123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Новости за 17.04.2018

Armeni: Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër kryeministrit të ri

Evropaelire.org 

Dhjetëra mijëra persona po protestojnë në qendër të kryqytetit armen, Jerevan, pasi Parlamenti zgjodhi Serzh Sarkisian në postin e kryeministrit. Protestuesit kanë bllokuar qasjen në ndërtesat qeveritare në Jerevan. Mediat lokale raportojnë se protesta janë duke u mbajtur edhe në qytetet Gyumri dhe Vandazor. Sot, Parlamenti armen me 76 vota për dhe 17 kundër dhe asnjë abstenim, zgjodhi Sarkisian në postin e kryeminsitrit, vetëm tetë ditë pasi ai përfundoi mandatin e dytë si president. Lideri i protestës... Читать дальше...

Ligjvënësit e BE-së bëjnë thirrje për bojkotim të Kupës së Botës

Evropaelire.org 

Dhejtëra anëtarë të Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër ku u bëhet thirrje qeverive të shteteve anëtare të BE-së që të bojkotojnë turneun e Kupës së Botës, që mbahet këtë verë në Rusi, duke dhënë si argument “talljen” e presidentit rus, Vladimir Putin me vlerat evropiane. Deri më tani, 46 ligjvënës kanë nënshkruar letrën, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë. Në letër, që pritet t’u dërgohet qeverive të 28 anëtarëve të BE-së më 18 prill, thuhet se helmimi i ish-spiunit rus në Britani muajin e kaluar... Читать дальше...

Arabia Saudite, e gatshme të dërgojë trupa në Siri

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir ka ritheksuar sot gatishmërinë e vendit të tij për të dërguar trupa në Siri, si pjesë e përpjekjeve që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara për të stabilizuar gjendjen në vendin e përfshirë nga konflikti. “Ne jemi në bisedime me Shtetet e Bashkuara që prej fillimit të krizës në Siri për dërgimin e forcave brenda Sirisë”, tha Jubeir gjatë një konference të përbashkët për shtyp me shefin e OKB-së, Antonio Guterres, raporton agjencia AFP. Komentet vijnë në... Читать дальше...



Turqia mund ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Këshilli për Siguri Kombëtare i Turqisë ka rekomanduar që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme edhe për tre muaj. Ky rekomandim i këshillit, me gjasë do të miratohet nga Parlamenti turk. Që prej grusht-shtetit të dështuar të korrikut të vitit 2016, Turqia ka miratuar gjashtë herë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Reuters. Ankaraja zyrtare e akuzon klerik Fethullah Gulen se qëndron prapa puçit të dështuar. Ky i fundit mohon çdo përfshirje në këtë rast.

Shqipëria hap negociatat për anëtarësim në BE

Evropaelire.org 

Shqipëria ka marr rekomandim pozitiv për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka prezantuar zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian Raportin e Progresit për vendet që duan të bëhen pjesë e BE-së, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Në një konferencë të përbashkët për media me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn në Bruksel, Mogherini tha se Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE-së. Читать дальше...

Mediat siriane: Inspektorët kimikë kanë hyrë në Duma

Evropaelire.org 

Mediat shtetërore siriane po raportojnë se inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë hyrë në qytetin Duma, ku dyshohet që është kryer një sulm me armë kimike. Televizioni shtetëror dhe agjencia shtetërore SANA thanë se ekipi nga kjo organizatë kanë hyrë në Duma sot. Këto njoftime vijnë pas akuzave nga qeveritë Perëndimore drejtuar Sirisë dhe Rusisë, për ndalimin e qasjes në vendin ku ka ndodhur sulmi i dyshuar kimik, që ka rritur tensionet mes tyre. Më 16 prill, inspektorët... Читать дальше...

BQK po shqyrton mbylljen e llogarive të punëtorëve të Kolegjit “Mehmet Akif”

Evropaelire.org 

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ju ka mbyllur xhirollogaritë personale bankare disa punonjësve të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen. Mbyllja e këtyre llogarive është bërë disa javë pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi. Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës Besnik Kada tha për Radion Evropa e Lirë se janë të informuar për këtë rast dhe se janë në shqyrtim të materialit relevant. “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sot... Читать дальше...

Mogherini e Hahni ua rikujtojnë vendeve të Ballkanit se nuk ka rrugë të shkurtër drejt BE-së

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin më të ri të Progresit si pjesë e paketës vjetore të zgjerimit, ku prezantohen përparimet dhe ngecjet e vende të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, zyrtarët e lartë të BE-së thanë se Serbia dhe Mali i Zi kanë bërë disa përparime dhe po vazhdojnë negociatat në procesin e përafrimit me BE-në, ndërkohë që është lansuar hapja e negociatave edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë... Читать дальше...



Rusi: Një militant i dyshuar i IS-it hedh vetën në erë gjatë arrestimit

Evropaelire.org 

Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB) thotë se ka arrestuar tre anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), duke shtuar se një person i katërt, ka hedhur vetën në ajër, teksa autoritetet po e arrestonin. Zyrtarët e FSB-së thanë sot se të dyshuarit po planifikonin një seri të akteve terroriste në rajonin jugperëndimor Rostov. Sipas FSB-së, lideri i këtij grupi ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë gjatë aksionit të arrestimit dhe më pas ka shpërthyer një pajisje shpërthyese. Читать дальше...

