Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Новости за 26.04.2018

Pompeo konfirmohet në postin e Sekretarit të Shtetit

Evropaelire.org 

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo në postin e Sekretarit të Shtetit, duke i dhënë fund kështu betejës për konfirmimin e tij në këtë pozitë. Pompeo është akuzuar nga demokratët se ka pikëpamje anti-myslimane dhe qëndrime homofobike. Pompeo ka marrë 57 vota për dhe 42 kundër në Senatin amerikan, duke u zgjedhur kështu në postin e kryediplomatit amerikan. Paraardhësi i tij, Rex Tillerson është shkarkuar muajin e kaluar, nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Читать дальше...

Kosova synon formimin e Gjykatës Speciale për korrupsion

Evropaelire.org 

Me formimin e Gjykatës Speciale për korrupsion, Kosova planifikon që t’i dalë përballë këtij fenomeni. Një gjykatë e tillë, pretendohet se do të trajtojë rastet me të cilat po merret Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila ekziston tash e 10 vjet. Bazuar në Raportin e fundit të Progresit nga Komisioni Evropian, Kosova gjendet në fazën përgatitore të luftës kundër korrupsionit. Administrata e gjyqësorit është e ngadaltë dhe joefikase, ndërkaq që gjyqësori edhe me tej mbetet i ekspozuar ndaj ndikimit politik. Читать дальше...

Gjermania do të rishikojë mbi 4 mijë vendime për azil politik

Evropaelire.org 

Gjermania do të rishikojë mijëra vendime për azil politik, ka thënë sot një zyrtar, teksa prokurorët po hetojnë një zyrtar i migracionit, i cili dyshohet se ka miratuar aplikacione që nuk kanë përmbushur kriteret. Mbi një milion migrantë, që janë larfuar nga konflikti në Lindjen e Mesme kanë ardhur në Gjermani që prej 2015-s. Kjo gjë ka rritur shqetësimin për kohezionin social dhe sigurinë. Zëvndësministri i Brendshëm, Stephan Mayer ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Zyra Federale për... Читать дальше...



Dy italianë akuzohen për sulmin ndaj tifozit të Liverpoolit

Evropaelire.org 

Dy italianë janë arrestuar në lidhje me sulmin ndaj një tifozi të Liverpoolit përpara ndeshjes me Romën, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Filippo Lombardi 20-vjeç dhe Daniele Sciusco 29-vjeç janë paraqitur sot para një gjykate në Merseyside, dhe janë akuzuar për dhunë, para ndeshjes së gjysmëfinales që u mbajt në stadiumin Anfild të Liverpoolit. Lombardi gjithashtu është akuzuar për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj 53-vjeçarit, Sean Cox, i cili pësoi lëndime serioze në kokë, pasi u sulmua para ndeshjes. Читать дальше...

Trump do të vizitojë Britaninë në muajin korrik

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të udhëtojë për në Britani më 13 korrik. Kështu u ka thënë sot gazetarëve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, raporton Reuters. Trump edhe më herët kishte planifikuar të vizitojë Britaninë, aleaten tradicionale të Shteteve të Bashkuara. Por, vizita e tij ishte anuluar në muajin janar. Vizita e Trumpit në Britani është konfirmuar edhe nga zyra e kryeministres britanike, Theresa May. “Presdienti i Shteteve të Bashkuara do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuara më 13 korrik”... Читать дальше...

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën, për gjashtë muaj ose një vit

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se beson se brenda “gjashtë muajsh apo një viti”, mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Kosovën. “Jemi të gatshëm të bisedojmë për çdo çështje, ne jemi të gatshëm të marrin në konsideratë çdo propozim i cili do të nënkuptonte një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për The Guardian. Kosova dhe Serbia, që prej vitit 2011 janë duke mbajtur në Bruksel bisedime të nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve. ... Читать дальше...

Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë nuk i lejohet të vizitojë Serbinë

Evropaelire.org 

Autoritetet serbe ia ka ndaluar hyrjen zëvendëskryeministrit, njëherësh ministrit të Mbrojtjes së Koracisë, Damir Krstiçeviq në Serbi deri në një njoftim të ardhshëm, pasi edhe Zagrebi zyrtar kishte vepruar ngjajshëm fundjavën e kaluar. Tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë janë rritur, pasi javën e kaluar një delegacion kroat ndërpreu një vizitë në Serbi, pasi ligjvënësi ultra-nacionalist, Vojsllav Sheshel ofendoi ata dhe u përpoq që të shqyejë flamurin kroat, transmeton agjencia Reuters. Të dielën... Читать дальше...

NATO ofron që ta ndihmojë Afganistanin gjatë zgjedhjeve

Evropaelire.org 

NATO thotë se mund të ofrojë siguri shtesë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Afganistan, pas rritjes së sulmeve në vend, në pragë të zgjedhjeve që do të mbahen në tetor. “Kontributi ynë kryesor është që të sigurohemi që zgjedhjet të mbahen në një ambient të sigurt dhe të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për forcat e sigurisë afgane, duke i trajnuar ata, duke i këshilluar dhe duke i financuar”, tha shefi i aleancës, Jens Stoltenberg. Por, Stolltenberg tha se përfshirja e NATO-s do të jetë e kufizuar. Читать дальше...



Një serb akuzohet për krime lufte në Krushë të Vogël

Evropaelire.org 

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër Darko Tashiq për krime lufte. Në aktakuzë thuhet se Tashiq ka qenë pjesë e forcave paramilitare serbe në fshatin Krushë e Vogël, më 25-27 mars të vitit 1999. “Akuzat ndërlidhen me një sulm në fshatin Krushë e Vogël i cili filloi më 25 mars 1999 nga forcat serbe, përfshirë policinë dhe paramilitarët, gjatë të cilit popullata civile i ishte nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit çnjerëzor... Читать дальше...

BE i kërkon Prishtinës ta themelojë urgjentisht Asociacionin

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i kërkon Prishtinës që urgjentisht dhe pa vonesë të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq e cilësoi si pozitiv faktin që ka nisur puna në hartimin e statutit të Asociacionit dhe tha se autoritetet kosovare kanë afat katër muaj, që të zbatojnë plotësisht këtë marrëveshje. “Presim rezultate. Është e nevojshme të zbatohet kjo marrëveshje, ashtu si edhe të gjitha të tjerat”, tha Kocijaçiq. ... Читать дальше...

Një zyrtar i lartë afgan vritet nga talibanët

Evropaelire.org 

Kryengritësit talibanë kanë vrarë zëvendësguvernatorin e provincës Logar, që gjendet në lindje të Afganistanit, ka thënë policia. Sulmi, ku është vrarë Qamar-u-din Shakeb ka ndodhur në qarkun Mohammad Agha, ka njoftuar policia. “Ai ishte rrugës duke shkuar në Kabul kur është sulmuar”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zyrtari policor, Asmatullah Alizia. Alizai ka thënë se truprojet e Shakeb po ashtu janë plagosur rëndë në këtë sulm. Kryengritësit talibanë kontrollojnë pjesë të mëdha në provincën... Читать дальше...

Irani vendos kufizime ndaj aplikacionit Telegram

Evropaelire.org 

Autoritetet iraniane kanë ndërprerë licencën, që u mundëson ofertuesve lokalë,  të ofrojnë përmbajtjen e aplikacionit të mesazheve, Telegram. Kompania e Infrastrukturës së Telekomunikacionit ë Iranit tha sot se ky urdhër është lëshuar nga rregullatori i internetit në Iran. Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se ky vendim do të ndikojë në “cilësinë” e përdorimit të aplikacionit Telegram në Iran. Kjo lëvizje për kufizimin e Telegramit në Iran, vjen pasi deputetët iranianë muajin e kaluar kërkuan që të bllokohet ky aplikacion... Читать дальше...

Tusk: Ka progres, por duhet ende punë

Evropaelire.org 

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se Kosova ka shënuar progres duke veçuar kështu votimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Mirëpo, sipas Tusk, ende mbetet punë për tu bërë, sidomos në procesin e bisedimeve me Serbinë.

