Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2018

Новости за 24.12.2018

Prishtinë: Në pritjen solemne për Krishtlindje bëhet thirrje për dialog

Evropaelire.org 

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Ipeshvkia e Kosovës organizoi pritjen solemne në të cilën Ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji bëri thirrje për dialog pasi, sipas tij, ai është parakusht i paqës, pajtimit dhe të mirës së përbashkët. “Askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet të keqpërdorë apo mohojë nevojën për të” tha Dodë Gjergji. “Ftoj edhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore, politike dhe ekonomike, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te ne shqiptarët. Читать дальше...

LDK-ja dhe VV-ja: Ekipi negociator nuk e përfaqëson shumicën e opozitës

Evropaelire.org 

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosje i kanë shkruar një letër, Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, përmes së cilës theksojnë se ekipi negociator i Kosovës për bisedimet me Serbinë nuk e ka mbështetjen e shumicës së opozitës në Kosovës. “Lidhur me letrën tuaj të datës 17 dhjetor 2018, dërguar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, jemi befasuar shumë kur lexuam fjalinë në vijim... Читать дальше...

Kabul: Vazhdon përleshja midis forcave afgane dhe militantëve

Evropaelire.org 

Forcat e sigurisë në kryeqytetin afgan, Kabul, por vazhdojnë përleshjet me militantët të cilët gjatë ditës së hënë, sulmuan një kompleks qeveritar. Një numër i panjohur i militantëve sulmuan një kompleks qeveritar ku janë të vendosura disa zyra qeveritare. Ende mbetet e paqartë sa persona kanë vdekur apo sa janë të plagosur. Megjithatë, AFP ka raportuar se një zyrtar policor ka vdekur ndërsa agjencia citoi Ministrinë e Shëndetësisë të ketë thënë se 16 persona janë plagosur. Forcat e sigurisë... Читать дальше...



Presidenti Trump pranon ftesën për të vizituar Turqinë

Evropaelire.org 

Zyrtarët turq kanë thënë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka pranuar ftesën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të vizituar Turqinë. Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin iu ka thënë gazetarëve se presidenti Trump, dëshiron të zhvillojë vizitën gjatë vitit 2019 por ende nuk është vendosur një datë konkrete. Kalin ka thënë se presidenti turk e bëri ftesën gjatë bisedës telefonike së dy presidentëve ku u diskutua tërheqja e trupave amerikane nga Siria. Читать дальше...

Imzot Dodë Gjergji: Evropa të mos e shikojë si rrezik popullin tim

Evropaelire.org 

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në mesazhin e tij për festën e Krishtlindjes, iu ka bërë thirrje popujve të Evropës të mos e shikojnë popullin e tij si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet. “Ftoj edhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore, politike dhe ekonomike, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te ne shqiptarët. Ne, nuk na befason padrejtësia, sepse jemi të mësuar më të, në të kaluarën. Читать дальше...

Nivel alarmant i ndotjes së ajrit në Shkup

Evropaelire.org 

Njësitë matëse për cilësinë e ajrit, që janë vendosur nga Ministria e Ambientit Jetësor, në mëngjesin e së hënës kanë regjistruar nivele alarmante të ndotjes së ajrit në Shkup. Në Shkup, sipas matjes së bërë nga Ministria e Ambientit Jetësor, mëngjesin e së hënës, grimcat PM10 kanë arritur në 302 mikrogramë për metër kub. Kufiri i lejuar i grimcave PM10 në ajër, është 30 mikrogramë për metër kub. Ndërkaq, mjegulla ka shkaktuar po ashtu probleme në Shkup. Qytetarët kanë kërkuar që të ndërmarrin masa të menjëhershme... Читать дальше...

Ndotje e lartë e ajrit në Shkup

Evropaelire.org 

Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi po përballet me ndotje të lartë të ajrit. Ndërkaq, ambientalistët kanë kritikuar autoritetet se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Maqedoni.

Mobilizim për dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Në fazën finale të dialogut me Serbinë, Qeveria e Kosovës mëton që të hyjë me ligj të veçantë. Nisur nga ky qëllim, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky projektligj në një afat të shkurtër do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtimin dhe miratim. “Me anë të ligjit do të përcaktohet hierarkia institucionale... Читать дальше...



Izraeli mban zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm

Evropaelire.org 

Izraeli do të mbajë në muajin prill zgjedhje të përgjithshme të parakohshme , njoftoi zëdhënësi i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, pasi anëtarët e koalicionit qeverisës u takuan për të diskutuar rreth dallimeve për legjislacionin. “Koalicioni qeverisës vendosën njëzëri të shpërndajnë parlamentin dhe të shkojnë në zgjedhje të reja në fillim të prillit” tha zëdhënësi përmes rrjetit social Twitter, duke cituar një deklatarë të lëshuar nga partnerët e koalicionit qeverisës. Netanjahu, tani në mandatin e tij të katërt si kryeministër... Читать дальше...

