Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2018

Новости за 10.12.2018

Mogherini nuk e përjashton ndryshimin e kufijve

Evropaelire.org 

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se një korrigjim i mundshëm, nuk do të duhej të jetë i bazuar përmes vijave etnike.

Nobelistët bëjnë thirrje për drejtësi ndaj viktimave të dhunës seksuale

Evropaelire.org 

Fituesit e sivjetmë të çmimit Nobel për Paqe, bënë thirrje për veprime dhe drejtësi, në emër të viktimave të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës, pasi ata pranuan çmimet e tyre më 10 dhjetor.Mjeku nga Kongo, Denis Mukëege dhe Nadia Murad, aktiviste nga Iraku morën çmimin në kryeqytetin norvegjez Oslo. Ata ndanë shumën prej 1 milion dollarësh sa iu dedikohet fituesve të Nobelit. "Unë u bëj thirrje shteteve të mbështesin iniciativën për të krijuar një fond global për dëmshpërblimet për viktimat e dhunës seksuale në konfliktet e armatosura. Читать дальше...

Pompeo: SHBA-ja dhe Britania mbesin aleate pavarësisht Brexitit

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, premtoi raporte të ngushta me Britaninë, nëse vendos për dalje të plotë nga Bashkimi Evropian. Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania punojnë "tepër ngushtë së bashku në të gjitha frontet e marrëdhënieve tona", përfshirë tregtinë. "Nëse ka një Brexit të vështirë, mbetem shumë i bindur se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të veçantë", tha Pompeo në një intervistë radiofonike për Hugh Hewitt. ... Читать дальше...



Mbeten pezull dorëheqjet e kryetarëve në komunat veriore

Evropaelire.org 

Departamenti ligjor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Qeverisë së Kosovës, ende nuk ka dhënë ndonjë vlerësim ligjor mbi ligjshmërinë e dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e kësaj ministrie. Bashkim Krasniqi, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, thotë për Radion Evropa e Lirë se Departamenti ligjor i kësaj ministrie i ka 15 ditë brenda afatit ligjor për të dhënë përgjigjen dhe se tashmë kanë mbetur edhe dy ditë për një përgjigje të tillë. Читать дальше...

Timmermans: Detyrim i çdo politikani dhe partie evropiane të luftojë anti-semitizmin

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian shfaqi shqetësimin, lidhur me rezultatet e një hulumtimi, i cili tregon se nëntë nga dhjetë hebrenjtë evropianë besojnë se antisemitizmi është rritur në pesë vitet e fundit. Agjencia e BE-së për të Drejtat themelore deklaroi se 85 përqind e të anketuarve besojnë se antisemitizmi është një problem madhor në vendin e tyre, ndërkaq 38 përqind mendojnë se ky problem po largohet. “Sa herë që bashkësitë kundërshtojnë njëra-tjetrën, sa herë që politika e identiteti gjenden përsëri në lojë... Читать дальше...

Maqedonia kërkon donacione për zgjidhjen e problemit të ajrit

Evropaelire.org 

“Për ajrin e ndotur nuk ka zgjidhje magjike, andaj Qeveria e Maqedonisë synon ta zgjidhë këtë problem me një sërë masash dhe aktivitete, si dhe strategji afatgjate dhe të qëndrueshme”, ka thënë zëvendëskryeministri për Çështje të Integrimeve Evropiane, Bujar Osmani, në një konferencë të donatorëve. Ai prezantoi programin qeveritar për uljen e ndotjes së ajrit deri në 50 për qind, në dy vjetët e ardhshme. Qeveria e Maqedonisë gjatë prezantimit të planit qeverisës ka kërkuar ndihmë financiare dhe... Читать дальше...

Mogherini nuk e përjashton ndryshimin e kufijve, por jo përmes vijave etnike

Evropaelire.org 

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se një korrigjim i mundshëm, nuk do të duhej të jetë i bazuar përmes vijave etnike. “Pavarësisht se për cilat adoptime do të pajtoheshin palët në të ardhmën, rezultati nuk duhet të ishte spastrimet etnike të vendeve. Në çfarë do rasti, të dyja vendet duhet të mbesin shumetnike” ka thënë Mogherini. Ajo i bëri këto deklarata, pas takimit të sotëm të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Читать дальше...

May e shtyn votimin për Brexit në parlamentin britanik

Evropaelire.org 

Kryeministrja bitanike, Theresa May, vendosi papritmas të shtyjë votimin për Brex-it, marrëveshje kjo e arritur me Brukselin gjatë muajit nëntor. May iu tha ministrave se po kthehet në Bruksel, për të marrë garanci ligjërisht detyruese, se Britania nuk do të jetë e bllokuar në masa mbrojtëse në kufirin e Irlandës së veriut, për një kohë të pacaktuar. Kufiri irlandez ishte çështja me e diskutuar gjatë debatit parlamentar. Kreu i opozitës, Jeremy Corbin, tha se Britania nuk ka më një “qeveri funksionale”. Читать дальше...



