123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Новости за 12.04.2018

Mesazhe të përziera nga Trumpi për sulmet e mundshme në Siri

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se po mban takime me këshilltarët e tij në lidhje me përgjigjen e Uashingtonit ndaj sulmit të dyshuar kimik në Siri. Ai premtoi se vendimi për aksionin e mundshëm ushtarak do të merret "shumë shpejt". Të mërkurën, Trump ngriti mundësinë e një përgjigjeje të shpejtë ushtarake ndaj sulmit të 7 prillit në qytetin sirian, Duma, duke paralajmëruar Sirinë se raketat "do të vijnë" dhe duke kritikuar Rusinë për mbështetjen që i jep presidentit sirian, Bashar al-Assad. Читать дальше...

Thaçi: Greqia ta ruajë qëndrimin konstruktiv

Evropaelire.org 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias. Presidenti Thaçi ka thënë se e çmon pozicionin pozitiv dhe parimor të Greqisë për perspektivën evropiane të Kosovës. “Jemi mirënjohës për përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kërkojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe për anëtarësimin tonë në INTERPOL, UNESCO, NATO, Bashkim Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë presidenti... Читать дальше...

Pompeo do të merrte qasje më të ashpër ndaj Moskës

Evropaelire.org 

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, i nominuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për sekretar shteti, tha se favorizon qasje më të ashpër ndaj Moskës. "Rusia vazhdon të veprojë në mënyrë agresive, si pasojë e viteve të politikës së butë ndaj këtij agresioni", tha Pompeo, duke folur në seancën e konfirmimit para Senatit amerikan. Ai tha se administrata Trump, me të drejtë, e ka identifikuar Rusinë si rrezik për SHBA-në. Pompeo po ashtu bëri të ditur se është intervistuar nga këshilltari i posaçëm... Читать дальше...



Sulmi mbi Skripalët tregon se sa "e pamatur është Rusia"

Evropaelire.org 

Helmimi me agjent nervor i ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia, në Sallsbëri të Anglisë tregon se sa "e pamatur mund të jetë Rusia", tha shefi i agjencisë britanike të inteligjencës GCHQ, Jeremy Fleming. Sulmi i 4 marsit, për të cilin Londra e fajëson Rusinë, ka çuar në krizën më serioze diplomatike midis Moskës dhe Perëndimit që nga koha e Luftës së Ftohtë. Rusia e ka mohuar çdo përfshirje. Fleming tha se helmimi i Skripalëve ka qenë "tronditës" dhe ka treguar se Moska "nuk luan me rregulla të njëjta". Читать дальше...

Shkëmbim frytdhënës i përvojave me mjekët nga Evropa

Evropaelire.org 

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vazhdimësi vijnë mjekë nga shtete të ndryshme të Evropës për të shkëmbyer përvoja, kryesisht për operacione të ndërlikuara. Në këtë rast, jo vetëm pacientët kosovarë janë ata që përfitojnë, duke u operuar falas nga mjekë specialistë ndërkombëtarë. Përfitime kanë edhe stafi mjekësor vendor, i cili njihet me praktikat e ndryshme mjekësore që përdoren sot në botë. Një ekip i mjekëve nga Suedia po qëndron nga dita e hënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës... Читать дальше...

Presidenti dhe kryeministri në garë politike për dominim

Evropaelire.org 

Kosova është Republikë parlamentare dhe pushtetet janë të ndara sipas Kushtetutës së vendit, por përzierja e kompetencave ekzekutive dhe rivaliteti i pushteteve tashmë janë bërë dukuri në vend dhe ato po deformojnë strukturën e sistemit politik, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Imer Mushkolaj, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se pushtetin faktik ekzekutiv në Kosovë e ka Qeveria e saj, përkatësisht kryeministri i vendit, e që në mandatin e tanishëm është Ramush Haradinaj. Читать дальше...

Aktakuzë ndaj ministrit Pal Lekaj

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili aktualisht është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Prokurorisë së shtetit, Ekrem Lutfiu. Pas ngritjes së aktakuzës, ka reaguar edhe ministri Lekaj. Në një deklaratë për media, ministri citohet të ketë thënë se “se në asnjë rast e rrethanë nuk ka vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin”. Читать дальше...

