Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2018

Новости за 20.12.2018

Presidenti Trump nuk do të nëshkruajë ligjin për buxhetin

Evropaelire.org 

Presidenti, Donald Trump, iu tha të enjten republikanëve të Kongresit, se ai nuk do të nënshkruajë ligjin për të financuar qeverinë, sepse ai nuk përfshinë mjetet për ndërtimin e murit në kufi në Meksikën. “Presidenti tha se nuk do të nënshkruajë këtë ligj” tha kreu i Dhomës së Përfaqësuesve duke dalë nga një takim me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë. Kongresi ishte paraparë të votojë të enjten për ligjin para se të kalojë afati që është të premtën në mesnatë. Nëse kalon ky afat, atëherë rrezikon të mbyllet qeveria amerikane... Читать дальше...

Shtetet e Bashkuara mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës

Evropaelire.org 

Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiral James Foggo, gjatë takimit të enjtën me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kossnet, konfirmoi mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njoftoi ambasada amerikane në Kosovë. “Në mëngjes, ambasadori Kosnet u takua me komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin James Foggo. Admirali konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në” thuhet në njoftimin e postuar në Facebook nga ana e ambasadës. Shtetet... Читать дальше...

Një tërmet i fuqishëm godet Rusinë

Evropaelire.org 

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë prej 7.4 ballësh goditi Rusinë të enjtën, njoftoi Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Agjencitë ruse të lajmeve nuk raportuan për dëmet e mundshme në objekte dhe popullatën lokale. Tërmeti goditi gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë. Qendra paralajmëruese e cunamit tha se valët e mundshme të cunamit nga tërmeti ishin të mundshme brenda perimetrit 300 kilometra përgjatë brigjeve të Rusisë.



Gjashtëmbëdhjetë ditë protesta të studentëve, tensionohet Kuvendi i Shqipërisë

Evropaelire.org 

Qindra studentë dhe qytetarë protestuan para Kuvendit të Shqipërisë, përderisa brenda tij mbahej një seancë plenare me tensione mes pozitës dhe opozitës. Partitë opozitare në Shqipëri që disa muaj ka bojkotuar pjesëmarrjen e tyre në seancat në Kuvend, në shenjë proteste ndaj Qeverisë. Megjithatë, të enjten ata u kthyen në sallë për të debatuar për protestat e pandërprera të studentëve. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend filloi të fliste për protestën e studentëve dhe përpjekjet e qeverisë për të hapur dialog... Читать дальше...

Politikanët katalanas bëjnë thirrje për protesta paqësore

Evropaelire.org 

Nëntë politikanë katalanas, përkrahës të pavarësisë së rajonit nga Spanja, të cilët gjenden në burg, bën thirrje për protesta masive, por paqësore, në prag të vizitës së kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez. Ai të premten do të kryesojë takimin javor të kabinetit në kryeqytetin katalanas Barcelonë, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar konfliktet politike që filluan me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës në tetor të vitit 2017. Autoritetet qëndrore qeveritare në Madrid, ndërmorën... Читать дальше...

Mungesa e konsensusit dobëson përfaqësimin e Kosovës në dialog

Evropaelire.org 

Letra e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të qartë që dialogu i Kosovës me Serbinë është i pashmangshëm dhe një marrëveshje duhet të arrihet sa më shpejt, thonë njohësit e zhvillimeve politike. Por, sipas tyre, partitë politike në Kosovë nuk po arrijnë që të gjejnë një konsensus për dialogun me Serbinë , në mënyrë që marrëveshja të jetë sa më cilësore dhe në favor të Kosovës. Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj... Читать дальше...

Putin "brengoset" për demokracinë në SHBA dhe Britani

Evropaelire.org 

Pavarësisht reputacionit të tij për një rregull autokratik, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai është i shqetësuar për atë që e ka cilësuar si shkatërrim të vlerave në “botën anglo-saksone”. Ai i ka bërë këto komente gjatë konferencës së tij me gazetarë më 20 dhjetor në Moskë. Putin ka përmendur nivelin e pranueshmërisë së faktit se Donald Trump është president amerikan si dhe referendumin për Brexit në Britani.

Trump i shkruan Vuçiqit për marrëveshjen me Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “afër dorës”. Në letrën e dërguar më 14 dhjetor, të cilën sot e ka publikuar Zyra e presidentit të Serbisë, Trump ka theksuar se i gëzohet rastit që t’i presë në Shtëpinë e Bardhë presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për ta festuar “marrëveshjen historike”. “Marrë parasysh se po... Читать дальше...



Zyrtarët e lartë, të “amnistuar” nga drejtësia sa janë në pushtet

Evropaelire.org 

Zyrtarët e profilit të lartë që mund të bien ndesh me ligjin, rrallëherë përballen me drejtësinë në kohën sa ata janë duke ushtruar pozitën.  Të paktën gjatë tre vjetëve të fundit nuk ekziston asnjë zyrtar i profilit të lartë i cili është dënuar për korrupsion me aktgjykim të formës së prerë dhe me burgim efektiv. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka monitoruar këto raste nga 1 janari 2016 deri më 1 dhjetor 2018, ku rezulton se gjykatat kanë trajtuar 58 aktakuza ndaj 67 personave të profilit të lartë. Читать дальше...