Serzh Sarkisian zgjidhet kryeministër i Armenisë

Evropaelire.org 

Ligjvënësit në Armeni e kanë zgjedhur Serzh Sarkisian në postin e kryeministrit, pavarësisht protestave kundër këtij vendimi. Në Parlament, 76 ligjvënës kanë votuar për, ndërkaq 17 kundër zgjedhjes së Sarkisian në postin e kryeministrit. Ai nuk ka pasur asnjë kundërkandidat. Opozita e ka akuzuar atë se ka ndryshuar sistemin politik nga ai presidencial në parlamentar, në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Sarkisian ka shërbyer për dy mandate në postin e presidentit. Gjatë një referendumi më 2015... Читать дальше...

Hemofilia, sëmundje e rrallë që prek më shumë meshkujt

Evropaelire.org 

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në repartin e Hemato-Onkologjisë, janë 29 raste me hemofili A dhe 12 raste me hemofili B të cilët trajtohen aty. Sipas stafit mjekësor, gjatë vitit lajmërohen 3 deri në 4 raste të reja me këtë sëmundje. Hemofilia është një sëmundje e lindur dhe paraqet çrregullim me gjakderdhje të shumta, sidomos në nyje. Mjekimi themelor i hemofilisë është marrja e plazmës, që është produkt i gjakut ose faktori në formë të koncentruar, që ndryshe njihet si 'faktori 8' ose 'faktori 9'. Читать дальше...

Franca thotë se dëshmitë e sulmit në Duma “ka gjasa të zhduken”

Evropaelire.org 

Qeveria franceze thotë se ka “shumë gjasa” që dëshmitë për sulmin e dyshuar kimik në Duma të Sirisë të “zhduken” përpara se ekspertët të arrijnë në atë zonë. Duke akuzuar Rusinë dhe Moskën për mohimin e qasjes së ekspertëve në Duma që të kryejnë hetime, lidhur me sulmin e dyshuar kimik, Minsitria e Jashtme e Francës tha se “ka shumë gjasa që dëshmitë dhe elementet esenciale do të zhduken nga vendngjarja, e cila kontrollohet nga ushtritë e Rusisë dhe Sirisë”, transmeton agjencia AFP. Rusia ka... Читать дальше...

Komision hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, 5 abstenime dhe asnjë kundër ka votuar formimin e një komisioni hetimor lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Formimi i këtij komisioni ishte propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të gjashtë shtetasit turq ishin arrestuar dhe dëbuar me një aeroplan të Shërbimit të Inteligjencës Turke më datë 29 mars, vetëm pak orë pasi u arrestuan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI). ... Читать дальше...

Putin dhe Merkel bisedojnë për situatën në Siri

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë biseduar për situatën në Siri dhe për projektin kundërthënës të një tubacioni të gazit në Baltik, ka njoftuar Kremlini. Gjatë bisedës telefonike, Putin ka kritikuar sulmet ajrore të kryera javën e kaluar nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca në Siri, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Kremlini. Ai i ka thënë Merkelit se sulmet ishin “akt i agresionit” dhe kanë shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara. Më 14 prill... Читать дальше...

Macron: Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se duhet të ketë një ofertë të besueshme për Ballkanin Perëndimor, pasi, sipas tij, ekziston rreziku i rritjes së ndikimit të fuqive të huaja në vendet e rajonit. “Para nesh ka një rrezik gjeopolitik nëse Ballkani Perëndimor lëviz drejt Turqisë ose drejt Rusisë. Ky është rrezik”, tha Macron. Ai foli para Parlamentit Evropian, ku theksoi nevojën e një pragmatizmi nga ana evropiane kur është në pyetje Ballkani Perëndimor. Ai tha se mbron një qasje të dyfishtë... Читать дальше...

Dhjetëra të arrestuar në protestat në Armeni

Evropaelire.org 

Policia në Armeni ka arrestuar të paktën 29 aktivistë, të cilët po protestonin një vendim të ligjvënësve që i mundëson ish-presidentit Serzh Sarkisian të zgjidhet në postin e kryeministrit. Pavarësisht paralajmërive të autoriteteve, se ata do t’i kundërpërgjigjen trazirave, qindra protestues kanë bllokuar rrugët në qendër të Jerevanit, një ditë pasi dhjetëra protestues u lënduan gjatë përleshjeve me policinë jashtë ndërtesës së Parlamentit. Më herët gjatë ditës, zëvendëshefi i policisë në Jerevan... Читать дальше...

Maqedonia pret rekomandim të pakushtëzuar për hapjen e negociatave

Evropaelire.org 

Maqedonia pret raport pozitiv nga Komisioni Evropian, apo rekomandim të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Raporti, siç bëhet e ditur jozyrtarisht, përshëndet përkushtimin dhe vullnetin politik për përmbushjen e kritereve dhe përparimin e vendit drejt procesit eurointegures, por gjithashtu tërheq vërejtjet mbi “pasojat nga e kaluara e të cilat nuk mund të zgjidhen brenda natës”. Raporti do të japë vlerësime pozitive për hapat që janë bërë për kapërcimin... Читать дальше...

