Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Новости за 09.04.2018

Indi: Autobusi bie në një grykë malore, dhjetëra fëmijë të vdekur

Evropaelire.org 

Të paktën 30 persona, shumica prej tyre fëmijë kanë vdekur pasi një autobus i shkollës është rrëzuar në një grykë në një rajon malor në Indi, kanë njoftuar zyrtarët. Shumica e pasagjerëve kanë qenë të moshës 10 vjeçare, ka njoftuar policia. Ngasësi i autobusit dhe dy mësues po ashtu kanë vdekur si pasojë e aksidentit të së hënës. Incidenti ka ndodhur në pjesën veriore të Himachal Pradesh. Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Indi për shkak të rrugëve të vjetra dhe ngasjes së dobët të makinave. Читать дальше...

Anëtari i OKB-së kritikon fuqitë botërore për përgjigje "boshe" pas sulmit në Siri

Evropaelire.org 

Shefi i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara, Zeid Ra'ad al-Hussein, ka kritikuar ashpër anëtarët e Këshillit të Sigurimit për siç ka thënë ai ofrimin e vetëm “disa kundërshtimeve të zbehta” pas sulmit kimik në Siri dhe për dështimin e reagimit më të ashpër. “Një numër i shteteve shumë të fuqishme janë të përfshira direkt në konfliktin në Siri mirëpo kanë dështuar t’i japin fund kësaj situate të përdorimit të armëve kimike”, ka thënë Zeid Ra'ad al-Hussein përmes një deklarate. Dëshmitarët... Читать дальше...

SHBA: Në sulmin në Siri është përdorur "agjent nervor"

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dënuar të hënën sulmin e supozuar me armë kimike në zonën e kontrolluar nga rebelët në Siri, duke thënë se mund të vendosë për një përgjigje ndaj këtij sulmi në 24 apo 48 orët vijuese. Duke folur në një takim me kabinetin e tij, Trump ka deklaruar se është duke biseduar me liderët ushtarakë për të kuptuar se kush ka qenë përgjegjës për sulmin, Rusia, qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad, Irani, apo të gjithë së bashku. Departamenti amerikan i Shtetit... Читать дальше...



Zuckerberg kërkon falje për keqpërdorimin e të dhënave në Facebook

Evropaelire.org 

Shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg i ka thënë Kongresit amerikan përmes një dëshmie me shkrim se ky rrjet social nuk ka bërë mjaftushëm për të parandaluar keqpërdorimin e të dhënave dhe ka kërkuar falje. “Është e qartë tani se nuk kemi bërë mjaftueshëm për të parandaluar që shërbimet tona të mos keqpërdoren”, ka thënë ai përmes një dëshmie të shkruar që është lëshuar nga Komiteti i Senatit për Energji dhe Tregti. “Nuk jemi treguar mjaftushëm të përgjegjshëm dhe ky ka qenë gabim i madh” është thënë në deklaratën e tij. Читать дальше...

Radio Evropa e Lirë hap vend pune në Pragë

Evropaelire.org 

Redaksia për Kosovën e Radios Evropa e Lirë kërkon një gazetar/e, në selinë qendrore në Pragë. Gazetari/ja duhet të prodhojë materiale gazetareske në platforma të ndryshme mediale [radio, TV, online, media sociale...], varësisht nga kërkesat programore. Konkursi është i hapur deri në gjetjen e kandidatit të përshtatshëm dhe vlen për të gjithë ata që mendojnë se plotësojnë kushtet, për të cilat mund të mësoni më shumë duke klikuar linkun e mëposhtëm. https://www.rferl.org/jobs/detail/BSS1092-1801.html

Gjashtë të vdekur pas sulmit me bombë në Afganistan

Evropaelire.org 

Raportimet nga Afganistani ka njoftuar se të paktën gjashtë civilë janë vrarë nga një sulm me bombë afër një xhamie në Provincën Herat. Zëdhënësi i kësaj province, Jilani Farhad, ka thënë se në mesin e të vdekurve janë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djemë. Farhad ka thënë se nëntë fëmijë të tjerë janë plagosur në qytetin Shindand. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Qyteza Shindad është rreth 11 kilometra larg bazës strategjike të forcave ajrore të Afganistanit dhe misionit të NATO-s.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike nis hetim pas sulmit në Siri

Evropaelire.org 

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka nisur një hetim të hënën për të vërtetuar nëse dhjetëra persona janë sulmuar me armë kimike afër kryeqytetit sirian, që ka mundësi të ketë qenë përzirje e gazit sarin dhe atij të klorit. Shefi i kësaj organizate, Ahmet Uzumcu, ka thënë se është duke u përgjigjur me “shqetësim të thellë” ndaj sulmit të supozuar me armë kimike që ka ndodhur të shtunën në qytetin Duma, në rajonin e Gutas. Dëshmitarët dhe punëtorët mjekësorë kanë raportuar për rreth 60 të... Читать дальше...