Raporti për dëbimin e shtetasve turq i dorëzohet këtë javë Kuvendit

Evropaelire.org 

Komisionit Hetimor Parlamentar ka përfunduar me intervistimin e dëshmitarëve që kanë pasur informata rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, gjatë marsit të vitit 2018. Ky Komision po heton rrethanat për ndriçimin e procedurave që çuan deri te deportimi i këtyre shtetasve turq nga Kosova. Sipas anëtarëve, ky komision tashmë është në fazën e shqyrtimit të provave dhe më pas do të përpilohet raporti dhe dërgohet në Kuvendin e Kosovës. Deputeti Xhelal Sveçla, kryetar i këtij komisioni... Читать дальше...

Haradinaj: Pagesa shtesë për prokurorët që luftojnë korrupsionin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar paga shtesë për prokurorët që angazhohen në luftimin e korrupsionit. Përmes një postimi në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Haradinaj ka thënë se të martën, qeveria do të marrë vendimin, për prokurorët që angazhohen në këtë drejtim. Më 29 nëntor, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për Kosovën, në të cilën theksohet se niveli i korrupsionit mbetet i lartë, përderisa përmendet edhe financimi i dobët i sistemit gjyqësor. Читать дальше...

Ruçi - Xhaferi: Problemet në rajon të zgjidhen me dialog

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka deklaruar në Shkup se Shqipëria mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por ka theksuar edhe nevojën e realizimit të të drejtave të popullatës shqiptare. Ruçi në takimin me kryeparlamentarin Talat Xhaferi ka biseduar edhe për zhvillimet në rajon, me theks për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast dy kryeparlamentarët theksuan nevojën për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut. “Përshëndetëm arritjet e Marrëveshjes së Prespës (Marrëveshja... Читать дальше...

Qeveria po shqyrton vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës po paralajmëron masa shtesë reciprociteti ndaj Serbisë. Këto masa edhe pse ende nuk janë definuar se cilat do të jenë, do të pasonin vendimin e 21 nëntorit, për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet e importuara me orgjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Ndonëse nuk janë ende definitive, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, është e pritshme që Qeveria si masa reciprociteti ndaj Serbisë të vendos ndalimin e hyrjeve të automjeteve me targa të Serbisë, duke vendosur... Читать дальше...

Ismaili: Ndalëm korrupsionin në blerjen e barnave

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili thotë se është ndalur keqpërdorimi i buxhetit, sa i përket blerjeve të barnave, që sipas tij, buxhetit të shtetit i ka kushtuar miliona euro. “Për vite me radhë janë keqpërdorur miliona euro të buxhetit të shtetit në blerjen e barnave me çmime të fryra. Por, ne po i themi stop korrupsionit. Vetëm për një vit, shpëtuam 6 milionë euro, blemë më shumë barna, aparatura mjekësore dhe ndërruam shtretërit në QKUK”, tha Ismaili gjatë një konference për media. Ismaili ka thënë se për vite me radhë... Читать дальше...

15 vjet burg për kreun bandës kriminale serbe

Evropaelire.org 

Një Gjykatë në Serbi e dënoi me 15 vjet burg, Darko Sariq, si kreun e një bande kriminale dhe trafikimi të kokainës. Gjykata vendosi se ai është fajtor, për udhëheqjen e një organizate kriminale që kontrabandoi 5.7 ton kokainë, nga Amerika e Jugut në Evropë, gjatë viteve 2008 dhe 2009. Anëtarët tjerë të bandës u dënuan prej disa muaj deri në 15 vjet burg. Në vitin 2015, 49 vjeçari Sariq, u dënua me 20 vjet burgim, por vendimi u kthye në rigjykim. Sariq ka deklaruar se është i pafajshëm. Ai ka qenë në arrati që nga viti 2010... Читать дальше...

Rama: Dialogu me studentët është i domosdoshëm

Evropaelire.org 

Studentët e Universitetit të Shqipërisë kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit në ditën e gjashtë të protestave duke sfiduar thirrjet e kryeministrit Edi Rama për dialog. Që nga java e kaluar mijëra studentë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre që lidhen me koston e lartë të studimeve në Universitetin publik dhe cilësinë e arsimit, përmes protestës në Tiranë. Pas disa përpjekjesh për të zbutur tensionet, përfshirë premtimin për të ulur tarifat e provimeve të mbetura, Kryeministri Rama të hënën... Читать дальше...

