Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Новости за 11.04.2018

Paul Ryan do të largohet nga Kongresi

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, nuk do të garojë për rizgjedhje këtë vit. Ligjvënësi më i fuqishëm republikan i Kongresit tha se nuk do të kandidojë për mandat të ri në rrethin e tij në Uiskonsin, në zgjedhjet afatmesme të nëntorit. Kjo shihet si goditje e madhe për republikanët, të cilët do të sfidohen nga demokratët për ruajtjen e kontrollit në Dhomën e Ulët. Me vendimin e tij, Ryan u bashkohet afro 30 republikanëve që kanë njoftuar këtë vit se do të tërhiqen. Читать дальше...

Zuckerberg thotë se edhe të dhënat e tij janë marrë nga Cambridge Analytica

Evropaelire.org 

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha se të dhënat e tij kanë pësuar po ashtu në një skandal të privatësisë që ka prekur miliona përdorues të rrjetit soacial. Zuckerberg i bëri këto komente në ditën e dytë të dëshmisë përpara Senatit amerikan. Ai po ashtu tha se kompania e tij po shqyrton nëse duhet të marrë masa ose jo kundër Universitetit Cambridge. Në këtë institucion ka qenë i vendosur hulumtuesi, i cili i ka mbledhur të dhënat e përdoruesve në Facebook dhe i ka shitur te firma e marketingut Cambridge Analytica. Читать дальше...

Protestë me trupa të viktimave para selisë së OKB-së

Evropaelire.org 

Protestuesit kanë vendosur së paku 16 trupa para selisë së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore. Ata kërkuan që t'i jepet fund dhunës, duke thënë se trupat janë të civilëve të vrarë të martën, në përleshjet midis forcave të OKB-së dhe grupeve të armatosura në një lagje të kryeqytetit Bangui. Misioni i OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore nuk e ka komentuar ende protestën. Trupat e tij kanë nisur një operacion të dielën, për të çarmatosur një milici në lagjen PK5. Milicia... Читать дальше...



Sheshel: "Jam krenar me krimet që më janë atribuar"

Evropaelire.org 

Ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga drejtësia ndërkombëtare, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se është "krenar me të gjitha krimet" që i janë "atribuar" atij. Ai shtoi se do t'i përsëriste ato. Të mërkurën, Gjytkata e Kombeve të Bashkuara e hodhi pjesërisht poshtë lirimin e Sheshelit nga akuzat për krime kundër njerëzimit, duke e dënuar atë me 10 vjet burgim. Megjithatë, Mekanizmi për Tribunalet Ndërkombëtare tha se Sheshel tashmë e ka shërbyer dënimin... Читать дальше...

VMRO DPMNE kërkon votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë 

Evropaelire.org 

Me akuzat se qeveria aktuale e Maqedonisë “është kriminele”, partia opozitare VMRO DPMNE ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. “Kjo qeveri është kriminale, ndërkohë që gjyqësori punon nën direktivë të pushtetit, përderisa ekonomia e vendit është në kolaps të plot”, thuhet në arsyetimet e partisë maqedonase në opozitë VMRO DPMNE në lidhje me kërkesën në Kuvend për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Maqedonisë. Debati rreth këtij... Читать дальше...

Medvedev: Do t'i përballojmë sanksionet amerikane

Evropaelire.org 

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se vendi i tij do t'ia dalë edhe me rrethin e fundit të sanksioneve të SHBA-së, ndonëse rubla vazhdoi të bie për të tretën ditë me radhë. "Nuk ka dyshim se do ta përballojmë këtë presion. Kemi mësuar se si ta bëjmë", tha Medvedev në një fjalim para Dumës ruse. "Në fund të ditës, të gjitha këto veprime do t'i kthejmë në dobi të ekonomisë sonë. Por, nuk do t'i harrojmë ata që vazhdojnë të nxisin këtë politikë anti-ruse", tha Medvedev.  Monedha ruse ra të mërkurën për 1.4 përqind... Читать дальше...