Dekada e funksionalizimit dhe sfidave të Kushtetutës

Evropaelire.org 

Kushtetuta e Kosovës, dhjetë vjet pas miratimit të saj nga Kuvendi i Kosovës, ka treguar se për një dekadë ka realizuar misionin e saj politik, zbatimin e pavarësisë së Kosovës, ka krijuar një bazë të mirë për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve shtetërore, por është ballafaquar edhe me sfida, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike kushtetuese. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, profesor Enver Hasani, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë një dekade, Kushtetuta e Kosovës e ka treguar funksionalitetin e saj... Читать дальше...



Maqedoni: Ligjet në sferën e sigurisë, politika nuk heq dorë nga ndikimi

Evropaelire.org 

Reformat në polici që duhet të realizohen nga Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev, vlerësohen si më të rëndësishmet nga shumë reforma tjera, por ato ende ndodhen në procedurat parlamentare pa një epilog konkret. Bëhet fjalë ligjet për ndjekjen e komunikimeve, Ligjin për policinë, për punë të brendshme dhe agjencinë tekniko operative. Nga Qeveria thonë se këto ligje duhet të ngritin efikasitetin e policisë, largimin e ndikimeve politike, respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e policisë, e në veçanti eliminimin e përgjimeve të paligjshme... Читать дальше...

Thaçi: Do t’i përgjigjemi çdo kërcënimi të Serbisë

Evropaelire.org 

Kosova po ballafaqohet me kërcënime nga Beogradi por përgjigja e saj do të jetë ashtu siç ishte edhe më parë, tha Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një tubimi përkujtimor në Koshare pa dhënë detaje të tjera.   Komentet e Thaçit vijnë pas tensioneve të reja mes dy vendeve, pasi Policia e Kosovës arrestoi shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili u fut ilegalisht në Kosovë në fund të muajit mars.   “Edhe sot Kosova dhe rajoni ballafaqohen me sfida. Kosova nganjëherë... Читать дальше...

Arrestohet japonezi që ka "mbajtur" djalin 20 vjet në kafaz

Evropaelire.org 

Policia japoneze ka njoftuar se ka arrestuar një 73 vjeçar që raportohet të ketë mbajtur të mbyllur për më shumë se 20 vjet djalin e tij me nevoja të veçanta, transmeton AP.   Policia e prefekturës, Hyogo ka thënë se Yoshitane Yamasaki është arrestuar të shtunën dhe u është dorëzuar prokurorëve të hënën për hetime të mëtejme. Yamasaki ka pranuar se ai ka mbajtur djalin e tij tani 42 vjeçar në një kafaz afër shtëpisë së tij deri në muajin janar, kur ai është nisur drejt zyrtarëve të qytetit. ... Читать дальше...

Britania po bashkëpunon me aleatët për përgjigje kundër sulmit kimik në Siri

Evropaelire.org 

Britania është duke punuar me aleatët e saj për një përgjigje të përbashkët, pas raportimeve për sulme kimike në zonën e kontrolluar nga rebelët në Siri, ka thënë zëdhënësi i kryeministries britanike, Theresa May. Ai po ashtu ka thënë se Britania nuk është e përfshirë në sulmet e një nate më parë në një bazë ajrore siriane. Ushtria ruse dhe ajo siriane kanë vënë fajin tek aeroplanët luftarakë të Izraelit. “Në rast se ka ndonjë të dhënë të verifikuar për përdorim të këtyre armëve dhe ndonjë... Читать дальше...