Opozita kthehet në Kuvend, miratohen ligjet nga fusha e sigurisë

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë ka arritur më në fund të miratoj disa nga ligjet kryesore nga fusha e sigurisë dhe gjyqësorit, si ligjin për dëshmitarët e mbrojtur, ligjin për agjencinë operative-teknike dhe ligjin për ndjekjen e komunikimeve elektronike. Këto ligje janë miratuar me 86 vota, apo me dy të tretat sa edhe kërkohej për kalimin e tyre. Votimi i paketës ligjore vjen pas vendimit të VMRO DPMNE-së opozitare që të kthehet në Kuvend. “Jemi të vetëdijshëm se ligjet nuk janë ideale, por shumë më të mira se propozimet e LSDM-së. Читать дальше...



Macron: Kemi dëshmi se Qeveria siriane ka kryer sulmin kimik në Duma

Evropaelire.org 

Franca ka dëshmi se Qeveria siriane ka kryer sulmi me armë kimike në Duma të Sirisë dhe do të vendosë nëse do të përgjigjet, kur të jenë mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme, ka thënë sot presidenti i Francës, Emmanuel Macron, transmeton Reuters. Franca pritet që t’i Bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, për t’iu kundërpërgjigjur përmes sulmeve ajrore Sirisë, pas sulmit të së shtunës në Duma, ku u vranë dhjetëra persona. “Ne kemi dëshmi se javën e kaluar janë përdorur armë kimike, të paktën armë me klor. Читать дальше...

Merkel: Nuk marrim pjesë në një sulm të mundshëm ndaj Sirisë

Evropaelire.org 

Gjermania nuk do të marrë pjesë në asnjë sulm ajror ndaj Sirisë, në kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik në qytetin Duma, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel. “Gjermania nuk do të marrë pjesë në ndonjë operacion të mundshëm ushtarak”, ka thënë Merkel, gjatë një konference për media në Berlin. “Megjithatë, ne mbështesim të gjithë atë që po bëhet për të treguar se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm”, ka shtuar Merkel. Më 7 prill, dhjetëra persona kanë vdekur në Duma të Sirisë... Читать дальше...

Kotzias: Ka mbetur pjesa e vështirë për zgjidhjen e kontestit

Evropaelire.org 

Përkundër hapave pozitiv drejt tejkalimit të dallimeve ndërmjet Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqedonisë, ende ka mbetur edhe pjesa më delikate për zgjidhjen e këtij kontesti, është thënë pas takimit të ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, të zhvilluar në Ohër. Shefi i diplomacisë greke tha se janë zgjidhur pjesa më e madhe e problemeve, por ka shtuar se pjesa e mbetur për t’u negociuar është ajo më e vështira. Ai tha para gazetarëve se është shënuar përparim... Читать дальше...

BE vazhdon sanksionet ndaj Iranit

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka njoftuar se ka vazhduar sanksionet ndaj Iranit për shkak të shkeljeve për të të drejtave të njeriut. Këshilli Evropian ka thënë përmes një deklarate për media se sanksionet do të vazhdohen deri në prill të vitit 2019. BE thotë se sanksionet janë vendosur për shakak “të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në Iran”. Sanksionet përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve ndaj 82 personave dhe entiteteve. Sanksionet kryesisht kanë për cak gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e ligjit në Iran.

Rasti Skripal: Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike konfirmon gjetjet e Britanisë

Evropaelire.org 

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka konfirmuar analizat e kryera nga Britania mbi agjentin nervor të përdorur në helmimin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij. Në gjetjet e publikuara, OPCW ka thënë se hetuesit janë pajtuar me gjetjet e Britanisë. Megjithatë, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike nuk ka përmendur emrin e substancën me të cilin është kryer sulmi, por ka thënë se ka qenë e një “pastërite të lartë”. Britania e akuzon Rusinë se ka tentuar që të vrasë ish-spiunin rus... Читать дальше...