Një vit nga dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, akti ende pa epilog gjyqësor

Evropaelire.org 

Të premten bëhet një vit nga pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë nga një grup i protestuesve opozitarë, të cilët kundërshtonin zgjedhjet e kryetarit shqiptar të institucionit ligjvënës. Ithtarët e VMRO-së, që atë kohë drejtohej nga kryeministri Nikolla Gruevski, më 27 prill 2017 jo vetëm që pushtuan Kuvendin, por edhe ushtruan dhunë mbi deputetët e opozitës së atëhershme, Lidhjes Socialdemokrate të kryeministrit të tanishëm, Zoran Zaev. Kreu i LSDM-së pësoi lëndime të rënda, por më së keqi e pësoi kryetar i Aleancës për Shqiptarët... Читать дальше...

Bogujevci: Serbia nuk dëshiron drejtësi

Evropaelire.org 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, është shprehur mjaft e zhgënjyer pas lirimit të Sasha Cvjetanit, anëtar i njësitit Shkorpionët i cili mori pjesë në vrasjen e 14 shqiptarëve në Podujevë me 28 mars të vitit 1999, ndër ta dhe plagosjen e deputetes Bogujevci.

Tsipras: Do të jemi të qetë përballë provokimeve të rrezikshme të Turqisë

Evropaelire.org 

Greqia vazhdon të qëndrojnë e qetë përballë “provokimeve të rrezikshme” që po bëhen nga Turqia, tha sot kryeministri grek, Alexis Tsipras. Tsipras, i cili ka mirëpritur presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncer, tha se Greqia mund të luaj rol qendror në ngritjen e rolit të bllokut, me qëllim që të bëhet forcë që promovon paqen dhe sigurinë, transmeton Reuters. “Ne po dëshmojmë dhe jemi të vendosur që me qetësi të trajtojmë provokimet e rrezikshme në Egje nga Turqia, provikime drejt të drejtave tona sovrane”, tha Tsipras. Читать дальше...

Ukraina dhe Bjellorusia përkujtojnë viktimat e Çernobilit

Evropaelire.org 

Ukraina po shënon 32-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil, duke organizuar shërbim përkujtimor dhe një sërë ngjarjesh në kujtim të viktimave. Ndërkaq, në shtetin fqinj, në Bjellorusi po ashtu po mbahen ngjarje për të përkujtuar viktimat e kësaj ngjarjeje. Në Kiev, qindra qytetarë kanë marshuar në mesnatë drejt memorialit për Çernobilin ku kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë ndezur qirinj. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka shkruar sot në Facebook se Çernoboli “gjithmonë do të mbetet plagë e hapur për ne”. Читать дальше...

Indi: Të paktën 13 fëmijë humbin jetën në një aksident trafiku

Evropaelire.org 

Të paktën 13 fëmijë kanë vdekur, pasi furgoni i shkollës, me të cilin po udhëtonin u godit nga një tren në veri të Indisë, thonë zyrtarët. Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Kushinagar, në shtetin Uttar Pradesh, teksa fëmijët po shkonin në shkollë. “Shumica e viktimave, që ishin nën moshën dhjetëvjeçare, kanë vdekur në vend”, tha zëdhënësi i policisë Gopal Pandey. Ndërkaq, katër fëmijë, që pësuan lëndime, u dërguan në spital për trajtim. Autoritetet njoftuan se edhe shoferi i furgonit është në mesin e të plagosurve. Читать дальше...

OKB: Shumë pacientë me kancer, pasojë e Çernobilit

Evropaelire.org 

Një e katërta e pacientëve me kancer në tiroide, të cilët kanë qenë fëmijë në kohën e aksidentit në Çernobil, janë me gjasë pasojë e dozave të larta të rrezatimit nga kjo fatkeqësi. Kështu vlerëson Komiteti Shkencor i Kombeve të Bashkuara për Efektet e Rrezatimit Atomik në raportin e publikuar me rastin e 32-vjetorit të fatkeqësisë. Sipas këtij Komiteti, rreth 20,000 raste me kancer në tiroide janë regjistruar nga vitit 1991 deri më 2015 në mesin e njerëzve që kanë qenë nën 18 vjeç në vitin 1986. Читать дальше...