Rroba për të varfrit

Evropaelire.org 

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit dhe Humanizmit, studentë dhe qytetarë kanë vendosur rroba në pemët e Sheshit Nënë Tereza në Prishtinë, për ata që kanë nevojë.

Aktakuzë ndaj kosovarit që mori gruan dhe djalin në Siri

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj M.D. i cili i ishte bashkuar grupit militant IS në Siri. M.D. akuzohet për vepër penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”. “Sipas aktakuzës, M.D., me qëllim që t’i bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars 2013, me dëshirë, me vetëdije dhe me paramendim ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi. Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë... Читать дальше...

Vazhdojnë protestat e studentëve shqiptarë në Tetovë

Evropaelire.org 

Për tri ditë me radhë në Tetovë janë duke protestuar studentët e universiteteve me mësim në gjuhën shqipe. Të enjten ka dështuar takimi ndërmjet studentëve dhe prorektorit të Universitetit të Tetovës, siç ishte paralajmëruar për shkak se studentët kanë refuzuar kërkesën e prorektorit të UT-së, Arbër Çeliku, të takohet vetëm me nga një përfaqësues të fakulteteve. Studentët kanë këmbëngulë të gjithë të jenë të pranishëm në amfiteatrin e universitetit, ashtu siç u ishte premtuar gjatë ditës së mërkurë. Читать дальше...

Policia e Kosovës arreston pesë persona nën dyshimet për fajde

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja”. Pas kontrollimit të këtyre lokacioneve janë arrestuar pesë persona. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njoftoi me anë të një komunikate për media se sipas kërkesës së prokurorisë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është... Читать дальше...

Klubi i Arsenalit në kërkim të tifozit që sulmoi lojtarin e Tottenhamit

Evropaelire.org 

Klubi futbollistik i Arsenalit thotë se po punon me policinë për të gjetur tifozin që hodhi një shishe plastike ndaj futbollistit të ekipit të Tottenhamit, Dele Alli, gjatë ndeshjes për Kupën e Ligës. Shishja iu hodh mesfushorit rreth 12 minuta pasi shënoi në pjesën e dytë të lojës. Arsenali thotë se filmimi “tregoi se tifozi po largohej nga stadiumi menjëherë pasi e hodhi shishen”. Klubi futbollistik, tha se po bashkëpunon me policinë, dhe se hetimet po vazhdojnë për të gjetur fajtorin. Po ashtu... Читать дальше...

Gjermania e shqetësuar me vendimin e SHBA-së për tërheqje nga Siria

Evropaelire.org 

Gjermania shprehu shqetësimin lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave nga Siria. Berlini thotë se një veprim i tillë mund të minojë përpjekjet në betejen kundër Shtetit Islamik. Ministri i Jashtëm, Heiko Maas tha në një deklaratë se “ ndryshimi i papritur i kursit nga ana e Shteteve të Bashkuara, është një befasi dhe atë jo vetëm për ne”. Ai tha se përderisa “Shteti Islamik është zbrapsur prap se prap rreziku nuk ka marrë fund”. Ministri gjerman deklaroi se “një vendim... Читать дальше...

Izraeli do të rrisë sulmet në Siri kundër forcave të lidhura me Iranin

Evropaelire.org 

Izraeli do të përshkallëzojë luftën ndaj forcave të lidhura me Iranin në Siri, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërheqin trupat nga Siria, tha të enjten kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. “Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë edhe më agresive kundër përpjekjeve të Iranit për t’u vendosur në Siri” tha Netanyahu në një deklaratë, raporton Reuters. “Ne nuk do t’i zvogëlojmë përpjekjet tona, do t’i intensifikojmë ato dhe e di që ne këtë e bëjmë me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara” shtoi më tutje Netanyahu. Читать дальше...

Mijëra pasagjerë mbesin të ngujuar nga mbyllja e aeroportit Gatwick në Londër

Evropaelire.org 

E vetmja pistë në aeroportin Gatwick të Londrës mbetet e mbyllur, për shkak se mbi të u zbuluan duke fluturuar dy dronë. Mijëra pasagjerë u përballen me një vonesë pasi shumë fluturime u anuluan. Gatwick, aeroporti i dytë më i madh britanik, mbylli pistën të mërkurën rreth orës 21:00, dhe shkurtimisht e hapi rreth orës 3 të mëngjesit për ta mbyllur sërish pas 45 minutave, njofton Associated Press. Policia britanike thotë se ata besojnë se fluturimi i avionëve pa pilot në aeroportin e Gatwick është një akt i qëllimshëm... Читать дальше...