Kartolina nga “Down Syndrome Kosova”

Evropaelire.org 

Pjesëtarët e shoqatës “Down Syndrome Kosova” kanë dizajnuar mijëra kartolina për shumë institucione për festat e fundvitit. Paratë e mbledhura i dedikohen shoqatës që ndihmon personat e prekur me sindromën Down.

Gjykata Kushtetuese refuzon të shqyrtojë rastin e Aida Dërgutit

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka refuzuar të vendosë masë të përkohshme si dhe të shqyrtojë kërkesën e 11 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 06/V145 të Kuvendit të Republikës së Kosovës përkitazi me propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! për shkarkimin e Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit. Gjykata Kushtetuese përfundoi se kërkesa është pa objekt shqyrtimi dhe, si e tillë, kërkesa për masë të përkohshme u refuzua. Читать дальше...

Presidenti Thaçi takon ekipin negociator për dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, të cilët bashkëkryesojnë ekipin negociator, për dialogun me Serbinë. Në një komunikatë për media nga presidenca thuhet se “presidenti Thaçi me bartësit e ekipit negociator të Kosovës kanë biseduar edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të koordinimit përgjatë procesit të bisedimeve dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme... Читать дальше...

Shpërthen vullkani në Itali, mbyllet aeroporti i Catanias

Evropaelire.org 

Mali Etnës në Itali, vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës, shpërtheu të hënën, duke liruar një sasi të madhe hiri në qiell si dhe duke shkaktuar mbylljen e aeroportit Catania në Sicili. Rreth 130 dridhje të tokës ndodhën, më e fuqishmja prej 4.0 shkallë të Rihterit, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikë i Italisë. Nuk ka raportime për ndonjë të plagosur. Vullkani i lartë prej 3,330 metrash mund të shperthejë disa herë gjatë vitit duke hedhur lavë dhe hiri të lartë mbi ishullin mesdhetar. Читать дальше...

Të mërkurën Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për dialogun

Evropaelire.org 

Të mërkurën (26 dhjetor), Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si "Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë". Seanca është thirrur me kërkesën e 40 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, sot Qeveria e Kosovës po ashtu ka miratuar Projektligjin që përcakton detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës... Читать дальше...

Turqia dërgon përforcime ushtarake në kufi me Sirinë

Evropaelire.org 

Turqia ka dërguar përforcime ushtarake në kufi me Sirinë, vetëm disa ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tërheqjen e gjitha trupave amerikane nga Siria. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, tha se përforcimet përfshijnë trupat tokësore, tanke dhe mjete tjera ushtarake. Ndërkohë, brenda Sirisë, luftëtarët e opozitës siriane të mbështetur nga Turqia u vendosën në zonat pranë qytetit kurd të Manbij, tha Anadolu. Manbij, në Sirinë veriore, mbahet nga një milici kurde e mbështetur nga SHBA... Читать дальше...

Rritet numri i viktimave nga cunami në Indonezi

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga cunami në Indonezi ka arritur në 373 përderisa 1,400 persona janë plagosur, ka njoftuar Agjencia Kombëtare për fatkeqësi natyrore. Punëtorët e shpëtimin po kërkojnë për të mbijetuarit, pasi 128 prej tyre ende po mungojnë pas cunamit që goditi Sumatrën jugore dhe Javën perendimore, të shtunën. Zëdhënësi i agjencisë, Sutopo Purwo Nugroho tha se “dyshohet se disa viktima janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga cunami”. Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo... Читать дальше...

Privatizimi po sfidohet nga rënia e interesimit të ofertuesve

Evropaelire.org 

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) shpreh shqetësim të madh për numrin e vogël të ofertuesve në valët e shitjeve të pronave shoqërore në Kosovë. Që nga fillimi i procesit të privatizimit të ndërmarrjeve dhe pronave shoqërore në vitin 2002/2003, sipas të dhënave të AKP-së, deri më tani janë privatizuar 1607 prona, asete të ndërmarrjeve shoqërore dhe kontratat për të gjitha këto asete janë nënshkruar, derisa të paprivatizuara kanë mbetur rreth 2119 asete shoqërore. Në mesin e aseteve të paprivatzuara në Kosovë... Читать дальше...

Efektet e tarifës - Ulen çmimet e prodhimeve nga Serbia e Bosnja

Evropaelire.org 

Që nga vendosja e tarifës doganore 100 për qind ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, tregtarët dhe bizneset në Kosovë po bëjnë përpjekje që t’i shesin sa më shpejtë produktet e mbetura. Nëpër dyqane e qendra tregtare, mallrat nga Serbia e Bosnja janë vendosur në vitrinat ekspozuese me çmime më të ulëta, në përpjekje që ato të shiten. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për këtë taksë, ka ndikuar edhe te blerësit. Njëri nga ta është Ragip Termkolli, rreth 50-vjeç, i cili... Читать дальше...