Zaev: Maqedonia një hap më afër BE-së

Evropaelire.org 

“Maqedonia nga sot është edhe një hap më afër Bashkimit Evropian”. Kështu kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka vlerësuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, që rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. “Sot jemi më afër BE-së dhe arritjes së standardeve ekonomike të Unionit, për qytetarët e vendit tonë. Ky është sukses i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët në zgjedhjet e fundit zgjodhën demokracinë, dhe me zgjedhjen e kësaj Qeverise vendosën... Читать дальше...

Presidenti Thaçi zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren Merkel

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel. Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentit Thaçi thuhet se tema kryesore të bisedës ishin forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani... Читать дальше...


Музыкальные новости
Оркестр

Оркестр территориального управления Росгвардии приступил к репетициям парада победы в Челябинске





Персональные новости
Выставка

Выставка достижений народного хозяйства (ВДНХ) отпраздновала “День Космонавтики”





Maas: Gjermania mund të ndërmjetësojë me Moskën për Sirinë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se shteti i tij ka një rol të posaçëm ndërmjetësues, që e lejon të mbajë një dritare të hapur për dialog me Rusinë, lidhur me krizën në Siri. Këto komente Maas i bëri gjatë një konference për media në Berlin, ku po ashtu tha se për procesin e paqes për konfliktin në Siri do të diskutohet edhe gjatë samitit të ministrave të jashtëm të G7-s që do të mbahet në Toronto, transmeton Reuters. “Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment për të rinisur procesin politik”, tha ai. Читать дальше...

Macron apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje evropianëve t'i rezistojnë rritjes së autoritarizmit dhe të ripërtërijnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë.  "Nuk dua t'i përkas një brezi të të përgjumurve që kanë harruar të kaluarën e tyre", tha Macron në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg. "Dua t'i përkas një brezi që zgjodhi të mbrojë demokracinë e tij", tha ai. Macron tha se "duket se ka nisur një luftë civile evropiane, ku nacionalizmi dhe egoizmi kanë përparësi". Читать дальше...

Presion mbi Merkelin për reformimin e Eurozonës

Evropaelire.org 

Social-Demokratët në Gjermani u bënë presion konservatorëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, për të mbështetur propozimin për reformimin e Eurozonës, ashtu siç janë pajtuar me marrëveshjen për koalicion.   Konservatorët e Merkelit janë më të kufizuar për këto reforma, thuhet në disa dokumente të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters, hap i cili do të zemërojë presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili viziton Berlinin këtë javë.   “Evropa është duke pritur Gjermaninë për më shumë se një vit”... Читать дальше...

Sulm vdekjeprurës kundër civilëve afganë

Evropaelire.org 

Së paku gjashtë civilë janë vrarë në provincën Ghor të Afganistanit, bënë të ditur zyrtarët afganë. Iqbal Nezami, zëdhënës i policisë provinciale, tha se katër civilë të tjerë janë plagosur. Të gjitha viktimat janë hazaras - pakicë shiite që sulmohet shpesh nga ekstremistët sunitë. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por edhe talibanët, edhe militantët e Shtetit Islamik janë aktivë në provincën Ghor.

Një fillim i ri për gratë afgane

Evropaelire.org 

Gruaja afgane 19 vjeçare, Gul Nesa, ka humbur pjesën më të madhe të edukimit pasi familja e saj është shpërngulur për disa vite si pasojë e luftës në Afganistan. Pasi Shërbimi afgan i Radios Evropa e Lirë ka raportuar për historinë e saj, zyrtarët e provincës Bamiyan janë pajtuar për të krijuar një qendër leximi ku Gul Nesa dhe rreth 50 gra të tjera mund të mësojnë për shkrim e lexim.

Komisioni Evropian publikon sot raportin e progresit

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian sot në Strasburg publikon Raportin e Progresit për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, që synojnë integrim në Bashkimin Evropian. I njohur si Raporti i Progresit, ai pritet të përmbajë shënimet kryesore në lidhje me përparimet që ka shënuar Kosova gjatë periudhës një vjeçare, sipas monitorimit që i bën Komisioni Evropian. Si zakonisht aty pasqyrohen edhe ngecjet dhe sfidat. Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha për Radion Evropa e... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Прием заявок на участие в конкурсе на лучшее путешествие по Дальнему Востоку начнется в мае


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Уимблдон

Рыбакина призналась, что её жизнь сильно изменилась после победы на Уимблдоне


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

"Самое опасное" начнётся в пятницу: Синоптик предупредил об аномальной погоде в России





Путин в России и мире
Москва

Кремль: в Москве 22 апреля состоится встреча Путина с Алиевым


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко сравнил Всебелорусское народное собрание с «пустотой»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве арестован на пять суток историк-публицист Сергеев за пост памяти Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Тимати купил бронированный автомобиль за десятки миллионов рублей



Москва

Крупный завод по рециклингу полимеров открыли в Егорьевске

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net