Aleatët nuk pajtohen për tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Siria

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur atë që do të jetë tërheqje e plotë e trupave amerikane nga Siria, pasi ka deklaruar të mërkurën se ata kanë përfunduar me sukses misionin e tyre kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe këta trupa nuk janë më të nevojshëm në këtë shtet. Vendimi për t’u larguar plotësisht, siç është konfirmuar nga zyrtarët amerikanë dhe që pritet të ndodhë në muajt vijues, tregon se 2,000 trupat amerikane kanë përfunduar fushatën duke rifituar kontrollin e territorit që dikur kanë zotëruar militantët e IS-it. Читать дальше...

Putin: Të mos nënvlerësohet rreziku i luftës bërthamore

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se rreziku i një lufte bërthamore nuk duhet të nënvlerësohet dhe kritikoi Shtetet e Bashkuara për braktisjen e marrëveshjeve për armë. Duke folur në konferencën vjetore për media në Moskë, Putin tha se shpreson se do të mbizotërojë gjuha e përbashkët në kohën e tensioneve të rritura midis Rusisë dhe Perëndimit. Putin tha se lufta bërthamore mund të çojë në "vdekjen e qytetërimit". Kjo është së paku hera e dytë në disa muaj që Putin ngre publikisht mundësinë e një katastrofe të tillë. Читать дальше...


Музыкальные новости
Концерт

Концерт ко дню адыгского флага привлек молодежь Черкесска





Персональные новости
Джо Байден

Байден: США делают все возможное для возвращения Гершковича и Уилана





Trump falënderon Shqipërinë për dëbimin e ambasadorit iranian

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka dërguar letër falënderuese kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga Shqipëria. Presidenti Trump tha se mirëpret dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi dhe se Shqipëria është shembull i përpjekjeve të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se “veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”.  “Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë... Читать дальше...

Seanca për Projektligjin e Buxhetit të Kosovës mbahet të premten

Evropaelire.org 

Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019 pritet të votohet të premten, më 21 dhjetor, në seancën e Kuvendit të Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës.  Kuvendi, para 10 ditësh, ka debatuar për dy ditë rresht për buxhetin e propozuar nga Qeveria. Por, debati ka përfunduar pa votimin e Projektligjit, pasi që Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje. Buxheti për vitin 2019 parashihet të arrijë shifrën e 2,3 miliardë eurove. Читать дальше...

Gazetari i Der Spiegel fabrikoi artikuj me vite

Evropaelire.org 

Gazeta gjermane Der Spiegel tha se ka shkarkuar gazetarin e saj, Claas Relotius, i shpërblyer me disa çmime, pasi ka zbuluar se ai ka shpikur fakte për shumë artikuj, në vitet e fundit. "E vërteta dhe gënjeshtra janë të ngatërruara në tekstet e tij", tha Der Spiegel. Disa prej rreth 60 artikujve që Relotius i ka shkruar qysh në vitin 2011, janë të saktë, por të tjerët janë "krejtësisht të shpikur ose të zbukuruar me citime të manipuluara ose fantazi", tha gazeta. Nga artikujt e fabrikuar, njëri... Читать дальше...

Koreja e Veriut nxjerr kushte për denuklearizim

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut tha se nuk do të heqë dorë nga armët e veta bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara nuk e largojnë kërcënimin e tyre bërthamor. Deklarata e transmetuar nga agjencia verikoreane e lajmeve KCNA vjen në kohën e bllokimit të negociatave midis Uashingtonit dhe Koresë së Veriut për procesin e denuklearizimit dhe heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Phenjanit. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidenti i Shtetetve të Bashkuara, Donald Trump, janë takuar më 12 qershor në Singapor... Читать дальше...

Ekuipazhi i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës kthehet në Tokë

Evropaelire.org 

Tre anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u kthyen në Tokë pasi përfunduan misionin e tyre prej 197 ditësh. Komandanti gjerman, Alexander Gerst, astronautia amerikane, Serena Aunon-Chancellor, dhe kozmonauti rus, Sergei Prokopyev, ateruan të enjten me anijen e tyre kozmike Soyuz në një bazë në rajonin Zhezqazghan të Kazakistanit. Ata qëndruan në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës për të kryer disa eksperimente. Më 11 dhjetor, Kononenko dhe Prokopyev ecën nëpër hapësirë dhe morën mostra jashtë Stacionit. Читать дальше...

Kosova importon lëndë të parë nga Serbia, por jo edhe mallrat tjera 

Evropaelire.org 

Katër javët e para që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, kanë dëshmuar rënie të lartë të importit të këtyre mallrave në tregun e Kosovës. Sipas të dhënave të Doganës se Kosovës, nga data 21 nëntor, kur ka filluar të zbatohet vendimi i Qeverisë se Kosovës, nga këto shtete janë zhdoganuar 174 kamionë (145 nga Serbia dhe 29 nga Bosnja kamionë) , kryesisht lëndë e parë për prodhuesit kosovarë, të cilët kanë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Учения по ликвидации лесных пожаров прошли в Богородском округе





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Филипп Киркоров

Киркорова оштрафовали на 6 тысяч рублей из-за неуплаченного штрафа в 3 тысячи



Москва

В Екатеринбурге пройдет благотворительный забег Ural Legal Run

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net