Qeveria miraton Projektligjin për dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky Projektligj në një afat të shkurtër do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtimin dhe miratim. “Me anë të ligjit do të përcaktohet hierarkia institucionale dhe procedura vendimmarrëse në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë”, tha Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Читать дальше...


Музыкальные новости
Филипп Киркоров

Киркоров оштрафован на 6 тыс. рублей за неуплату другого штрафа





Персональные новости
ЦСКА

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве





Kabul: Militantët sulmojnë një kompleks qeveritar

Evropaelire.org 

Militantët shpërthyen një makinë bombë përpara se të sulmonin një kompleks qeveritar në kryeqytetin afgan, Kabul. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se disa persona të armatosur hynë në një kompleks dhe shkëmbyen zjarr me forcat afgane të sigurisë të cilët kishin arritur në vendin e ngjarjes. Në kompleks gjenden Ministria e Punëve publike si dhe një zyrë e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve sociale. Nuk ka informacione për viktima dhe deri më tash askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin. Читать дальше...

Protestë e studentëve për liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Me thirrjet “A është izolimi vlerë e Bashkimit Evropian?”, 95 studentë të Universitetit të Prishtinës kanë marshuar nga kampusi universitar deri te zyra e Bashkimit Evropian, në shenjë pakënaqësie për mos-liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova duhej të plotësonte 95 kritere nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, andaj ata kishin zgjedhur që në mënyrë simbolike marshin përmes 95 studentëve, të cilët mbanin në duar edhe parullën, “Edhe sa kritere duhen”. Në vigjilje të festës së Krishtlindjes... Читать дальше...

Për çka do ta mbani mend 2018-ën?

Evropaelire.org 

Përgjatë një viti në Kosovë është diskutuar për një varg temash. Megjithatë për kufijtë e Kosovës kanë diskutuar edhe liderë jashtë kufijve. Në korrik të këtij viti presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përmendur mundësinë e diskutimit për ndryshim të kufijve gjatë dialogut që zhvillohet me Serbinë në Bruksel. Por marrëveshja nuk është arritur ende. Çfarë prisni ju?

Thaçi: Qeveria t’i rrisë pagat për ushtarët e FSK-së

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se do të kërkojë nga Qeveria që të rrisë pagat për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Tash pasi e themeluam Ushtrinë, të gjithë kemi një unanimitet të plotë të mbështetjes së Ushtrisë së Kosovës, të zhvillimit të saj, të punës së saj të mbarë, të realizimit të misionit të tyre. Unë kam vendosur si president i Kosovës, si komandant suprem t’i propozoj Qeverisë së Kosovës rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së, që ushtarët, oficerët të kenë një jetë të dinjitetshme. Читать дальше...

Stamboll: Prokuroria interviston aktorët e njohur turq

Evropaelire.org 

Prokurorët në Turqi janë duke hetuar dy aktorë të njohur mbi dyshimet se kanë fyer qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Prokurorët në Stamboll njoftuan se aktorët Metin Akpinar dhe Mujdat Gezen janë ftuar për intervistim lidhur me komentet që ata i kanë bërë në një emision televiziv. Dy aktorët kanë qenë të ftuar në televizionin pro-opozitar, Halk TV.  dhe gjatë transmetimit aktori, Akpinar tha se Turqia duhet të zgjedhë qeverinë demokratike ose të shikojë sesi “liderët e saj janë të... Читать дальше...

Barcelona në alarm nga rreziku i sulmeve terroriste

Evropaelire.org 

Qyteti i Barcelonës në Spanjë, gjendet në alarm të hënën, pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, paralajmëroi rrezikun e sulmeve terroriste gjatë festës së Krishtlindjes. Kujdesi u rrit rreth zonave ku lëvizin automjetet transportuese përfshirë autobusët në pjesën e Las Ramblas të Barcelonës, shkruan AFP. “Terroristët mund të sulmojnë me pak ose asnjë paralajmërim, duke shënjestruar lokacionet e turistëve, qendrat e transportit dhe zonat tjera publike” paralajmëroi Byroja e çështjeve konsullore... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Шествие трубачей и уроки танцев: что ждет посетителей парков Москвы в майские праздники


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Виктория Азаренко

Азаренко не смогла пробиться в 1/8 финала турнира в Мадриде, уступив Соррибес-Тормо


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Прокуратура Москвы: тело мужчины нашли в лесопарке в Сокольниках





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Басманный суд Москвы арестовал продюсера Reuters Константина Габова за помощь ФБК в подготовке материалов



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Фрэнк Синатра

Таунхаус Фрэнка Синатры впервые выставлен на продажу



Москва

Священник призвал не заваривать освященные ветки вербы

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net