SHBA kërcënon me sanksione Iranin

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuaruara mund të vendosin saksione “shumë të forta” ndaj Iranit, teksa presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron t’i adresojë, ato që ai i cilëson si “të meta” në marrëveshjen bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore të arritur më 2015. Mnuching, duke dhënë dëshmi para një nënkomiteti të Dhomës së Përfaqësuesve, ka thënë se masat mund të përfshijë sanksione ndaj Iranit dhe entiteteve të tjera që bëjnë biznes me këtë shtet. Читать дальше...

Bie numri i ekzekutimeve gjatë vitit 2017

Evropaelire.org 

Numri i ekzekutimeve dhe dënimeve me vdekje ka rënë në nivel global më 2017, pasi shifrat kishin arritur rekorde të larta në vitet e kaluara. Por, Irani dhe Pakstanin janë dy shtetet me më së shumti ekzekutime të kryera, ka thënë Amnesty International. Orhanizata me bazë në Londër në raportin e fundit të titulluar “Dënimet me vdekje dhe ekzekutimet, 2017”, ka theksuar se disa masa pozitive, siç janë disa amendamente ligjore në Iran që kanë kufizuar dënimet për krimet që lidhen me drogën dhe numri më i ulët i dënimeve me vdekje në mbarë botën... Читать дальше...

Ekzekutimet gjatë vitit 2017

Evropaelire.org 

Amnesty Internation ka publikuar raportin “Dënimet me vdekje dhe ekzekutimet” që kanë ndodhur gjatë vitit 2017

Haradinaj: SHBA duhet të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të insistojë për një rol më të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian.  Në një tryezë të organizuar nga organizata joqeveritare Lëvizja “FOL”, kryeministri Haradinaj tha se epilogu i këtij dialogu duhet të jetë njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Kryeministri i Kosovës tha se është kundër vazhdimit me këtë format të dialogut në Bruksel. Читать дальше...

Trump: Kurrë s'e kam thënë se kur do të ndodhë sulmi në Siri

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se "sulmi në Siri mund të ndodhë shumë shpejt ose jo shumë shpejt". "Kurrë nuk e kam thënë se kur do të ndodhë sulmi në Siri. Mund të ndodhë shumë shpejt ose jo shumë shpejt. Në çdo rast, Shtetet e Bashkuara, nën administratën time, kanë bërë punë të mirë në çrrënjosjen e Shtetit Islamik nga rajoni", tha Trump në një postim në Twitter. Komentet vijnë një ditë pasi presidenti amerikan paralajmëroi Rusinë, aleate të Sirisë, që "të bëhet... Читать дальше...

Afganistan: Vritet një guvernator lokal në një sulm të talibanëve

Evropaelire.org 

Militantët talibanë kanë kryer sulme ndaj ndërtesës e një ndërtesë qeveritare në juglindje të Afganistanit, duke vrarë dhjetëra persona, përfshirë edhe guvernatorin lokal, kanë thënë zyrtarët. Zyrtarët provincial kanë thënë se guvernatori, policia dhe zyrtarët e inteligjencës janë në mesin e të vrarëve në sulmin në qarkun Kvaja Omari, në provincën Ghazni. Zëvendësshefi i Policisë në këtë rajon, Ali Mogsini ka thënë se 25 luftëtarë talinavë janë vrarë gjatë përleshjeve me policinë. “Sulmi ka... Читать дальше...


Музыкальные новости
Григорий Лепс

Лепс объяснил, почему выбил телефон из рук фанатки на концерте в Костроме





Персональные новости
Питер

Москва, Питер, Сочи и многие другие города. Фильм «Карина» выходит в российский прокат





Guterres i shqetësuar me përplasjet rreth Sirisë

Evropaelire.org 

Shefi i Kombeve te Bashkuara ka paralajmëruar për mundësinë e daljes nga kontrolli të situatës në Siri, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Rusinë që të “bëhet gati” për sulme me raketa në Siri. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonoi Guterres ka thënë se më 11 prill, kishte takuar ambasadorët e vendeve që kanë fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit, (Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia dhe Kina), për të “përsëritur shqetësimin rreth rreziqeve” nga situata në Siri. Читать дальше...