Qeveria nuk i frikësohet mocionit të opozitës

Evropaelire.org 

Partitë e koalicionit qeverisës thonë se nuk i frikësohen një mocioni eventual të opozitës për rrëzimin e Qeverisë, ngase sipas tyre, Qeveria aktuale është stabile dhe nuk mund të ketë zgjedhje të reja. Koalicioni aktual ka në përbërje Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re si dhe pjesëtarët e komuniteteve joserbe. Përderisa Lista Serbe ka lëshuar tri poste ministrore dhe është pozicionuar në opozitë. Nga momenti i daljes së Listës Serbe... Читать дальше...

Trump, Rusisë: Bëhu gati, raketat do të vijnë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që "të bëhet gati". Në një postim në Twitter, Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje. "Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe 'të mençura'. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me... Читать дальше...



Sheshel dënohet me dhjetë vjet burgim 

Evropaelire.org 

Gjykata e Kombeve të Bashkuara pjesërisht ka hedhur poshtë vendimin për shfajësimin e politikanit nacionalist serb, Vojsllav Sheshel, për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe e ka dënuar atë me 10 vjet burgim. Megjithatë, Sheshel nuk do të dërgohet për vuajtje të dënimit, pasi është llogaritur koha që ai ka qëndruar në paraburgim në Hagë.  Sheshel është akuzuar për krime kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë luftërave në Ballkan. Читать дальше...

Haradinaj konfirmon fillimin e punës së Mekanizmit për Asociacionin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka njoftuar kabinetin e tij rreth fillimit të punës së Mekanizmit Drejtues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Puna kryesore aktualisht, u tha se do të jetë hartimi i statutit të Asociacionit. Kryeministri Haradinaj tha se janë tri ekipe që do të angazhohen, ku bëjnë pjesë Komiteti zbatues, Ekipi menaxhues dhe Ekipi nacional konsultativ. Po ashtu, puna e këtyre ekipeve do të mbështetet edhe nga ekspertë të OSBE-së. Haradinaj tha se drafti... Читать дальше...

Algjeria konfirmon numrin e viktimave nga rrëzimi i aeroplanit

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes e Algjerisë konfirmoi se 257 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në këtë vend. Shumica e viktimave janë ushtarë dhe familjarë të tyre. "Avioni është rrëzuar pranë aeroportit Boufarik, në veri të Algjerisë, duke shkaktuar vdekjen e 247 pasagjerëve dhe 10 anëtarëve të ekuipazhit", thuhet në njoftimin e Ministrisë. Shkaku i incidentit mbetet i paqartë. Boufarik ndodhet rreth 30 kilometra larg kryeqytetit algjerian. Katër vjet më parë në Algjeri, një... Читать дальше...

OBSH kërkon qasje në Duma të Sirisë

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi "qasje të papenguar" në Duma të Sirisë, për të verifikuar raportet e partnerëve të saj se 500 persona janë prekur nga një sulm kimik atje. Qeveria siriane mohon të jetë pas përdorimit të armëve kimike. SHBA-ja ka kërcënuar se do t'i përgjigjet "fuqishëm" sulmit, por Rusia ka thënë se ky është pretekst i saj për të sulmuar Sirinë.  Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 70 njerëz janë vrarë në sulmin e së shtunës. Ajo tha se partnerët e saj kanë... Читать дальше...

Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, tha të mërkurën në Beograd se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa sqaroi se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike. "Qysh në vitin 2011 dhe 2014, në kohën e qeverisë së atëhershme, është rënë dakord të hapet zyra tregtare e Kosovës. Zyra tregtare në Athinë, kur të hapet, nuk do të jetë përfaqësim diplomatik i Kosovës. Kjo nuk është rënë dakord dhe nuk është paraparë", tha Kotzias për gazetarët në Qeverinë e Serbisë... Читать дальше...