Музыкальные новости
Анастасия Волочкова

«Это не такая серьезная ситуация»: личные кадры с раздетой Анастасией Волочковой попали в открытый доступ





Персональные новости
Сергей Собянин

Собянин: Москва завершает переход на новый стандарт экстренной медпомощи





Kritikohet vendimi i gjykatës serbe për lirimin e Cvjetanit

Evropaelire.org 

Fondi për të Drejtën Humanitare ka kritikuar lirimin e hershëm të Sasha Cvjetanit, duke thënë se gjatë gjyqit ai nuk ka shprehur kurrë keqardhje dhe pretendonte se procesi ishte “politik”. Cvjetan ishte një anëtar i njësitit Shkorpionët i cili mori pjesë në vrasjen e 14 shqiptarëve në Podujevë me 28 mars të vitit 1999. Nga të vrarët kishte gra dhe fëmijë. "Bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, por edhe se ai gjatë gjithë vazhdimit të procesit ka mohuar fajësinë e tij, duke thënë se ky proces i është montuar politikisht”... Читать дальше...

Parlamenti armen do të votojë për kryeministrin e ri më 1 maj

Evropaelire.org 

Kryetari i Parlamentit të Armenisë, Ara Babloian, tha se legjislatura ka caktuar 1 majin si datë për zgjedhjen e kryeministrit të ri të vendit, pas dorëheqjes së Serzh Sarkisianit nga ky post. Babloian njoftoi për seancën e posaçme parlamentare pasi Partia Republikane në pushtet është nën presion gjithnjë e më të madh për të dorëzuar qeverisjen te lideri i opozitës, Nikol Pashinian. Por, pavarësisht dorëheqjes së Sarkisianit dhe largimit të një partneri të vogël nga koalicioni qeverisës, Partia... Читать дальше...

AI: Turqia përdor gjendjen e jashtëzakonshme për të tkurrur opozitën

Evropaelire.org 

Turqia duhet të ndalojë shfrytëzimin e gjendjes së jashtëzakonshme si justifikim për burgosjen e aktivistëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërirsë civile, tha organizata Amnesty International në një raport të publikuar të enjten. “Qeveria turke vazhdon të përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për t’iu tkurrur hapësirën pikëpamjeve të kundërta ose alternativave”, tha grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Turqia është në gjendje të jashtëzakonshme qysh më 20 korrik të vitit 2016 ... Читать дальше...

Tusk: Pa normalizim të marrëdhënieve, Kosova e Serbia nuk afrohen me BE-në

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka porositur institucionet kosovare që të angazhohen në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedime, në të kundërtën Kosova nuk mund të avancojë drejt Bashkimit Evropian. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Tusk tha se Kosova ka shënuar progres duke veçuar kështu votimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Mirëpo, sipas Tusk, ende mbetet punë për tu bërë, sidomos në procesin e bisedimeve me Serbinë. Читать дальше...

Partitë politike në borxh, rrezikojnë dënime të reja

Evropaelire.org 

Disa nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale 22 tetorit të vitit të kaluar, ende pa shlyer gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të mos respektimit të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për zgjedhjet e kaluara, kishte gjobitur më rreth 260 mijë euro të gjitha subjektet politike. Por, gjashtë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve lokale... Читать дальше...

Shitjet e Facebook-ut rriten, pavarësisht skandalit të privatësisë

Evropaelire.org 

Shitjet tremujore të Facebook-ut u rritën ndjeshëm, pavarësisht një skandali me të dhënat e përdoruesve. Kompania tha se të ardhurat janë rritur në 11.9 miliardë dollarë në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me 8 miliardë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Pavarësisht përballjes me sfida të rëndësishme, komuniteti dhe biznesi ynë kanë pasur një fillim të fuqishëm në vitin 2018”, tha shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg. “Kompania po bën një rishikim më të gjerë të përgjegjësisë sonë”, shtoi Zuckerberg. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Как Рыбакиной стать второй ракеткой мира: расклад от WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве в парке нашли труп мужчины





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт «Стихи войны и мира. Баллада о своих»



Москва

Выставка к 100-летию художника Юлия Рачёва открылась во Владивостоке

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net