Pompeo me politikë të ashpër ndaj Rusisë

Evropaelire.org 

Drejtori i CIA, Mike Pompeo pritet që të marrënjë qëndrim më të fortë kundrejt Rusisë, gjatë seancën konfirumuese për postin e Sekretarit të Shteitt, thuhet në disa fragmente të dëshmisë së tij. “Rusia vazhdon të veprojë në mënyrë agresive, që është mundësuar nga politikat e buta kundër këtij agresioni për vite me radhë”, ka thënë Pompeo, në transkriptin e fjalimit të tij të publikuar para seancës konfirmuese. “Kjo do të mbarojë tash”, ka thënë tutje Pompeo. Pompeo në dëshmin e tij me shkrim... Читать дальше...

Ministri i Jashtëm grek viziton Kosovën

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të qëndrojë sot në një vizitë pune në Kosovë. Ai pritet që në Prishtinë të zhvillojë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. Pas takimit, të dy ministrat kanë paralajmëruar dhe një konferencë të përbashkët për media. Diplomati grek do të takohet edhe me presidentin, Hashim Thaçi. Kotzias vjen në Kosovë pas vizitave në Serbi dhe Maqedoni. Gjatë vizitës në Beograd, Kotzias ka thënë se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës... Читать дальше...

Yulia Skripal refuzon ndihmën nga Rusia

Evropaelire.org 

Yulia Skripal, e cila po shërohet, pasi së bashku me babai e saj, ish-spiunin rus Sergei Skripal, u helmuan muajin e kaluar në Britani, ka thënë se nuk dëshiron asnjë ndihmë nga Rusia. Në një deklaratë të lëshuar më 11 prill nga Policia britanike, thuhet se Yulia ka thënë se ajo “është e vetëdijshme për kontaktet specifike me ambasadtën ruse, të cilët me mirësi kanë ofruar ndihmën e tyre në çfarëdo mënyre që munden”. “Për momentin nuk dua të përfitoj nga shërbimet e tyre, por, nëse ndryshoj mendjen... Читать дальше...

Izraeli paralajmëron Iranin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin që të mos e testojë Izraelin dhe e ka krahasuar Teheranin me Gjermaninë naziste. Këto komente kryeministri izraelit i ka bërë në ditën kur shteti i tij përkujton vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Kam një mesazh për sunduesit iranianë: mos e testoni vendosmërinë e shtetit të Izraelit. Këto nuk janë fjalë boshe”, ka thënë Netanyahu, gjatë ceremonisë në Memorialin e Holokaustit në Jerusalem. Читать дальше...

Aliyev fiton mandatin e katërt radhazi si president i Azerbajxhanit

Evropaelire.org 

Presidenti autoritar i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka fituar në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, të cilat i bojkotuan partitë kryesore opozitare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se Aliyev ka fituar 86 për qind të votave, nga 94 për qind të votave të numëruara. Sipas këtij organi, dalja në zgjedhje ka qenë 74.5 për qind. Kështu, Aliyev ka fituar mandatin e katërt radhazi. Organizata Human Rights Watch ka thënë se në votimet e 11 prillit nuk ka pasur “zgjedhje të qëndrueshme” për votuesit. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Cуперфинал Кубка России планируют провести в «Лужниках», сообщил источник


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Медведев остался лучшим среди россиян в обновлённом рейтинге ATP, Рублёв — восьмой


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективности экологических проектов в России





Путин в России и мире
Москва

Президент Азербайджана Ильхам Алиев прибыл в Москву по приглашению Путина


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Сегодня президент Беларуси Александр Лукашенко встретился в Минске с губернатором Поморья Александром Цыбульским




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В МИД РФ рассказали, как США отвлекли внимание от нового транша Киеву


Навальный в России и мире
Москва

Мосгорсуд оставил в СИЗО журналистку Фаворскую, обвиняемую в экстремизме за репортажи о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Валентина Иванова кардинально сменила образ и стала похожа на одну из бывших девушек Тимати: видео



Москва

Собянин рассказал о создании парка «Яуза»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net