BE-ja do të kërkojë heqjen e tarifës dhe dialog për ushtrinë

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor, gjatë takimit të fundit për këtë vit. Presidenca austriake pret që ministrat, të reflektojnë në temat siç janë: raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës dhe efektin e tyre të mundshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Në këtë drejtim, burime diplomatike nga BE-ja, bëjnë të ditur se ministrat e Jashtëm... Читать дальше...

Iraku shënon përvjetorin e parë të fitores kundër IS-it

Evropaelire.org 

Iraku është duke shënuar përvjetorin e parë të fitores së shpallur ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). Në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror, kryeministri irakian, Adel Abdel Mahdi ka thënë më 10 dhjetor se Iraku ka shënuar “fitoren më të madhe kundër forcave djallëzore dhe terrorizmit” kur ka dëbuar IS-in nga territori i tij. Ai po ashtu është zotuar për të çrrënjosur korrupsionin si dhe për të siguruar kthimin  e qindra mijëra personave në shtëpi. Data e 10 dhjetorit është shpallur festë kombëtare. Читать дальше...

Gjykata Evropiane vendos: Britania mund ta anulojë Brexitin

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendim të hënën se Qeveria britanike mund të tërheqë njëanshëm vendimin për t’u larguar nga blloku evropian, pa u konsultuar me shtetet tjera anëtare. Në një vendim urgjent të bërë publik një ditë para se Parlamenti britanik të votojë marrëveshjen për Brexit, të arritur nga kryeministrja britanike, Theresa May me Bashkimin Evropian, Gjykata e Drejtësisë ka thënë: Mbretëria e Bashkuar është e lirë për të tërhequr njëanshëm njoftimin për largim nga Bashkimi Evropian. Читать дальше...

Ish-shefi i Nissanit akuzohet dhe riarrestohet

Evropaelire.org 

Prokurorët japonezë kanë akuzuar edhe zyrtarisht, ish-shefin e kompanisë, Nissan, Carlos Ghosn për keqpërdorim financiar, duke mos raportuar pagën e tij të vërtetë. Ata po ashtu kanë lëshuar kundër tij një urdhërarrest të ri, çka nënkupton se manjati ka mundësi të kalojë festën e Krishtlindjeve në burg, transmeton AFP. Ghosn, 64 vjeçar, është mbajtur në paraburgim prej 19 nëntorit për dyshimet se ai nuk i ka deklaruar të gjitha të ardhurat, duke fshehur rreth 44 milionë dollarë në periudhën kohore 2010-2015. Читать дальше...

Sauditët refuzojnë kërkesat turke për ekstradim të të dyshuarve në rastin Khashoggi

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir ka refuzuar kërkesat e Turqisë për t’i ekstraduar të dyshuarit e lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll. “Ne nuk i ekstradojmë qytetarët tanë”, ka thënë al-Jubeir para gazetarëve në Riad më 9 dhjetor, në fund të samitit, Këshilli për Bashkëpunim mes vendeve të Gjirit. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar që Arabia Saudite të dorëzojë të dyshuarit për vrasjen e Khashoggit. Читать дальше...

Kina i shpreh pakënaqësi ambasadorit amerikan për arrestimin e shefes së Huaweit

Evropaelire.org 

Kina e ka thirrur ambasadorin amerikan në Pekin, Terry Brandstad në shenjë proteste ndaj ndalimit në Kanada të shefes së gjigantit elektronik kinez, Huawei, Meng Wanzhou me kërkesë të Shteteve të Bashkuara. Zëvendës ministri i Jashtëm kinez, Le Yucheng i ka paraqitur më 9 dhjetor ambasadorit amerikan “protesta të ashpra” lidhur me ndalimin e Wanzhousë. Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, Le e ka cilësuar ndalimin e Mengut “jashtëzakonisht të egër” dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të anulojnë fletarrestin për të... Читать дальше...

Macron organizon takim pas valës së protestave në Francë

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të takohet të hënën me shoqatat për tregti dhe organizatat e punëtorëve, si përpjekje për të zbutur situatën e disa vikendeve me radhë që janë përcjellur me trazira në Paris dhe qytete tjera. Ky takim do të zhvillohet pasi Macron fillimisht të mbajë një fjalim televiziv në të cilin pritet të njoftojë për masat që të merren si përgjigje ndaj protestave. Në Francë është protestuar në katër vikendet e fundit kundër rritjes së taksës për karburante, për çmimet e jetesës dhe çështje tjera. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Прикамье» провело свыше 3 тыс. экологических исследований в I квартале 2024 года





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время движения поездов от Москвы до курортов Черноморского побережья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Алсу

Алсу ире белән аерылышканмы?



Москва

Фильм «Стыд» получил главный приз Московского Международного кинофестиваля

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net