Mosmarrëveshjet Kosovë – Serbi mund t’i ngadalësojnë sërish orët evropiane

Evropaelire.org 

Kosova mund të paraqesë prapë devijim në frekuencat e rrjetit të energjisë në Evropë, sikurse në muajin mars, kur kishte ngadalësuar orët evropiane për gjashtë minuta në pjesën më të madhe të kontinentit. Sipas Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO), rënia e frekuencës kishte ndikuar në ato orë elektrike (në pajisjet shtëpiake) që drejtohen nga frekuenca e sistemit energjetik dhe jo nga një kristal kuarci. Devijimi i frekuencave kishte ndodhur... Читать дальше...

Trump, Rusisë: Bëhu gati për sulme

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që "të bëhet gati". Në një postim në Twitter, Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje. "Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe 'të mençura'. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë"... Читать дальше...

Mbi 250 njerëz të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Algjeri

Evropaelire.org 

Së paku 257 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Algjeri, raportojnë mediat. Incidenti ka ndodhur pak kohë pas nisjes së tij nga aeroporti Boufarik, pranë kryeqytetit algjer. Shkaqet e rrëzimit janë të paqarta, ndërsa shifra zyrtare për viktimat nuk ka ende. Kreu i ushtrisë ka urdhëruar hetime dhe do të vizitojë vendin e ngjarjes, thuhet në një deklaratë të Ministrisë algjeriane të Mbrojtjes. Katër vjet më parë në Algjeri, një avion që bartte personel ushtarak dhe familjarë... Читать дальше...

Kremlini i kërkon SHBA-së të mos e sulmojë Sirinë

Evropaelire.org 

Kremlini u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos kryejnë sulme me raketa në Siri, duke thënë se të tillat "mund të destabilizojnë në thelb" Lindjen e Mesme. Komentet e zëdhënësit Dmitry Peskov janë të ngjashme me disa të zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët kanë paralajmëruar SHBA-në që të mos nisë sulme kundër caqeve të forcave të Qeverisë siriane. Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tyre janë duke shqyrtuar nëse do të godasin Sirinë në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në qytetin Duma. Читать дальше...

Azerbajxhani mban zgjedhjet presidenciale

Evropaelire.org 

Në Azerbajxhan po mbahen sot zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Presidenti autoritar, Ilham Aliyev, pritet të fitojë mandatin e katërt radhazi. Partitë kryesore opozitare nuk po marrin pjesë në votime dhe kanë bërë thirrje për bojkot, duke pretenduar se procesi do të manipulohet. Opozita, ashtu si edhe qeveritë perëndimore dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar qeverinë e Aliyevit për persekutimin e vazhdueshëm të mediave të pavarura, gazetarëve, politikanëve opozitarë dhe aktivistëve. Читать дальше...

Mjekët duan nivelin e njëjtë të pagës së një deputeti të Kosovës

Evropaelire.org 

Punëtorët shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës insistojnë në realizimin e kërkesës së kamotshme për rritjen e pagave. Në Ministrinë e Shëndetësisë në proces janë disa reforma në shëndetësi, ku edhe rritja e pagave është një prej të rejave që mund të sjellin këto reforma. Kirurgu torakal, Shqiptar Demaçi thotë se paga e një mjeku do duhej të jetë e njëjtë pagën e një deputeti të Kuvendit të Kosovës. Krahas pagave më të larta, mjekët insistojnë edhe në krijimin e kushteve më të mira për punë... Читать дальше...


Музыкальные новости
Песня

Совместная Песня со Звездой.





Персональные новости
Владимир Путин

Владимир Путин поздравил ветеранов с 50-летием начала строительства Байкало-Амурской магистрали





Algjeri: Rrëzohet një avion ushtarak, raportohet për viktima

Evropaelire.org 

Shumë njerëz besohet se kanë humbur jetën, pasi një avion ushtarak me mbi 100 njerëz në bord, është rrëzuar në Algjeri, kanë raportuar mediat lokale. Avioni është rrëzuar në afërsi të aeroportit Boufarik, që gjendet në veri të Algjerisë. Pamjet e shfaqura në televizione tregojnë tym dhe flakë nga vendi ku është rrëzuar avioni. Algeria24 ka raportuar se avioni ushtarak i transportit është rrëzuar pak minuta pasi është ngritur në ajër dhe të paktën 105 persona kanë vdekur. Agjencia shtetërore... Читать дальше...

