse presidenti i Francës... Читать дальше...

Masovizohet protesta e studentëve, Rama fton për dialog

Evropaelire.org 

Mijëra studentë marshuan në rrugët e Tiranës në ditën e tretë të protestës kundër Qeverisë së Shqipërisë për ngritjen e pagesave të studimeve dhe për cilësinë e arsimit publik. Nga drejtime të ndryshme të fakulteteve në kryeqytet, por edhe atyre të qyteteve tjera, studentët janë bashkuar para Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës. Ata kërkuan ulje tarifash, pëmirësim të cilësisë së arsimit publik, përmirësim të kushteve në konviktet ku ata jetojnë si dhe një sërë pikash të tjera... Читать дальше...

Masivizohet protesta e studentëve, Qeveria fton për dialog

Evropaelire.org 

Mijëra studentë marshuan në rrugët e Tiranës në ditën e tretë të protestës kundër Qeverisë së Shqipërisë për ngritjen e pagesave të studimeve dhe për cilësinë e arsimit publik. Nga drejtime të ndryshme të fakulteteve në kryeqytet, por edhe atyre të qyteteve tjera, studentët janë bashkuar para Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës. Ata kërkuan ulje tarifash, pëmirësim të cilësisë së arsimit publik, përmirësim të kushteve në konviktet ku ata jetojnë si dhe një sërë pikash të tjera... Читать дальше...

CNN evakuohet pas alarmit për bombë

Evropaelire.org 

Punonjësit e rrjetit televiziv amerikan CNN janë evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes. Rreth orës 22:30 të së enjtës, alarmet e sigurisë u aktivizuan si shenjë e evakuimit të menjëhershëm. Rrjeti televiziv transmetoi vetëm emisione të cilat ishin përgatitur më herët. Policia më pas njoftoi personeli se mund të kthehet në vendin e punës. Evakuimi i së enjtës, ndodhi disa javë pasi në adresë të këtij rrjeti kishte arritur një pako me bombë... Читать дальше...


Музыкальные новости
Баста

"Новосибирск, бро, за всё прости": концерт Басты на "Сибирь-Арене" собрал аншлаг





Персональные новости
ЦСКА

Баскетболист ЦСКА Хэнлан назвал Москву лучшим местом для жизни





Varroset ish-presidenti i SHBA-së, George Bush

Evropaelire.org 

Ish- presidenti i SHBA-së, George Bush, është varrosur afër bibliotekës së tij presidenciale në College Station, Teksas, pranë varreve të gruas së tij Barbara Bush, e cila vdiq më herët gjatë këtij viti, dhe vajzës së tij e cila kishtë ndërruar jetë në fëmijërinë e hershme. Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara vdiq më 30 nëntor në Teksas, në moshën 94 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit vaskular. Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me të gjithë ish-presidentët e gjallë - Barack Obama... Читать дальше...

Haradinaj rithekson se ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ritheksuar se nuk ka asnjë dilemë rreth votimit të tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, më 14 dhjetor. Këto komente, Haradinaj i bëri pas një vizite që kishte bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës. “NATO është organizatë e disa vendeve të sigurisë dhe mendimi i një anëtari të NATO-s nuk kthehet në vendim, në fakt vendimet merren vetëm kur të gjithë janë dakord, kështu që ne nuk na pengon puna me NATO-n. Читать дальше...

Kina i kërkon Kanadasë lirimin e shefes financiare të Huaweit

Evropaelire.org 

Kina i ka kërkuar Kanadasë të lirojë shefen financiare të gjigantit teknologjik kinez, Huawei, Meng Wanzhou, që është arrestuar dje dhe përballet me ekstradim në Shtetet e Bashkuara, pas supozimeve se ajo ka tentuar të anashkalojë sanksionet amerikane në Iran. Disa ekspertë kanë thënë se arrestimi i Wanzhousë, shefe financiare në Huawei mund të rrisë tensionet në mes të Pekinit dhe Uashingtonit, të cilat kanë nisur fillimisht për shkak të tarifave tregtare në mallrat e njëra-tjetrës. Meng është... Читать дальше...

Dështojnë përpjekjet e SHBA-së për ta dënuar Hamasin në OKB

Evropaelire.org 

Një tentim i Shteteve të Bashkuara për të dënuar grupin islamik Hamas për nisje të raketave nga Gaza në Izrael  ka dështuar të fitojë vota të mjaftueshme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Një draft rezolutë më 6 dhjetor ka pranuar 87 vota për dhe 58 të tjerë e kanë kundërshtuar atë, mirëpo nuk ka arritur të fitojë dy të tretat e nevojshme për t’u miratuar. Nëse do të miratohej ky do të kishte qenë dënimi i parë zyrtar i Hamasit nga OKB-ja. Pak para votimit, ambasadorja amerikane në OKB... Читать дальше...

Malala nderohet nga Universiteti Harvard

Evropaelire.org 

Fituesja pakistaneze e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai është nderuar nga Universiteti Harvard në Shtetet e Bashkuara për punën e saj në promovimin e edukimit të vajzave. Malala, 21 vjeçare, e cila si adoleshente në shtetin e saj të lindjes i ka mbijetuar një sulmi me armë zjarri nga talibanët, ka fituar më 6 dhjetor Çmimin Gleitsman nga shkolla Kennedy në Kembrixh, Masaçusets, që funksionon në kuadër të Harvardit. “Malala flet fuqishëm për forcën dhe vendosshmërinë e grave dhe vajzave që janë të shtypura”... Читать дальше...

Kulla Eiffel mbyllet në prag të protestave të vikendit në Paris

Evropaelire.org 

Autoritetet franceze kanë njoftuar për angazhim masiv të forcave të sigurisë, derisa shumë pika turistike është thënë se do të mbyllen më 8 dhjetor për shkak të mundësisë së shpërthimit të dhunës gjatë protestave të planifikuara kundër qeverisë. Protestuesit e ashtuquajtur “Xhaketat e Verdha”, që janë zemëruar fillimisht për taksat e reja të karburanteve, pritet të marshojnë në Paris për javën e tretë me radhë duke  vënë në pah edhe pakënaqësi tjera kundër udhëheqjes së presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

RU.TV превращает Русскую Музыкальную Премию в Мюзикл


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Пятая ракетка мира Пегула не выступит на турнире WTA 1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Результативность, вовлечённость, трудоголизм — где грань? Книга от автора российской модели факторов вовлечённости персонала.





Путин в России и мире
Москва

Путин сказал Алиеву: "Пора!". Новый БАМ пройдет через Кавказ. Транспортным коридором "Север — Юг" Россия и Азербайджан перешли дорогу Западу


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске открывается ВНС: что будет




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Патриарх Кирилл запретил в служении священника, проводившего панихиду по Алексею Навальному



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Елена Волкова

«Где ваши манеры?»: интервью со звездным экспертом по этикету Дианой Булатовой



Москва

На предприятии в г. Омск загорелись 3 емкости с нефтепродуктами

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net