Kosova krijon të martën Komisionin Hetimor për shtetasit turq

Evropaelire.org 

Shefat e Grupeve Parlamentare pritet të mblidhen ditën e martë, për të nisur punën rreth krijimit të komisionit hetimor për t’i ndriçuar rrethanat e dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars. Organizata të ndryshme ndërkombëtare si dhe kritikë vendorë kanë thënë se dëbimi i tyre paraqet shkelje të të drejtave të njeriut si dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës. “Shefat e Grupeve Parlamentare do të takohemi ditën e martë dhe unë pres që po të njëjtën ditë ta konstituojmë Komisionin Hetimor”... Читать дальше...

BE: Hungaria të ruajë vlerat e bllokut pas fitores së Orbanit

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Hungarisë të ndihmojë në ruajtjen e vlerave të bllokut, pasi kryeministri i krahut të djathtë, Viktor Orban ka shpallur siç është shprehur fitoren historike në zgjedhjet e përgjithshme, duke fituar të drejtën për mandatin e tretë rradhazi. “Bashkimi Evropian është bashkim i demokracive dhe vlerave”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, duke shtuar se ruajtja e këtyre vlerave është “detyrë e përbashkët e të gjitha shteteve anëtare, pa përjashtim”. Читать дальше...

Rusia i cilëson "të papranueshme" sanksionet amerikane

Evropaelire.org 

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev e ka cilësuar “të papranueshëm” raundin e ri të sanksioneve amerikane, si dhe i ka kërkuar qeverisë të hartojë hapa hakmarrës dhe masa të tjera për të mbështetur kompanitë ruse të prekura nga sanksionet. Medvedev ka folur më 9 prill, tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për ngrirje të aseteve dhe kufizime financiare ndaj zyrtarëve rusë të sigurisë, politikanëve dhe manjatëve që besohet të kenë lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Departamenti... Читать дальше...

Vend i varfër, por me shumë ditë pushimi

Evropaelire.org 

Nëse një festë zyrtare në Kosovë i bie ditën e shtunë ose të diel, pushimi bartet të hënën. Të gjitha institucionet e Kosovës kanë pushuar ditën e hënë, kur vendi shënon Ditën e Kushtetutës si dhe për nderë të Pashkëve Ortodokse, të cilat kanë qenë të dielën. Madje, Kosova muajin e ardhshëm feston edhe Ditën e Evropës, ditë kjo që është ditë pune për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian. Ligji për festat zyrtare ka gjithsej 11 festa dhe respektohet në tërësi nga institucionet publike,... Читать дальше...

Dyfishohet numri i britanikëve që kërkojnë shtetësi të vendeve të BE-së

Evropaelire.org 

Numri i britanikëve që po bëhen shtetas të ndonjë shteti tjetër të Bashkimit Evropian është dyfishuar në vitin 2016, transmeton Rueters. Në vitin që britanikët kanë votuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, 6,555 prej tyre kanë kërkuar shtetësi në ndonjë shtet tjetër të bllokut, apo rreh 165 përqind më shumë se në vitin 2015 ka njoftuar zyra e statistikave, Eurostat. Nga personat që kanë ndryshuar shtetësi, 2,702 kanë fituar shtetësi gjermane. Zyrtarët e Eurostat nuk kanë pranuar të komentojnë tredin... Читать дальше...

Papa dënon sulmin e dyshuar kimik në Siri

Evropaelire.org 

Papa Françesku e dënoi fuqishëm sulmin e dyshuar kimik në Douma të Sirisë, duke e cilësuar si përdorim të pajustifikueshëm të "instrumenteve të shfarosjes". "Lajme të tmerrshme të bombardimeve vijnë nga Siria me dhjetëra viktima, nga të cilat shumë janë gra dhe fëmijë. Lutemi për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet që vuajnë", tha Papa. Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të zgjedhin rrugën e negociatave, si mënyrë e vetme për arritjen e paqes. Sipas aktivistëve dhe burimeve spitalore... Читать дальше...

Turqia dëbon qindra migrantë afganë

Evropaelire.org 

Turqia tha se do të dëbojë qindra afganë në Afganistan, pasi mijëra sish dyhohet se kanë hyrë ilegalisht në këtë vend, në javët e fundit. Mediat turke thanë se 227 migrantë afganë janë dërguar të dielën me aeroplan nga qyteti Erzurum për në Kabul. Sipas burimeve të njëjta, mbi 400 të tjerë do të dëbohen në ditët e ardhshme. Zyrtarë të migrimit në Erzurum thanë se autoritetet planifikojnë t'i dëbojnë të 3,000 migrantët afganë që ndodhen aktualisht në këtë qytet. Në Kabul, një zëdhënës i Ministrisë... Читать дальше...