Gjykata e OKB-së sot merr vendim për Sheshelin

Evropaelire.org 

Politikani nacionalist serb, Vojsllav Sheshel, do të mësojë sot nëse gjykata e Kombeve të Bashkuara do të mbështesë një apel kundër shfajësimit të tij për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sheshel akuzohet se ka kryer krime kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë luftërave në Ballkan, që çuan në shpërbërjen e Yugosllavisë në vitet e 90-a. Në këto luftëra u vranë afro 130 mijë njerëz. Sheshel akuzohet po ashtu për persektuim në bazë të prirjeve politike... Читать дальше...

Rusia i bën thirrje SHBA-së që të mos e sulmojë Sirinë

Evropaelire.org 

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos kryejnë sulme ushtarake ndaj Sirisë, pasi Këshilli i Sigurimit nuk arriti të marrë vendim mbi propozimet për përgjigjen ndaj sulmit të dyshuar kimik në qytetin sirian Duma. Kërkesa e ambasadorit rus Vasily Nebenzya erdhi pasi agjencia pan-evropiane e trafikut ajror, po paralajmëron avionët të jenë të kujdesshëm kur fluturojnë në lindje të Mesdheut “për shkak të mundësisë së sulmeve tokë-ajër në Siri apo sulmeve me raketa në 72 orët e ardhshme”. Читать дальше...

Shkencëtarja nuk gjen toksina në trupin e manjatit rus që ka vdekur në Britani

Evropaelire.org 

Një shkencëtare thotë se nuk ka gjetur asnjë toksinë bimore në stomakun e një shtetasi rus, i cili vdiq papritur në Britani më 2012, duke hedhur posht kështu dëshmitë e mëparshme që thonin se ai mund të ishte helmuar nga një bimë vdekjeprurëse, që i shkaktoi arrest kardiak. Në një hetim të bërë publik më 10 prill në Londër, në kërkim zbulimit të shkakut të vdekjes së manjatit rus, Aleksandr Perepilichny, shkencëtarja Monique Simmonds, ka thënë se nuk janë gjetur toksina bimore, por ajo ka shtuar... Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë: Trump beson se mund ta shkarkojë Muellerin

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump beson se ka fuqinë ta shkarkojë këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller. “Ai beson se ka fuqinë që ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, gjatë një konference për media më 10 prill. Sanders ka thënë se presidenti Trump beson se hetimi i Mueller për marrëdhëniet mes fushatës së tij presidenciale dhe Rusisë “kanë shkuar shumë larg”, pasi agjentët federalë kanë bastisur zyret e avokatit personal të presidentit, Micheal Cohen më 9 prill. Читать дальше...

Pas dy vjetësh pezullim, rinisin fluturimet direkte Rusi-Egjipt

Evropaelire.org 

Rusia dhe Egjipti kanë planifikuar që të rifillojnë fluturimet direkte, pas dy vjetësh pezullim të fluturimeve të tilla. Linjat direkte të fluturimit Rusi-Egjipt, ishin ndërprerë pas bombardimit të një aerpolani rus, mbi Gadishullin Sinai më 2015. Vendimi i Moskës për të pezulluar fluturimet drejt Egjiptit pas rrëzimit të avionit, ku u vranë 224 persona, ka ndikuar në ekonominë e Egjipit, që varet shumë nga turizmi dhe është destinacion mjaft popullor për rusët. Në mbrëmjen e 11 prillit, një... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

«Был риск завершить борьбу еще в первом матче». В России оценили победу Рыбакиной в Штутгарте


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

При каких обстоятельствах может затопить Петербург и Москву? Отвечает гидролог





Путин в России и мире
Москва

Транспортный коридор «Север-Юг» станет катализатором социального и экономического развития стран Евразии и глобального Юга


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Оззи Осборн

Оззи Осборн во второй раз войдет в Зал славы рок-н-ролла



Москва

Калмыцкие паралимпийцы одержали победу на Чемпионате России по бочча

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net