Музыкальные новости
Александр Барыкин

«Летели с девятого этажа»: Александр Барыкин чуть не погиб при падении лифта





Персональные новости
#123ru.net

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге про географию экспорта российской рыбы





Shkullaku: Kalimashi, revoltë ndaj politikës abuzive shqiptare

Evropaelire.org 

Tensionet e fundit në Shqipëri që dolën në sipërfaqe me revoltën ndaj taksës rrugore dhe vazhduan me protestat e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, janë pasojë e një politike ekonomike të ndjekur ndër vitem që ka shkaktuar pakënaqësi dhe ka rënduar gjendjen ekonomike të qytetarëve, vlerëson opinionisti Armand Shkullaku nga Tirana. Kjo analizë vjen disa ditë pasi që mijëra qytetarë nga të gjitha viset e Shqipërisë bllokuan akset kryesore rrugore për në Tiranë, me ftesën... Читать дальше...

Rohani: SHBA do të pendohet nëse tërhiqet nga marrëveshja bërthamore

Evropaelire.org 

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, paralajmëroi se Uashingtoni "do të pendohet" nëse ai shkel marrëveshjen e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore, për frenimin e programit bërthamor të Republikës Islamike. "Ne nuk do të jemi të parët që do të shkelim marrëveshjen, por ata duhet ta dinë se do të pendohen nëse e shkelin", tha Rohani në një konferencë në Teheran. "Jemi shumë më të përgatitur seç mendojnë ata. Nëse e shkelin këtë marrëveshje, ata do t'i shohin rezultatet brenda një jave, më pak se një javë", tha Rohani. Читать дальше...

Princi saudit i Kurorës nis vizitën në Francë

Evropaelire.org 

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë darkuar të dielën së bashku në muzeun Louvre të Parisit. Darka, e zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë, u zhvillua në prag të vizitës treditëshe të princit Muhammad bin Salman, e cila nis sot. Paraprakisht, Princi ka vizituar Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Egjiptin. Ai po përpiqet të riformojë imazhin e vendit të tij dhe të arrijë marrëveshje biznesi prej disa milionësh. Macron pritet të adresojë edhe çështje të tensionuara diplomatike me Princin... Читать дальше...

Dhjetëra të vrarë në sulmin në një bazë ajrore të Sirisë

Evropaelire.org 

Mediat siriane raportojnë për disa njerëz të vrarë dhe të plagosur nga një sulm me raketë në një bazë ajrore të Qeverisë siriane. Siria dhe aleatja e saj, Rusia, thanë se aeroplanët izraelitë kanë kryer sulmin në bazën Tajfur, e cila njihet edhe si T4, pranë qytetit Homs. Izraeli, i cili më herët ka goditur caqe në Siri, nuk ka komentuar ende. Agjencia e lajmeve SANA nuk dha detaje për numrin e viktimave, por Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup monitorues, tha se së paku 14 luftëtarë pro-qeveritarë janë vrarë në sulm... Читать дальше...

Phenjani "i gatshëm" të diskutojë programin bërthamor me SHBA-në

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut u ka premtuar Shteteve të Bashkuara se është e gatshme për të diskutuar të ardhmen e arsenalit të saj bërthamor, kur të takohen krerët e dy vendeve, thanë zyrtarë amerikanë. Përgatitjet për takimin midis Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit përfshijnë biseda të fshehta dhe të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut, thanë burime të paidentifikuara të administratës Trump, raporton BBC. Samiti pritet të zhvillohet në maj. Kjo do të jetë hera e parë që një president i SHBA-së takon liderin e Koresë së Veriut. Читать дальше...

Dhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

Evropaelire.org 

Sot bëhen dhjetë vjet prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës. Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Ai e ka bazamentin në Dokumentin e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt, 2008. Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera.

Спорт в России и мире
Москва

В Московской области прошел чемпионат Центрального округа Росгвардии по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24





Путин в России и мире
Москва

Эксперт: корректировка порогов крупного и особо крупного ущерба по экономическим статьям оправдана и своевременна


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Metallica

Случай на концерте Metallica в России



Москва

Спрос на новостройки в столице упал на 44%, но цены продолжают расти

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net